Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leter e hapur!

2 posters

Shko poshtë

Leter e hapur! Empty Leter e hapur!

Mesazh nga Vizioner Thu May 06, 2010 6:50 pm

Kush je ti Sali Berisha?

Sali Berisha, jam Mimoza Boçari dhe po të drejtohem me këtë letër të hapur, ku të kërkoj përgjigje të hapur. Që prej 4 ditësh ndodhem në grevën e urisë poshtë dritares tënde. Që prej 4 ditësh të kërkoj llogari ty dhe qeverisë tënde për një padrejtësi të madhe që i bën familjes sime, duke i mohuar që prej 18-vjetësh të drejtën e pronës së saj.


E drejta e pronës është e drejtë njerëzore për çdo shoqëri demokratike, e sanksionuar me kushtetutë. Të gjithë njerëzit e kësaj toke të lirë kanë të drejtë të kenë një shtëpi, një copë tokë pronë të tyre. Kjo pasuri, thotë kushtetuta jonë demokratike, mund të blihet, trashëgohet, dhurohet. Familja ime e ka trashëguar prej shumë brezash pasurinë e saj, që ia mori sistemi komunist në vitet 1947-1949-të.


Familja ime mbijetoi se më shumë se anën materiale dashuronte idealet e shoqërisë së lirë, që besuam se erdhi në vitet '90-të, kur qeveria jote tha se pronat e grabitura nga sistemi komunist do t'u ktheheshin pronarëve. Si qytetarë me kulturë ju drejtuam institucioneve përkatëse, duke paraqitur dokumentacionin ligjor të rregullt.


Dhe këtu fillon tragjedia jonë. Se nuk pranuam ryshfetin dhe i thamë ndal korrupsionit kemi 18 vjet që rropatemi në shkallët e institucioneve të shtetit tënd, ku sundon korrupsioni, paaftësia, mizoria.


Zyrtarët e tu të presin me buzëqeshje, por nuk bëjnë asgjë. Disa janë të dobët për të vepruar se mungon vullneti politik, disa janë familjarë të politikanëve dhe të grabisin pa ju dredhur qerpiku. Shumë prej tyre i ke dënuar për korrupsion, por vendimet e tyre i ke lënë në fuqi dhe asnjë prej tyre nuk i është dhënë ligjit.


Orientimi yt, të mos kthehen pronat e mëdha. Qëllimi yt, të zhdukësh pronarin e vërtetë, identitetin e tij dhe ai final, ORIGJINËN e shqiptarit.
Ligjet e pronave janë bërë 1 që t'i jep dhe 10 që t'i pengojnë.
Duke marrë për bazë vetëm pronën tonë kemi të bëjmë vetëm me shkelje ligjore. Po t'i numëroj:


1. Aplikim i gabuar i Ligjit 7501, zbatuar në vitin 1996, që nuk zbatohet për zonat turistike, bregdetare, truall siç është prona jonë e shpallur në 1993.
2. Moszbatim i vendimit të Gjykatës së Lartë, marrë në vitin 2003.
3. Moszbatim i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, marrë në vitin 2007.
4. Shkelje mbi 100 herë e afatit kohor, 45 ditor të miratuar për t'i dhënë përgjigje çdo vendimi të marrë.


T'u drejtova në televizor dhe po të pyes përsëri, përse në rastin e Kutive vendimi i gjykatës është i paprekshëm dhe në rastin tonë vendimi i DY GJYKATAVE është i papërfillshëm?? Sali ke humbur realitetin, kujton se njerëzit janë budallenj, por gabohesh rëndë.


Pasi pezullove për 9 muaj aktivitetin e Komisionit të kthimit të pronave, Qeveria jote u dha pronarëve shuplakën e fundit. Sikur të mos ishin të mjaftueshëm 20 vjet tortura në shkallet e institucioneve Saliniane të kthimit dhe kompensimit të pronave ku aplikohen vetëm direktivat e Ramiz Alisë në Katovicë.


Saliu shton së fundi: Fshatarët e zonave bregdetare që kanë marrë tokë bujqësore në përdorim (d.m.th., për të vjelë ullinjtë e agrumet) për shkak se këto zona kanë qenë ferma bujqësore, nuk kanë pasur mundësi të ndërtojnë, prandaj ai do t'u japë 700 m² tokë të bëjnë Turizëm.
Sali Berisha, ky ligj i turpshëm antikushtetues si e gjithë vepra jote deri më sot.


Ti vjedh pronat e shqiptarëve në emër të ligjit, që për fatkeqësinë më të madhe aprovohet edhe nga Presidenti demokrat që, pasi i mori pronat e tija, firmos dhe ligjëron vjedhjen e të tjerëve.
Ata që kanë punuar në ferma bujqësore janë paguar për atë punë që kanë bërë si gjithë punonjësit e tjerë.


Toka bujqësore, o malësor nuk shkatërrohet për të ndërtuar, e harrove zotimin që more pak kohë më parë për ullinjtë që do të mbillje, ti po i shkul edhe këta që janë. Turizmi organizohet dhe ndërtohet me plane të studiuara dhe jo nga fshatarët e fermave që s'kanë bukë të hanë. Ata ose do t'ua shesin bosëve të rinj të drogës dhe gomoneve, ose fëmijëve të tu kaq aktiv në zonat turistike.


Ti jo vetëm që vjedh pronarin që ke 20 vjet që e sfilit duke mos e kthyer pronën, por dhe ia dhuron një personi pa asnjë titull pronësie, vetëm se ata paskan punuar, mbase edhe vetëm 1 ditë në ferma që kanë 20 vjet që janë shkrirë.
Sali, sipas logjikës tënde, të gjithëve ne duhet të na japësh nga një certifikate toke, se jemi lindur në Shqipëri.


Pra, o popull, ligji i ri Salinian na bën të gjithë aksionerë të vendeve tona të punës, sepse punojmë aty, do marrim certifikata të shtëpive me qira, sepse jetojmë aty.


Një plakë vlonjate në shkallët e hipotekës tha një ditë: nga gjithë të liqtë që kemi provuar deri më sot, Enveri ishte më i miri.
Sali Berisha këto fenomene që po të shkruaj unë nuk mund të ndodhin në asnjë qeveri demokratike.


Çdo kryeministër tjetër i një vendi demokratik, ku shkelet kaq shumë ligji, do të kishte dhënë dorëheqjen. Por, ti ke probleme të rënda në këtë pikë zotëri. Ti akoma nuk ke kuptuar se Shteti që ke krijuar ti është diktaturë dhe jo demokraci.


Apeli im është: hiq dorë nga dëliret e tua të Shqipërisë tënde, qeverise tëende dhe lëre këtë popull, që po i merr frymën që prej 20-vitesh, të lirë në rrugën e vërtetë të demokracisë dhe të rindërtimit të tij.


I bëj thirrje këtij populli të lodhur, të shpërfytyruar nga virtytet e tij sociale nën qeverisjen 20-vjeçare postkomuniste, të mbledhë forcat dhe të reagojë.


Tani jemi të bindur se e fundit që mund të bëjmë është të flasim me Saliun dhe Qeverinë e tij hajdute. Tani detyra e çdo qytetari, e çdo patrioti, e çdo njeriu që do veten dhe të ardhmen e tij është të pyesë veten e tij ç'po bëhet me të dhe të kuptojë realitetin ku jeton. Ky realitet quhet shkatërrim i identitetit, vlerave morale, shtetit, kombit, të ardhmes.


Mjafton të kujtojmë famëkeqet firma piramidale, ku Sali Berisha siguroi Europën botërisht se paratë e popullit tim janë para të pastra, para gjaku.


Dhe populli i pagoi me gjak... Përgjegjësit që i lanë të lulëzojnë këto firma nuk u ndëshkuan asnjëherë. Përgjegjësit e anarkisë së dhunshme të 1996-1997-ës nuk dolën asnjëherë, viktima përsëri populli. Populli që vuan për bukën e gojës, rroga mujore mjafton vetëm për të paguar elektrikun, tender që vidhen, lypsarë që mbushin rrugët, tunele që përpin buxhetin vjetor të shtetit, fshatra të braktisura pa shërbim shëndetësor dhe shkolla, vetëvrasje për shkak të varfërisë, Gërdeci, minatorët e mbetur minierave.


Fatkeqësisht, kjo masë që quhet Popull, harron çfarë i kanë bërë dhe shkon voton përsëri për politikanët dhe sot është kthyer në skllave të politikanëve se punësimi është partiak dhe për të marrë ose mbajtur një vend pune, sot duhet të paguash haraç dhe ai është i lartë.


Por, gabohem, Saliu s'ka më nevojë për votën e popullit, ai atë e manipulon prej vitesh vetë. Keni dëgjuar ndonjë lider që thotë: Partia ime, Qeveria ime, Shqipëria ime, dhe ka të drejtë, tani janë të gjitha të Saliut. Kuvendin e zgjedh Saliu, Qeverinë e zgjedh Saliu, vendimet i merr Saliu. Bile, ai ka fuqi mbi Kushtetutën, që është e paprekshme.


Pse jo? Kush ka fuqi për t'i kërkuar atij llogari? Ai ka të drejtë të na shajë, të na vrasë, të na vjedhë, të na prishi shtëpitë, të na marrë pronat e trashëguara, duke u tallur me ne në mënyrën më monstruoze.


Sali, jam kolegia jote, banoj prej 4-ditësh poshtë dritares së zyrës tënde, dil dhe më shiko.
Ke 18 vjet që i ke hequr familjes sime të drejtën të gëzojë pronën e saj të trashëguar, duke e detyruar të jetojë me rrogat e pensionistëve të varfër, të rrënuar nga zhgënjimi.


Kemi 18 vjet që investojmë energjitë dhe financat tona për t'i marrë këto prona. Kam 2 vjet që kam braktisur fëmijët dhe punën time, dhe duroj përdhosjen e dinjitetit në të gjitha institucionet e tua që tallen me të drejtat njerëzore.

Në pritje të përgjigjes Mimoza Boçari

************
Autorja eshte mjeke kirurge, greviste e urise ne Tirane
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter e hapur! Empty Re: Leter e hapur!

Mesazh nga Lilly Thu May 06, 2010 7:26 pm

Ah cja paska qendisur mire,i lumte dora por fatkeqesisht do bjere ne vesh te shurdher edhe letra e kesaj mjerane,ndoshta si e shume hallexhinjve te tjere.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi