Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arkitektura

Shko poshtë

Arkitektura Empty Arkitektura

Mesazh nga Sennia Thu Mar 11, 2010 3:20 pm

Arkitektura (nga greq. αρχή = e para, krye, dhe τέχνη = zejtari, artizanat, ndertimtari = kryendertimtaria) eshte arti dhe shkenca e projektimit te ndertesave dhe strukturave. Nje perkufizim me i gjere do te perfshinte ne qellimet e saj projektimin e edo gjeje te ndertuar duke filluar ne makronivel me planifikimin e qyteteve dhe projektimin urbanistik (qytetes) deri tek mikroniveli i mobiljeve (orendive). Zakonisht projektimi arkitekturor lidhet me ndertimin dhe emimin e nderteses, si edhe me funksionalitetin dhe estetiken e perdoruesit.

Arkitektura shpesh merret me perpunimin e hapesires, vellimit, formes, drites, hijes, dhe elemnteve abstrakte per te arritur nje perfundim estetik. Kjo gje e dallon arkitekturen prej shkencave te zbatuara dhe inxhinierise, te cilat perqendrohen me shume ne aspektet e funksionalitetit dhe realizimit te projektit, sesa ne estetiken e tij.

Qellimi

Sipas puneve me te lashta per subjektin e arkitektures, te Vitruviusit ne De Architectura, nje ndertese e mire duhet te tregoje "Bukuri" (Venustas), "Fortesi" (Firmitas) dhe "Funksionalitet" (Utilitas); arkitektura mund te themi eshte nje barazpeshe dhe bashkerenditje e ketyre tre elementeve, dhe asnjeri nga te tre nuk duhet te jete me i fuqishem se dy te tjeret. Perkufizimi i koheve moderne e sheh arkitekturen si nje nderthurje te estetikes, struktures dhe funksionit. Sidoqofte nga nje pikepamje tjeter, vete funksioni permbledh te tre kriteret duke perfshire ato estetike dhe psikologjike.

Arkitektura eshte e lidhur me shume disiplina duke perfshire matematiken, shkencen, artin, teknologjine, Shkencat shoqerore, politiken, historine, filozofine e te tjera. Me fjalet e In Vitruvius' - it, "Arkitektura eshte nje shkence qe lind nga shume shkenca dhe permirsohet me ane te edukimit: me ndihmen e te cilit nje gjykim formohet mbi punen e arteve te tjera". Ai shton se nje arkitekt i mire duhet te kete dijeni te mjaftueshme edhe ne fusha si muzika, astronomia, etj. Filozofia eshte nje fushe mjaft e parapelqyer dhe e rendesishme ne perkufizimin e arkitektures, bile zakonisht kur dikush i referohet nje arkitekti e dallon ate nga lloji i filozofise qe ai ve ne jete. Racionalizmi, empiricizmi, strukturalizmi, poststrukturalizmi, dhe fenomenologjia jane disa nga deget e filozofise qe ndikojne tek ariktektura.

Teoria dhe Praktika

Rendesia e teorise ne praktike nuk duhet mbivleresuar sie ndodh shpesh. Vitruviusi vazhdon: "Praktika dhe teoria jane prinderit e arkitektures. Praktika eshte menyra e shpeshte dhe e menduar gjere ne kryerjen e nje pune te dhene. Teoria eshte rezultati i arsyetimit i cili tregon dhe shpjegon se materiali i krijuar eshte transformuar ne menyre qe te plotesoje kushtet e projektit.

Thenie

* "Une e quaj arkitekturen muzike te ngurtesuar". Johan Volfgang fon Gete
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi