Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsimi:Njoftime

Shko poshtë

Arsimi:Njoftime Empty Arsimi:Njoftime

Mesazh nga Vizioner Tue Aug 10, 2010 8:34 pm

Studimet në Itali, vizat më 18 gusht. Ambasada: Një javë kohë

Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar parë Ambasadës Italiane në Tiranë për një të drejtë studimi në universitetet e vendit fqinj do të mësojnë nëse mund të vazhdojnë universitetin apo jo, më 18 gusht. Ambasada njofton se duke filluar nga kjo datë kandidatët, që janë nën administrimin e saj mund të tërheqin dokumentet në mënyrë që të vazhdojnë më tej procesin e konkurrimit në universitete italiane. Kandidatët do të kenë në dispozicion rreth një javë për të tërhequr dokumentet. Ambasada Italiane siguron se asnjë maturant shqiptar që ka aplikuar për një të drejtë studimi në Itali, nuk do të ketë pengesa për shkak të vonesës së vizës. Në këtë mënyrë të gjithë ata studentë që kanë aplikuar edhe në universitete shqiptare edhe në ato italiane do të mësojnë nëse do të studiojnë jashtë Shqipërisë. Në të kundërt për këta maturantë mbetet mundësia shkollimit në një nga universitetet shqiptare publike, sipas përzgjedhjes së bërë në formularin A2.

Ministria italiane për Arsimin, Universitetin dhe Kërkimin, përgjegjëse për pranimet e studentëve në universitete përtej Adriatikut, në faqen e saj elektronike ka botuar të gjitha datat e provimeve që studentë e huaj (përfshirë edhe ata shqiptarë) duhet të japin. Kështu kjo ministri njofton se më 1 shtator të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në vendin fqinj do t'i nënshtrohen provimit të njohjes së gjuhës italiane. Praktika italiane e pranimit në universitete është e ndarë në dy pjesë: pjesa më e madhe e fakulteteve pranon kërkesën e studentëve pa i futur në një provim testimi, vetëm duke pasur dëshminë e njohjes së gjuhës italiane, ndërsa pjesa tjetër, që ka të bëjë me formimin në lëndë shkencore, përveç njohjes së gjuhës italiane i teston kandidatët para se të pranojë kërkesën e tyre. Në këtë kontekst, më 2 shtator të gjithë ata që kanë zgjedhur për të studiuar në degën e mjekësisë do të japin provimin për pranimin në degët e mjekësisë dhe të kirurgjisë, kurse për ata që kanë preferuar stomatologjinë (Odontoiatri dhe Protezë dentare), data e testimit është 3 shtatori.

Maturantët që kanë zgjedhur mjekësinë veterinare do të përballen me provimin e pranimit më 6 shtator dhe më 7 shtator do të jepet provimi i pranimit për programin e studimit të arkitekturës. Brenda datës 28 gusht aplikantët duhet të kenë dorëzuar në përfaqësitë diplomatike kërkesën për ndjekjen e studimeve, ku duhet të kenë përcaktuar dhe profilin e degës. Më 23 tetor përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për të drejtë studimi në Itali për vitin akademik 2010-11.

krijoj


Edituar për herë të fundit nga Vizioner në Mon Aug 16, 2010 11:44 am, edituar 1 herë gjithsej
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arsimi:Njoftime Empty Re: Arsimi:Njoftime

Mesazh nga Vizioner Sun Aug 15, 2010 1:43 pm

Konvikti, tarifat që do paguajë një student, 5 mijë lek më shumë se vjet

Regjistrimi në konvikt për studentët nga rrethet do të nis fill pas publikimit të fituesve të fituesve në universitet, për vitin akademik 2010-2011. Për këtë vit në qytezën e studentëve do të ketë një sërë ndryshimesh. Ndryshimi i parë ka të bëjë me tarifën që një student duhet të paguajë, për të siguruar fjetjen për 10 muajt që do të ndjekë studimet.

Për këtë vit kjo tarifë është vendosur të jetë 40 mijë lek, 5 mijë lek më shumë se një vit më parë. Ata studentë që janë në vitin e tretë apo edhe me tej, ndoshta do ta ndjejnë më shumë këtë rritje të pagesës pasi për një periudhë kohore dy vjeçare u është dashur të paguajnë 10 mijë lek më shumë, për të njëjtin krevat. Sipas drejtori të Qytetit Studenti Bujar Brovina, kjo rritje e vogël e tarifës nuk është bërë në mënyrë arbitrare, por ka ardhur si pasojë e rritje të çmimeve të dy shërbimeve që u ofrohen pa pagesë studentëve, energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Këtë vit drejtuesi i qendrës konviktore më të madhe në vend, tha se do të akomodohen në QS, 6300 studentë nga të cilët, 1300 për herë të parë. Studentët do të akomodohen në 26 bujtina, nga të cilat 17 do të jenë për studentet femra, ndërsa 12 për ata meshkuj. Ashtu si edhe vitin e kaluar, studentët do të kenë mundësi të regjistrohen on-line në faqen elektronike të Qytetit Studenti, ku do të gjejnë të gjitha të dhënat për dhomën dhe godinën ku do të strehohen për vitin akademik 2010-2011. Edhe këtë vit, sqaron Brovina në dhomë nuk do të lejohen të akomodohen më shumë se tre persona.

Interneti
Në faqen elektronike të Qytetit Studenti lajmërohet edhe një shërbim i ri, interneti në dhomë. Por duke qenë së vendosja e këtij shërbimi ka një kosto të madhe, të cilën nuk mund ta mbulojë as vlera prej 3 mijë lekësh në muaj që u vendos paraprakisht për këtë shërbim. Drejtoria e QS-së ka gjetur një tjetër zgjidhje. Veç sallave të studimit tashmë në çdo bujtinë do të ketë edhe një qendër interneti. "Do të jetë një sallë e vendosur brenda ambienteve të godinës, çmimet e së cilës do të jenë më ekonomike sesa ato të qendrave të internetit përreth. Një orë në sallën e internetit, në bujtinë do të kushtojë vetëm 30 lek", shpjegon Brovina. Por kjo zhvendosje e internetit nga dhoma në një ambient më publik në bujtinë do të ketë të mirat e saj. Sipas Drejtorit të QS, këto salla studimi do të vihen në funksionin nga operatorë privatë të cilët do të kenë si kusht të detyrueshëm punësimin e studentëve, në këtë mënyrë ata studentë të cilët kanë nevojë për lek nuk do tu duhet të kërkojnë punë larg vendit ku jetojnë. Veç kësaj Brovina thekson se hapja e qendrave të internetit brenda bujtinave, është një hap më tej në sigurinë e studentëve, të cilët mund të qëndrojnë aty edhe gjatë natës pa qenë nevoja të dalin jashtë bujtinës.

Dokumentet
Dokumentacioni për të gjithë studentët për regjistrim e strehim, përfshin një certifikatë personale, 3 fotografi, një vërtetim nga fakulteti ku studion, si dhe një raport mjekësor. Studentët e vitit të parë, do të paguajnë pagesën e qirasë së strehimit pranë bujtinës përkatëse. Ata do t'i kryejnë veprimet në prani të inspektorëve të regjistrimit dhe financës së Qytetit Studenti. Ndryshe do të veprohet me studentët e viteve të dyta, të treta dhe të katërta. Këta studentë, do ta derdhin pagesën në një llogari bankare, e cila do të publikohet në vazhdim. Këtë vit qytetit studenti do të ketë edhe dy bujtina më shumë për të mikpritur qytetarët e tij. Drejtori Brovina e shpjegon shtimin e bujtinave për studentet femra, me rritjen e kërkesave për regjistrim nga ana e tyre.

Dokumentet për regjistrim
Certifikatë personale ose kopje e kartës së identitetit ( e noterizuar)
Raport Mjekësor
3 fotografi
1 vërtetim nga fakulteti ku studion
Për shërbime mjekësore, kartela mjekësore.
Mandat Pagesën

Tarifat në Qytetin Studenti
Dhoma 40 000 lekë (tarifë vjetore)
Minilavanteria 130-150 lekë (Një larje)
Mensa 10 % më lirë se në privat
Shërbim Privat
Stomatologjia / Farmacia





Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi