Transplanti i kokes se njeriut
Faqja 1 e 1
Transplanti i kokes se njeriut
Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30 vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bijnë në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.
Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë.
Ushqimi i keq dhe sëmundjet e zgjasin proçesin e rritjes së flokëve.
Çezari mundohej të fshihte flokët e rënë duke vendosur një kurorë përqark kokës.
Shkaqet e rënies së flokëve
Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bijnë. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u binë 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj.
Rënie flokësh e trashëguar
Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron - apo si ç´emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngunjohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, porja mbyllet krejt.
Flokët e trashë zëvendësohen me flokë shumë më të imët, më të shkurtër, dhe të thinjura. Rënia fillon në dy anët e ballit dhe pastaj ndiqet nga krijimi i një tulle në pjesën e prapme të kokës.
Propecia - një mjet kundër rënies së flokëve
Propecia bllokon enzimën që lidhet me Testosteronin duke e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave , dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë.
Megjithëse nuk ka prova, 2% e burrave që marrin tabletën Propecia thonë se ajo i bën impotentë por 90 % e tyre thonë se nuk ndjejnë asnjë lloj ndryshimi në fuqinë e tyre seksuale. Tableta duhet marrë përditë, dhe nëse ndalohet marrja e saj, proçesi i rënies së flokëve nis nga e para.
Propecia nuk funksionon për gratë. Gratë shtatzëna nuk duhet në asnjë mënyrë të marrin apo qoftë edhe të prekin me dorë ato tableta sepse kjo mund të çonte në shpërfytyrimin e foshnjeve që do të lindnin.

Sennia- Moderator
- Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi