Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atdheu yne: Shqiperia

2 posters

Shko poshtë

Atdheu yne: Shqiperia Empty Atdheu yne: Shqiperia

Mesazh nga Vizioner Sat Nov 28, 2009 8:27 pm

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Atdheu yne: Shqiperia Empty Re: Atdheu yne: Shqiperia

Mesazh nga Dilaver Sat Nov 28, 2009 10:54 pm

Një 28 Nëntor i veçantë

A e dini se dikur, rreth viteve 1999-2002 kam punuar me... Jo, jo; më vjen keq ta them ashtu siç e thonë rëndomë emrin 'profesional' të tyre. Do t'i quaj vajzat e lira, edhe pse nuk ishin aq të lira. Por në këtë shkrim të shkurtër nuk dua të merrem me anën e jashtme të figurës së tyre, që rëndomë dhe gabimisht, ua përcaktonte e ua përcakton puna që bëjnë. Besoj se e merrni vesh për kë po flas.

Milano në Itali ka disa pjaca, pra qendra urbane. Njëra prej tyre, në veri të qytetit, quhej Pjaca Durante. Ishte shumë e populluar nga shqiptarët. Më së shumti nga familjarë, por edhe nga vajza të trotuareve, e nga djemtë e tyre, natyrisht. Mbushnin hotelet. Unë merresha me tregtinë e kasetave dhe të videokasetave muzikore. Ishte koha kur kjo ushtri e trotuareve jetonte në Itali në mënyrë klandestine, pa dokumente, kësisoj nuk mund të shkonin e të vinin nga Shqipëria. Muzika, sidomos ajo popullore, ishte e vetmja që i lidhte me vendin. Falë kësaj pune, njoha shumë e shumë vajza si lule, që bënin atë punë. Po edhe djem, natyrisht, se çdo vajzë kishte “djalin e saj”, tutorin, siç quhej në gjuhën e medieve, i cili merrej me sektorin e jashtëm, dmth me sigurimin e banesës, me gjetjen dhe ruajtjen vendit të punës e deri me mbrojtjen e ortakes së tij nga zullumet që mund t'i ndodhnin. Ndërsa ajo, vajza, punonte direkt në prodhim. Ishte pra një sipërmarrje e përbashkët, dhe po kështu ndaheshin edhe të ardhurat. Po s'e kisha për këtë, dua të tregoj tjetër gjë.

Shumë klube e bare të zonës veriore të Milanos, po edhe të kuartiereve të tjera, ishin bërë "pronë" e shqiptarëve. Rrallë futej aty për një kafe në këmbë një italian. Një klub i tillë ishte edhe ai në rrugën Abruzzo. Pronar i barit ishte një egjiptian, i cili i rripte shqiptarët, se e mendonte që i fitonin paratë kollaj.

Atë ditë ishte 28 Nëntor 1991. Aty nga mesdita, në bar u mblodhën shumë shqiptarë, të gjithë të të njëjtit sektor. Isha edhe unë. Qe diçka e bukur. Pas gjysmë ore bari gëlonte nga shqiptarët, vajza e djem. Ishin ato, po po, ato, vajzat e trotuareve. Të gjitha të bukura, hijerënda. Të veshura me sqimë. Të pastra e gjithë nur, sa do t'i kishin zili zonjat e rënda milaneze. Të shoqëruara nga djemtë e tyre. Nuk e di nëse ishte bërë më parë ndonjë njoftim, por bari u mbush përplot, aq sa nuk merrte më. Egjiptiani thirri përforcime: erdhën dy kameriere brune. Wisky, birra, pasta, muzikë shqiptare. Nuk vonoi edhe kërcimi. Egjiptiani u shastis.
- Sa bukur, sa bukur!
Ato vajza që rrinin gjithë natën trotuareve për të pritur klientët, herë fytyrëngrysura e herë grindavece me njëra-tjetrën, tashti këndonin e gëzonin gjithë hare.
U ngrita më këmbë me gotën në dorë. Dikush tha: Qetësi, qetësi!
- Epooo... Gëzuar Festën e Flamurit!
- Gëzuar, Gëzuar... shpërtheu nga çdo tavolinë.
- Kush e di Himnin? Himnin, kush e di?
U drejtuan sytë nga unë. Ndërkohë, po rrëmoja në valixhen time dhe shpejt e nxora kasetën me Himnin, të cilën e kisha sjellë në Milano enkas për shoqatën. E vumë në magnetofon dhe... të gjithë në këmbë, të gjithë duke kënduar Himnin!

Më ishte afruar egjiptiani i barit dhe po më ndukte për mënge.
- Ç'është?... më pyeti.
Ia shpjegova se sot shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, që do të thotë Dita e Pavarësisë, dita kur vendi i tyre është bërë i pavarur.

- Pse nuk më thua?.. - u hodh egjiptiani dhe porositi ezmerkat e tij: - Një xhiro nga unë për të gjithë!.
Kjo do të thoshte: ofroj diçka për të gjithë.

Nuk e di sa ndenjëm, mbase tri a katër orë. Pastaj, një nga një e dy nga dy nisëm të dalim. Egjiptiani ma bëri me shenjë. Vete pranë tij dhe shoh aty dy karabinierë.
- Këta zotërinjtë duan të flasin me ju.
- Urdhëroni,- u thashë.
- Jo, jo asgjë, ndërkohë morëm vesh gjithçka. Gëzuar Festën tuaj, zotëri!

dilaver baxhaku
Dilaver
Dilaver
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 17
Reputation : 0
Anmeldedatum : 26/11/2009

http://www.dbaxhaku.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi