Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve

3 posters

Shko poshtë

Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve Empty Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve

Mesazh nga Sennia Thu Mar 18, 2010 3:16 pm

Amerikanëve u serviret si një nga vendet ideale për njerëzit, që duan aventurën dhe që brenda një kohe të shkurtër dëshirojnë të shijojnë të gjitha mrekullitë e natyrës. E jo vetëm kaq. Aty mund të gjejnë historinë, teksa flet përmes rrënojave të antikitetit e kështjellave mesjetare. Gazeta e njohur amerikane “USATODAY” u rekomandon 3.6 milionë lexuesve të saj Shqipërinë si një nga 10 destinacionet më interesante për t’u zbuluar në vitin 2009. Ky artikull në prestigjiozen amerikane vjen si rezultat i përfshirjes së Shqipërisë në katalogun e një prej kompanive më të njohura të turizmit kulturor amerikan “Mountain Travel Sobek”, e cila që në vitin 1969 është në pararojën e kompanive amerikane të turizmit elitar. “USATODAY” rekomandon një listë prej 10 destinacionesh, që gjeografikisht vendosen anë e kënd botës. Pasi propozon një ndër këndet e pakta që mund të konsiderohet e “egër” në Skoci, pasi rekomandon ishujt Filipine, Kolumbinë, Afrikën Perëndimore, Tailandën, kanionet meksikane, një aventurë në Alaskë në Kenai Fjords National Park, një vizitë tigrave në Indi, të rekomandohet një eksplorim në Ballkanin e vjetër dhe pikërisht në Shqipëri.
“Turizmi më këtë kënd të Mesdheut është ende në “foshnjërinë” e tij”, thotë një nga themeluesit e kompanisë së udhëtimeve, John Yost, i cili drejton udhëtimin gjithashtu. “Kthimi i tij nga një gem i ashpër në një brilant të shkëlqyer dhe fin është i pakthyeshëm. Dua të jem atje, përpara se të ndodhë, për të qenë avant guarde në udhëtimet aventurore”. Sipas rekomanduesve ky “është rasti më i mirë për të gjithë ata që duan të vizitojë rrënoja antike, kisha, xhami, apo fshatra të izoluar nga malet, ku jeta duket si e ngrirë”. Itinerari i udhëtimit kalon kryesisht në qendra të trashëgimisë kulturore, si Butrinti, Gjirokastra, apo Antigonea. “Sapo arrin në Sarandë me traget nga ishulli grek i Korfuzit, vendqëndrimi i parë është Parku Kombëtar i Butrintit, që mbron një qytet antik, që daton shek. IV para Krishtit. Aty mund të vizitosh gërmimet arkeologjike, që tregojnë çka mbetur nga qytetërimet që kanë kaluar aty pari, romak, apo bizantin. Më tej, në qytetin e Gjirokastrës, që ngrihet 1000 metra mbi nivelin e detit mes malit të Gjerë dhe Lumit Drinos, mund të vizitosh një kështjellë otomane, apo një manastir sufi të shek. XVII që ende funksionon”, shkruhet në “USATODAY”. Si pikë referimi është sërish udhëtimi mitik i poetit anglez, Lord Bajronit. Një tjetër qendër që bën pjesë në guidën turistike është Antigonea, ku mendohet të jetë zhvilluar edhe një betejë mes Filipit të Maqedonisë dhe ushtrive romake. Më tej rrugëtimi vijon në kishat bizantine, por dhe në të tjera vende gjatë rrugës, fshatra e qytete për t’u njohur më mirë me vendin dhe njerëzit. Sipas drejtoreshës së “Mountain Travel Sobek” Anne Wood, tashmë Shqipëria është një destinacion në “modë”. “Udhëtimi në Shqipëri, që kompania jonë e ofron për herë të parë, është rezultat i nxitjes që z. Auron Tare na dha përmes leksioneve të dhëna në një tur në universitetet amerikane, mbi trashëgiminë kulturore shqiptare dhe zhvillimin e turizmit në vendin e tij”, thotë ajo. Ndërmend i erdhi sërish motoja, të cilën kompania që ajo drejton e ka ndjekur gjatë 30 viteve. “Kompania jonë vazhdon eksperimentet në zbulim të vendeve të reja, kulturave ekzotike, faunës së egër dhe larg mureve rrethuese e rrugëve automobilistike. “U dashurova me Evropën Lindore dhe ish-Jugosllavinë disa vite më parë gjatë një udhëtimi të ndërmarrë nga USAID. U emocionova kur gjeta një Evropë ndryshe nga çdo vend tjetër i këtij kontinenti, ku kisha qenë më parë”. Sipas saj, kjo ndoshta vinte edhe për shkak të një të tashmeje të ndikuar shumë nga historia e lashtë e Ballkanit. “Dhe çfarë diversiteti! Në një hapësirë aq të vogël, njeriu mund ta gjejë veten në majë të malit, duke vështruar kaltërsinë e liqeneve, duke shijuar aromën e pishave të zeza dhe pyjeve halore dhe të nesërmen prehesh nën diellin e ngrohtë buzë detit Adriatik. Nga vreshtat tek Alpet, nga ishujt e shkretë tek qytetet e zhurmshme. Ka kaq shumë gjëra për të parë dhe të eksploruar në këtë pjesë të botës”, thotë ajo, ndërsa shton se sa pak njihet kjo mrekulli nga turistët amerikano-veriorë. Sipas saj tashmë Evropa Lindore është një nga destinacionet më të kërkuara. Vendi i radhës është Shqipëria me historinë e pasur, brigjet e bukura, qendrat e mrekullueshme arkeologjike dhe malet me pamje dramatike.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve Empty Re: Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve

Mesazh nga Lilly Thu Mar 18, 2010 4:02 pm

Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve Empty Re: Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve

Mesazh nga Vizioner Thu May 06, 2010 7:10 pm

Reuters reportazh për Shqipërinë: Plazhe të bukur, po shumë të ndotur



Shqipëria, një vend me disa nga plazhet më të bukura në rajon, mbetet e penguar si pasojë e ndotjes së madhe përgjatë bregdetit dhe segmenteve ujore. Kështu nis një artikull i agjensisë së lajmeve "Reuters", kushtuar Shqipërisë, qe ndalet ne bregdetin e bukur, por ve ne fokus ndotjen alarmante, qe sipas agjensise ve ne rrezik jeten e banoreve dhe kafsheve.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve Empty National Geographic promovon Shqipërinë turistike.

Mesazh nga Lilly Thu Jul 22, 2010 3:34 pm

TIRANË- Është lancuar tashmë në treg suplementi “National Geographic” për Ballkanin Perëndimor, në të cilin përfshihet edhe Shqipëria. Suplementi do të shërbejë në promovimin e Shqipërisë si një destinacion për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve midis faktorëve të ndryshëm të industrisë së turizmit.

Në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri i Turizimit Kulturës Rinisë dhe Sporteve u shpreh se tashmë Shqipëria së bashku me Kroacinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera të rajonit konsiderohen si Destinacione të Ballkanit me një popullaritet në rritje.

‘Ne duam të sigurohemi që Shqipëria deri në vitin 2015 do të jetë pozicionuar me imazhin e saj frymëzues, si një vend i gjallë, tërheqës dhe mikpritës me destinacione të shumta turistike bazuar në kulturën dhe bukuritë e saj.’ u shpreh Xhaferraj. Ndërkohë nga ana e tij Drejtori i misionit USAID Joseph Ëilliams, u shpreh se Shqipëria ka tregues të mirë për tu konsideruar si destinacion për turistët.


p.s Mbiemri i drejtorit te misionit USAID ska se si te jete Ëilliams ,por duhet te jete Williams.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve Empty Re: Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve

Mesazh nga Lilly Tue Dec 28, 2010 8:19 pm

Sipas ketij artikulli te CNN,Shqiperia eshte renditur ne vendin e 6,si nje nder vendet qe duhet vizituar per vitin 2011 Smile
Vecanerisht eshte permendur Gjirokastra per vlerat e saj kulturore Smile
Per me teper lexoni artikullin Smile Smile
http://www.cnn.com/2010/TRAVEL/12/28/top.destinations.2011/index.html?hpt=C2
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve Empty Re: Shqipëria, në 10 vendet turistike, që u propozohen amerikanëve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi