Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeta ne Emigrim

3 posters

Shko poshtë

Jeta ne Emigrim Empty Jeta ne Emigrim

Mesazh nga Vizioner Fri Mar 19, 2010 9:20 pm

Dallimi, ne kendveshtrimin tuaj ndermjet jetes-te jetuarit ne Shqiperi, me jeten-te jetuarit ne Shtetin aktual:

Ambjentimi..
Problemet-veshtiresite...
Realizimi i endrrave...
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta ne Emigrim Empty Re: Jeta ne Emigrim

Mesazh nga Lilly Sun Mar 21, 2010 6:49 am

Ndryshon 100% ose edhe me,me qytetin ku kam lindur dhe ketu ku jetoj.Ka qene endrra ime te vija une Usa ,sepse prinderit e mi kane pas jetuar ketu dhe kam shume te aferm qe jetojne ketu.Kur babai im ishte ne proces te dokumentave,une lutesha cdo nate ti fitonte dhe megjithese rezultati qe negativ,pereseri nuk rreshta se luturi.Fati ishte qe mbas disa viteve qe babai im ishte larguar nga ketu, te vija une ne Usa me familjen time,burrin dhe vajzen.Fillimi me siguri si ne cdo vend tjeter te botes ku je emigrant eshte shume i veshtire,per ambjentin qe te rrethon,per gjuhen ndryshe qe duhet te flasesh por mendoj se ambjentohesh edhe ketu te duket jeta normale ne menyren si jeton.Veshtiresite ishin te pafundme,punen qe se gjen dot gje qe sjell probleme me pagimin e qerase edhe cdo gje tjeter qe ka lidhje me parane.Une mendoja,nga gjithe ato probleme qe kisha, se nuk do mbaronin ndonjehere ,se nuk kishin te sosur Sad.Me durim dhe vendosmeri cdo gje e keqe kalon edhe thone qe kur koha kalon ato momente te veshtira harrohen,edhe vertet keshtu eshte,i harron veshtiresite dhe ben mire te mendosh si mund te permiresohesh me tutje sepse ke qene me keq dhe j'a ke dale mbane,ndaj tani duhet te perpiqesh per me shume.Xhaxhai im thote qe ne qe n'a ka dhene Usa mundesi ,n'a ka dhene dokumentat e duhura,n'a ka dashur Zoti me shume :P.Une e konsideroj veten me fat qe jetoj ketu sepse ,ketu vajza ime u kurua per problemet e shendetit qe kish.Ne Shqiperi,j'a perkeqesuan vajzes shendetin dhe me thane qe nuk mundeshin me te benin gje pervecse t'a coje ne spital jashte Shqiperise.Besoj se ka qene fati i vajzes qe erdhem ne ketu ku m'u ofruan te gjitha mundesite per te kuruar vajzen duke mos paguar as edhe nje qindarke per gjithe operacionet qe ajo beri.Jeta ketu eshte shume stresuese dhe e ngarkuar por gjtihashtu ketu eshte vendi ku gjithcka deshiron me perpjekje,dhe sakrifice e arrin.

Tema eshte shume e gjere dhe le goxha vend per diskutim,urime per temen Vizioner Smile
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta ne Emigrim Empty Re: Jeta ne Emigrim

Mesazh nga Vizioner Sat Sep 11, 2010 11:57 am


Smile Meqense jemi tek "Emigrantet", udhetimet per ne Shqiperi me shqiptare, dhe une jam tani duke pire Kafen e mjesit, po ju tregoj nje ngjarje qe me ka ndodh:

Para pese vjetesh, shkoja shpesh ne shqiperi. gati dy vjet rrjesht, nejta me shume atje se sa ketu. Cdo 3-4 muaj vija ketu per dy jave dhe prap atje. ne nje nga keto udhetimet e mija, qe e bera me Albania Airline, ne sallen e pritjes shume shqiptare. Ulem diku dhe po sodisja njerzit Smile. Pas pak vijne dy djem dhe ulen afer meje. Njeri nga Shqiperia, afer te 30-tave dhe tjetri nga Kosova. Dhe ato ishin njohur ne Aeroport,-sic thane. Fillojme shkembejme ndonje llaf aty, ne pritje per te hipur ne Avjon. Ky Shqiptari, jetonte ne Kolumbi dhe kishte vite pa ik ne Shqiperi,-sic tha, se nuk e di! Kurse ky Kosovari, kishte nje vdekje ne Kosove dhe nuk kishte gjet Avjon tjeter direkt dhe i duhej t'i binte nga Shqipria. Deri ketu cdo gje ok. Dikur, me pyet ky Shqiptari, ke Celular? Po,- i them une. A do i besh nje sms vellait tim qe po me pret ne Rinas, e ti thuash qe jam rruges dhe Avjoni vonohet pak? Me cuditi fakti qe ai s'kishte Celular, kur ska ngel njeri pa pasur edhe nje te thjeshte sa per te folur!!! Nuk para me pelqen te mbaj Celular, me tha, kur e pyeta! Aha,- shpreha une cudine. Do nje Celular ta bleshe,-i them une? Une kur beja keto udhetime, merrja dhe ca cope Celular me vete, disa ishin te porositur dhe ndonjerin per ta shitur. Ma trego nje te thjeshte,- me thote. I tregoj njerin. Ok.,-thote ai, sa kushton? 50 Euro, i them. Ai fut doren ne xhep te pantallonave dhe nxjerr VETEM 500 Eureshe nja 6 cope!!! Cudi qe skishte celular ky!!!!!! Me drejton nje 500-ce. skam ta thyje,-i them, ngaqe une perdor me shume Karten e bankes dhe spara merrja shume Euro me vete, vetem aq sa me duheshin per ndonje Emergjence rruges. Ok.,-thote ai, kur te zbresim ja marr vllajit 50 euro.
-Mos u merzisni qe po tregoj keto detaje, sepse kane rendesine e vet! Smile
Do ja besh sms-ne vllajit, me thote prapß Ok. i them, me thuaj emrin ta veje ne fund te textit, sepse vllaji jot do cuditet duke mos njohur numrin tim! JO,-thote ai, ska problem, pa emer, vetem kaq shkruaj: jam rruges, cdo gje ne rregull, arrij filan ore! Jo, - i thashe une, pa emer nuk e dergoj. " Ky Kosovari, vetem ndigjonte"! me tha emrin( rren apo tamam, se di), dhe une shkruaj ato qe tha ai PLUS shtoj ne fund: Kete sms po e dergoj nga Celulari i nje Shqiptari qe NJOHA RASTESISHT ne Aeroport! Pse e futa kete fjali? Hm....dyshimet qe me dolen nga Eurot 500-ce te tij dhe qe skishte Celular!!! Hypim ne Avjon. Skishte shume udhetare. Cuni, vjen e ulet prane meje megjithse e kishte diku tjeter vendin!!! Hm... Kosovari ne rrjeshtin tjeter, drejt me ne. Dikur, ne mes te udhetimit, i them, e leme punen e blerjes se Celularit. Une duhet te iki shpejt dhe skam kohe te sa te takosh ti vllajin etj. Blej ndonje ne Shqiperi po deshe. Ok. tha ai.
Zbresim ne Rinas. Kosovari mu "qep" mua tani, duke me qare hallin se nuk dinte ku te rrinte ne Tirane, sepse Avjoni per Kosove nisej te nesermen!!!Mua sme priste njeri dhe do merrja ndonje Taxi. Duke pritur daljen e Bagazhit dhe prane meje Kosovari (shqiptari u zhduk sapo zbriti), si me lezet na afrohet nje burre-punonjes i Aeroportit ( Shefi i sigurimit te Aeroportit= nga karta e varur ne xhepin e kemishes plus sic tha). Me lezet afrohet dhe gjen nje sebep dhe hyn ne bisede me Kosovarin dhe me mua. bejme ndonje shaka aty dhe pastaj me pyet se si do shkoja ne Tirane plus Elbasan. Me Taxi,- i them, por ky Kosovari ka hall se sdi ku me nejt, mund ta ndihmosh? Ok. ,-thote ai. Ju coj une ne Tirane me makinen time. Sa kushton,- i them, per ju 15 mije leke, thote! Ok. i them. ma mire me ty, se jemi te sigurte Smile. rruges per ne Tirane, pyet e zhgerryet ky, se me cfare merrem, pse vij kaq shpesh ne Shqiperi etj. Une i flas lirshem, pa problem. Filloji ky, do me bente dhe mbesen per nuse, meqense po i pelqeja si njeri...hahahahaha. Nderrojme dhe numrat e Telefonit me kete e u bame si "miq" Smile. Zbres ne Tirane dhe ndahem. Ky vazhdon me Kosovarin per t'i gjet Hotel.
Te nesermen ne mengjes, ne shqtepi ne Elbasan. ishte ora 10 dhe po pija Kafe duke pare lajmet ne TV.
Spikera e lajmeve: Dje ne Rinas, u kap nje grup trafikantesh Droge qe ishin nen mbikqyrje nga Interpoli qysh prej shume kohesh. DY VELLEZER nga Durrsi, u ndaluan ne hyrje te Durrsit dhe ju gjet ne Makine nje sasi droge. Fap Fotot e vellezerve ne Ekran. hahahahaha, njeri ishte bashkeudhetari im, ai qe skishte-sdonte te mbante Celular!!!!! Spo i besoja syve! Eh, mendova, po ti kisha takuar vellajin per 50 Eurot!!! Kam nejt gati nje jave, ne HALL, ne "pritje" te trokiste dera! Por shyqyr Zotit JO! Ajo fjalia e fundit tek sms-ja me ka shpetuar si dhe lirshmeria ne bisede me Taxistin-Shefin e Sigurimit te Europortit.

Keshtu ngaterrohet robi ndonjehere, dhe hajde te vertetoje pafajsine ne Shqiperi!
Te mos kisha qene dyshues ne disa DETAJE rreth atij Shqiptarit, kushedi ku do ishja!

Qysh nga ajo ngjarje, nuk afroj me Shqiptare ne bisede nepse Aeroporte, po nuk i njoha me pare!

Prandaj, kjo ngjarja ime, duhet t'ju shtoje dhe ju kujdesin. neqoftese doni te kaloni pushime te qeta ne Shqiperi dhe te ktheheni "shendoshe" ne vendin ku jetoni!

p.s. Sorry per sterrzgjatjen por, mendova se ka vlere per cilindo nga Ne, qe deshiron te beje nje jete normale dhe te qete!

fluturim
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta ne Emigrim Empty Re: Jeta ne Emigrim

Mesazh nga Nora Thu Nov 11, 2010 3:30 pm

pasi ateher kur kam qen ne emigrim isha shum e re,nuk di qa te them ,por ndjesha shum mall per vendin tim Sad
Nora
Nora
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 12
Reputation : 0
Anmeldedatum : 27/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta ne Emigrim Empty Re: Jeta ne Emigrim

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi