Arsimi ne Shqiperi, sa para apo prapa jemi me boten?
3 posters
Faqja 1 e 1
Arsimi ne Shqiperi, sa para apo prapa jemi me boten?
Si mendoni, arsimi shqipetar vitet e fundit ka bere hapa para apo prapa? Si jemi ne ne raport me boten?
Sennia- Moderator
- Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31
Re: Arsimi ne Shqiperi, sa para apo prapa jemi me boten?
Me mire mos te flas per kete teme,se e di qe do acarohem kot,ka bere hepa galopant mbrapa..Arsimi eshte kthyer ne biznes...cdo vile dy kateshe quhet shkolle apo universitet privat...merret nje diplome me ca € nen dore...Te rrojne 10-tat dhe mundimi i gjithe atyre viteve,vjen nje nga fshati ka po 10-ta dhe mesatarja vleresohet njesoj(problemi im kur konkurova per shkolle te larte aty)
Eria- Anëtar
- Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010
Re: Arsimi ne Shqiperi, sa para apo prapa jemi me boten?
Skandal në Specializimet e Mjekësisë
Komisioni sposton vendin 2 dhe 4 në listën e fituesve dhe fut vendin 9 dhe 10!
Studentë të Mjekësisë kanë denoncuar dje në redaksinë e "Shekulli-t" me dokumente dhe dëshmi një skandal me kuotat e pranimit në Studimet Specializuese Afatgjata në Fakultetin e Mjekësisë në UT.
Komisioni prej 5 vetash i konkursit për 5 vendet e pranimit në Kirurgjinë Maksilo-Faciale ka bërë një zhvendosje të pamotivuar dhe të papritur të listës së fituesve, duke eliminuar dy prej tyre dhe duke ngjitur në vendin e 2 dhe të 4, studentët e renditur në vendin e 9 dhe 10 të listës.
E gjithë procedura, në fakt, (e dyta në listën e 23 konkurseve për specializantë që pritet të zhvillohen) dëshmon një përpjekje për favorizime. Njoftimi për këtë konkurs është bërë vetëm 2 apo 3 ditë para zhvillimit për të mos u lënë kohë të interesuarve të regjistroheshin rregullisht.
Gjithashtu, konkursi duhej të ishte zhvilluar që në muajin mars të këtij viti, por ai është shtyrë disa herë me arsye të ndryshme, derisa vetë kreu i Komisionit, Ramazan Isufi, dha dorëheqjen për konflikt interesi, pasi djali i tij ishte mes konkurruesve (megjithëse z. Isufi dha dorëheqjen, studenti Algen Isufi u rendit i pari nga Komisioni).
Por, çudia ka ndodhur me vendin e dytë dhe të katërt, përkatësisht studentët Bruno Kolefi dhe Jorlen Lulo. Ata janë renditur përkatësisht në vendin e dytë dhe të katërt me nga 180 pikë të marra në testimin me shkrim, pikë të cilat u janë shtuar pikëve të marra nga dokumentacioni paraprak që përmbledh rezultate dhe diplomat e mëparshme.
Rregullorja e firmosur nga dekani Dhori Kule thotë qartësisht që në fazën e dytë të intervistimit duhet të hyjnë vetëm fituesit sipas kuotave të programeve të specializimit. Në rastin konkret (atë të Kirurgjisë Maksilo-Faciale) kuotat ishin 5.
Në bazë të rregullores së firmosur nga Kule, vetëm 5 studentët e parë, përkatësisht Algen Isufi, Bruno Kolefi, Erjon Shehu, Jorlen Lulo, dhe Eri Kaci duhej të hynin për intervistimin e fazës së dytë, i cili përmban pyetje rutinë si p.sh: "A do të punoje në Kukës?", "Sa dhëmbë ke shkulur në praktikën mësimore" etj.
Habia e parë për studentët ka ardhur kur Komisioni ka vendosur që në fazën e dytë të hyjnë jo 5 fituesit, por të gjithë konkurrentët e listës. Dhe habia e dytë ka ardhur kur lista ka ndryshuar papritur në mënyrë radikale. Numri 2 dhe 4 në listë, janë hequr dhe janë zëvendësuar me numrat 9 dhe 10.
Të parët, siç shihet nga tabela, kanë marrë nga 180 pikë në konkurrim, kurse të futurit në vend të tyre kanë marrë nga 110 e tjetri vetëm 70 pikë.
Të dy studentëve të spostuar u janë vendosur vetëm 40 pikë në testimin me gojë (të dyve njësoj!) e ndërkohë u janë dhënë pikët maksimale dy të futurve nga mesi i listës për t'i ngritur lart artificialisht.
Theksojmë se faza e intervistimit përmban pyetje rutinë që nuk kanë të bëjnë me njohuritë apo diplomat e mëparshme, standarde të cilat përfaqësohen në fazën e parë të testimit me shkrim që është në fakt dhe provimi real i dijeve.
"Që të marrësh 40 pikë në një intervistim rutinë me gojë do të thotë të jesh memec. Kjo është absurde", - tha dje në redaksinë e "Shekulli-t" një prej të spostuarve, Jorlen Lulo.
Dy studentët kërkuan dje takim edhe me dekanin Kule dhe me përfaqësuesin e Ministrisë së Shëndetësisë në Komision.
Ata erdhën gjithashtu në redaksinë e "Shekulli-t" ku paraqitën listën dhe dokumentacionin që hedh një hije të fortë dyshimi mbi mënyrën e punës së Komisionit në fjalë.
Sot pritet të bëhet një denoncim zyrtar për këtë ngjarje, ndërkohë që Fakulteti i Mjekësisë është vënë prej javësh në qendër të protestave të studentëve.

Similar topics
» Arsimi:Njoftime
» Jemi ajo qe mendojme?!
» Pershendes me kete Kenge...
» Cfare kenge po degjoni tani?..
» Cohu Shqiptar!!!
» Jemi ajo qe mendojme?!
» Pershendes me kete Kenge...
» Cfare kenge po degjoni tani?..
» Cohu Shqiptar!!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|