Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

mjeksia

2 posters

Shko poshtë

mjeksia Empty mjeksia

Mesazh nga lindjedielli Wed Nov 25, 2009 11:29 pm

Mjeksia eshte shkenca e zbulimit , studimit dhe sherimit te semundjeve qe prekin njeriun.Fjala e ka prejardhjen nga latinishtia ( medicina: art i mjekimit) por sferen e veprimit e ka nderboterore, pa limit.Trupi i njeriut eshte nje kompleks i mrekulluar ku cdo zbulim dhe cdo njohje e ketij komplexi eshte si nje gurre themeli ne nje projekt gjigand.Mjafton vetem te permendim ose me mire te reflektojme ne vete faktin qe cdo organizem eshte i njejte dhe njekohesisht i ndryshem deri ne skaj ateher mjafton te pranojme qe mjeksia eshte shkenca mbizoteruese , eshte arti i pafundem ashtu sic jane dhe vete qelizat nga te cilat ne perbehemi ( te pafundme ne perfeksionim , shumim dhe rigjenerim!).Te studjosh njeriun do te thote te studjosh jeten ,dhe te studjosh jeten do te thote te studjosh vazhdimesine.Pra mjeksia eshte vazhdimesi .
lindjedielli
lindjedielli
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 25
Reputation : 0
Anmeldedatum : 24/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

mjeksia Empty Re: mjeksia

Mesazh nga Vizioner Thu Nov 26, 2009 6:11 pm

lindjedielli, besoj se ti, si njohse e mire e fushes se Mjeksise do na e pasurosh kete zone me Tema te vlefshme rreth Mjeksise!
prsh ☀
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

mjeksia Empty Veshka

Mesazh nga lindjedielli Sat Nov 28, 2009 2:31 am

veshka eshte nje organ me funksion te larmishem dhe me nje rendesi jetesore te madhe.trupi i njeriut permban dy organe te tilla te cilat funksionojne ne pavaresi nga njera tjetra .ne rast se nje veshke nuk eshte funksionale ( e pazhvilluar embryonalisht ose e demtuar gjate procesit jetesor) ateher veshka tjeter mund te ndermare funksionin e plote si organ.veshka sherben per filtrimin e gjakut .ne kete stacion beher seleksionim i lendeve te nevojshme nga ato te demshme te cilat tejcohen me urinimin jashte trupit te njeriut.funksionet e veshkes jane: 1-ekuilibrimi nepermjet ujit dhe elektrolyteve qe ndodhen ne trup, pra veshka percakton sasine dhe llojin e lendeve qe duhet ti largohen organizmit. acid-base ekuiliber ne menyre qe ne gjak te mbizoteroj nje pehash(ph=7,4) neutral.2- synthese e vitamines D( formimi i kockave) si dhe hormoneve te ndryshme si erythropoetin ( stimulues per formimin e qelizave te gjakut) etj.funksioni i veshkes kontrollohet me te ashtuquajturen kretinin -clearance( eshte pastrimi i kreatinines nga trupi).vlera e ketij treguesi rritet ne gjak kur GFR ( aftesia filtruese) e veshkes ka ngelur vetem 50% pra veshka nuk funksionon sic duhet.kretatinina eshte produkt i shperberjes se kreatininphosphatit qe ndodhet ne muakuj dhe sherben aty si depo energjie.kreatinina mund te rritet ne gjak eshe pas nje aktiviteti te sforcuar fizik ose pas marrjes te produkteve te mishit ( si pasoje e katabolizmit).kujdes duhet treguar tek personat ne moshte te vjeter ose tek ata qe jane nen peshe pasi aty kreatinina eshte ne sasi te vogel edhe nqs veshka vuan demtim.
per te bere kontrollin e funksionit te veshkes mjafton te behet nje kontoll i urines se mengjesit.ketu vezhgohen me metoda te ndryshme(streifentest) perberesit e urines si dhe lendet e huaja ose lendet me teprice .nga pasqyra e urines percaktohet dhe demtimi i veshkes.nese ne urin ndodhen erytrozyten( me shume se 2/ml) ose-dhe albumine(-1mg) ateher kjo eshte nje tregues per glomerulonephritis pasi glomeruli ( si njesi ndertuese baze e veshkes) nuk lejon te tejkalojne makromolekula te tilla por sherben si barriere ne menyre qe trupi mos te humbasi lendet e nevojshme.gjate rruges se urines primare perthithen edhe lende te tjera te nevojshme ( uje , elektrolyte) si dhe sekretohen lende te tjera qe pastaj derdhen me urinen jashte trupit.
vazhdon me semundjet specifike te ketij organi....
lindjedielli
lindjedielli
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 25
Reputation : 0
Anmeldedatum : 24/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

mjeksia Empty Transplantationi

Mesazh nga lindjedielli Sat Jan 09, 2010 9:07 pm

Transplantationi eshte nje teme shume e gjere dhe jetesore nese njeriu meret me studimin e ketij termi.une para shume kohesh nuk isha e bindur nese do te kisha deshire te dhuroja organet e mia ne rast vdekjeje.kjo ndoshta kishte te bente me moskonfrontimin tim me kete teme qe dhe pse e frikshme e pranishme ne cdo moment dhe ne cdo vend me njeriun.pra vendosa ta hap kete teme dhe mendoj se mund te na zgjoje diskutim interesant.dje ishte dita ime e fundit e shkolles dhe kishim nje dite te mbushur me paciente-prezantime.4 pacient na tregonin jeten e tyre para si dhe pas transplantimit te organit.biseda ishte interaktive , pra neve mund te pyesnim cdo gje qe kishim te paqarte.mund te them qe u preka nga gezimi qe keta njerez ishin te lumtur qe ekzistojne njerez te vecante te cilet vendosin organet e tyre ne dispozicion.edhe mua ashtu me duket , kam shume respekt per njerzit qe kane nje dokument per te dhuruar organ, por une akoma nuk e kam kete dokument.nuk dua te fokusohem me shume tek vetja ime sesa dua te hap nje teme bashkekohese qe ne nje moment te caktuar mund te behet gjithcka per nje njeri.nje organ pa funksion mund te coj ne shuarje te nje jete .kurse nje jete e shuar dhe nje veprim ne kohen e duhur ( duke mare parasysh te gjitha kriteret e domosdoshme per te definuar nje trup pa jete te vdekur-vdekja e trurit)mund te mbajne te gjalle nje jete qe varet vetem nga ky dhurues i organit.

shpresoj te kemi deshiren dhe mundesine te bashkediskutojme.

Smile, vizioner ich grüße dich anläßlich und hoffe es geht dir gut Smile.
lindjedielli
lindjedielli
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 25
Reputation : 0
Anmeldedatum : 24/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

mjeksia Empty Re: mjeksia

Mesazh nga lindjedielli Fri Feb 19, 2010 4:13 pm

Po i bashkanjgjis njekohesisht temes nje transplantacion shume te shpesht qe ndermerret.ky eshte transplantacioni i veshkes.trupi i njeriut permban dy veshka te cilat funksionojne te pavarura nga njera tjetra.nese per faktor te ndryshem funksioni i njeres humbet , e kompenson kete deficit organi tjeter intakt.ne rast se veshkat jane te prekura te dyja nga semundje te trasheguara ose semundje specifike ( semundje autoimune) ateher mund te ndihmoje transplantimi i nje organi te huaj nga i njejti lloj ( njeri-njeri).veshka e re placohet ne legen ( fossa iliaca) dhe enet furnizuese bashkenjgjiten me arterien iliaca externa dhe me te njejte ashtuquajturen vene.nese organ-donor( dhurues ) eshte nje njeri ne jete ateher permiresohen kushtet e transplantimit.organi mund te implantohet pa humbje te madhe kohe , keshtu mundesohet perfundimi maximal i mundshem i organit si dhe koha e ftohte pra koha ishemike nga marja e organit deri ne implantim eshte minimale ne krahasim me marjen e organeve nga trupat pa jete.ne rastin e pare eshte perputhja e HLA-system me e favorshme se ne rastin e marrjes se organit nga trupat pa jete.ky proces mbart si dhe eshte i shoqeruar me komplikacione te mundshme , prandaj eshte e nevojshme qe pacientet e transplantuar te marrin gjithe jeten e tyre mjekime si dhe ta mbajne sistemin imunitar nen kontroll pra ta dobesojne ate ne menyre qe organi i huaj mos te goditet dhe te humbi funksionin.nje veshke e implantuar mund te mari funksionin normal .pas nje kohe prej 15 vjetesh ose edhe me gjate duhet qe pacienti te bej proceduren ne menyre qe te ndroje veshken pasi veshka e implantuar nuk mund te jetoj me gjate se kushtezuar.

per kuriozitet :pacientet e implantuar nuk e marrin vesh se kush ka qene dhuruesi i tyre ( ne rastin e trupave pa jete) , ata i vendosin organit te ri nje emer dhe kujdesen per te sikur te ishte dicka e thyeshme , ndjejne cdo ndryshim ose zmadhim te organit dhe si te thuash bashkebisedojne ne heshtje me njeri tjetrin.nuk eshte cudi qe keta njerez jane te fokusuar me shume se kurre per dicka te huaj qe e kane marre dhurate pasi pa kete dhurate te bere ata nuk mund te ishin me te pranishem.
nuk po thellohem me me shpjegimin sepse nuk mendoj se cdo njeri e interpreton ne kete forme por per mua eshte dicka madheshtore eshte nje gje e mire .
lindjedielli
lindjedielli
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 25
Reputation : 0
Anmeldedatum : 24/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

mjeksia Empty Re: mjeksia

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi