Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sheshi i Tiranes-Plani Belg

Shko poshtë

Sheshi i Tiranes-Plani Belg Empty Sheshi i Tiranes-Plani Belg

Mesazh nga Sennia Tue Apr 13, 2010 6:36 pm

Sheshi i Tiranes-Plani Belg 014_0



Qendra e Tiranes do te jete vetem per kembesore, bicikleta dhe parking, kurse te gjitha zonat e tjera do te kene sherbimin e transportit urban. Sipas masterplanit me te fundit te publikuar nga bashkia e Tiranes, dokumenti i ri do te orientoje trafikun dhe levizshmerine ne te ardhmen per kryeqytetin.
Me shume prioritet transportit publik dhe levizjes me bicikleta eshte thelbi i masterplanit te transportit, qe do te jetesohet ne vitet ne vazhdim. "Filozofia e levizjes me transport publik dhe bicikleta, u percua ne kete dokument me klasifikimin e rrjetit rrugor dhe shperndarjen e rrugeve per cdo perdorues.

Kjo duke filluar me korsite e rezervuara te transportit publik, korsite e bicikletave, levizjen kembesore te sigurt dhe ne fund trafikun e mjeteve private", thuhet ne dokumentin shoqerues te masterplanit per transportin urban. Pervec te tjerave, ne kete masterplan parashikohet te kete terminale hekurudhash dhe autobusesh, nderkohe qe nje hapesire te madhe do t'i jepet edhe zonave "park&ride", zonat kembesore, referencat per qendren e kontrollit te trafikut urban si dhe parkimet ne qytet.

Shnderrimi

Rregullorja paraqet me detaje se c'duhet bere me sheshin "Skenderbej", objektet monumentale te saj si dhe risite. Keshtu, duket se "shnderrimit te madh", do t'i mbijetojne vetem ato qe perbejne vlera historike dhe monumentale, ndersa pjesa tjeter do te shnderrohet, duke synuar keshtu, kthimin e qendres ne qender metropolitane. "Tirana kembesore", eshte ndoshta togfjaleshi qe nenkupton kryefjalen e te gjithe projektit per qendren e Tiranes. Plani ka percaktuar se do te hapen rruge per kembesore ne "zemer" te blloqeve, duke u nisur nga rrugicat ekzistuese, publike apo private, ose duke shfrytezuar disa hapesira te lira ndertimesh. "Pjeset kembesore do te nxirren ne pah edhe ne brendesi te hapesirave te gjelberuara, duke qene se ato do te pershkohen nga kalime te vogla, te cilat do te kalojne edhe permes ndertesave ekzistuese", parashikohet ne planin per qendren e Tiranes, duke shtuar se nje gje e tille lejon nje liri me te madhe te levizjes dhe nje larmi te konsiderueshme te pamjeve, qe i ofrohen syrit te kembesorit.

Monumentet

Ruajtja e vlerave monumentale do te jete pika e pare qe do te zbatohet. Kur disa studio arkitektonike dhane kete keshille, kishin ndermend eksperiencat e shnderrimeve te medha edhe ne kryeqytetet prej nga vinin, por duke pasur nje lajtmotiv: "Ruajtjen e identitetit dhe trashegimise kulturore". Sipas rregullores se studimeve urbanistike per qendren, kjo mbrojtje eshte e nevojshme per te ruajtur trashegimine historike dhe arkitektonike te Tiranes. Eshte hartuar tashme dhe eshte pjese e studimit, nje liste ndertesash te trashegimise, ndertesa qe duhen ruajtur, e cila eshte pjese integrale e kesaj rregulloreje. Por ruajtja e ketyre vlerave ka lene pergjysme Unazen e vogel e cila nuk ka mbyllur arterien e saj te fundit, qe eshte pikerisht pjesa ku eshte zbuluar Kalaja e Tiranes.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sheshi i Tiranes-Plani Belg Empty Re: Sheshi i Tiranes-Plani Belg

Mesazh nga Sennia Tue Apr 13, 2010 6:57 pm

Kjo mund te shihni videon ne te cilen jepet intervista me arkiteketet e studios belge.



http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=1488#
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi