Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferit Ramadani

Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Tue Oct 26, 2010 10:26 am

Gjakush Tana (Ferit Ramadani)

Te ishte mesazhi i fundit i shpirtit te njeriut te vuajtur, por te mbijetuar mes hallesh, dhimbjesh e fatkeqesish ne jete?
Ferit Ramadani,-emer me te cilin e njohin shume lexues, vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem dhe me nje lirike per t'u patur zili nga cdo moshe. Feriti shkroi analiza, esse, ne te cilat deshmoi bagazh te ndjeshem teorik per letersine, artin, filozofine, njerezit...


Me poshte, po postoj Poezite e tije:

MALLI IM PER TY

Matanë kufirit të shpresës - klithma !
Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!
Luftë e shpallur - heshtja që vret ,
verbëri shpërndan në dritën e jetës !

Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!
Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !
Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !
Në universin e kuptimit - errësira për njeri !

Gjithçka vlon të lindë pa u shuar
gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !
Por, nuk arriti gjithçka për të uruar
-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!

* * *

Nuk po mbledh dot veten per poetin tim te deshiruar Gjakush Tana (Ferit Ramadani), nuk me besohet, jooo.
Ai u largua fizikisht nga kjo jete por, veprat e tije do ngelin ne zemren time...


Edituar për herë të fundit nga e panjohura në Tue Oct 26, 2010 10:37 am, edituar 1 herë gjithsej
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Tue Oct 26, 2010 10:28 am

e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Tue Oct 26, 2010 10:34 am

Ja një poezi e publikuar para pak ditësh nga Gjakush Tana (Ferit Ramadani):

VARGJE PËR MARTIRËT

Sa vargje të bëj për martirët
vepra e tyre është lavdi
ata janë liria që na flaku zinxhirët
ata janë shpresa për ardhmëri !

Ata kanë një emër për Atdheun :
- Heronj! Që ndriçojnë si yje mbi re .
Ata janë të njëjtë me Skenderbeun
Janë himni i kushtrimit për ne!

Ata janë si Isa, i ngjajnë Adem Jasharit
edhe Shotës i ngjajnë Sulltana e Nuria
në varganin e gjatë të Flakës së Janarit
Jusuf Gërvalla ringjallet tek Iliria!

Nëpër sheshe Xheva e Fehmi komandanti
kanë lëshuar jehonën i dëgjon Vatani
pas shpine në shënjestër i mori naganti
tradhëtia i vrau mos u dëgjohet zani!

Harun Aliu - Kushtrimi , dhe shokët e tij
si Ukshin Hoti e shumë viganë !
I vranë ! I zhdukën me mister të zi !
- Nuri heroik u ndriçon në cdo anë ...
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Ferit RAMADANI :Lirika me shi

Mesazh nga e panjohura Wed Oct 27, 2010 9:39 am


NËPËR KOHËRA KAM MENDIMET



Të gjitha shikimet u derdhën
u derdhën diku mendimet,
dhe kohërat në radhë erdhën
siç vijnë befas pikëllimet !

-Janë djaj ! Thash në heshtje
por, mendimet më kapluan!
Ndaj rashë siç thonë : Në ndeshje!
- Mbi ne vetëtëtima u shkarkuan !

Po ne ! Si mundëm të jemi ?
Po ne ! Si duhej të mbahemi ?
Kjo pyetje e qartë është ! T'i themi!
Kësaj pyetje kurrë s'mund t'i ndahemi !

Atëherë si të hiqem i qetë,
kur në kohëra kam mendimet!
I t'holloj si gjyshja një petë -
për të mbledhur në sofër agimet !

Atëherë ! Po duan le të thonë :
- U linde dhe u rrite në zjarrm !
Po ! U grinda netëve: Vonë! Vonë !
Dashuria...! Më shpalli alarm !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Wed Oct 27, 2010 9:40 am

MË FAL ASHK!



Prej teje ndarë - në këtë largësi!
Malli - zjarr! Më ndez në gji!


Dal Adam i kohës së vjetër
shpirt - vetminë e ngjallë në letër!


Pa Ty Diell ! Jam shkretëtirë !
Kullon zemra vrer n'errësirë !



Jetë pa shije! Unë buzëqarë në shikim.
Sizif në shekuj - pres gjykimin !


Por, ditëvdekjes i them : Jashtë !
se: Ti bima e belerimit - më fal ashk!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Wed Oct 27, 2010 9:41 am

TË VDES ORFE !

U rrënua lumturia , nuk jam i qetë !
Se shkrepën vetëtima, e nisën rrëke!


Vërshimë u ndoz shpirti , zemra pikëllim mbush !
Dhembja nuk përshkruhet,por, se ndjen askush!

Në shestime jeta , gjithmonë e çdo çast !
Të adresoj mëritë ? Jo! Nuk kam asnjë rast!

Të mbes Sizif - unikat mbi dhe !
Për Ty Euridikë - Të vdes Orfe !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Wed Oct 27, 2010 9:42 am

EMRIN TËND VETËM THEKSOJ

S'të harron zemra ime,
Sypërlotur- rri plot vaj !
Endem, çmendem në shtegtime
Nga mendimet- kurrë s'të ndajë!

Nëse ndonjëherë takohemi
Do të qajë a do buzëqesh !
Vallë ! Do të përqafohemi ?
Nga buzëmbrëmja në mëngjes!

Gjithçka bëra unë për ty !
Kjo largësia më verboj !
Shpirt ! Ti tek unë ke hy
Emrin tënd vetëm theksoj!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Wed Oct 27, 2010 9:44 am

ËSHTË DASHURIA !

Sonte, nuk ndjehem i gëzuar !
Oh!Sa jam i arratisur !

Mungove ti ! Jam pikëlluar !
Pëshpëris në vetmi - i krisur !



S'kam gjymtyrë ! Mbetur kërcu !
Këtë gjendje kurrë se kam pritur !

Për tollumbace ke dëgju' ?
Ashtu të plasë - një i rritur!



Në jetë - kurrë s'kam pas tërmet
Kaq zjarr që del nga brendia !

Nëse më pyet: Po çka të gjet ?
Të pergjigjem : Është dashuria!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Wed Oct 27, 2010 9:45 am

NË ATË ËNDËRRIM !

Në atë ëndërrim - ishte ndjeshmëria !
Mbi kokë yllhana shfaqej si gjithësia!

Buzëqeshja i derdhej si ujvarë, unë zjarr si vullkan!
Mbeta nëpër ngrica - mbeta në tufan!

Me lot e me klithma shkrova epilogun :
- Si ti në jetë s'kam dashur njeri !

Me kaq e përmbyll monologun !
- Mos e lër zemrën time të vdes në vetëmi !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Wed Oct 27, 2010 9:46 am

NË RRJEDHË


Kam lëshuar vetveten
në rrjedhë kohore,
Nëpër stinë përshkohem , nëpër lakore !


Endem dhe çmendem
lakoreve te gjata !
me shestime dita me ëndërrime nata !

E kërkoj pa ndal
nektarin e fjales,
Ia kurorëzoj rimat, dhe vargjet - Njalës !

Asaj që del në linjë e shkruan :
- Pershendetje !
Të dua ! Të kam zemër !

Vallë ! E di ! Se shpirti më vuan ?
Per ta pasur pranë !
Për ta thirr në emër ?!!!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Wed Oct 27, 2010 9:47 am

PËRKUSHTIM

Përse te mos vuaj ,
përse të mos tretem

E di çfarë engjëlli
je mbi këtë përmasë !


Prandaj ditë e net
n'meditime mbetem !

Të bëj përkushtim !
Se: Zemra do të plasë... !
-------------------------
BLEROHEM !

Unë jam si feniks,
prej hiri blerohem
dhe ngjitem në lartësi
kur ndjej erëmirën !

Për Ty në shekuj
do të shkoj alarm
Kështu cdo ditë :
- Luftë - bëj me errësirën
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Tue Nov 02, 2010 2:40 pm

KUVENDIM ME ENGJËLLIN !


Më tha:

Të kam mik, të kam xhan,
edhe atëherë kur arratisem !

Iu pergjigja:

Është natë ! Ora dy !
Shpirti zemra më lebetisen !


Më tha:

Kështu jam, befas zhdukem!
Prej vetes dal por, dukem!

Iu pergjigja:

Të vij pas moj! Të vij pas !
se më bën të pëlcas!


Më tha :

Edhe larg kur ndjek lirikën
Të kujtoj se të kam xhan!

Iu pergjigja:

Ma ndez llavën e vullkanit
Të ndjej pranë !Fare pranë !

Më tha :

Hahahaaa! Sa kam qeshur!
Kjo lirikë eshtë poezia !

Iu pergjigja!

Si më çmende ! Ç'më ka gjetur !
Shpirt'i shenjt! Dashuria!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Tue Nov 02, 2010 2:45 pm

SE KAM ATË PREHJE!


Malli - për vendlindjen ,
më djeg si furrë !
Rrugëve të saj rininë e kalova !

Të dashurës në dritare
i hidhja gur
I shkova pas, në krua! E përgjova !


Si në internet !
jeta - intimë!
Me linja shikimi , e lidhëm sevdanë !

Trokitjen e saj
e ndjeu zemra ime
Në kurorën e shpirtit s'u ndamë !

Ndryshoj tashti moti,
s'eshtë si dikur !
Në linjë një zemre i përkushtohem !

Se kam atë prehje,
i shqetësuar ndjehem !
Nga çasti në çast - pikëllohem!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Tue Nov 02, 2010 2:46 pm

ZJARR'I DASHURISË

Kur më thua se s'je mirë
dhe pishave u zverdhet blerimi!
Një makth me bie si errësirë
në linja më pushton trishtimi!

Pa ty ndjehem njeri i braktisur!
Pa ty , nuk mundem të mbes njeri !
Fjalët me klithmë në gjuhën e stisur !
E ngrisin rrengun pa çati !

Në udhëkryq më ka lanë takati
Çdo çast të pres të vish !
Ti atje lëngon, mua më mposht taksirati
zjarr'i dashurisë - më prish !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Tue Nov 02, 2010 2:47 pm

MAGMË SHPIRTRORE


Vullkan zjarr ,
kjo magmë shpirtrore
Është bërë dhimbja që përflak !

Në vargje zvrdhet blerimi
Klithin rimat
kullojnë gjak !

Nis frymëzimi -
vrer furtuna
i gjakosur lind agimi!

Hiingëllin djalli
drejton freri !
Pushton malli ! Shtyp vegimi !


Unit tim i flet vetmia:
heshtja -
gjithcka më zbulon!

Neper shtigje -
ik rinia !
Zemra - zemres i mungon!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Tue Nov 02, 2010 2:48 pm

SYPËRLOTUR

N' err e terr endet rrjedha
del ujëvara sypërlotur

afrohen dëshirat, plasin predha
në ngujim janë rretherrotull!


Tronditet , valvitet - lahuria
vërdalle frymëzimet lirika rrisin

Në shënjestër imazhe nga dashuria!
me yrnekë modele nisin!


Përse Hamleti ka rënë në shtrojerë
Asnjëherë nuk zbardh misteri !


Përkulet në skenë si plep në erë !
se vetëtimë rrufesh e theri!

As kjo kohë nuk i dha qartësi
Ra në gjumë ! Në shekuj kotur!


Ai tragjiku shekullor - i zi!
në rrjedhë mbeti syperlotur!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Fri Nov 19, 2010 12:52 pm

ANKTH

U shndërruan në oazë,
shpresat - për takim
kuvendimet tona në net pa gjume!

Në kujtime fragmente_
për ankth e rënkim .
sa skica , novela e vargje prunë !


U shëruan plagët
fjalët - ballsam
u derdhen deshirat në kroin e artë !

heshtja si tunxh-
është bërë kallkan!
ankthi - tymnajë e zjarrtë !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Fri Nov 19, 2010 12:53 pm

MESJETË

Arenë përndjekjesh !
Zili si mesjetë.
Edhe kur qeshim - dridhemi vetë !

Ringriten djat!
nisma - seri .
Shperthejnë vullkane , bëhemi hi!!!

Asgjë nga luftërat ,
nga ndarjet, hidherimet !
Dashuria i ka të blerta sundimet !


Në kryqezata të sajë
ka gëzim e jetë !
Gjithçka e humbur është : Tirani - mesjetë !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Fri Nov 19, 2010 12:54 pm

E NISIM NGA FILLIMI!

Dielli - ka shpeshuar mungesat !
Vjeshta me lot ma zverdh blerimin!

Klithamat balonë ! Shpirti rënkon në vetmi.
- Unë prehje për këngë dhe dritë - pres!

Brenda kafkës më mungojnë telat e zgjimit,
mbështillen lamsh idetë - ngecin fjalët!

Në oqeanin e zanoreve - heshtja del skëterrë!
Murana e sirenës - Muzë e dashuruar !

Portretit tim i bën hije vetmia - Ajo buzëqesh!
Si dinosaur nëpër kohë ka mbetur amaneti :

- E nisni nga fillimi !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Fri Nov 19, 2010 12:55 pm

I NDEZUR ME KËNGË

Në shtratin e vdekjes përjetuam parajsën
shekujve u kënduam me shpresë

E pritëm agimin, mesnatën e përcollëm!
U pamë ndonjëherë ? S’kujtohem !

Në linjë, endem shtratin e butësisë.
Dënesjet: Të dua ! Jehonë ! Afërsi e drobitur !

Idila e pritjes është harku ku gjithësia
mbulohet me velin e kurorës së shenjtëruar !

Ti vullkan ! Në kuadrin e drithmave vegjeton !
Vështrimi -më bën të vij i ndezur me këngë !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Fri Nov 19, 2010 12:55 pm

NË DRYRIN E JEHONËS

Jemi berë qenie të kthyera shpinë më shpinë
me fytyrat që se shohin njëri-tjetrin.

Ndizemi me Evropën - shuhemi me Azinë.
Lëvdojmë e shajmë shenjtorë dhe Shën Pjetrin!

Shkëlqimi i lotit, në dryrin e jehonës -
çarçafëve të lumturisë u mbjell lule pranvere.

Krizantemat i qëndojnë përballë zezonës!
Dalin nga agimi - hyjnë në mistere!


Jam unë që rikujtoj dhe mbushem si tendë,
Ti kushtrimzgjimi e ndritur në legjendë !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Fri Nov 19, 2010 12:56 pm

LETËRKUJTIMET - ZGJIM!

Letërkujtimet të palosura heshtin,
me pershendetje malli u përmbytën me lot !

Zambakët me plagë e zverdhën blerimin
durimi me heshtjen - kot !

Brenda shpirtit tim një botë e madhe Ti
Pa kuadër në sferën qiellore bën dritë.

Zanoret e humbura kërkojnë kuptim,
- nuk ka gramatikë pa lakime në rritë !


Diçka unikate për pentagramin e uratës
Në Varkën e Noes – rifillon jetësimi !


Letërkujtimet - një kohë e ringjallur
si rrezet që sjell zgjimagimi !
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Fri Nov 19, 2010 12:57 pm

PA KUPTIM!

E pijmë jetën - pikëllimi në gotë rritet !
E shtërngojmë me piruna e kafshojmë me dhembe .

Fjala pa kuptim në sofër s'ndërpritet !

Ripertrihen permtime ankthi, syngji që ngulen në palcë
Krimi - nuk e gjykoi krimin, e nisi krimin e ri!

me lajka, ironi!

Tymi dhe zëri si binjakë ngjiten në hiç
gatuhet peta e jetës me erëdheun - errësirë !

N'ambalazh lustra shije - hije eremire!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga e panjohura Fri Nov 19, 2010 12:58 pm

JETA NDRYDHET

Kudo qofsha -
jemi një !

Hesht se flet -
gjuha e urtisë?

Marr pjesë në frymim
pa kuptim,

se ia ndezim kufindarjen
ardhmerisë !

Pa mallkim dhe pa uratë
ec e ngec në arenë

Rruga është shumë e gjatë
në syenë !

Jeta ndrydhet , rrjeta lidhet !
Merimanga i mbërtheu !

Por s'dorëzot , zë e hidhet
për Euridikën - Orfeu!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani Empty Re: Ferit Ramadani

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi