Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syri i memories...

2 posters

Shko poshtë

Syri i memories... Empty Syri i memories...

Mesazh nga darwini Sat Mar 27, 2010 11:30 am

.....................................................00000000000000.........................................................

Shpesh herë gjejme vehten të përhumbur, dikush na flet ne nuk e dëgjojme, dikush kalon përpara syve, ne se shohim. Kjo besoj ju ndodh të gjithëve në raste të caktuara. Prandaj, mund edhe të themi që ne nuk dëgjojmë me veshë, ne nuk shikojmë me sy-këto organe funksionojnë vetëm si ndihmës. Truri mbetet mbret i trupit tonë.

Aq i komplikuar e aq misterioz.(TRURI)

Këtu dua të ndërlidhem me të ashtuquajturin Syri i Tretë apo Syri i Brendshëm, një koncept mistik dhe esoterik i cili i referohet Chakras të traditave shpirtërore lindore dhe perëndimore. Flitet se Syri i tretë është një portë e cila të drejton në brendësinë e sferave me te larta te vetedijes.

Syri i memories simbolizon një gjendje të ndritjes ose të ndjelljes së imazheve mendore të cilat kanë rëndësi të thellë shpirtërore personale dhe psikologjike. Syri i tretë zakonisht lidhet me vizionet, mprehtësinë, njohjet paraprake dhe përvojat jashtë-trupit. Njerëzit të cilët kanë të zhvilluar kapacitetin për të përdorur Syrin e tretë, zakonisht janë të njohur si parashikues.

Traditat mistike dhe shkollat esoterike e llogarisnin si një urë lidhëse në mes botës fizike dhe asaj shpirtërore. Dhe konsiderohej si burimi më i lartë dhe më i fuqishëm i energjive etherale të trupit të njeriut, e cila ka rëndësinë e saj të veçantë për inicimin e fuqive mbinatyrore si dhe për zhvilimin e talentit.

Pra trupi i njeriut ka një sy tjetër i cili në fakt është gjëndra pineale, e cila mendohet se ka fuqi mistike, që shumica e konsiderojnë si Syri i Tretë shpirtëror, apo Vizioni i Brendshem.

Gjëndra pineale është gjëndra me tajim të brendshëm (endocrine) e fundit që është zbuluar. Vendosja e saj në thellësi të trurit dëshmon rëndësinë e saj dhe e bën atë një gjëndër ‘misterioze,’, me mite, paragjykime, madje edhe teoritë metafizike i afrohen funksioneve të tij perceptuese.

Gjëndra pineale lidhet me chakran e gjashtë ( e ashtuquajtur Ajra ose chakra e Syrit të tretë në yoga) . Besohet se është një organ i fjetur i cili mund të zgjohet për të aktivizuar komunikimin telepatik.

Nga ana fizike e trupit Syri i Tretë shikon objektet të përmbysura (kokëposhtë). I dërgon trurit imazhet që observojmë duke ja interpretuar dhe duke i kthyer imazhet në formën e rregullt.

Gjendet në qendrën gjeometrike të trurit, e cila ngjan me vendosjen e Piramidave në qendrën e planetit. (!)

Gjëndra pineale ka madhësinë e një kokër bizeleje, dhe gjendet në qendrën e trurit në një ‘shpellë’ të vogël pas dhe mbi gjëndrën pituitary e cila shtrihet pak prapa rrënjëve të hundës. Është e vendosur direkt pas syve e lidhur me barkushen e tretë.

Kjo gjëndër aktivizohet nga Drita dhe kontrollon bioritmet e ndryshme të trupit. Punon në harmoni me gjëndrën hypothalamus e cila kontrollon etjen, urinë, dëshirat seksuale si dhe orën biologjike e cila përcakton procesin e plakjes.

Për më tepër.....

Egzistojnë edhe metoda/teknika të ndryshme të cilat na mësojnë se si të përdorim këtë “dhunti” të heshtur. Pse jo!? …Dhe te diskutojmë e të ndajmë përvojat tona.
darwini
darwini
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 23
Reputation : 0
Anmeldedatum : 26/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syri i memories... Empty Re: Syri i memories...

Mesazh nga Sennia Sat Mar 27, 2010 3:34 pm

Kur behet fjale per trurin e njeriut, asgje nuk mund te te habise. Ekzistojne me shume se 90% e tij te cilin ne nuk e perdorim dhe sigurisht qe aty duhet te zene vend te gjitha shfaqjet"mbinatyore".
Vetem me ane te fuqise se shikimit mund te ngresh disa tone gura-dhe keto nuk jane perralla. Sic e shohim edhe shkenca po tenton te jape disa zgjarime.

Cdo njeri i ka ndodhur te perjetonjnje "deja vu", mendon te njejten gje me dike tjeter, parandjen..etj etjMua keto me ndodhin shume shpesh, mendoj se keto vijne prej ketij"syri te trete" por persa i perket fuqise telepatike ma merr mendja se kjo i perket dickaja tjeter me te thelle, ose ndodhta eshte kapaciteti me i zgjvilluar i syrit te trete.

Pavaresisht eshte apo jo "syri i memeries" burimi i ketyre fenomeneve jonatyrore, ato nuk jane "perralla" por ekzistojne dhe diku duhet te burojne...Racionaliteti yne eshte kaq i paktet ....
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi