Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndenja e mendime te castit....

+4
shpirti binjak
Eria
esa anhel
Sennia
8 posters

Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Sennia Thu Mar 18, 2010 9:14 pm

Mund ti besoni ditarit tuaj cdo moment qe perjetoni dhe keni deshire te tregoni diku...
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga esa anhel Fri Mar 19, 2010 4:58 pm

eeeeeeee jemi te zene me pune ne,skemi kohe per keto gjera hihi :o
esa anhel
esa anhel
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 9
Reputation : 0
Anmeldedatum : 12/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Eria Fri Mar 19, 2010 10:04 pm

Sa po me dhembka koka sot....
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga shpirti binjak Sat Mar 20, 2010 1:10 am

Pse nuk me vijne mp e Erias ...
shpirti binjak
shpirti binjak
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 60
Reputation : 0
Anmeldedatum : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Eria Sat Mar 20, 2010 1:31 pm

Miremengjes dite e re...
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Sennia Sat Mar 20, 2010 10:14 pm

happy happy happy
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Eria Mon Mar 22, 2010 11:01 pm

Me zemren qe dridhet....vazhdoj te te pres me mall ty...
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Lilly Tue May 18, 2010 5:42 am

Supozohet qe ti dime pergjigjet e pyetjeve qe n'a drejtohen.A eshte vertet keshtu?
Si mund ti shpjegosh nje femije arsyen pse nuk ke bere kolegj?Duhet ti tregosh te verteten,qe ardhja ne jete e saj ndryshoj rrjedhen e jetes tende?Jo tani,ne nje moshe me te rritur kur te kuptoje me shume,me mire sepse frikesohesh se do marri idene e gabuar,qe eshte ok te ngelesh shtatzane ne nje moshe te re.Tani mjafton pergjigjja''sepse e dashurova babin tend dhe u martuam dhe pastaj erdhe ne jete ti,keshtu ju dedikova kohen time juve.''
Perpiqemi me mish edhe me shpirt per nje edukim sa me te mire te femijeve por vjen nje cast i frikshem kur duhet te mendosh :-C'fare shembulli je ti per te?????
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Sennia Tue May 18, 2010 11:59 am

Lilly shkruajti:Supozohet qe ti dime pergjigjet e pyetjeve qe n'a drejtohen.A eshte vertet keshtu?
Si mund ti shpjegosh nje femije arsyen pse nuk ke bere kolegj?Duhet ti tregosh te verteten,qe ardhja ne jete e saj ndryshoj rrjedhen e jetes tende?Jo tani,ne nje moshe me te rritur kur te kuptoje me shume,me mire sepse frikesohesh se do marri idene e gabuar,qe eshte ok te ngelesh shtatzane ne nje moshe te re.Tani mjafton pergjigjja''sepse e dashurova babin tend dhe u martuam dhe pastaj erdhe ne jete ti,keshtu ju dedikova kohen time juve.''
Perpiqemi me mish edhe me shpirt per nje edukim sa me te mire te femijeve por vjen nje cast i frikshem kur duhet te mendosh :-C'fare shembulli je ti per te?????

Lilly , shembulli profesional nuk eshte gjeja me e rendesishme qe mund ti jepet nje femije. Eshte edukimi i mire ai qe ka vlere, nepermjet tij ti mund ti japesh femijeve te tu, shembullin qe ti do, qe ata te realizojne ne jete ndoshta ato gjera qe ti nuk ke mundur. TI pervecese je nje nene e mire , je dhe nje person mjaft inteligjent, dhe besoj se femijet e tu do ta trashegojne kete.

Ne kemi shembuj plot ne shqiperi, ku prinderit per arsye persekutimi apo cfaredo, edhe pse e kane merituar nuk kane mundur te ndjekin arsim te larte, por femijet e tyre po ia dalin.

Mami im nuk ka arsim te larte, por ajo eshte marr shume me edukimin tim. Une kam mesuar te lexoje para se te shkoj ne shkolle, ajo me ka blere libra kur kam qene ne kopesht edhe i ruajti, une ende sot i ruaj dhe e kam mekat te hedh posht nje liber sado i padobishem qofte. Ajo eshte kaq e perkushtuar ndaj meje edhe sot kur une jam 17 vjec dhe me ka zene nje grip i lehte e shoh kaq te shqetesuar dhe qe ben gjithcka qe une ta kaloj. Une dua te behem si ajo , te marr kulturen e saj, kujdesshmerine , rregullin gjithcka qe une cdo dite e me teper po e vleresoj tek ajo.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Lilly Tue May 18, 2010 5:30 pm

Sennia,faleminderit!
Edhe vajza ime me tha se deshironte qe kur te rritej te behej si une,''mami'' edhe mua kjo me shqeteson sepse me shef si nenen e saj qe kujdeset per te,per motren e con en shkolle e merr etj etj.Une vetem dua qe te shohi edhe ane te tjera ne jete,jo te qenit nene si primare per te.Ajo sigurisht qe kur te rritet do e kuptoje rendesine e shkolles,por neqofte se dicka shkon keq,athere mua me vret ndergjegjja se ndoshta si tregova rrugen e duhur.Ajo eshte vetem 6 vjece dhe ka shume kohe,por keto mendime jane ne koken e prinderve,si do jete e ardhmja e femijeve te tyre.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga ely Mon May 24, 2010 9:58 pm

jam shume shume e mrzitur, kur isha ne spital kisha ne dhome nje vajze te re e cila ishte operuar per (foratura del intestino= shpim zorresh e treta here qe operohej e i hiqnin pjese) sa e mira ishte o zot i madh,sot e tel si cdo dite mu pergjigj e jema me tha se eshte ne coma i kan injektuar nje antibjotik qe ajo ishte alergjike ,ajo e kishte te shenuar posht krevatit ne tabele nga se ishte alergjike e ato dit qe isha ne spital mernim kartelat tona e vizatonim siper per ti bere me te bukura e per te kaluar kohen ,penicilinen te cilen ajo ishte alergjike e kishim vendosur ne rreth te kuq e me rreze dielli augmentinin me te verdhe ne formen e henes.... mos ishte faj im qe e lash te vizatonte e nuk e kan pare edhe se ishte me ne evidenc keshtu.....me erdhi shume keq dhe nuk kisha fjal ti thoja te emes ne tel as kur ika ne spital ---- perse mungojne fjalet ne raste te tilla???? perse nje njeri si ajo duhet te ket kete fund....??? perse??si ka mundesi te behet nje gabim i tille ??? flisnim pastaj per mjekesin ne shqiperi ..... te gabosh eshte humane por te vrasesh eshte makaber .eshte disumane.... e dini me ka hyre frik dhe urrejtje zenati qe dua te bej...... perse po ndodh aq shpesh te gabojne ??? mos ndoshta spitalet jane trasformuar ne comercio....si nje supermarket ku blen shendet me te mire dhe ndodh edhe te humbasesh edhe ate qe ke.....ndoshta seshte supermarket ,por si ne borsa ku luhet me lek vetem se ketu luhet me jeten...... jeta eshte nje rrugetim aq i veshtire dhe kur te presin urat kur ti ecen me veshtiresi,kur te hedhin ne gremin kur ti kacavirresh pas shkembenjeve per mos tu dorezuar eshte e padrejte!! eshte e padrejte te vdese per nje sorum ....eshte e padrejte te mos shpetoje!!! eshte e padrejte i gjithe realiteti i hidhur!!! ndihem fajtore per ato dy ngjyra mbi dy fjale qe asaj po i kushtojne jeten....perse e lash ti vizatonte perse???
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga ely Sat May 29, 2010 4:04 pm

mendon se mendimi eshte tradhtar...... ngaqe ne te shumten e kohes mendon dike tjeter , dicka tjeter !!
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Sennia Sun May 30, 2010 9:43 am

ely, profesioni qe ke zgjedhur , pervecese pergjithesi kerkon nje zemer te forte. Ma merr mendja se gjate viteteve te dua te do shohin syte shume gjera te padeshiruara, por eshte e nevojshme. Duhet te mesosh te kesh nje zemer te forte, sepse spitali kete te ofron..lojen e jetes me te vdekjes ku ju jeni shpetimtaret. Ndodh qe te deshtoni, sepse asgje nuk eshte perfekte, gjithcka ka anen e saj negative, e rendesishme eshte qe ti gjate rruges tende te eces gjithnje me parime te larta. Kjo eshte gjithcka qe ti duhet te besh...
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Eria Sun May 30, 2010 1:25 pm

Me kane lodhur me kete pyetjen : Je e sigurt qe je shqiptare????
Shume here mu tha dje,nga nje njeri qe sme kishte njohur me pare,por qe i pelqeu muhabeti shume me mua,dhe i shqeu syte kur i thashe jam shqiptare...Se besonte kurre ne bote..Nuk ka mundesi tha,je shume e dashur dhe e qeshur per te qene shqiptare...Shumica jane grifsha mendjemedha me tha,dhe me beri te qesh ne mes te restorantit...Nga e gjete kete i them...Pse i pergjithson gjerat??Kam njohur shume shqiptare tha,jo vertete..ti sje e tille...Une vazhdoja te qeshja,sepse nuk ishte hera e pare,qe me thoshin..,moj shqiptaret jane si ti apo si ajo (ne krahasim me njeren qe jemi si nata dhe dita)...Vazhdonte te me tregonte sesa shume gjera dinte per shqiptaret,sesi kishte qene ne nje dasem shqiptare,sesi nje shoqja e saj e ngushte ishte shqiptare po nje grifshe e vertete...dhe une isha gabimisht shqiptare...se dija te beja batuta ti beja te qeshnin..se dija te qeshja...se isha ndryshe...Dhe gjithe nates dje...mu qep duke me thene moj vertete je shqiptare ti..Se kuptoj,ndoshta sdo e kuptoj kurre,pse kane kete pershtypje kaq te keqe per ne....jo per gje po me ve shpeshhere ne siklet pyetja..moj je e sigurt qe je shqiptare...Mendova e kish fajin pija,ne fakt jo e imja e saja..se une spi...qe e bente te fliste...por jo mikesha e saj dhe e imja,me tha qe ajo nuk ta perton ti thote gjerat ne sy,per me teper mua qe sme njihte me pare...Po mendoj se me ka pelqyer shume,sa mu qep ne krahe gjithe mbremjes,dhe sme shkeputej as kur doja te ikja..dhe shoqja ime qe qeshte...e kur e bere dhe kete huqexheshen per vete.. :D...Nami i keq i shqiptareve...me cmenden me pyetjen moj je vertete shqiptare ti?????????????
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga ely Wed Jun 02, 2010 1:44 pm

Sennia shkruajti:ely, profesioni qe ke zgjedhur , pervecese pergjithesi kerkon nje zemer te forte. Ma merr mendja se gjate viteteve te dua te do shohin syte shume gjera te padeshiruara, por eshte e nevojshme. Duhet te mesosh te kesh nje zemer te forte, sepse spitali kete te ofron..lojen e jetes me te vdekjes ku ju jeni shpetimtaret. Ndodh qe te deshtoni, sepse asgje nuk eshte perfekte, gjithcka ka anen e saj negative, e rendesishme eshte qe ti gjate rruges tende te eces gjithnje me parime te larta. Kjo eshte gjithcka qe ti duhet te besh...


flm sennia-

ne kete zenat nuk eshte zemra e forte e para qe duhet.sipas meje duhet mbi gjithcka te kesh te besh te krijosh pikpytje..(jo pasigurie,por per te qen e bindur profesionalisht dhe uman).cdo veprim cdo diagnoze cdo injektim perpara qe te behet duhet ndaluar dhe bere nje pyetje...mua me pelqen shume ky zanat per kete e kam zgjedhur dhe sakriifikoj ta bej dhe fakti qe i bej keto pyetje vetvetes me thote qe nese do arrij te perfitoj ne teori dhe praktike do jem nje mjeke me pyetje perprara se te veproj
dhe pyetja te cilen shpresoj te mos me braktise kurr eshte-te isha un ne vendin e saj/tij cdua te me bejne....pastaj te mund te veproj profesionalisht ?? puc
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Lilly Sat Jul 10, 2010 12:09 am

Ndjej keqardhje....per gjithcka po shoh perreth kohet e fundit.Me vjen keq per keta njerez me karaktere te dobet qe mendojne se mund te fshihen mbas maskash qe ju cirren kaq lehte.Me vjen keq kur degjoj se nje jete e re po lind,nga dy prinder qe mendojne se kjo eshte zgjidhja e nje martese e cila duket se do bjere ne humnere kur nje fllad i lehte te fryje rreth saj.Me vjen keq qe shoh nje buzeqehsje te shtirur ne fytyre,sa per tu dukur se gjithcka funksionon me se miri.Gjynah qe keta njerez jetojne me shume per te tjeret se sa per veten.Me vjen inat me kete mentalitet qe e karakterizon shoqerine tone,duket sikur ska me rendesi njeriu,i kane rene vlerat jetes se tij,emri eshte ai qe ngelet,perderisa ke emer te mire ne shoqeri gjithcka tjeter rregullohet.Ndjej keqardhje te shoh se sa te vetmuar jane keta njerez edhe inatin e drejtoj nga kjo shoqeri kapitaliste,e eger qe duket sikur e ka ''f#%@#d up cdonjeri.Me vjen keq,per momentim por me pas sdi e cte mendoj.Gjithmone kam besuar se njeriu eshte pergjegjes per gjithcka ben,sepse ti vete i ben zgjedhjet e jetes tende dhe kur ke frike justifikohesh se smundesh te ndodhte ndryshe apo fshihesh dhe i shmang problemet sikur ato mos ekzistonin.Sinqerisht me vjen keq......
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga e panjohura Tue Jul 13, 2010 3:33 pm

Ndjenjat me tradhtojn,me shtyejn te mendoj ne gjera qe jane te paarritshme per mua!Ani qe i dua keto ndjenja,por mundesia dhe deshira jane dy gjera qe biejn n'desh mes vete!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Eria Sat Jul 24, 2010 8:19 pm

Ka momente qe e adhuroj veten time...dhe ne qofsha ne shtepi,argetohem te lyhem dhe zbukurohem,a thua do shkoj diku,te terheq ca shikome,te perpiqem te kthej ndonje koke...
Ka momente kur as ne pasqyre sdua te shihem,e evitoj pasqyren madje qe ne mengjes..i shmangem...floket kapen nje bisht dosido,mjafton mos te me bien ne fytyre...dhe madje e ne dalsha...as nuk lyhem fare...
Sot ishte nje nga ato ditet,ku ndihem e bukur...qe me shijoi kontakti me pasqyren me make upin..me tualetin...
Me shijoi te zbukurohesha a thua do shkoja gjekundi e ne fakt sot,nuk shkoj asgjekundi,thjeshte me argetoi ideja e te dukurit bukur...
E ne fakt dola per pazar,ne kembe jo shume larg shtepise,dhe sic thashe ishte dita ku ndihesha e bukur..me nje minifund blu,nje kanatjere blu,me nje krahe dhe me shapkat e zeza..e tualetosur si per ndonje sebep...dhe budallenjte rruges fiuuuuuuuuu fiuuuuuuuuuuu....por si vura re ne ikje...
Ne kthim..nje grup djemsh...njeri...me ngul syte qe larg...dhe kur afrohemi pa i shkeputur syte...ia ben vetem uhhhh :D....
I ngre njeren vetull dhe buzeqesh...sa largohen me vjen nje e qeshur,dhe cudi me veten time...qe ka dite,ku dhe miqte e mi e dallojne qe kam humor te shkelqyer,se nuk pertoj te luaj me ngjyrat ne tualetin tim...ashtu sic ka dhe dite,ku pertoj edhe floket ti rregulloj pas gjumit....
Me vjen mire,qe di te jem kamaleon...ashtu sikur sme vjen mire qe njerezit mund ta parashikojne humorin tim nga makiazhi qe kam ne fytyre :P.....
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga e panjohura Fri Jul 30, 2010 7:10 pm

Po mendoja-Sa hap e mbyll syt me mbyllen dyert!Pse kam fatin e till??? Sad
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Vizioner Sun Nov 21, 2010 10:27 am

Letra e Nje Babai Per Djalin

Nese nje dite do me shohesh plak, nese behem pis kur ha apo nuk arrij te vishem...ki durim. Kujto kohen qe kam kaluar per te ta mesuar.
Nese kur flas me ty te perseris gjthm te njejtat fjale,mos me nderprit....degjome...kur ishe i vogel duhej te te tregoja cdo nate te njejten perralle qe te flije...
Kur nuk dua te lahem,mos me bertit...kujto kur te ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje te laheshe..
Kur te shohesh mosdijen time mbi teknologjine e re, ki durim dhe me ndihmo..mos me shih me ate buzeqeshje ironike por kujto sa kohe mu desht te te mesoja abc-ne...
Nese ne nje moment nuk arrij te mbaj mend, me jep kohe dhe mos u nervozo..gjeja me e rendesishme nuk eshte ajo qe them por nevoja per te qene me ty gjthmon....
Kur kembet e mia te mos me sherbejne me, mos me trajto sikur te isha nje barre per ty..me ndihmo njesoj si une e bera kur ti ishe i vogel....
Kur them qe dua te vdes...mos u merzit....nje dite do e kuptosh cfare me shtynte ta thoja...do kuptosh qe ne moshen time nuk jetohet por mbijetohet...
Nje dite do te kuptosh qe pavaresisht gabimeve te mia, kam kerkuar me te miren per ty, qe gjithnje jam munduar te te ndihmoj...me jep pak kohe, me jep pak durim, me jep nje shpatull ne te cilen une te qaj ashtu si ti e ke bere sh here...me ndihmo te ec, me ndihmo te mbaroj ditet e mia me dashuri dhe durim....ne kembim une do te jap nje buzeqeshje dhe dashurine e pafund qe gjithnje kam pasur per ty...te dua shume dhe do te lutem gjithnje per ty....
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndenja e mendime te castit.... Empty Re: Ndenja e mendime te castit....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi