Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KF Elbasani

Shko poshtë

KF Elbasani Empty KF Elbasani

Mesazh nga Vizioner Fri Feb 05, 2010 9:13 pm

KF Elbasani Kf_elb10

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KF Elbasani Empty Re: KF Elbasani

Mesazh nga Vizioner Sat Feb 13, 2010 11:16 am

Elbasani i trembet terrenit të Cërrikut

KF Elbasani Elbasa10

Verdheblutë i druhen fushës së “Nexhip Trungut”, që mund të jetë shumë e rënduar në fundjavë

Ndeshja Turbina Elbasani, një derbi tjetër i prefekturës, ka ngjallur interesim të madh në të dy kampet këto ditë. Për verdheblutë është një 90-minutësh delikat, ku fitorja i mban në kreun e tabelës, kurse cërrikasit synojnë largimin nga zona e ftohtë. Të dyja skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën dhe mes tyre nuk është se ka një klimë miqësore kohët e fundit. Para 3 vjetësh elbasanasit eliminoheshin nga kupa pikërisht nga Turbina dhe që atëherë marrëdhëniet janë ftohur.

Edhe tani atmosfera duket mjaft e nxehtë, ku nuk mungojnë deklaratat provokuese, por verdheblutë duken shumë të kujdesshëm në këtë drejtim. Drejtuesit e tyre i kanë ndaluar deklaratat provokuese dhe gjithçka është përqendruar te stërvitja në fushë. Trajneri Muharrem Dosti dhe ndihmësit e tij po mundohen të zgjedhin formacionin e duhur, që mund të kthehet me 3 pikë nga Cërriku. “Jemi duke punuar fort, - thotë mesfushori Endri Dalipi për “Sportin shqiptar”, - sepse duhet ta fitojmë këtë ndeshje të rëndësishme.

Jemi mobilizuar për këtë transfertë, që të na shkojë sa më mirë të shtunën. Skuadra jonë jep më shumë garanci, aq me tepër që në Cërrik do të kemi edhe Raboshtën e Hyshmerin, të cilët munguan ndeshjen e fundit. Ata i japin më shumë forcë sulmit. Besoj se Elbasani do të jetë rezultativ dhe do të marrë atë që dëshiron.” Endri Dalipi, ashtu si dhe gjithë lojtarët e tjerë verdheblu, nuk i shqetëson fakti që luhet jashtë fushe, por gjendja e terrenit. Duke parë shirat e këtyre ditëve, parashikohet që fusha e “Nexhip Trungut” të jetë shumë e rënduar.

“Nuk i heq asnjë meritë kundërshtarit, por mendoj se për ne do të jetë problem ambientimi me fushën, që mund të jetë shumë e rënduar. Elbasani ka lojtarë cilësorë, të cilët duan fushë cilësore. Shpresojmë të mos ketë shira këto ditë, ndërsa Turbina si skuadër natyrisht që do të na hapë shumë punë. Ajo është pranë zonës së ftohte dhe do ta kërkojë me ngulm fitoren. Megjithatë, kemi besim për fitore dhe uroj që kësaj radhe të mos jemi “viktimë”, si në ndonjë rast tjetër,”- theksoi në fund mesfushori Endri Dalipi. Edhe në ndeshjen e fazës së parë, ku verdheblutë fituan 1-0, pati deklarata provokuese, por në fushë nuk pati asnjë problem.

Transferta e kësaj jave do të jetë një provë reale për Elbasanin, që për të kaluar direkt në superligë duhet të bindë edhe në ndeshje të tilla. Verdheblutë u mundën në Lezhë javën e parë të fazës së dytë dhe tani kanë rastin se ajo humbje ishte një rezultat aksidental. Gjithçka do ta tregojë më mirë fusha, për të cilën elbasanasit shpresojnë të jetë në kushte të pranueshme për të luajtur një futboll normal.

socer socer socer socer socer socer socer socer socer


Edituar për herë të fundit nga Vizioner në Wed Feb 17, 2010 12:14 pm, edituar 1 herë gjithsej
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KF Elbasani Empty Re: KF Elbasani

Mesazh nga Vizioner Wed Feb 17, 2010 12:10 pm

Paraqitet Alimehmeti: Vendi i dytë, i Elbasanit!

Trajneri kryeqytetas, Krenar Alimehmeti, ka nisur dje punën me skuadrën verdheblu

Eshtë zyrtarizuar dje ardhja e trajnerit Krenar Alimehmeti në krye të Elbasanit. Drejtuesit më të lartë të klubit verdheblu, në orën 14:00, e kanë prezantuar trajnerin e ri në ambientet e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Duke zëvendësuar Muharrem Dostin në stolin verdheblu, Alimehmeti ka për detyrë ta ngjisë Elbasanin në superligë.

Rezultatet jo fort të kënaqshme u bënë shkak për shkarkimin e Dostit dhe si alternativa më e mirë u pa Alimehmeti, i cili e ka drejtuar këtë skuadër edhe para dy sezonesh. Zërat për një largim të mundshëm të Dostit qarkullonin prej disa ditësh në ambientet futbolldashëse në Elbasan, ndërkohë që ndeshja me Turbinën pritej të ishte vendimtare.

Edhe pse kjo ndeshje nuk u luajt, drejtuesit verdheblu e kanë bërë ndryshimin në stol, duke vendosur të dielën në mbrëmje për shkarkimin e Dostit dhe ardhjen e Krenar Alimehmetit. Ky i fundit është zgjedhur mes emrave të Nevil Dedes dhe Kristaq Miles.

Pas prezantimit me skuadrën e re, trajneri kryeqytetas u shpreh se kërkon bashkëpunimin e të gjithëve në klubin elbasanas, në mënyrë që të arrihet superliga: “Për mua është kënaqësi që ndodhem përsëri në Elbasan për të dhënë ndihmën time në këtë klub me shumë traditë.

Eshtë një sfidë e rëndësishme për mua, pasi përgjegjësitë janë të mëdha. Do të përpiqemi ta vazhdojmë punën e mirë të bërë nga stafi i mëparshëm, me qëllim të ta çojmë më lart Elbasanin. Duke gjykuar me qetësi, them se për vendin e parë është e vështirë, pasi Bylisi është larg për momentin. Ne do të përqendrohemi te vendi i dytë, që besoj se në fund të sezonit do të jetë yni. Elbasani do të kthehet në superligë direkt,” - ka deklaruar trajneri i ri i verdhebluve, Krenar Alimehmeti.

Ndërkohë, ish-trajneri Dosti nuk ka dashur ta komentojë largimin, edhe pse e ka pritur me habi. Ai nuk është shfaqur shumë i shqetësuar dhe është shprehur se këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Elbasani ka zhvilluar dje seancën e parë stërvitore, nën drejtimin e trajnerit kryeqytetas, Krenar Alimehmeti.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KF Elbasani Empty Re: KF Elbasani

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi