Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eurovizion 2011

2 posters

Shko poshtë

Eurovizion 2011 Empty Eurovizion 2011

Mesazh nga Vizioner Mon Dec 27, 2010 12:51 pm

Ne Eurovizion, i cili zhvillohet kete vit ne Düsseldorf te Gjermanise nga datat 9 deri 13 Maj, Shqiperia do te perfaqesohet me kengen "Kënga ime", fituese e Festivalit të 49-të të Këngës në Radio-Televizion, kompozitori Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Aurela Gaçe.

Eurovizion 2011 Aurela10

-Kënga ime-

Zemër ti mos më ler pa fjalë,
dua t'ia them e dua t'ia marrë
Sa herë vij edhe shkoj
Si frymë të kërkoj
N'gjak më je futur pa ty s'mund të rroj
Më bëhesh det edhe më bëhesh valë
Than një lot edhe ndez një mal
Sa herë vij edhe shkoj
Si frymë të kërkoj në gjak të kam kënga ime moj ... eheheeeejjjjj

Refreni

E pasur jam se ty të kam,
Nuk jam në tokë e asgjë s'më ndal
Sot këngën ma ke fal më lër ta ndaj
nuk ka ngjyrë e nuk ka fjalë more xandar
Tokën qiellin e bën bashkë, harron e pare sa me deh e më mban gjallë asgjë s'më ndal

Sa herë për ty etja do më marrë, di të pij e buzën do ta lag
Sa herë vij edhe shkoj si frymë të kërkoj dorën ti
Se edhe un jetoj




Edituar për herë të fundit nga Vizioner në Mon Dec 27, 2010 1:14 pm, edituar 1 herë gjithsej
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eurovizion 2011 Empty Re: Eurovizion 2011

Mesazh nga Vizioner Mon Dec 27, 2010 1:00 pm

Aurela Gaçe

Aurela në rrugën e këngës:

Ka studiuar për dramë në Akademinë e Arteve.
Për herë të parë doli në skenën e madhe të festivaleve më 1993, 19 vjeçe, me këngën "Pegaso" të Gazmend Mullahit.

Më 1995 konkurroi me "Nata" të Adrian Hilës.
Më 1998, këngën "Fati ynë shpresë dhe marrëzi" të Ferdinand Dedës kur u shpall fituese e vendit të dytë në Festivalin e Këngës në Radio-Televizion.

Më 1999 u vlerësua me çmimin e parë me "S'jam tribu" të Adrian Hilës. Një vit më vonë, mori vendin e tretë me "E pafajshme jam". Më 2001, fitoi me "Jetoj", me muzikë të Adrian Hilës. Pas vitit 2001, u largua nga skena shqiptare dhe emigroi drejt Amerikës. Në 2007 kthehet po te Kënga Magjike, me "Hape veten".


-Intervista, mbas shpalljes fituese-

Aurela, vetëm para pak minutash the: "Do Zoti nuk ju zhgënjej". Është pasiguri apo pretendim për më shumë në konkurrimin e adhshëm ndërkombëtar?

Pjesëmarrja në Eurosong sigurisht është një peshë e madhe. Nuk është e lehtë të përballesh me shtete të tjera. Jemi një shtet që kemi gati 7 vjet që marrim pjesë në Eurosong dhe duhet të kemi parasysh publikun.

Më përpara, kur jam kurorëzuar me një çmim të parë, të dytë, ose të tretë në këtë skenë, gëzohesha se arrija diçka për karrierën time. Kurse tani, më pret puna për diçka tjetër dhe duhet të mendohem mirë. Është ndryshe këtë radhë, përfaqësoj vendin tim, deri më sot kam marrë përsipër të përfaqësojë vetëm Aurelën.


Kthehesh pas 9 vitesh në Festivalin e Këngës, çfarë përshtypjesh ke?

Ishte shumë emocionuese. Kur ua tregoja këngën në fillim njerëzve, shikoja që reagonin mirë. Mendoja që kisha një këngë të bukur. Vetë e besoja që ishte e bukur, por gjithmonë duhet të shikosh edhe reagimet. Ndjeva emocion deri në fund. Besoj se ky emocion do të vazhdojë, nuk mbaron puna këtu.


Saraçi është një emër i ri në axhendën e bashkëpunimeve të tua. Zgjedhjet e tua kryesisht i janë drejtuar Hilës.

Më zgjodhi ai mua. Unë kisha hequr dorë nga pjesëmarrja në festival. Më dukej që e kisha mbaruar pjesën time në festival. Arrin në një stad dhe pastaj vetvetiu ua lë vendin më të rinjve. Sot ka mënyra të tjera për të shfaqur veten dhe kështu që mund të kisha zgjedhur rrugë të tjera, koncerte, videoklipe.

Për momentin po përgatis edhe një album. Pra, po merresha me të tjera gjëra dhe festivali, konkursi ishte i mbyllur për mua. Por, Shpëtim Saraçi, këmbënguli shumë dhe më ka thënë një fjali që më bëri të mendohem. Më tha: "Në qoftë se do të mbushet mendja ndonjëherë, të duash të provosh një emocion si ai i Eurovizionit, koha është tani.

Ndoshta do ta duash dhe do të jetë vonë për ty." Normalisht koha shkon, unë nuk jam 20 vjeçe, jam 36 vjeçe dhe ndoshta kur do të më mbushej mendja mua do të ishte vonë.


Fjalët e këngës nuk vinin qartë deri te publiku. A mund të na përmbledhësh me pak fjalë mesazhin, apo të shkëpusësh pak vargje, më të ndjerit?

-Mesazhi i këngës është shumë i qartë, por ndoshta do të duhej të dëgjohej në një CD, që të dëgjohej çdo fjalë. Unë i këndoj pasionit tim, këngës. Kam dalë në skenë që 4 vjeç e gjysmë dhe nuk di gjë tjetër të bëj, vetëm të këndoj. Mund të kem harruar shumë gjëra pa bërë rrugës, vetëm se i jam kushtuar pasionit.

Çfarë ke harruar?

Po të martohem për shembull. (Qesh)

Aurela e ndryshon përherë pamjen. Edhe në dy net këtu, ndryshove dy herë ngjyrën e flokëve, nga të zeza pis, në të kuqe të ndezur. Kaq e vështirë është të krijohet një identitet?

-Unë e gjej veten në çdo lloj ngjyre që vë në flokë, në çdo lloj makijazhi, në çdo lloj grimi që bëj. Kjo nuk do të thotë që unë nuk kam identitet, kjo do të thotë që unë guxoj dhe ndihem mirë me veten time.

Ku jeton tani?

-Jam as andej, as këtej. Në fakt kam një shtëpi me qira në Amerikë, e cila vazhdon të paguhet, edhe pse jam këtu, kam edhe shtëpinë time këtu.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eurovizion 2011 Empty Re: Eurovizion 2011

Mesazh nga Sennia Mon Dec 27, 2010 8:58 pm

Eshte nje cmim per nder te kengetares por si kenge mendoj qe eshte e pamerituar...dhe jo e denje per perfaqesim ..me vinka keq
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eurovizion 2011 Empty Re: Eurovizion 2011

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi