Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rinia dhe Pasionet

2 posters

Shko poshtë

Rinia dhe Pasionet Empty Rinia dhe Pasionet

Mesazh nga Vizioner Sun Jul 25, 2010 2:07 pm

Jetë kubistesh

Rinia dhe Pasionet Ana10

"Vlonjatët janë ata që na kanë pritur më mirë dhe aty kënaqemi më shumë". Ky është vlerësimi që dy kubistet-balerina bëjnë për Vlorë, qytetin ku punojnë më së shumti k%to ditë të nxehta vere.
Ana dhe Ilda janë shumë te reja. Ana ka një trup balerine, Ilda, më afër asaj çka njerëzit kanë ndërmend kur thonë kubiste. "E megjithatë, ne nuk jemi si kubistet jashtë Shqipërisë", - thonë ato me nxitim që në fillim të bisedës, - sepse "ato jashtë, zhvishen".
Ato thjesht kërcejnë. Plotësojnë njëra tjetrën duke folur: "Ne jemi pjesë plotësuese e shfaqjes, nuk jemi shfaqja vetë, ama këtu te ne nëse ti heq vetëm xhaketën, njerëzit të vënë vulën".
U mjafton një vështrim të kuptohen me njëra-tjetrën. Janë shoqe që kur kanë qenë 2 vjeçe...


Vajza, kur keni filluar të kërceni nëpër lokale nate?
Ilda: Unë kam filluar me videoklipe. Më pas fillova të kërceja në lokale nate, në Vlorë. Kam filluar para tre vjetësh dhe vijoj.
Ana: Unë kam filluar vjet faktikisht. Në fillim nuk më pëlqente. Kur i shikoja vajzat e tjera që kërcenin, thosha; uuu, unë të kërcej si ato? Kurrë! Vitin e kaluar Ilda që më mbushi mendjen që ta provoja. Pas asaj më pëlqeu vërtetë shumë dhe fillova.
Pse ky profesion? Çfarë ju tërheq tek kjo që bëni?
Ana (është gjithnjë e para në përgjigje): E para e punës, unë ndihem mirë me veten. Unë vazhdoj shkollën e baletit, e cila të jep një profesion të mirëfilltë. Por nuk ke të ardhme, sepse pas shkollës do të përfundosh në Teatrin e Operas dhe aty nuk ke vend për të kërcyer. Sepse ka balerina më të vjetra që vazhdojnë ende të punojnë. Në disko ke një kënaqësi tjetër se merr të ardhura, ndërsa në baletin klasik kjo nuk ndodh. Kur je sipër atij banaku vëren që të shohin njerëzit dhe kënaqen me ty. Ajo është kënaqësia më e madhe. Për më tepër ka njerëz që vijnë në një lokal vetëm se jemi ne. Thonë "hajde shkojmë atje se ka kubiste, balerina".
Ilda: E njëjta gjë është edhe për mua, kjo është e bukura që je më afër njerëzve, këtu kërcen sipas qejfit tënd.
Cila është ana negative?
Ana: Le të themi që është pak a shumë e njëjtë. Në baletin klasik ti je në skenë, nuk dëgjon asnjë koment, sepse publiku është larg. Kurse nëpër disko ti publikun e ke ngjitur. Dëgjon fjalë të mirë, por nuk të shpëtojnë as të këqijat. Për më tepër që këtu tek ne shumë njerëz nuk e kuptojnë punën që ke dhe shpesh flasin negativisht. Ka raste që më ka ndodhur të shikoj njerëz që të kënaqen me kërcimin tënd e pasi të kanë soditur mirë e mirë, të këpusin ndonjë shprehje: Ore, po ka familje kjo vajzë apo nuk ka? Dhe ti ndihesh keq, demoralizohesh.
Keni probleme me klientë të ndryshëm në lokal?
Ilda: Në lokal jemi të mbrojtura, pasi janë truprojat. Problemi është jashtë lokalit. Ka pasur raste që jemi ndier vërtetë keq.
Ana: Na ndodh. Një herë ishim me Ildën duke kërcyer, ajo në një banak dhe unë në tjetrin. Në këmbët e mia ishte një çift. Ai djali më shihte, e dashura e vet i mbyllte sytë dhe më fuste lekë te këpuca duke më thënë: Ik kërce nga banaku tjetër, ik. Gjëra të tilla ndodhin shpesh. Ose kur ishim në Velipojë. Ishte njëri që qante. Më kapi njërën këmbë dhe më thoshte: "Aman, ngrije njërën këmbë, të lutem". Derisa i them, vetëm më lësho se do ta ngre unë këmbën.. Dhe pronarët jo ta merrnin dhe ta nxirrnin jashtë, por të gjithë qeshnin me veprimet e atij. Pastaj ka edhe raste të tjera. Njerëzit të "privatizojnë" direkt. Del dikush e ia këput: Atë bionden aty lart nuk e gëzon njeri, ajo është e imja .
Ju keni bërë shkollë baleti?
Ana: Po, unë jam në shkollë në vitin e katërt.
Ilda: Unë jo, jam në vitin e katërt në shkollën ekonomike. Kur doja unë të vazhdoja baletin, familja nuk e pa të arsyeshme, kështu që po e kompensoj tani në një formë tjetër.
Ju keni një koreografi, mbi të cilën kërceni?
Ilda: Joo, është stil i lirë. Ne kërcejmë sipas muzikës dhe si të na vijë. Por edhe të jesh kubiste ka artin e ekzibicionit, duhet të lagesh me ujë, të bësh spektakël, ky është shou i kubistëve.
Ju i ndiqni performancat e kubistëve të huaja?
Ana: Jo, ato janë tjetër gjë nga ne. Ato edhe zhvishen. Ndërsa këtu tek ne mjafton të heqësh xhaketën, vërshojnë epitetet e të tipit: A ka familje kjo vajzë...! (qesh sa herë që thotë këtë shprehje, të cilën e thekson herë pas here).
Sa paguheni në një natë?
Ana: Te 100-euroshi, por varet shumë nga lokali dhe vendi ku gjendet. Zonat më të shtrenjta janë Saranda dhe Vlora. Kemi shkuar dhe nëpër dasma, ku nusja ka dashur t'i bëjë surprizë dhëndrit dhe na kanë ftuar. Janë nuset ato që e kërkojnë. Atje kërcejmë vetëm 5 minuta. Sa e çojmë djalin që martohet nga tavolina dhe fillojmë ta zhveshim. Hiqet xhaketa, kollarja, zbërthejmë deri diku këmishën dhe pastaj.... ikim.
Familjet tuaja e kanë problem punën tuaj?
Ilda: Jo, mua nuk më kanë penguar për këtë. Ndoshta, pasi nuk më lanë të shkoja në shkollën e baletit dhe panë që kërcimi ishte diçka që unë e doja vërtet, më lanë të merrem me kërcimin në këtë lloj mënyre, si një formë kompensimi.
Ana: Jo, absolutisht. Janë ata që më shtynë të futesha në balet, ndërsa për kërcimet në lokale nate nuk e kanë problem.
Po shoqëria juaj çfarë thotë për punën tuaj?
Ana: Njerëzit që kemi miq i kemi balerin dhe balerina, kështu nuk e kemi problem këtë pjesë.
Ilda: Për mua s'është problem.
Po marrëdhëniet tuaja personale me djemtë?
Ana: Lidhja ime ka përfunduar.. Pikërisht për problemin e kërcimit. Dreqi ta hajë, ti me ke njohur mua me këtë profesion, unë nuk fillova kur të njoha ty..
Ilda: Jo! Nuk kam një lidhje aktualisht.
Keni kërcyer, në cilat lokale të bregdetit?
Ilda: Kemi kërcyer më së shumti në Vlorë, Sarandë. Velipoja ka filluar vjet.
Kush janë më të mirë?
Të dyja: Pa dyshim vlonjatët.
E keni menduar ndonjëherë që ky profesion nuk do të zgjasë shumë?
Ana: E kemi ditur këtë që në fillim dhe nuk mendojmë që ta vazhdojmë gjatë. Besoj që vitin tjetër do të shkëputem prej tij.
Ilda: Unë nuk pretendoj që kur të shkoj 25 vjeçe të jem ende kubiste. Drejtimi im është ekonomia, për të cilën po vazhdoj edhe shkollën. Kjo që po bëjmë tani është në radhë të parë argëtim dhe sigurisht punë me të ardhura të kënaqshme.

Bie telefoni. Ana ia kalon Ildës. Ajo është më e qetë dhe di të flasë: "Këtë fundjavë? Po, jemi të prenotuara diku tjetër. Duhet të flasim...

hot hopa o llokum hot

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rinia dhe Pasionet Empty Re: Rinia dhe Pasionet

Mesazh nga Lilly Mon Jul 26, 2010 4:30 am

Shqiperia po ndryshon.
Keto vajza kaq te reja paskam bere nje zgjedhje te veshtire ,per mendimin tim.Pervecse duhet te degjojne paragjykimet e te tjereve, mund te ndihen te rrezikuara,duke patur parasysh mentalitetin e meshkujve shqipetare.Me sa duket paraja flet aty,100 euro nata eshte shume.
Tani po mendoja ,kur Shqiperia eshte kaq e varfer si ka mundesi qe per disa ore keto vajza te fitojne 100 euro???
O po jemi popull qejfli neve.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rinia dhe Pasionet Empty Re: Rinia dhe Pasionet

Mesazh nga Vizioner Sun Aug 29, 2010 1:24 pm

Sapo lexova tani, nje interviste te dhene (ose botuar) sot, ne nje nga Mediat shqiptare te Ish-Miss Albania 2005, Suada Sherifi.

Nder te tjera ne interviste, me ra ne sy pergjigjia e njeres nga pyetjet e gazetares.

-pyetja dhe pergjigjia, poshte Fotos-

Rinia dhe Pasionet Suada210


Është kthyer në mani fryrja e buzëve apo dhe më shumë, ju jeni për operacionet plastike?

-Të përmirësosh pamjen e jashtme nëpërmjet operacioneve nuk është ndonjë mëkat i madh. Në gjithë botën njerëzit korrigjojnë ndonjë gjë, dhe deri këtu jam ok. Por, mesa po shoh në Shqipëri ka rënë epidemia e botoxit, extenshinit dhe vajzat janë bërë të gjitha njësoj. Sheh 2 shoqe dhe nuk i dallon dot më. Gjithsesi nuk i gjykoj... por vetë asnjëherë!


p.s. Shqiperiaaaa po ndryshooooon, lalalalala! Smile
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rinia dhe Pasionet Empty Re: Rinia dhe Pasionet

Mesazh nga Vizioner Mon Sep 27, 2010 5:39 pm

-marre nga Shtypi shqiptare-


Femrat.....


Kur u përkthye së pari "Femrat" i Bukowskit, shumë vetë rrudhën buzët. E quajtën libër shovinist. Në fakt, ajo që shkruante ai burri në libër ishte një përshkrim i thatë deri në brutalitet i marrëdhënieve të femrave me të. Por, Bukowski është shumë "vitet 70"...
A thua? A thua femra shqiptare, që nuk pati mundësinë të kalojë procesin e revolucionit seksual të viteve '60-të, të feminizmit të '70-ës e konsumizmit të '80-ës të ketë thyer kodet e Bukowskit?


Duke qenë të vetëdijshëm për maskilizmin e theksuar të shoqërisë shqiptare ku akoma ka zona ku lindja e një femre konsiderohet ters; për pabarazinë gjinore në familje, në arsimim, në punësim; për abuzimin verbal e deri fizik në qendrat e punës apo të shkollës e deri në rrugë; ka një pikë përtej së cilës nuk ka justifikime për cilësinë e kontributit që femrat shqiptare sjellin në civilizimin e shoqërisë sonë. Ka një pikë, përtej së cilës lind pyetja, mirë të tjerat, po këto gra, vetë, çfarë po bëjnë? Çfarë po japin për ta bërë më të paqtë, të jetueshëm, e normal këtë vend?

Femrat kanë në dorë edukimin e fëmijëve të tyre, djem e vajza, prej nga do të dalin shovinistët ose xhentëlmenët, nënat ose prostitutat e së ardhmes. Femrat kanë në dorë dhe shkollimin e fëmijëve, përderisa pjesa më e madhe e mësueseve në fillore e deri në gjimnaz janë gra.
Në një vend të ngarkuar me tension seksual, ku për pak seks kemi parë që burrat janë gati t'i vënë ferrën vetë shtetit, femrat kanë në dorë shumë. Kanë në dorë, burrat!
Në kohët e vjetra, meshkujt bënin atë që donin të bënin. Në kohët moderne, meshkujt bëjnë atë që femrat u lejojnë atyre të bëjnë.
Nëse femrat shqiptare do të josheshin nga meshkujt trupbukur, tërë burrat do të rendnin në palestër. Nëse kërkojnë meshkuj të pasur, të tërë me vrap të bëjnë para. Nëse femrat duan një burrë me makinë të shtrenjtë, secili do të përpiqet ta sajojë një, qoftë dhe të vjedhur, qoftë dhe borxh. Nëse do të donin meshkuj inteligjentë, s'do të kishte më lavazhe, por biblioteka.

KOPRRACIA
Ajo që vërej, është se ato kërkojnë shumë pak: Një burrë, që të paguajë për to. Nuk kam takuar akoma një femër shqiptare që të mos i pëlqejë ta qerasin. Madje, edhe ato që fitojnë më shumë se burrat, me të cilët ulen për kafe.
Pa folur për modën e takimeve pas njohjes në Facebook. Në takimin e parë (në kafene, sigurisht, mos kujtuat në Ekspozitë pikture?), djali porosit kafe, ajo - Mohito. Në 11 të paradites!
Statusi vendoset që në fillim: "unë, kushtoj shtrenjtë!"
Problemi i këtij statusi qëndron te fakti që djemtë e rinj, me humor e inteligjentë, nuk e kanë kuletën e fryrë. Ndërsa, burrat me kuletën e fryrë, shpesh, i ka kapur dikush tjetër më herët. Shpesh, kanë fëmijë dhe grua. Por vajzat e "Bllokut" e pranojnë kompromisin, me një kusht të panegociueshëm: Nëm! Nëm!! NËM!!!

MENDJEMADHËSIA
Femrat në timon më krijojnë ndjesi pozitive. Një makinë duket gjë e vogël, por është në fakt, gjë e madhe. Është simbol i pavarësisë së individit.
Shpesh, shoh dhe femra në timone makinash luksoze, të cilat, gjasat janë që nuk i kanë blerë vetë. Makina që tregojnë standardin e të pasurit, e herë të garipit dhe të fortit. Ato femra, në ato lloj makinash, edhe në rrugë ngasin si të fortë. Xhirojnë gomat në kthesë. Futen me arrogancë me të kuqe. Sepse, këto femra i japin makinës si ai që ua ka mësuar. Gjëja më e trishtueshme në asfalt janë femrat lace.

ZEMËRIMI
Duket sikur moralin e përcaktojnë burrat. Në fakt, moralin e përkufizojnë gratë. Fjalën "Kurvë" e përdorin më me urrejtje e përçmim femrat për femrat e tjera, sesa meshkujt. Madje, meshkujt e përdorin dhe me njëfarë respekti.
Femrat, i përcaktojnë normat e moralit në bazë të asaj që nuk guxojnë t'i bëjnë apo arrijnë dot vetë. Të ngecura në një jetë që mund të mos iu japë shumë, përpiqen të krijojnë status për veten e tyre, duke vendosur gardhin e "normës" për femrat e tjera.
Vendosja e statusit është agresive dhe e dhunshme, mes vetë femrave. Më ka rënë rasti të dëgjoj një studente që i klasifikonte "zhulse" vajzat që vinin në shkollë të veshura thjesht e me atlete. Për vete, vinte në shkollë me takën 10 pond e me minifundin më të shkurtër se të Gishtëzës. E kështu diskriminimi mes femrave vazhdon pa pushim, pa sens e pa masë.

EPSHI
Problemi më i dukshëm i femrave shqiptare shfaqet te kodet e deformuara të veshjes. Shohim përditë vajza që shkojnë në punë e në shkollë të veshura sikur po shkojnë në pub, madje edhe me xixa me yje në fytyrë; femra që punojnë menaxhere lokalesh dhe ngjajnë sikur janë në vitrinat e rrugës së kuqe të Amsterdamit; gra me deformime trupore që veshin gjëra të papërshtatshme të ngushta. Këto nuk tregojnë që femrat shqiptare janë me komplekse. Tregojnë të kundërtën. Tregojnë një mentalitet banal e të thjeshtë. Meqë seksi është motori kryesor i shoqërisë, meqë është e vetmja gjë që i bën burrat të ngrihen nga kafja a divani, atëherë, duhet të jemi seksuale në çdo orë. Jo sensuale. Seksuale!
Sepse, seksi, është arma kryesore.

Sigurisht, seksi ka qenë në të tëra kohërat një armë shumë e fortë. Por, ka qenë NJËRA nga armët. Joshja femërore ka brenda inteligjencë, sharm, feminilitet e sensualitet, humor e buzëqeshje, finesë e indiferencë.
Sot, has femra që nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të jenë interesante, të zgjuara apo sharmante në tavolinë. E manifestojnë hapur, vend e pa vend, që të gjithë ua kanë nevojën, sepse ato kanë "çelësin". Ato besojnë se të kesh "çelësin" e një kumbaraje bosh mjafton për të pasur status të privilegjuar kudo, qoftë dhe në një tavolinë të thjeshtë kafeneje.
Tentojnë të shiten shtrenjtë pa pasur asgjë tjetër për të ofruar, veç seksit.
Dhe ke parë që, shiten! Bursa e seksit është gjithmonë lart! Ato kanë vendosur një standard.

PLOGËSHTIA
Njohja, flirtimi, krijimi i lidhjeve seksuale, kanë qenë motivi pse lindi jeta e natës. Një vend ku njerëzit e lodhur nga puna të mund të takohen me qenie të tjera e të flirtojnë, të ndërlidhen.
Në jetën e natës së Tiranës rrotullohen disa qindra-mijëra femra që s'dinë ç'kërkojnë.
Rrinë 2 ose 3 vajza ulur në stol, pa folur, për orë me radhë, me një pije përpara. Pastaj ikin në shtëpi, të kënaqura që bënë jetë nate. Kështu prej vitesh.
Pse dalin atëherë në këto institucione flirtimi, nëse nuk kanë në plan të flirtojnë?
Që të duken! Më shumë se të argëtohesh, ka rëndësi të dukesh që je aty ku të gjithë thonë që bëhet qejf. Kaq është. Të kenë mundësinë të hënën të mburren: "unë isha aty". Kaq u mjafton. Edhe pse "aty" ato vetëm vegjetojnë.

Por, modeli më interesant, janë ato që paguhen për të qenë "aty", pranë banakut, si karrem për klientët.
Pije falas, për ekspozim falas. Narcizismi i tyre e pranon me kënaqësi marrëveshjen. Ato janë femra joshëse që kanë qejf të tregohen.
Por, shumica, s'ka kuptuar një gjë: Jeta e natës ka natë, por edhe jetë. Këto femra kanë vetëm natën. Nuk bëjnë jetë.

Duket sikur jeta e natës së Tiranës, në mënyrë absurde, është plot femra që kanë dalë të kërkojnë burrë për t'u martuar.

LLUPËSIA
Burri, do të thotë kompromis. Tarta e kompromiseve në martesë, do të ishte e gjatë e me seri.
Jemi të rrethuar nga njerëz dhe histori që dëshmojnë se martesa është kthyer në një institucion kompromisi të frikshëm për shumë çifte.
Për sa kohë gruaja ka para për të prishur, burri ka leje të mbajë dashnore. Ditën bëj ç'të duash! Në darkë kthehu në shtëpi! Mjafton që unë të mos e di!

ZILIA
Për të kuptuar dualizimin dhe çoroditjen e standardeve të sjelljes shoqërore te femrat shqiptare, mjafton të shohësh fotot e tyre në Facebook. Vajza, të cilat kanë frikë të flasin për seksin edhe me shoqet e ngushta, të rritura mes tabush të frikshme, dalin në FB në poza seksuale nga më të çuditshmet, e madje edhe të sikletshme për atë që i sheh. Një transformim total në një botë virtuale. Një lëshim nga zinxhirët, që si çdo çlirim i këtij llojit ka tendencën t'i çojë përtej kufirit të kundërt. Gjithmonë në web. Në jetën reale, kthehen në statusin origjinal.

Ndrydhja, bën që ato vajzat e mbledhura e konform normave të mesatares së "moralit" shoqëror, sa dalin jashtë kufijve të shtetit për konferenca, shkollë a çfarëdo tjetër, jetojnë fenomenin e çlirimit nga zinxhirët. Kjo i ka shndërruar gardhet e moralit në një farsë shoqërore si puna e tezgjahut të Penelopës: të gjithë e thurim ditën dhe e shthurim natën. Ose, e thurim në Atdhe, e shthurim në Perëndim.

E njëjta gjë ndodh me vajzat nga rrethet kur vijnë në Tiranë. Vajzat e urta të 2 muajve të parë të shkollës, kthehen në përbindësha të dëfrimit të pafre. Nevoja për të përballuar një jetë të shfrenuar që kursimet e babait në rrethin e largët e të varfër nuk ia mundësojnë, i shndërron këto vajza në një pre të lehtë. Dikush duhet të paguajë për to, në mos, ato vetë. Jo më kot, rekrutuesit e prostitutave on call, xhiron parë të "shopping-ut" e bëjnë nga "Qyteti Studenti".

DIO DELLE CITTÀ, E DELL'IMMENSITÀ
Vediamo se si può/imparare queste donne/e cambiare un po' per loro/e cambiare un po' per noi...
Femrat, mbeten gjysma jonë më e mirë. Kuptohet, që përjashtimet nga 7 kategoritë më sipër janë të shumta. Ka gra, të cilat durojnë shumë dhe sakrifikojnë jetën e tyre, për të rritur fëmijët. Ka vajza, që qorrohen mbi libra, për të arritur një profesion a vend pune që të tjerat e kapin duke vajtur në intervista me kurrizin përjashta. Ka dhe vajza të tjera, që mbahen mbyllur, për t'i "ruajtur" nga "degjenerimi" i "Bllokut". Ka dhe fshatra, ku fejohen, pa u pyetur që të mitura, ose arratisen nga mjerimi me të parin mustaqelli që kalon.

Gratë, duhet të përpiqen fort që të bëhen gjysma jonë akoma më e mirë. Në një botë ku meshkujt yshtin luftën, ato mund të impononin paqen. Aty ku burrat urrejnë, ato mund të dhurojnë dhembshurinë. Seksi, do të duhej të ishte gëzim, jo pengmarrje sociale.

Përtej komplekseve personale e përtej pabarazisë gjinore, femra shqiptare duhet të rishpikë vetveten.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rinia dhe Pasionet Empty Re: Rinia dhe Pasionet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi