Incidenti i Korfuzit
Faqja 1 e 1
Incidenti i Korfuzit
Zbulohen dokumentet "Top Sekret" të tetorit 1946, që nuk iu dhanë Gjykatës së Hagës, e cila fajësoi vendin tonë
Dy muaj më parë, në 31 tetor 2009, revista MAPO botonte një material ekskluziv, lidhur me një zbulim arkeologjik në bregdetin e Sarandës, i destinuar për të ndryshuar një herë e mirë historinë zyrtare të atij që konsiderohet si incidenti i Korfuzit. Siç dihet, në atë episode tragjik të 22 tetorit 1946, dy anijet britanike kishin rënë në mina ujore në territorin shqiptar, çka solli humbjen e jetës për 44 marinarë britanikë.
Në këtë numër, MAPO vijon në zbulimin e të vërtetës së mistershme të kësaj ngjarjeje, duke i ofruar lexuesve dokumentet origjinale të Marinës Mbretërore Britanike, të cilat u refuzuan t'i jepeshin Gjykatës së Hagës, gjatë procesit që pasoi Incidentin e Korfuzit. Këto dokumente kanë qëndruar të mbyllura nga sekreti në arshivat britanike për gjysmë shekulli. Sot ato botohen për herë të parë, duke zbuluar, siç pretendojnë ekspertët më në zë të kësaj fushe, një fakt të thjeshtë, por tronditës: Shqipëria nuk do të dënohej nëse shteti britanik do të pranonte t'ia jepte trupit gjykues në Hagë materialin e mëposhtëm. Vlen të theksohet se këto dokumente u mbajten nga autoritetet britanike dhjetë vjet pas kalimit të afatit që i skedonte si material sekret. Është e kuptueshme se kjo rrethanë diktohej nga konjukturat politike mes dy vendeve, ku çështja e arit shqiptar ishte dominuese.
Në dokumente zbulohet sesi marina britanike u përgatit paraprakisht jo thjesht për një kalim nëpër ujërat shqiptare, sic ka qenë versioni zyrtar, por për një demonstrim force dhe kundërpergjigjeje, në rast nevoje. Më poshte po i botojmë të plota dokumentet e korrespondencës së shtabit britanik, që parapriu incidentin e datës 22 tetor 1946 dhe solli rezultatin tragjik që të gjithë e dimë.
Në Dhomën e Lordëve në Londër, më 9 Shkurt të vitit 1981, zhvillohet debati i mëposhtëm ndërmjet një prej anëtarëve të kësaj dhome, Lordit Avebury dhe ish-ministrit të Mbrojtjes dhe më vonë Sekretarit të NATO-s, Lordit Carrington.
Lord Avebury:
Pyes Qeverinë e Madhërisë së Saj kur do të mundemi që të kemi një kopje të "Volumit special" që i referohet Çështjes së kanalit të Korfuzit për t'i vendosur në Librarinë e Dhomës së Lordëve? Po kështu kur do të publikohen dokumentet të cilat nuk janë lejuar akoma të publikohen? Lord Carrington
Kopjet e "Volumit special" nuk mund të jepen. Një kopje është në Zyrën e Rekordeve Publike. Njëqind dokumente nga 1946 deri me 50 dhe 6 dokumente te Admiraliatit janë ndaluar nën Aktin e 1958 dhe 1967 Seksioni 5 (1). Nuk do të ishte mirë që ne të publikonim një listë të tillë.
Dialogu i mësipërm i shkëputur në një prej ditëve të zakonshme të punës në Dhomen e
Lordëve, tregon qartë se disa prej dokumenteve kyçe të ngjarjes së Korfuzit ishin mjaft sensitive. Për këtë arsye, dokumentet e përmendura nga Lord Carrington janë bërë prezente për publikun këto vitet e fundit, qartësisht duke tejkaluar afatin ligjor të nxjerrjes së tyre nga periudha e konsideruar si sekret shtetëror. Materiali i prezantuar për publikun shqiptar përmban dokumentet e famshme XCU, Plani Operational i ndërmarrë nga Flota Britanike e Mesdheut mbi të ashtuquajturin Incident i Korfuzit.
Këto dokumente të papublikuara asnjëherë në Shqipëri, japin një pamje të plotë të asaj që është debatuar gjatë në opinionin publik, se kalimi i anijeve britanike në pasditen e 22 tetorit nuk ka qenë një kalim paqësor, por një kalim me qëllim testimin e Qeverisë Komuniste, mbi reagimin e saj ndaj kanalit të Korfuzit. Tashmë, me botimin e këtyre dokumenteve dhe me daljen në dritë të fakteve të reja kohët e fundit, mbi vendndodhjen e pozicionit të anijeve britanike në Gjirin e Sarandës, është e qartë se Shqipëria nuk mund të deklarohej fajtore. Megjithëse vendimi i marrë nga Gjykata e Hagës mbi fajin e Shqipërisë është një fakt real, edhe pse kanë kaluar mbi 64 vjet, ka vend dhe kohë për një rishikim të kësaj ngjarjeje.
Gjykata e Hagës, megjithese ishte në dijeni të ekzistencës së dokumenteve XCU, nuk insistoi për t'i bërë ato publike gjatë procesit. Një vendim i cili mund të kishte ndryshuar historinë. Megjithatë askush nuk mund të shkruajë më mirë mbi rëndësinë e implikimit të këtyre dokumenteve sesa vetë pala angleze, e cila nga Zyra e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, informon Qeverinë e Madhërisë së Tij, në një memo sekrete, ku shpjegohet se në këtë rast dorëzimi i këtyre dokumenteve nuk ka më rëndësi për aspektin ligjor të çështjes, por në këtë rast gjykohet reputacioni i Anglisë.
"Padyshim, thuhet në këtë memo, që ka dokumente të cilat janë kaq konfidenciale saqë shteti nuk mund t'i lejojë të dalin në drite. Por fatkeqësisht në këtë çështje këto dokumente janë ato pa të cilat provat janë të pamundura të diskutohen. Implikime të mëdha politike sigurisht që janë tashmë të mundshme.
Nuk mund të hidhet poshtë ideja se Gjykata do të refuzojë të marrë vendime pro kërkesave britanike, me mendimin se nuk mund të jetë e bindur mbi "kalimin paqësor" të anijeve britanike nëpërmjet Kanalit. Gjithashtu, nëse të dhenat e dala nga dokumentat XCU do të bëhen të ditura në vendet jo miqësore për ne, atëherë do të thuhet me plot gojën se çështja britanike - nëse ka fituar- nuk mundet të fitojë me atë që duket qartësisht se është mashtrim i Gjykatës. Po kështu, ne duhet ta kishim menduar se nëse dokumentet XCU do të dilnin në dritë, ose ajo pjesë ku thuhet se një bombardim për mbi një orë ishte planifikuar, me siguri që do të shokonte opinionin publik jashtë dhe brenda vendit. Po kështu XCU e bën të qartë se një aeroplanmbajtëse me një forcë luftarake në bord ishte e gatshme për të mbështetur operacionin, nëse do të kishte nevojë", përfundon memoja e Kryeprokurorit britanik.
TOP SEKRET
Ref: ADM 122704
No.0321/13 5 Tetor 1946 MEMORANDUM
MBI PERDORIMIN E KANALIT VERIOR TE KORFUZIT
Referencat Chart No. 206
Harta 1/100000 Greqi. Fat& Z2. KERKIRA
Harta 1/50000 Albania. Faqja 26 (iv) Saranda Fotografimet Ajrore
C.B 1806 (D) 11/43
Në 15 maj të 1946, kur une po i afrohesha Rrugëve të Korfuzit në Kanalin e Veriut, në formacion me Kryqëzoret H.M.S ORION dhe H.M.S SUPERB, ky skuadron u qëllua nga bateri bregdetare të paidentifikuara në bregun shqiptar, në afërsi të PORTO EDDA
(Sarandë)
2. Që nga ajo ditë, nëpërmjet kanaleve diplomatike, janë zhvilluar traktativa dhe Qeveria Shqiptare është informuar se Qeveria e Madhërisë së Tij insiston në të drejtën e përdorimit të Kanalit Verior të Korfuzit, për kalimin e Anijeve të Madhërisë së Tij, pa paralajmërimin paraprak të autoriteteve Shqiptare. Qeveria Shqiptare është informuar gjithashtu se, nëse anijet e Madhërisë së Tij do të qëllohen përsëri, atëherë do të hapet zjarr kundër baterive shqiptare.
3. Është marrë vendimi për të testuar reagimin e shqiptarëve ndaj notave diplomatike të dërguara, duke përdorur Kanalin e Veriut të Korfuzit në datën 22 Tetor 1946 për kalimin e Anijeve të Madhërisë së Tij MAURITIUS, LEANDER, SAUMAREZ dhe VOLAGE nga Korfuzi për në Argostoli. Anija H.M.S OCEAN do të jetë në prapavijë, nëse kërkohet mbështetje zbulimi nga ajri. Komandanti i Përgjithshëm i Mesdheut do të përshtasë programet e anijeve H.M.S LEANDER, OCEAN dhe RAIDER.
4. Qëllimi im është që të lundroj nga rrugët e Korfuzit, në pasditen e 22 Tetorit, me dy Kryqëzorë dhe dy destrojerë dhe të ndjek Rrugen MEDRI 18/34 nëpërmjet kanalit të veriut. Situata duhet të jetë në formacionin "gati për aksion", me armatimet gati për zjarr, por të gjitha armatimet duhet të jenë në pozicionin normal, të siguruara në pozicion, deri sa bateritë shqiptare të hapin zjarr. Numri i njerëzve në zona të ekspozuara duhet të reduktohet në minimumim e nevojshëm.
5. Dy avionë zbulues nga Anija H.M.S OCEAN do të fluturojnë dhe do të jenë në kontakt me radio me anijet e tjera, por këta avionë duhet të qëndrojnë larg territorit shqiptar apo ujërave territoriale, deri sa të urdhërohen për t'u afruar. H.M.OCEAN dhe RAIDER do të qëndrojne në perëndim të Korfuzit
6. Instruksione të tjera do të jepen mbi taktikat që do të ndiqen, nëse baterite shqiptare do të hapin zjarr, por informacioni i mëposhtëm po shpërndahet tani.
a) Fushat e Minuara
Zona ku anijet mund të operojnë është e kufizuar nga QBY 257 dhe 539. Të gjitha zonat e minuara në QBY 539 në jug, Latitude 39 gradë 49 minuta në veri por në pjesën veriore të kësaj QBY nuk duhet dhe nuk mund të hyhet. Kjo zonë të përdoret vetëm në rast emergjencash.
Mbi QBY 257, anijet mund të operojnë vetëm në pjesën e kufizuar nga këto linja:
SCOTENI, pika ne MERLERA 39 g 54min 6 sek Veri 19 gradë 51 min 3o sek Lindje 39 grade 49 min 36 sek Veri 19 grade 51 sek o Lindje. Fusha e minuar treguar në planin 1013 e C.B i8o6 (D) (1/43) në Gjirin e Sarandës të mos merret parasysh.
(b) Pozicionet e baterisë bregdetare dhe fotografimet ajrore
Gjatë kalimit në 15 Maj nuk mundëm të shikojmë bateritë bregdetare apo flakën e topave. U hap zjarr mbi anijet e Madhërisë së Tij, kur ato po ktheheshin në rrugën MEDRI në 18/34 të kursit jugor nga pika Denta dhe kjo vazhdoi deri sa anijet dolën jashtë zonës së goditjes, në shkëmbin MARCHETA. Kalibri i topave të përdorur besohet se nuk i kalon 4 inch. Janë ndërmarrë fotografime ajrore të të gjithë zonës. Pozicioni më i mundshëm i topave si dhe pikave të vrojtimit është si më poshtë:
MR 315795, 4 topa në pozicionin CD. Dy llogore mund të kenë topa të maskuar
MR 337795. Ka shenja të një aktiviteti të freskët, llogore etj, por nuk ka topa CD të dukshëm
MR 344800. Pozicion i mundshem L.A.A i një baterie
MR 304800 dhe 307797. Pozicion i zbrazët por ka llogore të dukshme ndoshta të sapohapura. Nuk ka topa të dukshëm. Nuk ka fortifikime.
MR 333763 Pozicion i një baterie CD i paokupuar. Nuk ka aktivitet. Pozicionet në (i) dhe (ii) duken si me të mundshmet.
Ky Memorandum është i klasifikuar TOP SEKRET dhe është esenciale që qëllimi ynë të mos i bëhet i ditur grekëve, veçanërisht në Korfuz. Oficerët në komandë, të cilëve u është drejtuar ky dokument, mund t'ia komunikojnë përbërjen e tij vetëm atyre oficerëve të cilët janë të nevojshëm për të planifikuar Operacionin dhe kur të jetë e nevojshme për të bërë përgatitje të mëtejshme, sugjerohet që ata duhet t'i maskojnë këto përgatitje si një hapje zjarri me të gjitha kalibrat gjatë kalimit për në Argostoli
H.R.G KINAHAN
KundërAdmiral
Komandant i Skuadronit të Parë të Kryqëzorëve
Dërguar:
Oficerëve në komandë të H.M.S MAURITIUS, LEANDER dhe OCEAN Kapitenit (D) të Flotiljes së Tretë të Destrojerëve
Kopje për:
Komandantin e Përgjithshëm të Mesdheut (në lundrim)
Komandantin e Përgjithshem të Mesdheut (Malta)
Ref: ADM 1 22704
Bashkangjitur No 1947/516/3/10 datë 1.Tetor.1948
TOP SEKRET
H.M.S MAURITIUS në Famagusta
13.Tetor.1946 NO, 0321/13 MEMORANDUM
XCU ONE -PLANI OPERACIONAL
(Memorandumi XCU i datës 5.Tetor.1946) Tab A
Lëvizjet paraprake
( a) Anijet pjesëmarrëse do të organizohen në tre grupe
Grupi I - H.M.S MAURITIUS dhe SAUMAREZ
Grupi II - H.M.S LEANDER dhe VOLAGE
Grupi III - H.M.S OCEAN dhe RAIDER
Grupi i parë dhe i dytë do të lënë rrugët e Korfuzit në pasditen e 22 Tetorit dhe do të drejtohen në veri të rrugës MEDRI 18/34 (b). Shpejtësia 10 nyje, intervali midis grupeve 2 milje. Skuadroni i Parë i KundërAdmiralit në komandë, do të informojë H.M.S OCEAN për kohën që do të lundrojë nga Korfuzi. H.M.S OCEAN do të lundrojë nga Githian, për të qenë në pozicion në jugperëndim të Korfuzit në atë kohë. Një avion zbulues për çdo kryqëzor do të jetë në fluturim, kur grupet I dhe II të lënë Korfuzin, por duhet të qëndrojnë të paktën 10 milje nga brigjet shqiptare, në zonat ndërmjet Ishullit MEHLERA dhe kepit Drasti, deri sa të urdhërohen për t'u afruar nga kundëradmirali i skuadronit të parë të kryqëzorëve
Pengesa
Theksohet se ne nuk mund të ndërmarrim asnjë aksion kundër baterive shqiptare, deri sa ata të mos kenë ndërmarrë akte provokuese kundër nesh. Çdo ndërmarrje duhet të kryhet për të evituar dëme tek pronat civile. Zjarri duhet të drejtohet larg fshatrave dhe procesi i distancave duhet të ndërmerret si "rrezik ndaj trupave", sikundër në fshatra.
Metoda
(a) Anijet
(a) A.F.C.T duhet të fillojë në afërsi të Shkembit BARKETA, por i gjithë armatimi duhet të qëndrojë në pozicionin normal të sigurimit, me përjashtim kur bateritë shqiptare hapin zjarr.
(b) Vrojtimi duhet të organizohet i tille që pozicionet e baterive shqiptare të jenë nën survejim të vazhdueshem deri në kalimin e kanalit
(c) Nëse bateritë shqiptare nuk ndërmarrin ndonjë aksion, grupi i I dhe i II do të kthehen në perëndim të Kepit të Qefalit dhe do të procedojë drejt Argostolit.
(d) Nëse Bateritë shqiptare hapin zjarr, grupi i I do të operojë në veri të QBY 539 dhe Lindje të QBY 257. Grupi i II do të operojë në Rrugët e MEDRIT 18/34 në Jug të Pikës Denta me përjashtim kur të kthehet. Kryqëzorët të hapin zjarr në pozicionet e baterive sapo t'i kenë identifikuar ato duke përdorur vëzhgimin me avion
(e) Destrojerët duhet të përgatiten të ndërmarrin bombardime sapo të urdhërohen për këtë gjë.
(f) Kryqëzorët duhet të operojnë radaret e tyre E.A nga koha e largimit nga Korfuzi, deri sa të urdhërohen nga kundëradmirali komandues i skuadronit të parë të kryqëzorëve
Aviacioni
Avionë vëzhgues duhet të ngrihen nga kryqëzorët, kur të urdhërohen nga kundëradmirali i skuadronit të parë të kryqëzorëve. Nëse topat kundërajrorë nuk janë drejtuar mbi ta, atëherë duhet të ndërmarrin mision vëzhgues mbi zonën KARANIE në lartësi të sigurtë.
Ka shumë mundësi që të ketë bateri kundërajrore në këtë zonë dhe prezenca e avionëve gjuajtës nuk mund të përjashtohet.
H.M.S OCEAN duhet të operojë në patrullim luftarak ajror, në afërsinë e zonës, gjatë të gjithë operacionit, deri sa forcat tona të jenë qartësisht jashtë brigjeve shqiptare
KOHËZGJATJA E OPERACIONIT
Nëse bateritë shqiptare hapin zjarr, shpresohet se aksioni kundërgoditës do të përfundojë brenda një ore.
IDENTIFIKIMI I POZICIONEVE
Pesë objektiva të njohura jepen në paragrafin 6 (b) të Memorandumit XCU (No 0321/13 të datës 5 tetor.1946)
Ato duhet të identifikohen me numra nga 1 deri në 5 të caktuara në atë paragraf. Objektiva të tjera do të identifikohen me ndarje
Komunikimi Avionét Vezhgues
Anijet Kodi i thirrjes Avioni Vezhgues Frekuecat
Mauritius King 1 Able 1 144 mo/s
Spare Abie 2 124 mo/s
Leander King 3 Abie 3 130 mo/s
Ocean Abie 0 TO tria frekuencat
Anijet janë të detyruara të vëzhgojnë valët e komunikimit të caktuara si dhe të vendosin komunikim me avionët, gjatë lundrimit të tyre ( paragraf 2 (a) )
Ndërkomunikimi
Valet e manovrimit janë si më poshtë
Grupi I - 72.5 mo/s
Grupi II - 65.34 mo/s
Grupi III - 65.74 mo/s
Mbikqyrja mbi këto valë duhet të urdhërohet nga Oficerët Madhorë të Grupeve
Oficerët Madhorë të Grupeve duhet të bëjnë roje në valët (4205 kc/s ËH/T).Vëzhgimi duhet të organizohet si dhe komunikimi të vendoset në o800H të 22.Tetorit.
Box
TOP SECRET
Valët Rezervë
Nëse komunikimi nuk vendoset në 08.00H të 22 tetorit në Valët e Flotës, ose nëse ky komunikim në valët e flotës nuk kryhet dot, Oficerët Madhorë të grupeve menjëherë të vëzhgojne valët rezervë në 230 kc/s
Zona e Mbulimit
Anijet duhet të lexojnë seritë e tyre të "M" ose "MD"
Komunikimi C.A.P
Kryqëzorët e grupit I dhe II duhet të vëzhgojnë 124 mo/s dhe të jenë në gatishmëri për të drejtuar gjuajtësit në C.A.P nga koha e lundrimit (shiko parag 2 (a) ) Thirrja identifikuese. Anijet të përdorin C.A.P e tyre ndaj avioneve sipas rregullit
Valët Ndërkomunikuese të Flotës Oficerët madhorë të Grupeve duhet të vëzhgojnë dhe të vendosin komunikimin në Valët ndërkomunikuese të Flotës në (4000 kc/s) gjatë lundrimit ( parag 2 (a) ).
Në 1000B të 22 Tetorit, Anija H.M.S Ocean do të ngrejë në fluturim një avion për të testuar frekuencat me Kryqëzorët në Korfuz.
H.R.G KINAHAN
KundërAdmiral
Komandant i Skuadronit të Parë Dërguar:

Komandantin e Përgjithshëm të Mesdheut (në lundrim) Komandantin e Përgjithshem të Mesdheut (Malta)
Unë dëshmoj se ky Dokument ka qenë gjatë të gjithe kohës në ruajtjen e Komandës së Pergjithshme të Stacionit të Mesdheut që nga koha e marrjes dhe nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje
Për Admiralin
Tetor.1946
---------------------------------------
p.s. Kjo ngjarje, eshte bere dhe sybjekt i nje Filmi te James Bond "For Your Eyes Only" te vitit 1981

***

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi