Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gatimi i peshkut

4 posters

Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Gatimi i peshkut

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:11 pm

GATIMI I KALLAMAREVE

NQS JANE TE VEGJEL

NE FURRE (ESHTE E SHPEJTE)

KALLAMARET PRITEN NE COPA TE VOGLA DHE I LEME MENJANE.

NE NJE TENXHERE OSE TIGAN ME VAJ ULLIRI SKUQEN NJA TRE KOKRRA QEPE DERISA TE ZVERDHEN, PASTAJ HIDHEN KALLAMARET. KAURDISEN EDHE PAK, PASTAJ I HIDHET PAK MIELL, ME PAS DOMATE TE GRIRA, VERE TE KUQE, KRIPE, PIPER, GJETHE DAFINE, PASI TE KETE AVULLUAR VERA PAK SHTOHET EDHE UJE SA TE MBULOHEN, PERZIHET DHE HIDHET NE NJE TAVE. PIQET NE FURRE DERISA TE NGELET ME PAK LENG. NE FUND I SHTOHET EDHE MAJDANOZ.


KALLAMARE TE SKUQUR

NE NJE TAS RRIHEN VEZET NJA 3 KOKRRA, I HIDHET KRIPE, PIPER, DHE MAJDANOZ MJAFTUESHEM SE KY I JEP SHIJE SHUME. KALLAMARET E PRERA NE RRIPA KALOHEN NE MIELL, ZHYTEN NE MASEN ME VEZE DHE SKUQEN NE VAJ TE NXEHTE, KUJDES MOS THAHEN SHUME. SHOQEROHEN ME PATATE TE SKUQURA,

PO NE TE NJEJTEN MENYRE UNE GATUAJ EDHE
MERLUC TE QERUAR NGA HALAT E TE PRERE NE COPA.


KALLAMARE TE MBUSHUR

DUHET TE JENE PAKSA TE MEDHENJ

PER MBUSHJEN ESHTE MIRE TE KESH EDHE KARKALECA,
PO PO SHKRUAJ ATE TRADICIONALEN

KALLAMARET MBAHEN ASHTU SIC JANE, SI QESKA.DHE RRESHTOHEN NE TAVE.

KEMBET U PRITEN NE COPA TE VOGLA.
NE NJE TENXHERE ME VAJ ULLIRI KAURDISET QEPA SA TE MARRE NGJYRE TE VERDHE, U SHTOHEN KEMBET E KALLAMAREVE, HUDHRA TE GRIRA NJA 6-7 THELPINJ, KRIPE, PIPER, DOMATE TE GRIRA, KAURDISEN MIRE DHE NE FUND U SHTOHET ORIZ. GJATE PERZIERJES U SHTOHET UJE PAK NGA PAK PER ZIERJEN E ORIZIT, NE FUND I HIDHET MAJDANOZ I GRIRE OSE NENEXHIK I GRIRE. ME KETE MASE MBUSHEN KALLAMARET SI SPECAT, PERGATITET EDHE NJE SALCE DOMATEJE. THJESHT QEPE E DOMATE DHE U HIDHET SIPER KALLAMAREVE I HIDHET DHE NJE GOTE UJE DHE FUTEN NE FURRE DUKE I KTHYER QE TE BEHEN NGA TE GJITHA ANET ME KUJDES.

KALLAMARE ME ORIZ SHUME E SHPEJTE

PRITEN KALLAMARET NE COPA TE VOGLA ME GJITHE KEMBET.

NE NJE TENXHERE ME VAJ ULLIRI SKUQET NJE KOKERR QEPE DERISA TE ZVERDHET. SHTOHEN KALLAMARET, VAZHDON KAURDISJA, HIDHET ORIZI DHE KAURDISET ME KALLAMARET DHE NE FUND SHTOHET UJI PAK E NGA PAK (MASA 1:2 ME ORIZIN) HIDHET KRIPE PAK FARE PIPER DHE LIHET NE ZJARRIN ME TE ULET. KAQ.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Re: Gatimi i peshkut

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:12 pm

Orata alla Pugliese ...Orata-Krapi

Per 4 persona duhen:
1-peshk krap 900g
2-djath i grire kackavall 50g
3-patate 4 kokrra
4-dy thelpinj hudhra
5-majdanoz , vaj ulliri , piper dhe kripe...

Grihet ne menyre te imet majdanozi dhe hudhra,,,kurse patatet priten me feta per se gjeri ...Ne nje tigan hedhim 4-5 luge gjelle me vaj ulliri dhe kaverdisim majdanozin hudhrat dhe patatet e prera,,,Pasi te jene skuqur pak patatet hedhim ne sugon e perfituar pak djath te grire kackavall ,,,Nga ana tjeter ngrohim pak uje ,,, ku perziejme kripen me piperin ,,, ne kete menyre kemi bere brodon ...Marrim taven e furres dhe ne te vendosim peshqit e lare ,,, duke i mbushur brenda me gjysmen e sugos majdanoz-hudhra-patate,,, ndersa pjesen tjeter te sugos e hapim ne tave perreth peshqeve ... here pas here tashme ne furre ,,, lagim peshqit me brodon e bere me pare kripe-piper ne menyre qe mos thahet siperfaqja e peshkut...
Koha e pergatitjes rreth nje ore ...Seviret me feta limoni ,,, per estetike i hidhet dhe pak majdanoz siper pjates dhe shoqerohet me vere te bardhe ...
Ju befte mire !!!
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Re: Gatimi i peshkut

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:14 pm

Peshqi furre


Per 6 persona:
Patate 1 kg, Peshqi pa lekure e hala 400g, nje veze,uthull, hudher, majdanoz kripe dhe piper.

Zieni patatet ne tenxhere per 30 minuta. Piqni nderkohe ne furren peshqit . Qerojini patatet dhe shtypini. Perzieni ne nje tas, nje kokerr hudher dhe majdanoz, nje veze,uthull, kripe e piper dhe peshqit duke i trazuar me nje pirun. Zbukurojeni pjaten sipas kenaqesise .
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Re: Gatimi i peshkut

Mesazh nga Sennia Wed Mar 24, 2010 3:07 pm

Peshk i ferguar
përbërësit
peshk 4-5 racione
vaj 2 filxhane kafeje
miell 2-3 luge gjelle
kripe sipas deshires
garniture sipas deshires
Udhëzime per pregaditje

peshkut te pastruar ose i prere ne copa racioni i hidhet kipe lyhet me miell ose skuqet ne lyre te nxehte >kjo eshte menyra me e thjeshte dhe qe perdoret me praktike . per ti dhene nje shije me te mire peshkut para fergimit i hidhet kripe leng limoni lyhet me miell dhe skuqet ose fergohet . peshku i ferguar sherbehet me qepe te njoma feta limoni sallate te stines .mire eshte qe peshku i ferguar te vihet ne pjatance duke e zbukuruar me gjethe sallate domate patate perime kastravec dhe feta limoni.

Shënime

peshku i ferguar eshte i shijshem kur ai pergatitet dhe jepet i nxehte pasi ka shije te mire paraqitje dhe vlera te mira ushqimore
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Re: Gatimi i peshkut

Mesazh nga ely Fri May 28, 2010 9:11 pm

peshk i mbushur

marrim peshkun dhe e lajme e pastrojme mire ..
pergatisim perbersit
qep grire holle forme hene (dmth gjysem rrethore)
domate te grira ne forme hene
majdanoz te grire imet
limon ( me qerusen e patateve qerojme limonin sepse pjesa e verdhe mundesisht pa te bardhen na nevoitet .... e bardha i jep shije te hidhur evitojeni Wink i grim keto holle per se gjati)
hudhura sipas deshires
nje gjethe lari per cdo peshk.

ne te njejten sasi gjalpi hedhim uije dmth pak fare ne kete mase hedhim qepen e lem pak fare sa te behet e bute dhe te humbase pak shijen.

pasi kishim pastruar peshkun e hapim brenda dhe e mbushim me qepet,dhe fijet e limonit qe kemi prere mundesisht si forma e qepes majdanoz domate jo shume gjethen e larit krip pak fare vaj ulliri . e mbeshtjellim peshkun me leter alomin (sdi si quhet ne shqip)dhe e vendosim ne furre te nxehur me pare me 180 grade per 25 min.

nderkohe presim ne kubike te vegjel fare speca sh ngjyresh.(jeshil,te verdhe te kuq,qep,ddomate duke evituar farat dmth vetem pjesen e forte te domateve krip vaj e leng limoni e lem te marinohet .... kjo sallat e thjeshte eshte dekorimi dhe shoqerimi i peshkut te mbushur!!!
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Re: Gatimi i peshkut

Mesazh nga zeshkane Sat May 29, 2010 7:50 am

Miam, Ely me bere me neps dhe do ta provoj qe sot... Vetem nje problem kam, çfare peshku te zgjedh dhe kujt i thua "gjethe lari"??? Sa per letren alomin, ne shqip thuhet "alumin" Wink Pershendetje
zeshkane
zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Re: Gatimi i peshkut

Mesazh nga Eria Sat May 29, 2010 1:20 pm

Me duket i thuhet gjethes se dafines...
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Re: Gatimi i peshkut

Mesazh nga ely Sat May 29, 2010 4:01 pm

po gjethe dafine dhe peshkun qe deshiron mjafton te mos jete sardele se ske si ta mbushesh...(kjo recet eshte me shume per peshkun e ujrave te kriper..puc erian qe me ka korrigjuar ,dhe zeshkane ,me thuaj si doli!
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Re: Gatimi i peshkut

Mesazh nga ely Wed Jun 02, 2010 2:39 pm

gatimi me i thjesht i peshkut te ujerave me krip dhe me i shendetshmi
ne nje tepsi hidhni krip shume shume nje shtres te tere ( peshku do te piqet nga temperatura qe i jep kripa pra duhet te jet ne mes kripes ne baz te tepsis edhe kripa e perdorur)
peshkun e lare vendoseni siper shtreses me kripe dhe mbuloni me krip vendoseni ne furre per 30 min
180 grade
m mmmmmmmmm thjesht shpejt pa yndyr dhe sh i shishem ( nuk esht i kripur siq mund te mendohet)
servireni vetem me feta limoni dhe sallate te stines-
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gatimi i peshkut Empty Re: Gatimi i peshkut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi