Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje injeksion qe rrit kujtesen

Shko poshtë

Nje injeksion qe rrit kujtesen Empty Nje injeksion qe rrit kujtesen

Mesazh nga Sennia Fri Mar 12, 2010 10:13 pm

Shtimi i qelizave nervore në trup pothuajse dyfishohet me anë të injeksionit me faktorin rritës IGF-1. Këtë e kanë zbuluar studiuesit në Göteborg, Suedi. Kjo mund të shfrytëzohet për kurimin e trurit pas një ataku zemre, kur qelizat e trurit nuk kanë marrë gjak, apo në rastin e ndonjë sëmundjeje tjetër.
Më parë besohej se tek njerëzit nuk mund të lindin qeliza të reja pas foshnjërisë, por para një gjysëm viti neurologu Peter Eriksson dhe grupi i tij dhanë prova mbi se si truri i njeriut ndërton qeliza të reja nervore përgjatë tërë jetës.





Figura tregon Hippocampus-in. Pikat jeshile janë qelizat e sapolindura. Të kuqet janë qeliza nervore të vjetra ndërsa ato bojëqielli janë qeliza mbështetëse.
Është arritur në përfundimin se stresi i dëmton qelizat e reja ndërsa një mjedis i larmishëm e stimulues i pasuron ato. Ajo që shton më tepër numrin e qelizave të reja është lëvizja trupore.
Pikërisht ajo që ndodh gjatë lëvizjes trupore është çlirimi i faktorit rritës IGF-1.
Kështu në provat e bëra tek minjtë injeksimi i faktorit rritës IGF-1 jo vetëm që bëri të mundur shtimin e qelizave por edhe ndikoi tek qelizat e reja që të bëheshin qeliza nervore dhe jo vetëm qeliza të zakonshme mbështetëse të qelizave nervore.
Shtimi gjeti vend në një pjesë të trurit që quhet hippocampus dhe që ka domethënie të madhe për kujtesën dhe të mësuarit.
Përparësia me faktorin shumues IGF-1 është që mund të injektohet në krah e përsëri të arrijë trurin. Pasi është një lëndë e vetë trupit edhe mund të kalojë pengesën e gjak-trurit.

Nga ky studim që do të vazhdojë edhe për të paktën 5 vjet të tjera mund të përfitojnë edhe ata njerëz që nuk kanë pjesë truri të dëmtuara por që duan të përmirësojnë kujtesën e tyre dhe aftësinë për të mësuar.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi