Inercia dhe masa
Faqja 1 e 1
Inercia dhe masa
Trupat janë të prirur të vazhdojnë të bëjnë atë që janë duke bërë.
Kështu një trup në prehje është i prirur të qëndrojë në prehje ndërsa një trup në lëvizje është i prirur të qëndrojë në lëvizje duke ruajtur të njëjtën shpejtësi dhe drejtim përderisa mbi të nuk ushtrohet nga jashtë një forcë e paballancuar. Ky ligj njihet si Ligji i Parë i Lëvizjes i Newton''''it (Njutonit).
Kjo prirje e trupave për tu bërë qëndresë ndryshimeve të gjendjes së tyre të lëvizjes njihet si inerci.
Përpara se Newton''''i të dilte me këtë ligj mendohej se prirja e natyrshme e trupave ishte të ktheheshin në gjendje prehjeje dhe që patjetër duhet të kishte një forcë që duhet ta mbante trupin që lëvizte në lëvizje. Kështu mendojnë plot njerëz edhe sot e kësaj dite.
Por sipas Ligjit të Newton''''it nuk ka nevojë për një forcë të tillë që ta mbajë trupin në lëvizje.
Nëse shtyn një libër të rrëshqasë mbi sipërfaqen e tryezës pas njëfarë kohe ai do të ndalojë dhe kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së ndonjë force por për shkak të pranisë së një force, e cila është ajo e fërkimit dhe që e bën librin të ndalojë së rrëshqituri. Nëse do të mungonte forca e fërkimit, libri do të vazhdonte të rrëshqiste me të njëjtën shpejtësi dhe drejtim - përgjithmonë.
Të gjithë trupat gjenden në inerci dhe janë të prirur t´u bëjnë qëndresë çdo ndryshimi të gjendjes së tyre. Por disa trupa kanë prirje për të bërë qëndresë më të madhe se të tjerët. Kjo prirje është e varur nga masa e trupit. Inercia është ajo cilësi që është krejt e varur nga masa. Sa më e madhe të ishte masa e një trupi aq më e madhe edhe inercia - aq më e madhe është prirja e këtij trupi për t´u bërë qëndresë ndryshimeve të gjendjes në të cilën ndodhet.

Sennia- Moderator
- Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi