Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyhdi Morava

Shko poshtë

Zyhdi Morava Empty Zyhdi Morava

Mesazh nga Lilly Tue Dec 28, 2010 10:37 pm

Zyhdi Morava lindi ne fshatin Grace te Devollit, me 14 mars 1946 dhe vdiq ne 9 korrik 2010. Internohet prej Tiranes ne fshatin Yrshek per motive politike. Per te njejtat motive denohet ne vitin 1978 me 8 vjet burg. Denimin e vuajti ne Spac. Pas permbysjes se diktatures komuniste fillon te punoje per krijimin e sindikatave te pavarura. Gjithashtu ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht ne gazeten "Sindikalisti". Mbas vitit 1991 ka botuar shume libra si ne gjinine e poezise ashtu dhe te prozes.

Disa te dhena te tjera:

•Autorë të preferuar: Mitrush Kuteli, Mikail Shollohov
• Dënimi i parë: 22 prill 1971 për agjitacion e propagandë. I ndalohet botimi
• 1982 - 1991 ka punuar si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh
• Në prill 1991, gazetar tek gazeta sindikaliste
• Në vitin 1992, kryeredaktor i gazetës “E vërteta”, gazetë e sindikatave të pavarura të Tiranës
• Në vitin 1993, drejtor i “Hotel Dajti”
• Në 1994, drejtor i Ndërmarrjes së Prodhimeve të imta plastike
• 1995 – 2000, zëdhënës shtypi në Bashkinë e Tiranës
• Pozicioni: Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve

Krijmtaria letrare

• Në 1991 vëllimi me poezi “Autoportret”
• 1992 “Dashuritë e mia”, poezi
• 1994 “Shpirtra të uritur”, tregime “Armiqtë e dashurisë”, roman
• 1995 “Puthje pa fund”, poezi “Vjeshtë e një burri”, tregime
• 1996 “Për atë që iku”, poezi “Ujku i natës së fundit”, roman
• 1997 “Dashuri në dy stinë”, roman “Tërbimi”, roman
• 1998 “Dy herë tradhti”, tregime “Qefini i hënës”, poezi “Ky jam unë”,
• 1999 “Udhë të humbura”, roman
• 2000 “E papritura”, tregime
• 2001 “Hingëllimat e shiut”, poezi
• 2003 “E veçanta e një dashurie”, roman “99 poezi dashurie”
• 2004 “Një grua e ndershme”, novelë “Bashkëshort i çmendur”, roman “Burri i të dashurës sime”, roman “ E zhdukura”, roman
• 2005 “Historia e një vajze”, roman Gati për botim: Vëllimi me poezi “Ngashërimet e vjeshtës”, romani “Ajo dhe të tjerët”
• Në 2004-ën, fitues i “Pendës së Argjendtë” nga Ministria e Kulturës për romanin “E veçanta e një dashurie”




Edituar për herë të fundit nga Lilly në Tue Dec 28, 2010 10:53 pm, edituar 1 herë gjithsej
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zyhdi Morava Empty Re: Zyhdi Morava

Mesazh nga Lilly Tue Dec 28, 2010 10:43 pm

Iken shume vjet

Si iken pa kuptuar kaqe vjet?
Si atehere, vjeshte perseri...
Neper ajer shkunden, biene flete,
Si rrenkime qullur neper shi.
Shume e ftohte kemba qe i shkel
Aq e ftohte dhe kjo dite gri...

S'di ne e kujton tek rri filli vetem,
Flokun tim te verdhe, pa nje thinje,
Ikjen tende e kujtoj, te shkreten,
Si nje kame ngulur mu ne brinje.
Floku i gjate zbritur gjer ne bel,
Ta stoliste hijshem bukurine.

E tani? tani qe me kujtohe,
Dhe ti dhe une fare jemi zhveshur,
Nga bukurite qe kishim asaj kohe,
Nga castet e qendisur me te qeshur...
Kama ngulur brinjve nuk me del,
Mizorisht prej teje aty ngjeshur.

U veniten lulet neper bar,
Dhe bari vete u fut ne zverdhellime.
Ti e mbetur qyqe, une qyqar,
Ti rrenkim i lehte, une psheretime,
Me nje mall qe mes te dyve ngel,
Si e ujkut, ujkut angullime...

Nga malli per ty
Kam dale i marrosur neper udhe,
Po kurkund s'te shoh si t'jem i verber,
Me mallin qe me djeg ne shpirt e buze,
Thelle gjer ne kocke, ne verteber,

Mes aq e aq fytyrash femerore,
Qe me shkojne prane si imazhe,
Per te zezen time, s'duket jotja,
Embelsisht e qeshur, si me naze...

Ku me shpiene udhet shkelur sot?
As une, as ti, dhe as ato s'e dine.
Ndoshta ne parajsen lule plot,
Ndoshta...ndoshta ne cmendine...

Ke genjeve?
C'i bere fjalet dhe endrrat,
Te blertat si fletet mbi lis?
Po puthjet, eh, puthjet e embla,
Me c'balte i bere kaq pis?

Mendoj e mendoj kete mbremje,
Dhe s'ka si mos ndihem i fyer,
Genjeve kaq shum' veten tende,
A mua me paske genjyer?!




Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zyhdi Morava Empty Re: Zyhdi Morava

Mesazh nga Lilly Tue Dec 28, 2010 10:50 pm

Bėj be
Te bej be, per koken tende,
E per frutat pjekur veres,
Per te paren puthje dhene,
Midis buzeve te pranveres,

Se kjo jet' qe me ka mbetur,
Ndersa shoh flokun e zbardhur,
Pa ty mjaltez e patretur,
Do te ishte frut i kalbur...

Era mjalte
Te rafte e mira, te rafte!...

Mos valle nga dashuria,
Gjinjt' te kundermojn' era mjalte?

Mallkimet e saj
Dikur me thosh:
-Ta befsha gropen!
-Ku?-e pyesja ngazellyer.
-Ne gjoksin tim,pergjigjej ngrohte,
midis gjinjeve te kercyer.....

Me thosh dikur:
Ta befsha gropen!
-Ku?-e pyesja shend e vere
-Ne fund te barkut ,thosh gazmore,
atje ku s'qas burra te tjere....

-More vesh!Ta befsha varre,
Me mallkonte shpesh ajo.
-Ku?-e pyesja si i marre.
Thosh:-Mes buzes qe do....

Po me pas ,si varr i rende,
Hyri ndarja midis nesh.
Pa "mallkimet" qe me jepte
Syri qan, shpirti s'me qesh.

U be koh, s'e shijoj boten
More vesh?(ta befsha gropen)
Endem vetem si qyqar,
Pa nje grope, pa nje varr....

Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zyhdi Morava Empty Re: Zyhdi Morava

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi