Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qytetet turistike ne Shqiperi

2 posters

Shko poshtë

Qytetet turistike ne Shqiperi Empty Qytetet turistike ne Shqiperi

Mesazh nga Sennia Thu Mar 18, 2010 3:19 pm

Ketu mund te shkruajme mbi qytet me te vizituara ne Shqiperi....
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetet turistike ne Shqiperi Empty Re: Qytetet turistike ne Shqiperi

Mesazh nga Sennia Thu Mar 18, 2010 3:20 pm

Qytetet turistike ne Shqiperi Files.php?file=vlora_beach_388310493


Edituar për herë të fundit nga Sennia në Thu Mar 18, 2010 3:30 pm, edituar 1 herë gjithsej
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetet turistike ne Shqiperi Empty Re: Qytetet turistike ne Shqiperi

Mesazh nga Sennia Thu Mar 18, 2010 3:21 pm

SARANDA


Saranda është qytet në jug të Shqiperisë, e vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian në Qafën e Gjashtës, që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Santi Quaranta).
Qyteti i Sarandes ndodhet ne nje gji te hapur te detit Jon. Panorama e detit, varieteja e flores, e favorizuar me klimen e bute, e bejne Saranden nje qender te preferuar per clodhje, pushime, dhe nje qytet te preferuar turistesh, jo me kot njihet si qyteti i muajit te mjaltit. Plazhi eshte shume i paster, jane shtuar kapacitetet e hotelerise, restoranteve, diskotekave dhe lokalet e nates. Pushuesi mund te gjeje ketu vlera historike dhe arkeologjike te nivelit boteror, si Butrinti, Kalaja e Lekuresit, Finiqi, Manastiret e vjetra te 40 Shenjtoreve dhe Mesopotamit, etj. Rritja e kultures se sherbimit turistik, e ka ber kete vend akoma me te vizituar nga turistet e huaj dhe vendas.
Ne Sarande sot ka sherbime ditore me traget per ne Korfuz dhe anasjelltash.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetet turistike ne Shqiperi Empty Re: Qytetet turistike ne Shqiperi

Mesazh nga Sennia Thu Mar 18, 2010 3:26 pm

Gjirokastra
Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arkitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjellë e mrekullueshme, dëshmitare e kohërave të ndryshme.
jirokastra është shpallur “Qytet Muze” nga shteti shqiptar në vitin1961 dhe Pasuri Botërore e UNESCO-s në vitin 2005. Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastrës sipas studiuesit Apollon Baçe mendohet të jene në shek XIII pas rënies së Hadrianopolit. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jetë filluar nga Prijësi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Turizmi në Gjirokastër ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë të huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Turisti në Gjirokastër mund të vizitojë Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e saj karakteristike, si dhe Kështjellën ku përveç Muzeut të Armeve të ofron pamje shumë të bukur të qytetit nga lart. Në Gjirokastër vizitori mund të vizitojë edhe Muzeun Etnografik, Shtëpitë karakteristike të Zekatëve , Skendulatëve , Babametos ,Kadaresë etj. Në Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike, ku më të rëndësishmit janë "Antigonea", rreth 14 km nga qyteti i gurtë i Gjirokastrës, si dhe siti romak i Hadrianopolit në afërsi të fshatit Sofratikë .Mbresëlënëse janë edhe kishat paleokristiane e Labovës dhe Peshkëpisë. Kalaja e Gjirokastrës si përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336 dhe në këto vite ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetet turistike ne Shqiperi Empty Re: Qytetet turistike ne Shqiperi

Mesazh nga Vizioner Sat Jul 31, 2010 10:11 am

Kontradiktat si turizëm

Tirana është shpesh stacioni i fundit por i pashmangshëm i turistëve të huaj. Këtu marrin informacionin kulturor dhe nisen për të prekur në jug e veri Shqipërinë reale.
Kryeqyteti ofron Qendrën Historike, Bllokun dhe një "pamje nga lart": përzierje e traditave me kapitalizmin e ri.


Qytetet turistike ne Shqiperi Dita2010

Ardhja
Turistët që vizitojnë këto ditë Tiranën, vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Kryeqyteti është stacioni i fundit ku ata ndalojnë për t'u kthyer andej nga erdhën ose për të vazhduar udhëtimin në Ballkanin Lindor, vende me të cilat po të krahasohej turizmi i atdheut tonë dhe gjetja e mjeteve për ta rritur atë, është akoma në embrion.

Korriku është muaji i dytë intensiv i grupeve turistike që pasi kanë përshkuar veriun dhe veriperëndimin, pasi kanë parë më drejtpërdrejtë një realitet shoqëror ku gjurmët e traditave të shkuara janë më të qarta se ato aktuale, ndalen në Tiranë për të prekur historinë e këtij shteti të vogël.

Anetë, një grua te të pesëdhjetat, bashkë me të shoqin kanë mbërritur nga Gjermania para dy ditësh. Në orët e paradites vendi i parë ku ndalen është libraria në qendrën historike ku marrin informacionin e detajuar për udhëtimin e mëtejshëm. Ata kanë planifikuar ta lënë menjëherë Tiranën të nesërmen për ta mbajtur frymën në Dhërmi dhe prej andej në Veri, për turizëm malor.

Me gjithë qëndrimin e shkurtër në kryeqytetin shqiptar ata e quajnë të udhës të blejnë menjëherë një hartë që u duhet për një gjysmë dite dhe një guidë që u duhet për udhëtimin kryesor Jug-Veri.

I shoqi i Anetës ngulet në radhën e stendës ku ekspozohen një mori titujsh në anglisht të Ismail Kadaresë, ndërsa gruaja thotë me një anglishte të pastër se erdhën në Shqipëri ngaqë nuk kanë qenë asnjëherë. Informacionin e kanë marrë nëpërmjet internetit. Në Tiranë janë tranzit, është herët të japin ndonjë përshtypje aq më tepër që ky qytet nuk është për ta qëllim më vete.

Një i huaj me një kuriozitet të hapur po sqarohet me këmbëngulje me një nga vajzat e shërbimit. Po derdh një lum fjalësh në italishte. Ai duhet të ketë pak kohë që jeton këtu. Shikon portrete të bukur shqiptarësh në revistat e spektaklit dhe pyet vajzën se cili është djali me kraharor lakuriq në kopertinë me një Lolita të veshur me kremra, që e mban vështrimin në një nivel të palëvizshëm indiferent ndërsa po lidh në këmbën e saj të nxirë e të hollë një atlete "Adidas" të bardhë borë.

Sa më shumë habitet italiani aq më tepër e ngre zërin. Habitet që djali të cilin e sheh përditë në një nga pallatet në "Bllok" ku ai vetë banon, gëzuakësh famë për kopertinë. Apo habitet që një çift i ri dhe i bukur vendasish mund të jetojnë si ai në një zonë të shtrenjtë të Tiranës ku dikur ka jetuar udhëheqja e këtij vendi.

Po të mos ishte për kokat që ktheheshin nga volumi i zërit të tij, me siguri do kish pyetur: a punojnë këta njerëz? Madonna mia, ku e gjejnë këtë luks këta njerëz?

Ndërkaq çifti gjerman është afruar në banak dhe paguan për tre tituj në gjuhën angleze: një guidë, "Tri këngë zie për Kosovën" i I. Kadaresë dhe një vepër për Shqipërinë e Veriut e Edit Durhamit. Pas bregdetit, Thethi është destinacioni i tyre i dytë dhe më kryesori.

Kontrastet

Pallati i Kulturës ngjan me një hamam të madh të vonuar e të shartuar, i një perandorie pa identitet. Shkallët janë zhveshur nga pllakat e nxira që janë lënë përanësh copë-copë në një gjatësi disa dhjetëra metra.

Pallati është rrethuar me rrjetë teli kësaj ane dhe asaj përballë Sheshit "Skënderbe" i kthyer në një gropë të madhe që do t'i ndryshojë faqen kësaj nyje të Qendrës Historike. Shenjat që kufizojnë qarkullimin e makinave dhe të kalimtarëve, të kujtojnë "Romën" e Fellinit, vetëm se s'ke të presësh behjen e rrënojave dhe veprave antike të artit.

Platforma e irnosur e pallatit njolloset nga xhaketat e burrave të ulur në radhën e kafeneve në dimër që bëhen një det kokash të djersitura në verë. Nga këtu ku bën pak fresk, të huajt ndalen, vënë dorën strehë për të parë nën diellin e fortë shtegun nga duhet të marrin në mes të kaosit.

A.B, udhërrëfuesja e një grupi turistësh italianë me camper-a, thotë se Tirana, pasi kanë vizituar gjithë Shqipërinë, ofron pak gjë. Vizitë në Muzeun Historik Kombëtar për tre orë. Ka interes deri në fund nga ata të vjetërit maniak pas historisë, siç ka që e humbasin durimin dhe marrin për nga dyqanet e suvenireve aty afër, në Bulevardin "Zogu I".

Në vazhdim, vizitë në Qendrën dhe përgjatë Zonës Historike shoqëruar me rrëfimin për shtresat e arkitekturës nga faza të ndryshme të historisë që ajo ndërthur. Si italianë që janë, interesi është më i madh të shohin se si idetë e arkitektëve të tyre të sjellë me mision në Shqipëri në vitet 1920-'30 përbëjnë përgjatë aksit qendror të bulevardit pjesën kryesore të Zonës Historike të Tiranës.

Pastaj një rrotullim në Lagjen Bllok, fotografi nga jashtë të vilës së Hoxhës, sot pjesërisht në përdorim si vilë pritje nga kryetarja e Kuvendit e mandej, aty pranë, një ngjitje për 2 euro në Sky Tower nga mund të marrin një "pamje nga lart" të qytetit. Një tjetër pamje nga lart, në largësi dhe nga një vello tymi e pluhuri, e marrin nga vizita me teleferik në Dajt.

Përshkrimi i Tiranës nuk mund të quhet me plotë gojën një vizitë turistike po as historike, siç mund të jetë në Gjirokastër, Berat, apo turizmi malor në Veri në Valbonë, Theth, Razmë. Në këto vende, udhërrëfyesja e pasionuar A. B tregon se të huajt mahniten nga bujaria e njerëz. Por ka raste që vendasit u shërbejnë me arrogancë ndërsa ulen të pinë diçka apo të hanë një peshk të freskët e të shtrenjtë.

Por aty për aty ndeshin një peizazh të magjishëm: vend kontradiktash. "Shumë prej këtyre, Shqipëria u kujton Italinë para bumit ekonomik, kurse pamjet që gjejnë në zonat rurale i kthejnë me nostalgji në fëmininë e tyre."

Rrugës për në Velipojë dhe përgjatë fushave drejt Shkodrës këta turistë kanë parë gra të ngarkuara me bidonë me ujë në njërin krah dhe me fëmijët në krahun tjetër, gra që hapin kanale, gra që punojnë tokë buke me lopatë. A. B thotë se turistët italianë mund t'i çosh edhe në Kuçovë. Një pjesë e pritën mirë lajmin se po shkonin të shihnin puset e naftës në zonën e shfrytëzuar më 1928-1943 nga AIPA.

Kujtuan se po u ofrohej turizëm i arkeologjisë industriale. Në fakt veprat primitive të paraluftës punojnë akoma!
Kështu pra, ndalja në Tiranë është një mbyllje elokuente e këtij dialogu me Shqipërinë edhe nëpërmjet librave, albumeve, diçka e tillë që të huajt e marrin me vete. Ky lloj informacioni mungon në qytetet e tjera. Ka një përmbysje.

Në librarinë qendrore turistët takojnë Shqipërinë përmes librit.
Feti një grua me përvojë në këtë pikë, thotë se "Albania from the air" i Alket Islamit, tani në dy volume është më i kërkuari. Është nga të paktat gjëra shqiptare që ofrojnë libraritë.

Tërhiqen librat e dy autorëve britanikë të njohur për çështjet e Evropës Juglindore, James Pettifer dhe Miranda Vickers: "The Albania question: Rishaping Balkans", "Blu Guide. Albania-Kosovo" apo "The Albanians, a modern histori". Tërhiqet "Land of Eagles. Riding Through Europe's Forgotten Country" të cilin Robin Hanbury-Tenison e shkroi vitet e fundit, pas udhëtimit në Shqipëri, në gjurmë të vendeve që shkeli Bajroni.

Pëlqehet ndonjë libër për kuzhinën shqiptare. Më e lëvduara është guida "Bradt" nga Gillian Gloyer, një botim i fundit britanik, diçka tek 250 faqe me çmim fantastik, 4200 L.

Feti e librarirë qendrore thotë se nga Kadare pëlqehet çdo gjë, boll të jetë anglisht. Po edhe "Second Sentence" i Fatos Lubonjës, blihet. "Na kanë kërkuar albume të Marubit që nuk dimë pse është zhdukur nga qarkullimi ky botim i Ministrisë së Kulturës.

Pa na kërkojnë edhe botime që kanë të dhëna për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Na mungon një histori e jona totale në gjuhën angleze një nga gjërat e para që kërkojnë të huaj". Feti thotë se ka edhe të rinj që kërkojnë guidë biçikletash për ta zbuluar vendin edhe në këtë formë.

Kornelia, 31-vjeçarja gjermane që sot lë Tiranën për t'u kthyer nëpërmjet veriut në Shqipërisë, andej nga ka ardhur, në Kroaci mandej në shtëpi, ka marrë me vete një guidë të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte vizita e parë e saja në Shqipëri, falë ftesës së një miku gjerman që jeton në Tiranë.

Kryeqyteti i është dukur një përzierje traditash me kapitalizmin e ri. I ka pëlqyer bregdeti, ndërsa Gjirokastrën do ta kujtojë për trishtimin që i shkaktoi ai qytet tejet i veçantë vetëm me pesë turistë nëpër rrugë. "Shqipëria është një vend i panjohur për ne. Nga aq pak sa është folur, përmendet si vend i rrezikshëm. Unë do të kthehem prapë. Kjo është përgjigja që kam për ju."

Simbole

Çdokush i shquan lehtë turistët në Tiranë. Grumbujt e tyre i gjen herë në sheshin para Piramidës, te Galeria e Arteve, xhamia e E'them Beut. Pa arritur në Muzeun Historik Kombëtar, bëjnë një pushim në korridorin e Pallatit të Kulturës, për të kundruar atë copëz kryeqyteti që kanë përpara. I tillë ishte edhe grupi i turistëve kroatë, që vraponin dje pas "prijësit" të tyre në zhegun e mesditës në rrugët e Tiranës.

Sapo kishin zbritur autobusin dykatësh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe po kapërcenin me të shpejtë ansamblin e Ministrive. Kishin vetëm këtë ditë për të kaluar nëpër Shqipëri sepse destinacioni i tyre turistik ishte Maqedonia.

Veronika, një grua mbi të 50-at, ndahet pak nga turma për të thënë dy fjalë rreth këtij udhëtimi. Thotë se janë turistë që tërhiqen nga majat e thepisura. "Di edhe që këtu ka male, por është vështirë të shkohet, nuk ka infrastrukturë", shton ajo.

Turistja nuk e fut veten tek ajo kategori që vetëm i ka dëgjuar emrin Shqipërisë dhe e ka parë në hartë. "Jemi fqinjë dhe e njohim njeri-tjetrin", thotë ajo dhe menjëherë kujton miqësinë e dikurshme mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Ajo di që ky vend ka qenë për një kohë të gjatë nën regjimin komunist. Diç ka dëgjuar edhe për diktatorin Hoxha dhe është kurioze të shohë muzeun që dikur ka mbajtur emrin e tij. "Shqipëria ka një milion emigrantë që punojnë nëpër botë", është e fundit fjali që thotë turistja dhe nxiton të arrijë grupin, e frikësuar se mund të "humbasë" në kryeqytetin e Shqipërisë.

Jo shumë larg vendit ku ndahemi me të, përgjatë rrugës së Durrësit, autobusë të tjerë turistësh evropianë kalojnë, e të tjerë këmbësorë futen në dyqanet e suvenireve, për të mos u larguar pa një kujtim nga Shqipëria.

Dyqanet ofrojnë pak a shumë të njëjtat objekte. Flamujt, stemat, punimet në dru, në alabastër mbushin raftet. Në njërin prej dyqaneve, shitësja Mimoza Dhëmbi, thotë se të huajt tërhiqen më tepër nga objekte jo me shumë peshë, për ta pasur më të lehtë transportimin e tyre.

Tërhiqen nga stemat, me pamjen e Muzeut të Krujës, Lagjes Mangalem në Berat, nekropoli i Apolonisë, që kushton vetëm 300 lekë. Më tepër blejnë disa magnete që kanë të gdhendura sipër simbolin e Shqiponjës, apo heroit Kombëtar.

Po edhe një flamur, bluzë, çakmak, u mjafton si "nishan" nga ky vend. Për objektet e mëdha, peizazhet e punuara në dru, të Qendrës së Tiranës, apo portretet e Nënë Terezës dhe Skënderbeut, apo një imitim i pikturës "Dasmë Shkodrane" të Kolë Idromenos, janë më tepër të interesuar emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Mimoza tregon se kjo është koha kur dyqani i saj nuk rri bosh dhe turistët janë klientët kryesorë.

Kurse, Pirroja që e ka suvenirin pak metra më poshtë në Rrugën e Durrësit, pohon krejt të kundërtën. Ai ka 15 vite që punon aty dhe thotë se "faktori ekonomik ka tkurrur lëvizjen e njerëzve dhe bashkë me të edhe interesin për të blerë suvenire. Mundësia për të tregtuar artikuj të tillë është më e madhe në qendrat historike", pohon ai.

Suveniri i Pirros ka të veçantë punimet artizanale, shportat, çantat, kësulat, shajet e thurur me dorë, punimet në filigran argjendi, aplikimet në kashtë, punimet në pirografi të figurave të Historisë së Shqipërisë. Ai ngulmon të mos bëjë një diferencim për shijet e turistëve që shkelin në suvenirin e tij.

Njësoj mund të jetë interesi si për një llullë, për një tavull druri ku janë gdhendur simbolet shqiptare, ashtu edhe për figurat e punuara në baltë të grave shqiptare me veshje popullore, apo basorelievet (gdhendjet në dru) të qyteteve të ndryshme shqiptare. Megjithatë ekziston një simbol që nuk mund ta lënë pa marrë nga Shqipëria. "Bunkeri në alabastër i bën më shumë përshtypje turistëve", pohon Pirroja.

Në vend të dytë vjen simboli i flamurit, "stilistikisht i arrirë dhe i aplikuar që nga stilolapsat e thjeshtë, çakmakët ose mbajtëset e çelësave, deri te bluzat, kapelat, punime të leshta". Turistët me shije të veçanta, konsiderohen ata që preferojnë një instrument druri nga të gjitha suveniret "klishe", qoftë një çifteli, sharki, mandolinë, gajde apo fyell.

Të dhënat e deklaruara katër ditë përpara nga Ministria e Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Numri i turistëve në 6 muajt e parë të vitit 2010

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deklaroi së fundi se numri i përgjithshëm i vizitorëve jorezidentë me nënshtetësi shqiptare dhe të huaj në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2010, është rreth 1.001.105 persona. Këtu përfshihen:
vizitorë të huaj, 549105 nga të cilët 135812 janë vizitorë ditorë (ekskursionistë) ndërsa 413293 janë vizitorë me netqëndrime (turistë).

Vizitorë me nënshtetësi shqiptare të cilët janë rezidentë në vende të ndryshme janë rreth 452000 persona.

Gjatë kësaj periudhe, numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë vizitorët nga Maqedonia 21%, Kosova 19 % dhe Mali i Zi 12%, Italia 8%, Serbia 4%, Greqia 8%, B.e madhe 3%, Gjermania 3% etj.

Tabelë
Shtetet e Evropës me numrin më të madh të vizitorëve, janar-qershor 2010

Maqedoni 113894
Kosovë 103459
Mali i zi 65243
Greqi 45132
Itali 43630
Britani e Madhe 18463
Serbi 15368
Turqi 15251
Gjermani 14474
Francë 7263

-Shekulli online-


Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetet turistike ne Shqiperi Empty Re: Qytetet turistike ne Shqiperi

Mesazh nga Vizioner Fri Oct 29, 2010 11:43 am

Nje Dokumentar i nje Programi televiziv gjerman per Turizmin ne Shqiperi!

Ne kete emision, nje cift i nisur nga TV-ja teston vendet Turistike ne Europe dhe i jep Pike ne fusha te ndryshme!

Ne Shqiperi u testua Saranda.

Linku:
http://www.kabeleins.de/doku_reportage/k1_magazin/videos/clips/clip_urlaubs-check-albanien_29625/index.php

Bravo Bravo Bravo

Pushime
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetet turistike ne Shqiperi Empty Re: Qytetet turistike ne Shqiperi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi