Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gegë..........

Shko poshtë

Gegë.......... Empty Gegë..........

Mesazh nga Vizioner Tue Nov 24, 2009 9:48 pm

Dialekti gegë ose gegërishtja (Geg. gegnisht) është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni si dhe në Serbi dhe Mal të Zi. Kufiri në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.

Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit.


Prejardhja e fjalës


Pashko Vasa për kuptimin e fjalëve gegëri dhe gegë, mendon se duhet kërkuar tek Homeri, saktësisht në rreshtat ku thotë se : Përtej maleve të Akrokeronit banojnë gjigantët. Sipas Pashko Vasës, fjala gjigas, në greqisht do të thotë gjigant, vigan. Për argumenti jep një shkresë në të cilën ndër të tjera thotë se fjala Gjigaj dhe Gegaj, - janë i njëjti emër dhe kanë të njëjtin kuptim si në shqip po ashtu edhe në greqisht
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi