Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota e Poezise

5 posters

Shko poshtë

Bota e Poezise Empty Bota e Poezise

Mesazh nga Vizioner Thu Nov 26, 2009 5:48 pm

Forumit..


Që ditën që të njoftëm,
në ty u infektuam,
nga ti mbetëm të mvarur,
e kurrë më su larguam!

Eh forum o forum
na mbyte e na
bëne shkrum...

Hynëm veç për një shkrim,
hymë veç për të thën një fjalë,
hapem një pseudonim,
e më s'po mundem kurrë me dalë..

Qeshim e shpesh hidhërohem,
nganjëherë mahi e fjalë,
me të tjerët njoftohem,
e s'mundem kurrë me u ndalë,
dikund shoqëri e miqë,
dikund njerëz që s'bëjnë hiç!

Disa të falin qeshje,
të tjerët puthje në heshtje,
disa dhe dashuri,
e disa edhe armiqësi.
Të tjerët pak shoqëri,
humor gaz e mahi...

Disa na përshëndesin,
kurse disa të tjerë na shajnë,
na ofendojnë,
e na përbuzin,
na fyejnë
me fjalë që toka si mbanë...

Dikush fat, shëndet e lumturi
ne jetë na uron..
Kurse dikush nga inati e xhelozia
veç na mallkon...

Eh forum o forum
u kënaqem
por kurrë s'bëm lum…

Na njofton me njerëz të ndryshëm
të kësaj bote...
Dallojmë shumë,
të mirë e të kqij,
ashtu si na ka fal zoti..
edhe pse nuk jem të njejtë
por të gjithë i takojmë kësaj toke...

Eh forum o forum
dikush të urren
e dikush të don shumë...

Ika prej teje dhe mendova
se s'do të kthehem më,
por ja sërish erdha tek ti,
dhe prapë vargje në ty po lë...

Eh forum o forum
kështu të lash
dhe prapë kështu të gjeta,
se di se si të arsyetohem unë tash,
pa i lexu të tjerët mbeta,
edhe pse nga shoqëria
u largova e di,
por kurrë si harrova,
në mendje i kisha gjithnji...
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Poezise Empty Re: Bota e Poezise

Mesazh nga Nela Sat Jan 16, 2010 6:52 am

"JETA"
Jeta eshte nje shans, perfito prej saj!
Jeta eshte e bukur, admiroje!
Jeta eshte lumturi, shijoje!
Jeta eshte nje enderr, realizoje!
Jeta eshte nje sfide, takoje!
Jeta eshte nje detyre, perfundoje!
Jeta eshte nje loje, luaje!
Jeta eshte e kushtueshme, kujdesu per te!
Jeta eshte pasuri, mbaje!

Jeta eshte dashuri, shijoje!

Jeta eshte mister, njihe!
Jeta eshte nje premtim, plotesoje!
Jeta eshte deshperim, kaloje!
Jeta eshte nje kenge, kendoje!
Jeta eshte nje perleshje, pranoje!
Jeta eshte tragjedi, konfrontoje!
Jeta eshte nje aventure, guxoje!
Jeta eshte fat, beje!
Jeta eshte teper e cmuar, mos e shkaterro!
Jeta eshte jete, lufto per te!

Nene Tereza
Nela
Nela
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 538
Reputation : 0
Anmeldedatum : 26/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Poezise Empty Re: Bota e Poezise

Mesazh nga thjeshtesi Wed Feb 17, 2010 7:59 pm

Veshje mospërfillëse

I vështroj
sytë e tu të errët, të pajetë,
fytyrën tënde të zbehtë, të pashpresë,
mendimet e tua të vrazhda, të ngatërruara,
ndjenjat e tua të vakta, të shkatërruara.
Të admiroj
që të gjej në jetë, kaq indiferent
edhe pse mes të gjallëve, je një i vdekur …


Dëshirë egoiste

Lërmë të të vështroj sytë,
sytë që s’u magjepsën asnjëherë prej meje.
Lërmë të qaj në krahët e tu,
në krahët që s’më përqafuan kurrë.
Lërmë të ëndërroj në botën tënde,
në botën që s’më bëri kurrë të sajën.
Lërmë...
që të mund të të lë!

Maniela HOXHOLLI
thjeshtesi
thjeshtesi
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 28
Reputation : 0
Anmeldedatum : 17/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Poezise Empty Re: Bota e Poezise

Mesazh nga Sennia Sun Mar 21, 2010 1:21 pm

AFERSIA E TE DASHURIT

Përherë të kujtojë,
kur dielli mbi dete, ndriqon për mua
Përherë të kujtoj,
kur hëna mbi re, shkëlqen mbi krua

Përherë të kujtojë,
kur pluhuri mbi shtigje, zë e ngrihet ne erë
Në natë e terr,
kur ecën nëpr brigje, shtegetari I mjerë

Gjithë të ndëgjoj, kur ngrihet valë e thellë
Duke buqitur
Kur zë përgjoj mes pyjeve pa diell
Dhe të nemitur
Gjithë jam me ty: dhe ngado qofsh larguar
Te shoh matanë
Po ngryset: ndrisin yjet e pambaruar
Oh, të ishe pranë

******************

Po kthehej nga një shoqëri
Nje dijetar për në shtëpi
Kur e pyeten si ke kaluar
Si nje libër i pakuptuar

J.v, Gete
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Poezise Empty Re: Bota e Poezise

Mesazh nga Sennia Sun Mar 21, 2010 1:22 pm

AFERSIA E TE DASHURIT

Përherë të kujtojë,
kur dielli mbi dete, ndriqon për mua
Përherë të kujtoj,
kur hëna mbi re, shkëlqen mbi krua

Përherë të kujtojë,
kur pluhuri mbi shtigje, zë e ngrihet ne erë
Në natë e terr,
kur ecën nëpr brigje, shtegetari I mjerë

Gjithë të ndëgjoj, kur ngrihet valë e thellë
Duke buqitur
Kur zë përgjoj mes pyjeve pa diell
Dhe të nemitur
Gjithë jam me ty: dhe ngado qofsh larguar
Te shoh matanë
Po ngryset: ndrisin yjet e pambaruar
Oh, të ishe pranë

******************

Po kthehej nga një shoqëri
Nje dijetar për në shtëpi
Kur e pyeten si ke kaluar
Si nje libër i pakuptuar

J.v, Gete
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Poezise Empty Re: Bota e Poezise

Mesazh nga Sennia Sun Mar 21, 2010 1:22 pm

Prej largesise ku ndodhesh...



Prej largesise ku ndodhesh, ti ke per te mesuar
Te me degjosh me zemer me fort sesa me vesh.
Per t`ardhur gjer tek une, qe rri duke veshtruar,
Ti ne vetvete ura dhe rruge do te gjesh.


Ne mes nje oqean i tere na ka ndare,
E pyje e fusha e male na kane ndare ne mes.
Porse njeri pas tjetrit ata do zhduken fare,
Kur ti te hedhesh syte drejt bregut ku te pres.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Poezise Empty Re: Bota e Poezise

Mesazh nga Sennia Sun Mar 21, 2010 1:22 pm

ZANGRA

Zangra ma thone emrin, tetar jam emeruar
Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
Zbres ne qytet te cupat plot tridhjet here ne muaj
Ato per dashurine flasin, ... e une per kuaj


Zangra ma thone emrin, dhe kapiten graduar
Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
Zbres ne qytet te piqem me nje zonje te huaj
Ajo per dashurine me flet , ... e une per kuaj


Zangra ma thone emrin, tash komandant graduar
Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
Zbres ne qytet te Pedro, nje dore kumar te luaj
Ai bromp per dashurine , ... dhe une bromp per kuaj


Zangra ma thone emrin, kolonel i sprovuar
Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
Zbres te vejusha e Pedros , me padurim pothuaj
Dhe flas per dashurine , por.....ajo flet per kuaj


Zangra ma thone emrin, gjeneral i cgraduar
Dje ika nga Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Ku erdhi tashme armiku dhe hero s`u bera une

ZHAK BREL
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Poezise Empty Re: Bota e Poezise

Mesazh nga Lilly Fri Apr 30, 2010 10:11 pm

Po puthemi me afsh
Te dy, nen luleblire
Mes gjethesh ka hyre hena
E bardhe, zemermire

“Ndalojuni nje cast”
Eshte hena sikur flet
“Ma jep te kuqt e buzeve
Te bej pak tualet

Ja, me kete blirin tuaj
Kam rene ne dashuri…
Do te kthej pas pak
Ju…puthuni perseri”

Nje gjinkalle s’ka gjume
Dhe kendon e merzitur
Mbase te dashurin
Me kot eshte duke pritur

Nje shkulme qiellore
E lehte si nje vegim
Si te qe dore e nates
Po zberthen gjoksin tim

“Per keto dy qershiza
Qe celen kete cast
Une i fal gjitha lulet”
Tha bliri buzagaz

“ U thafsha me gjith lule
u thafsha ket’ pranvere
vec ato dy qershiza
t’i puth vetem nje here”

“ O bliri im, ter’ boten
E do? Me thuaj mua
Ter’ pasurite e qiellit
T’i sjell, sepse te dua

Po si ato qershizat
Oh, nuk ka hene e bukur
I ka vetem AJO
Qe ti nen gjeth’ ke strukur…”

Hena zemer mire-Rajmonda Moisiu
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Poezise Empty Re: Bota e Poezise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi