Aktivitete te Piktorve
Faqja 1 e 1
Aktivitete te Piktorve
Ekspozita në Romë: Shprehje piktorike të artistëve mesdhetarë
U përurua në Romë, në sallonin prestigjioz "Borromini", në Bibliotekën Vallicelliana, ekspozita e pikturës me artistë të Mesdheut. U përfaqësuan 24 vende, ndër to dhe Shqipëria me piktorin Xhovalin Delia. Delia jeton dhe krijon prej vitesh në Firence. Është autor dhe i "God Bless America", në qarkullim në librarit e vendit.
"Shprehje piktorike të artistëve mesdhetarë" organizohej nga "Universiteti Popullor Mesdhetar", nën patronazhin e Ministrisë Italiane të Kulturës, të Rajonit të Lacios, të Provincës së Romës, të Komunës së Romës, të Rajonit të Kalabrisë, Provincës së Krotones, etj si dhe të gjitha ambasadave të vendeve të pjesëmarrës.
Veprimtaria u çel nga senatori Maurizio Mesoraca, president i "Universitetit Popullor Mesdhetar", i cila tha se institucioni që organizon këtë ekspozitë ndjehet i nderuar. "Mesdheu është histori, kulturë, natyrë, djepi i civilizimit Perëndimor dhe Mesdheu s'është vetëm e kaluar, por dhe e ardhme. Kjo veprimtari përbashkët nisi, ta çojmë më tej, qoftë dhe duke hapur këtë ekspozitë në secilin vend pjesëmarrës."
Prof. Corrado Frateantonio, njëri nga organizatorët e kësaj veprimtarie, tha se "ne duam të lidhemi me realitetin artistikisht, duke krijuar realitete të miqësisë dhe bashkëveprimit."
Më pas foli eseisti Paolo Gianisiracusa, duke gjetur të veçantën për secilin piktor. Shqiptari Xhovalin Delia, tha ai, është i lidhur me intimen dhe surealisten, zbulues i një procesi të ri. Kurse bashkatdhetari i tij Agim Muka ndërton figura monumentale, me vështrim të sigurtë.
Muka, piktor që jeton në Milano është prezantuar vetëm në katalogun e ekspozitës, mes artistëve nga Algjeria, Bosnjë-Hercegovina, Qiproja, Turqia, Kroacia, Egjipti, Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Palestina etj.
Libri paraprihej me disa krijime të shkrimtarëve të njohur si Tahar Ben Jelloun, Predrag Matvejeviç, Visar Zhiti, etj.
Ekspozita do të jetë hapur 3-17 shkurt.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi