Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Embelsira

3 posters

Shko poshtë

Embelsira Empty Embelsira

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:05 pm

Tullumba

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë trecerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:06 pm

Kompekaj

Kompekaji eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave, e shtruar me 5-6 peta byreku poshte, po ashtu dhe siper.
Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet ne pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 minuta qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesia e tepsise. Tepsia lyhet me yndyre, shtrohen mbi te dy petet e sperkatura me gjalpe, mbi te cilat hidhet mbushja nga brumi pandispanje iperzier me arra te grira e kakao. Mbeshtillen anet e peteve mbi mbushjen dhe strohen 2 petat e siperme te sperkatura me gjalpe. Anet e teperta mbeshtillen nga brenda, siperfaqja lyhet me te verdha vezesh dhe piqet.
Mbushja pergatitet ne ket emenyre: vezet rrihen me sheqer derisa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hidhet pak nga pak mielli i perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere dhe hidhet ne tepsi me petet e shtruara.
Per pergatitjen e kompekajit peta e poshtme dhe e siperme mund te behet dhe nga petet e zakonshme te byrekut. Kompekaji i pjekur pritet ne copa, ftohet dhe mbi te hidhet shurup i nxehte.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:06 pm

Pandispanje

Pandispanja mund te pergatitet ne dy menyra: e ftohte dhe e ngrohte.
Me menyren e pare brumi del me i fryre, ndersa me te dyten me i shkrifet.

Pergatitja e pandispanjes me menyren e ftohte behet: Vezet ndahen vec te verdhat e vec te bardhat. Te verdhat rrihen me sheqer, derisa te zbardhen e te shrkihen kokerrizat e sheqerit. Masa shton vellimin gati 3 here. Ne te njejten kohe mundesisht ne vend te fresket (rrahja behet e shpejte) rrihen te bardhat e vezeve ne ene bakri te kallajisur, porcelani ose plastmasi.

Ne fund te rrahjes, kur eshte krijuar nje shkume e qendryeshme masa fillon sikur te pritet, shtohet nje sasi e vogel sheqer puder ose sheqer, i cili e permireson strukturen e mases. Rrahja nderpritet kur te bardhat e vezeve shtojne vellimin e tyre 4-5 here. Ne rast se te bardhat e vezeve nuk jane rrahur mire, atehere ne to krijohen flluska te medha ajri, te cilat gjate perzierjes plasin dhe brumi behet i ngjeshur. Ne te verdhat e vezeve te rrahura me sheqer hidhen te bardhat (1/3 e sasise) pastaj duke e perzihet lehte hidhet mielli, ne fund pjesa tjeter e te bardhave. E gjithe kjo mase perzihet lehte me kujdes nga poshte-lart qe te mos ulet.

Brumi i gatshem hidhet ne taven e lyer me yndyre e te pudrosur me miell dhe pieqet per 25-30 minuta. Gjate pjekjes kapaku i taves nuk duhet te hapet te pakten 15-20 min e para, pasi embelsira ulet.
Pergatitja memenyren e nxehte: vezet bashke me sheqerin hidhen ne ene me fund sferik. Tenxherja vihet ne ane te sobes ose futet ne tenchere me te madhe me uje te nxehte. Ketu ato rrihen duke i ngrohur deri ne temperaturen e qumeshtit kur e zeme kos. Hiqet nga soba ose banja me uje dhe duke vazhduar rrahjen masa ftohet deri ne temperaturen e dhomes (rreth 2-Cº) sepse po te jete e ngrohte, perzierja nuk behet e mire dhe pandispanja del e ngjeshur.

Pastaj perzihet me miellin dhe hidhet ne taven e lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por ne 3/4 e lartesise pasi gjate pjekjes brumi rrit vellimin dhe derdhet. Siperfaqja e brumit sheshohet me thike dhe piqet per 25-30 min. Pas pjekjes lihet te ftohet, pastaj pervelohet me shurup ose ne qofte se do te perdoret per torte lihet e thate.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:06 pm

Shendetlie

Për 25 copë duhen:
Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotë uji, mjaltë 2-3 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, sodë një majë luge kafeje, arra 1-2 filxhanë kafeje, gjalpë 2 filxhanë kafeje, pak vanilje dhe ujë 2 filxhana kafeje.
Për shërbetin:
Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm

Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:07 pm

Gliko me arra

Per pergatitjen e kesaj embelsire mire do ishte te gjeheshin arra te pa bera plotesisht.
Arrave u pritet pak pjesa e bishtit dhe maja, shphen ne mes me shtize, u behen disa shpuarje ne lekure, lihen ne uje te ftohte te rrjedhshem ose 12-20 ore duke ua nderruar ujin, zihen 5-8 min dhe lihen prape ne uje te ftohte 10-12 ore, duke ua nderruar ujin here pas here. Arrat vihen ne uje me gelqere 20-30 min, kulohen, lihen ne uje te ftohte 2-3 ore, shpelahen dhe vihen ne tenxhere duke u dhene 2-3 vale, pastaj kullohen. Nga sasia e sheqerit e caktuar per 1 kg arra hidhet 250 g nje here ose 1 got plot, 2 gota uje ose dhe me teper, sa te mbulohen arrat dhe zihen 8-10 min, kullohen dhe shurupi lihet ne nje ene. Merren arrat, u hapet vendi i shpuarjes me shtize dhe vendosen thelpinj bajame te zbardhura me uje te valuar.
Ne tenxhere ku eshte shurupi hidhet pjesa tjeter e sheqerit, zihet 10-15 min, hidhen arrat dhe zihen 15-20 min. Lihen per 24 ore dhe perseritet zierja 3-4 here. Glikoja pas pergatitjes lihet 2-3 ore ne diell dhe vendoset ne ene qelqi pa pika uji.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:08 pm

ZUPA

Per 4-5 persona:

per pandispanjen: veze 2 kokrra, sheqer e miell nga 2 luge gjelle, sheqer per shurup nja 4 luge gjelle, uje 2-3 filxhane kafeje,cipe limoni ose portokalli.

Per kremin:

qumesht 3 gota uji, sheqer 5 luge gjelle, miell 3 luge gjelle, krem torte (i gatshem) se marenga nuk preferohet me, arra te shtypura 1 luge gjelle, recel 2 luge gjelle, pak kakao, liker sipas deshires nje luge gjelle per racion.

Pergatitja:

Fillimisht pergatitet pandispanja.

Rrihen 2 vezet derisa te fryhen (ne fillim te bardhat pastaj i hidhen te verdhat)hidhen 2 luge sheqer, rrihen sa te shkrije sheqeri pastaj i hidhen edhe 2 luge miell. perzihen dhe per te bere forma ne forme disku i hedhim ne kaush pasticieri. i vendosim format ne nje tave te vogel (per 4-5 racione) te lyer me gjalp dhe poiqen ne furre ne temp. 150-180 grade.

Pergatitja e kremit:

Valohet qumeshti, dhe lihet te ftohet pak. Vecmas rrihen vezet me sheqer, hidhet miell, shtohet qumeshti qe valuam, dhe vihet ne zjarr deri sa te nxjerre flluskat e para.Hiqet nga zjarri dhe i hidhet vanilje. Kremin sipas deshires e ndajme ne dy pjese, dhe njeren e perziejme me pak kakao per ngjyre.

Marrim 4-5 gota me fron ose kupa ku do pergatisim xupat. Ne fund te gotes hedhim pak krem, mbi te vendosim copen e pandispanjes qe perpara e kemi lagur me shurup te aromatizuar me esence limoni ose portokalli, ose edhe me liker. Mbi pandispanje hidhen ca arra te grira dhe pak recel dhe siper kesaj hidhet perseri masa e kremit me kakao qe te behet me dy ngjyra kremi. Siper zbukurohet me kremin e tortes dhe sperkatet me arra te grira dhe ne mes pak recel.
Pas perfundimit te pergatitjes futen gtat ne frigorifer dhe lihen per nja dy ore. ( jo ne ngrirje).
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Tue Mar 23, 2010 3:09 pm

HASHURE

Per 4-5 persona:
grure 1 filxhan caji, sheqer 1 1/2 filxhan caji, arra te shtypura 3 luge gjelle, niseshte nje filxhan kafeje, uje 7 filxhan caji, pak kanelle

Pergatitja:

Grurin e bardhe e pastrojme duke e shpelare vazhdimisht qe ti ikin hellet qe ka. e veme ne zjarr qe te zieje derisa te plasaritet, hedhim sheqerin, pasi te zieje pak me grurin hedhim niseshtene te holluar me pak uje. e leme sa te marre 2-3 vale dhe e ndajme neper tasa. siper i hedhim arra te grira dhe pak kanelle. pasi te jene ftohur mire, i sherbejme.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Wed May 05, 2010 2:09 pm

Sheqerpare



Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanile, sheqer 1 gotë uji.
Për shërbetin duhen:
2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanile. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen

Embelsira Sheqerpare
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Wed May 05, 2010 2:20 pm

Tiramisu
5 veze te ndara(te bardhat nga te verdhat)
1/4 cup me sheqer
2 cups mascarpone cheese
1/4 cup(60 ml) rum i erret
3/4 cup(180 ml) kafe shume e forte
24 biskota (lady fingers)
60 gr. kakao e pasheqerosur

Ne nje kupe, rrih te verdhat e vezeve dhe sheqerin derisa te krijohet nje mase e njetrajtshme dhe e trashe. Hidh djathin mascarpone dhe rumin.

Rrahim te bardhat e vezeve me shpejtesi mesatare ne nje mixer elektrik, derisa te krijohet nje forme e bute e qendrueshme. 1/3 e te bardhave te vezeve e perzjejme me masen qe pergatitem te paren ku gjendet dhe djathi mascarpone. Me pas, me ngadale i hedhim edhe pjesen tjeter te te bardhave te vezeve.

Vendos kafen ne nje kupe. Zhyt te gjitha biskotat aty per 1-2 sec. Dhe vendosi biscotat ne fund te kupave ku do serviret tiramisu. hidh masen e mascarpone cheese mbi biskotat (lady fingers). Sperkati me kakaon. Mund ta vendosesh dy shtresa biskotash qe do mbulohen me pas me perzjerjen e pergatitur.

Leri naten ne frigorifer dhe serviri te ftohta.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Wed May 05, 2010 2:22 pm

Tiramisu
Embelsira Tirami2

ose ne vend te kakaos mund te perdorim copa cokollate...une keshtu vendos , behet me e shijshme
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Wed May 05, 2010 2:23 pm

Liko shalqiri

Per te perfituar nje reçel shalqini sa me te suksesshem se pari ju duhet nje shalqi me lekure te trashe. Pasi ky reçel behet vetem me te bardhen e lekures se shalqinit. Pasi ta qeroni pjesen jeshile te tij priteni pjesen e bardhe ne copa. Me pas lijini per nja 1 ore ne uje me gelqere.

Vini re! Gelqerja eshte pika kyçe e ketij reçeli. Nese e zieni rendom siç behet me reçelrat e tjere, do te perfitoni nje reçel, ndersa nese e lini keshtu do te hani reçel te vertete shalqini. Si bonus do perfitoni: copa kerce dhe me nje pamje si prej xhami. Pra si nga paraqitja dhe nga ana e shijes do te fitoni shume.

Me pas vijeni ne zihet pas i shtuar aspak uje, por vetem sheqer (ne proporcion me lekurat e shalqinit, pra nese hidhni 1 kg lekura po aq hidhni dhe sheqer). Sipas deshires mund t'i hidhni siper dhe copa karafili ose gjethe borziloku te fresket. Ja rrit shume shijen. Lereni te zihet mire ne zjarr te ulet ashtu siç beni dhe me çdo reçel tjeter. Ruajeni ne frigorifer dhe servireni te ftohte.

Embelsira A-1
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Eria Fri May 07, 2010 1:52 pm

Cme bere Sennia,pse e hapa kete temen une...une vdes per liko sharqiri,eshte e vetmja gje e embel se ciles si them jo asnjehere....E gjeta cdo ti kerkoj mamit te me dergoje :D
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Fri May 07, 2010 8:47 pm

Edhe une vdes per liko shalqiri Eria..po tani nuk ka, ato qe bera ne vere i haja brenda javes :D , me pare i bente mami, derisa u lodh se une kerkova cdo jave se mbaronte, pastaj nisa ti beja vet, edhe nese nuk ishte shume e trash lekura e shalqirit. I perdorja shpesh edhe tek embelsirat me krem pana, ze vendin e xhelatines .
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Eria Sat May 08, 2010 10:45 pm

Une fola me mamin dje,dhe i thashe dua liko sharqiri :P....moj cupe tha,,,prit te dalin ne pazar sharqinjte iher hahahhahha
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sennia Wed Jun 09, 2010 9:39 am

Di ndokush ndonje recete te sakte te trileces?

Gjeta pardje nje duke kerkuar ne net, por me doli si mos me keq,sepse di qe trilecja i do masat shume te sakta.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga zeshkane Sat Jul 10, 2010 8:29 am

Sennia shkruajti:Tiramisu
Embelsira Tirami2

ose ne vend te kakaos mund te perdorim copa cokollate...une keshtu vendos , behet me e shijshme

Likeri i vertete i tiramisu-se eshte marsala, por nuk e di a gjendet ne Shqiperi apo jo...
zeshkane
zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Embelsira Empty Re: Embelsira

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi