Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ca vargje nga unë,e panjohura!

4 posters

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Tue Jul 06, 2010 1:37 pm

----Kerkoj----

Kerkoj syt e mije
Qe dikur benin drite
Me kan humb te shkretit
I kerkoj nate e dite!

Ata sy qe i kerkoj sot
Nuk i gjeje askund
I gjej do sy te perlotur
Dhe nje vuajtje pa fund!

Edhe syt e tu kerkoj
Athua te eshte thare ai lot
U ndam te perlotur zemer
Me kujtohet sikur sot!

E dij qe atje ku je
Loti nuk te lejohet
Ndoshta kur mbi varr te qaj une
Dheu mbi Ty te rendohet!

Me fale nese te trazoj
Por nuk po mund te ndalem
Kur kam mall ne shpirt
Tek varri vij e c'mallem!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Tue Jul 06, 2010 1:38 pm

----Nëse...-----
Nëse nuk kam arom freskie
Mos u deshpro,freski nuk me mbet
Diten qe ike nga une moj zemer
Ajo bashk me ty u trete!

Nese me shef te vyshkur
Pajtohu,ndryshe nuk kam mundesi
Edhe zemren e kam te ndryshkur
Nga dita qe ike Ti!

Mos me mbaj mend te perlotur
Me kujto te lumtur lozonjare
Keshtu do mbetem,aktore
Ne kete bote genjeshtare!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Tue Jul 06, 2010 1:39 pm

Sot kerkoja...


Sot kerkoja diçka qe humba dikur moti
Kerkoja ato pak dite te lumtura qe kisha dikur
Diçka me tha : Mos kerko ! S'do t' i keni - kurrë!

- Kerkon te pamunduren! Peshperiste zëri ngadalë !
Une e lodhur kerkoja atë qe e humba kahmot,
Mendova se e humbura kthehet,kur une të derdh lot!

Atje tek vendtakimi yne,sa shpesh ndaloj e perlotur.
Ulem e tretur ne mendime, per ditet tona qe i kaluam
Ike! Humbe dhe u trete! Ate dite koha dhe ora ndaluan!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Tue Jul 06, 2010 1:40 pm

------Nënës sime!-----

E përvuajtura ime
Më e shtrenëjta në botë
A të erdhi vështirë
Kur ike,e na le me lot?

A të pushuan dhëmbjet
Që ta shkatrruan jetën
Apo ende rrënkon për ne
Për Ty,gjithmonë të vegjel mbetëm!

Buzëthara ime Nënë
Të ndijm që të kemi pran
Edhe që nuk je mes nesh
Zemrën këndej e ke lënë!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Tue Jul 06, 2010 1:42 pm


UNË DHE LOTI


Nuk e di si më ra në dorë,
një fletë e ditarit të vjetër !
E grisur në shumë vende,
me vlerë ishte ajo letër!

U gëzova atë çast unë,
kisha shkruar në atë mënyrë !
E lexoja në heshtje, rikujtova çastet,
e lotët ,më rridhnin në fytyrë!

Nga malli e dashuria u zgjova,
një ndjesi më përshkoi pa fund !
Nga përmbajtja e saj kujtova -
pse tani nuk jam askund ? !!

Isha unë ajo vasha lumturake
ishte një kohë e shkuar - moti !
Me ndejsi ëndërrash - gëzime miturake,
mbeti kujtimi :Une dhe loti!

e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Tue Jul 06, 2010 1:43 pm


Nuk po mund te shkruaj
As te mendoj asgje
Loti po me rrjedhe
S'po mund te qaj me ze!

Po pikon mbi faqe ngadal
Pa e pengua askush
Syt me mjegullohen
Shpirti me digjet prush!

Zemra eshte e lodhur
Shum ngadal degjohet
Athua deri kur e shkreta
Ne heshtje do coptohet!?
----------------------------
----E humba rrugen----

Ne pike te dites
e humba rrugen
Syt m'u erresuan
kerkonin dicka

E dija....

Por at qe kerkonin
nuk do ta gjejn kurr!
Ndalova hapin
u mbeshteta per mur

Cfar kerkon???

Nuk u pergjigja dot
zemra nuk degjon
Ajo vazhdoj me kerkimin
e une vazhdova me lot!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:01 pm



........Pa titull----


Jeta eshte hije,
Qe e verejm ne cdo hap
Sa me pak na mbetet
Hija vije duke u zgjat!

Jeta eshte permbledhje tregimesh
E krijuar nga kujtimet qe mbajm ne zemer
E cila ne fund mbaron me nje fjale
Nje varr,mbi te i shkruar nje emer!

Jeta eshte poezi,
Qe gjithmone vezullon
Poezi qe lexohet
Jeta me dhembje mbaron!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:03 pm

----Nuk e meritova...----


Nuk e meritova perbuzjen nga jeta
Isha shum e re per kto ballafaqime
Nuk dije se ku gabova me Ty
Qe me fute ne dhembje e rrenkime!

I qaja vuajtjet e huaja, kur i degjoja
Te tjeret kur m'i tregonin ndojhere
Nuk pritja te me ndodhin kurr mua
Zemer thyer,e vuajtur mbeta perhere!

Sa e shkurt lumturia,nuk zgjati
Sa hapa dhe mbylla syt
Cdo gje u shua,ky ishte fati
Kjo vuajtje sa ngadal me mbyt!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:04 pm

---Mos me quani.......

Mos më quani të marrë
Pasi e marrë nuk jamë
Më quani të pafatë,më mungon,
Vetëm atë nuk e kam!

Mos më quani e pa-zemër
Zemër gjërë isha shum
Edhe tani kur jamë e vuajtur
Mundohem të jamë Unë!

Mos më quani te ligë
E ligë s'u tregova kurr
Edhe kur zemra më coptohet
Kokëlart jetoj si dikur!

E urtë,e butë mundohem
Të tregohem ndaj gjithkujt
Edhe atëherë kur me lëndojn
Në heshtje e kaloj,duke vuajt!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:06 pm



----Prind te dashur!----


Kam shum brenge te madhe
S'e dije a me keni kuptua
Kur kisha flake ne zemer
Athua Ju kam lendua?

U mundoja ta fsheh dhembjen
Qe ne shpirt me pervlonte
S'doja te ju merzis kurr
Por loti me tradhetonte!

E dije qe shum gaboja
E perlotur ditenata me kalonte
Babi,Nene,me falni,sduroja
Ky lot tradhetar s'me degjonte!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:07 pm



----Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё ......----


Jo jo nuk me pave lotin
As denesjet nuk mi degjove
Doja te qaj e heshtur
As hapat nuk mi degjove
E zbathur isha
Nuk doja te te zgjoj
Nga ai ,,gjum''
Ne heshtje doja
te qaj deri atehere
Kur ditenata te kaloj
Kurr nuk do m'i shohesh lotet
As te buzqeshur
As te vuajtur nuk do me shohesh
Nga atje nuk ke mundesi
As thinjat kur te me dalin
As rrudhat ftyren kur te ma mbulojn
Ti nuk do i shofesh
Te tjeret nuk te tregojn!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:08 pm

----Bora-----

Bora mbylli rruget,mbeta te shiqoj nga largesija
Ferfellaza qe fryen me shpejtesi te madhe
Te merdhin,por quditrisht nuk ngriu ndjenjat e mija!

Ashtu si dikur,me duket qe te kam ketu pran
Mallengjimi eshte si dje si sot si gjithmone
Te dashta dhe do te dua,per sa jete qe kam!

E ti bore vazhdo e bjere,por rruget mos mi mbyll
Nese kjo rruge me ndalohet,te t'vij ne vizite
Dije qe do mbetem,si nje e humbur ne pyll!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:08 pm

------Per Ty!-----

Me shkronja te zeza sot shkrova
As nje ngjyre nuk me shkoj per shtat
Si te shkruaj ndryshe zemra ime
Kur e dij qe dheun e ke shtrat!

Sdi a te mbeshtetem ne jastek
A te mbeshtes koken ne mur
E dij qe nen koken tende zemer
S'ke jastek,por vetem nje cop gur!

Mbi dheun qe te ka mbulua
Duart i mbeshteta ngadal
Drejtova syt tek fotoja,mu duk e perlotur
Sa veshtir,por duhet te beje ball!

Jame e fort une te betohem
Vetem ktu ndihem e ligeshtuar
Kur te kethej ne shtepi
Aktroj,kinse me humbje jame pajtuar!

Nuk u pajtova kurr,qe t'humba per jete
E fort qendrova dhe qendroj ballhapur
Ani qe me ty e humba gjysmen e vetevetes
Me vehte shpesh them:Ah vdekje e pangopur!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:10 pm

----Jetë!----


Nuk të themë Lamtumirë,nuk dua
Edhe që kam vuajtje në shpirt
Jeta eshte vyrtyt,do e jetoj
Njashtu si më është servua!

Herë e përlotur,herë e ,,gëzuar''
Nuk zgjodha unë këtë mënyrë të Jetës
Do të bëhem e fort,si shkëmb i kalas
Kurajo do t'i japi vetëvetes!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:12 pm

----Diell pranvere----




Sa te veshtire e kam
Diellit t'ia leshoj syt
S'ju ngroh Ju ne varre
Mua po me mbyt!

Nuk ma ngroh kete zemer
Qe eshte ngrir ka mot
Diell,shum me merzite
Sa shum qava sot!

Lulet qe kane lulezua
Me shtojn nostalgji
Me kujtohet zemer
Kur i shiqonim me dashuri!

Tani me duken ndryshe
Edhe ngjyren e kan ndrrua
Sigurish e ndiejn edhe ato
Qe nuk je më me mua..
[b]
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jul 07, 2010 4:13 pm

----O jete!-----Pasthirrme, mu bere!

Cdo dite e me e veshtire
Po me duket jeta ime
Me duket qe u bera pasthirme
Of-shamat me jane bere mendime!

Nje klithm-thirrje per Babin
Qe me la kur m'u dasht aq shum
Tjetra per Nenen e shtrenjt
Oh!zemra e shkret sa vuan

Nje Of!per Engjellushen time
Qe kurr nuk do ndaloj
Per te gjithe nga nje klithm
Jeta ne pasthirrme me kaloi!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Thu Jul 08, 2010 4:51 pm

Urime ditëlindja Engjëllushë!----5-04.......


Jo nuk e harrova
Ditëdatën shpirti imë
Vetëveten e mashtrova
U mundova me vetëngushllim

Mimozat mbi varr ti solla
Lotët më rridhnin krua
Teksti më mungonte
S'dija cka me t'urua!

Cfar të t'uroj nëna
Mbi dhe që t'mbuloj
Asgjë përveq lotit
Nuk po mund t'dhuroj!

Tani zemra e nënës
E perqafoj këtë gur
Nëse m'i dëgjon dënesjet
Ato po të thonë:Nuk të harroj kurr!

Rose

-------------------------------

Neser......

Do te zgjohesha heret
Ne shkolle te t'percjell
Por...ne vend te librave
Lule mbi varr do te sjell!

Shkollen ku do shkoje
Do ta shiqoj me mall
Me sy te perlotur do te kujtoj
Deri sa te jame e gjalle!

Cfar te t'them tek varri?
Dhembja zemren m'copton
Edhe shiu qe bie rreke
Bashk me mua loton!

Zhurma femijesh,me vijn ne vesh
Prinder te gezuar,plot hare
Mundohem falco te buzqesh
Por mendjen e kam ne varre[/i][/b]
Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 0
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga zeshkane Sun Sep 05, 2010 11:12 am

e panjohura shkruajti:Neser......

Do te zgjohesha heret
Ne shkolle te t'percjell
Por...ne vend te librave
Lule mbi varr do te sjell!

Shkollen ku do shkoje
Do ta shiqoj me mall
Me sy te perlotur do te kujtoj
Deri sa te jame e gjalle!

Cfar te t'them tek varri?
Dhembja zemren m'copton
Edhe shiu qe bie rreke
Bashk me mua loton!

Zhurma femijesh,me vijn ne vesh
Prinder te gezuar,plot hare
Mundohem falco te buzqesh
Por mendjen e kam ne varre

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 0

Sad Sad Sad Sad Sad
zeshkane
zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jan 05, 2011 1:22 pm

Pse?

Nuk te erdha ne vizite
Forca me mungoj
Shum isha merzite
Me dimrin smund t'luftoj!

Bora m'i mbylli rruget
Qe me shpienin te Ti
U mundova te vije
S'ja dola asesi....

Mbeta e perlotur
Me zemer te thyer
Athua mos mendove
Qe shpinen ta kam kthyer??

Edhe po te vija
Cfar do shihja mi zemer?
Nje varr te mbuluar me bore
Mbi gur te gdhendur nje Emer!


As dheun s'do mund ta prekja
Do me pelciste kjo zemer!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Wed Jan 05, 2011 1:22 pm

Engjëllushë!

Çdo vit t'blej dhuratën
S'kam si ta dërgoj
Kur marr t'shkruaj adresën
Më kthehet,se e gaboj...

Do i mbledhi të gjitha
Dua t'i mbajë kujtim
Kur të jamë e mërzitur
Me to gjejë ngushllim..

Në këtë vit mi zemër
Kukullat s'të shkojn shum
Do ishe më e rritur
Dhuratë ke një parfum...

Kur t'shpërndajm dhuratat
E të kaloj viti i vjetër
Prap aty pran bredhit
Mbetet një dhuratë më tepër...
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Mon Jan 10, 2011 10:04 am

Kot sa jetoj


Për shpirtin tënd po shkruaj vargje,
O Engjëll drite,ku më le?!
Rri e brengosur në këto pragje
Dhe pika e lotit grryen dhe.

S'gëzoj dot' festë,nuk më qesh buza,
Ty të kujtoj çdo çast e ditë.
Për ty më vjen si ëndërr muza
Atje më prit,o shpirt më pritë.

Çfar po tret dheu?!..S'paska mëshirë...
Çfar mban mbi tok- s'po e kuptoj!
Të vi tek ty më ardhka mirë,
Të rri e gjallë,kot sa jetoj...
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga e panjohura Sun Jan 30, 2011 3:56 am

e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ca vargje nga unë,e panjohura! - Faqe 5 Empty Re: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi