Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sallata

Shko poshtë

Sallata Empty Sallata

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:24 pm

Sallate jeshile

Për 500 gr. sallatë jeshile duhen:
vaj 3-4 lugë gjelle,
uthull 2 lugë gjelle,
kopër 4-5 fije,
qepë 2-3 copë
dhe kripë.

Sallata jeshile pastrohet nga fletët e dëmtuara, ndahet në gjethe, dhe zhytet në sasi të madhe uji për tu larë. Është mirë të mbahet gjysmë ore në ujë; pastaj të kullohet dhe të zhytet përsëri në ujë të pastër. Në këtë mëyrë uji ndërrohet 3-4 herë derisa të dalë i kulluar.

Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj të freskët. Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme. Në fund spërkatet me vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë; përzihet me
kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës. Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata Empty Re: Sallata

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:25 pm

Sallate me domate
Per nje sallate me domate ju duhen (sasia fakultative, ne varesi te oreksit, gjelleve shoqeruese dhe numrit te pjesemarresve):

domate
kastravec
qepe
majdanoz
vaj ulliri
kripe

Prijini domatet, kastravecet qepet (pasi t'i keni pastruar e thare) ne copa te vogla, apo te medha (sipas deshires). Shtojini majdanozin e fresket te prere imet, kripe dhe vaj ulliri para ngrenies. Perziejini mire dhe ... shijojeni. Sipas deshires mund t'i shtoni edhe djathe te bardhe, spec apo ullinj. Mund te perdoret edhe uthulla, e cila, sipas eksperiences se Elais, i jep freski sallates. Gjithashtu, per ta shijuar me mire sallaten mund ta shoqeroni me buke te bere vete te sapodale nga furra.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata Empty Re: Sallata

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:26 pm

Sallate me laker te bardhe
Për 500 gr lakër duhen
vaj 3-4 lugë gjelle,
uthull 2 lugë gjelle,
kripë,
sheqer
dhe 2-3 fije majdanoz

Për sallatë përdoret lakra e ëmbël. Koka e lakrës pastrohet nga gjethet e dëmtuara, shpëlahet, pritet përgjysmë ose në katërsh dhe duke mbajtur koçanin pritet në fije të holla. Më pas spërkatet me kripë, piper të kuq, dhe pak sheqer. Shtypet derisa të lëshojë lëng, perzihet me vaj e uthull dhe vendoset në pjatë. Për ta zbukuruar i hidhet majdanoz i grirë hollë.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata Empty Re: Sallata

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:26 pm

Sallatë me spinaq

Për 500 gr spinaq duhen
vaj 3-4 lugë gjelle,
limon 1 kokërr,
kripë,
qepë 2 kokrra,
disa thelpinj hudhra.

Spinaqi i pastruar dhe i larë mirë përvëloliet për 3-4 minuta në ujë të valuar me kripë, i kullohet uji, pritet në copa të vogla dhe mund të përdoret në mënyrë të thjeshtë si radhiqet (d.m.th. duke i spërkatur me vaj e lëng limoni) ose përzihet me qepë të skuqura dhe kur vihet në pjatë i hidhen hudhra të grira imët ose të shtypura.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata Empty Re: Sallata

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:27 pm

Sallatë me patate

Për këtë sallaië zakonisht përdoren patate të vogla, të cilat bëjnë shumë firo në qoftë se qërohen të paziera. Prandaj ato lahen dhe zihen të paqëruara në ujë të vluar me kripë për 20-25 minuta. Pasi të jenë zier kullohen dhe shpëlahen me ujë të ftohtë që tu hiqot më lehtë lëkura (duhet të qërohen të nxehta që të pastrohen më shpejt dhe të bëjnë më pak firo.).

Patatet e qëruara priten në formë rrethi dhe vendosen bukur në pjatë. Këtyre u hidhet qepë e grirë në formë gjysmërrethi, kripë, piper 1 zi, vaj e uthull dhe në fund majdanoz i grirë hollë.

Për 4-5 persona duhen
patate 1 kg,
vaj 4-5 lugë gjelle,
uthull 3 lugë,
qepë 1 kokërr e madhe,
kripë, piper i zi,
dhe pak majdanoz.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata Empty Re: Sallata

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:27 pm

Sallatë me rrepa

Për 500 gr rrepa duhen
vaj 3-4 lugë,
uthull 2 lugë,
pak majdanoz dhe kripë,
sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet dhe salcë kosi

Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit sepse atëherë rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme. Pasi u hiqet lëkura dhe lahen mirë, ato grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.

Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata Empty Re: Sallata

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:27 pm

Sallatë ruse


Për 1 filxhan vaji duhen
1-2 të verdha veze,
pak kripë,
1/2 kokërr limon të shtrydhur ose 2 lugë gjelle uthull.

Për 1 kg. sallatë ruse duhen
patate 4-5 kokrra mesatare,
karrota 5-6 kokrra mesatare,
turshi 1 kavanoz, fasule 2 filxhanë kafeje,
ullinj 1 filxhan kafeje,
panxhar 1 kokërr për zbukurim,
limon 1 kokërr,
vezë 2 kokrra (një për majonezë, një për zbukurim),
vaj ulliri 1/2 filxhan çaji
kripë, majdanoz,
gogozhare 1-2 copë për zbukurim.

Karotat pastrohen, lahen dhe zihen në ujë të vluar pa kripë. 1 hidhet aq ujë sa të mbulohen, ziejnë 30-40 minuta derisa të bëhen gati. Patatet e një madhësie (zakonisht merren më të voglat) lahen mirë dhe zihen të paqëruara në ujë të vluar me kripë 25-30 minuta. Pastaj ndërrohet uji dhe shpëlahen me ujë të ftohtë që të mos hapen. Fasulet zihen si për sallatë fasulesh; në vend të fasuleve mund të përdoren edhe bizele të njoma. Perimet e ziera priten në copa kubike të vogla afërsisht në madhësi të barabarta, vendosen në enë prej porcelani, shtohen tranguj turshi (mundësisht të kavanozëve)[/] të prerë
po në formë kubike, kripë, paik, uthull, majdanoz i grirë dhe përzihen me kujdes me dy lugë ose pirun që të mos prishet forma e perimeve. Në këtë përzierje shtohet gjysma e salcës miajoneze dhe përzihet përsëri me kujdes.

Sallata e përgatitur vendoset në pjatë, i jepet forma ovale dhe mbulohet me pjesën tjetër te maJonezës. Majoneza hapet në gjithë sipërfaqen e sallatës me lugë ose thikë. Sipër dhe anash sallata zbukurohet me feta panxhari të zier, me gogozhare të prera në formë fijesh, vezë të ziera dhe të prera në feta etj. Rreth e qark ose vendevende vendosen gjethe sallate jeshile ose majdanoz.

Në këtë salatë mund të përdoret dhe mish viçi i zier, shpendë të zier ose peshk. Kur këto mishra priten në feta të mëdha, vihen për të zbukuruar sallatën nga jashtë, kurse kur priten në copa të vogla përzihen
bashkë me të. Sallata në këto raste merr emrin sipas produktit që përdoret, p.sh. sallatë ruse me mish, sallatë ruse me peshk ose me shpend.

[i]Majoneza që përdoret për këtë sallatë përgatitet në këtë menyrë:
Në një enë porcelani hidhen të verdhat e vezëve të ndara me kujdes nga të bardhat, shtohet lëng limoni ose limontoz i shikrirë me ujë, kripë e imët dhe punohet me tel vezësh ose pirun. PastaJ duke i rrahur vazhdimisht i shtohet vaj u]liri pak e nga pak, dhe më vonë, kur salca lidhet, sasia e vajit mund të shtohet.

Vaji duhet të jetë i ftohtë,ndërsa vezët në rast se janë ruajtur në frigorifer duhet të ngrohen pak në ambientin e dhomës. Në përgjithësi majoneza punohet më mirë në vend të freskët, sepse vaji emulgohet më mirë d.m.th. bashkohet me të verdhat e vezës. Kur të jetë lidhur e gjithë sasia e vajit, salca hollohet me pak uthull. Uthulla mund të zëvendësohet me lëng limoni ose nganjëherë me lëngun e kastravecave turshi (në kavanoza). Uthulla e hollon salcën dhe e zbardh atë. Në qoftë se salca pritet mund të punohet përsëri nga fillimi duke hedhur në një enë të pastër disa pika uji të ftohtë dhe pak e nga
pak nga masa e prerë. Vazhdohet të punohet derisa e gjithë masa të lidhet. Në rast se përsëri nuk lidhet, atëherë masa duhet të ftohet dhe të përzihet pak e nga pak me një tjetër të verdhë veze të rrahur.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata Empty Re: Sallata

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi