Forumi Evolucion

Teori Konspirative....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teori Konspirative....

Mesazh nga darwini prej Fri Mar 26, 2010 8:48 pm

Pese Teori Komploti



1. Qendra Botërore e Tregtisë: shkatërruar nga një shpërthim i kontrolluar apo me përdorim termitesh

2. Princesha Diana: Është vrarë dhe nuk ka vdekur aksidentalisht

3. Pentagoni: Eshtë goditur nga një raketë dhe jo nga një avion

4. Apollo 11: Zbritja në Hënë nuk ka ndodhur asnjëherë, gjithçka u vu në skenë në tokë

5. JFK: Lee Harvey Oswald nuk vepronte i vetëm, por qe pjesë e një komploti të nëndheshëm

Ata që mbështesin teoritë e komplotit kanë përdorur internetin për t'u koordinuar gjithnjë e më shumë në sulmet e tyre ndaj versioneve të pranuar të ngjarjeve, por tani një grup shkencëtarësh dhe skeptikësh kanë vendosur që të organizohen dhe të kundërsulmojnë.

Teoritë e komplotit janë shumë këmbëngulëse në përgjithësi, por edhe shumë popullore. Një sondazh i kryer nga media Scripps Howard në vitin 2006, tregonte se 36 përqind e amerikanëve dyshojnë se qeveria e tyre është me të drejtë e akuzuar se është e përfshirë apo se ka qëndruar qëllimisht joaktive gjatë sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë dhe besimi për një komplot kundër ish-Presidentit në rastin e vrasjes së Kennedy shkonte në 40 përqind.

Një dekadë pas vdekjes së Princesësh Diana, një studim zbuloi se një e pesta e britanikëve mendonin që ajo ishte vrarë. Dhe për miliona vetë në të gjithë botën, festimet e 40-vjetorit të zbritjes së Misionit Apollo në Hënë kanë qenë një mashtrim i kotë për arsye se ne nuk kemi qenë asnjëherë atje lart.

Teoritë e komplotit e kanë origjinën e tyre që në kohëra shumë më të hershme se sa të lindte interneti, por ky i fundit ka ofruar një platformë shumë të shpejtë dhe të arritshme për të bërë që grupet të bashkohen, të mbledhin kërkimet e tyre dhe të shpërndajnë informacionin pa patur nevoja për t'u mbledhur, madje pa patur nevojë as të dalin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë që për shumë njerëz bëhet fjalë thjeshtë për një lloj zbavitjeje të padëmshme, të tjerë besojnë se ka një të vërtetë edhe më të errët - që teoritë e komplotit janë duke rishkruar historinë, janë duke shtrembëruar të tashmen dhe duke ndryshuar të ardhmen. Ka ardhur atje ku nuk mban më, thonë ata - është koha për të kundërsulmuar.

Skeptikë të izoluar

Dhe në skenë hyjnë skeptikët me mbledhjen e The Amazing Meeting (TAM) në Londër, e para e konferencave jashtë Shteteve të Bashkuara. Një degë fondmbledhëse e organizatës jofitimprurëse James Randi Educatinal Foundation JREF, TAM London pa shkencëtarë, shkrimtarë dhe komedianë që vunë në shënjestër teoritë knspirative - dhe kushërinjtë e tyre të ngushtë, pseudoshkencën dhe mashtrimet mjekësore - përpara një audience të bërë bashkë për shkak të dëshirës së madhe për një mendim më racional e kritik.

"Shumë skeptikë ndihen sot jashtëzakonisht shumë të izoluar", thotë psikologu dhe magjistari Prof. Richard Wiseman. "Nuk është një pozicion shumë popullor që të dalësh e të thuash se 'Babagjyshi i Krishtlindjeve nuk ekziston' me qëllim që të motivosh njerëzit dhe të veprojë si një pedanë kërcimi për njerëzit që të shohin se deri ku kanë arritur".

Ky lloj skepticizmi nuk është i ri. Lëvizja u galvanizua fillimisht në fillimin e viteve '80 kur njerëz magjistarë si Uri Geller pretendonin se nuk ishin magjistarë, por që e kishin të vërtetë fuqinë paranormale. Ishte një epokë që pa të vihen në provë aftësitë e Geller dhe që të çanin rrugën për të dalë në botim në revistën "Natyra".

Epoka e internetit ka ndryshuar gjithçka. Filmi Loose-Change, i cili mund të gjendet vetëm në internet dhe që vë pikëpyetje të mëdha mbi zbulimet e komisionit të 11 shtatorit, në maj të vitit 2006 ishte parë tashmë 10 milionë herë. Ai kish patur një impakt të jashtëzakonshëm. Por skeptikët po përdorin gjithashtu internetin për të organizuar rrjete takimesh informalë.

Megjithatë, përdorimi i të njëjtit mjet për të kundërsulmuar nuk është i lehtë, gjë që e kuptoi shumë mirë gazetari britanik Jon Ronson kur postoi në internet fushatën britanike të së vërtetës për 11 shtatorin. I abuzuar dhe i vënë në lojë, integriteti i tij u vu në dyshim për arsye se ai është hebre. "Kur pashë se isha vënë në qendër të sulmeve të atyre që hedhin në qarkullim teori komploti mbi 11 shtatorin, zbulova se komuniteti skeptik ishte një mbështetje shumë e madhe për mua", thotë Ronson. "Kur besimtarët të hidhen kundër është e tmerrshme. Pushova së marruri me ta për arsye se është njësoj si të ngamosh me majë shkopi një gjarpër".

Ronson ka kaluar një jetë të tërë duke hequr kapakët e të pazakonshmeve. Ai është gati që të fitojë më shumë famë për shkak se është portretizuar nga Ewan McGregor në filmin e ardhshëm, Meshkujt që Shohin Dhitë, ku gjithashtu luan George Clooney. Libri i Ronson me të njëjtin emër bëri të ditur se në SHBA ka vepruar një ushtri e fshehtë e spiunëve psikikë në vitet 1970 dhe '80.

Por lëvizja e skeptikëve nuk është vetëm për trajtimin e atyre që merren me teori komploti që përhapin mesazhin e tyre me anë të mjeteve të pavarur në internet, është edhe një përpjekje për ta penguar raportimin e shkencës së keqe në media.

Akses i drejtpërdrejtë

Dr. Ben Goldacre, autor i faqes së internetit Shkencë e Keqe, ka shërbyer si një përcjellës për ata që duan të ndihmojnë kundër rrymës së pandërprerë të artikujve të nxjerrë nga shitësit e naftës, gazetarët dembelë dhe redaktorët e këqinj. Ai ka qenë kritik kryesor i trajtimit që mediat i bënë panikut të MMR.

Zgjidhja e tij është që të anashkalohen rrugët konvencionale për publikun.

"Mediat kryesore kanë treguar veten në mënyrë të përsëritur se janë më keq se të kota në raportimin e shkencës dhe shëndetit në shumë fusha", thotë Goldacre. "Shkencëtarët duhet të komunikojnë direkt me publikun nëpërmjet blog-ëve".

Këta skeptikë mund të sigurojnë një pjesë të madhe të mbështetjes publike. David Aaronovitch ka dhënë leksione shumë popullore për të shoqëruar librin e tij kundër teorive konspirative, Voodoo Historia. Goldacre flet në festivalet e muzikës bashkëkohore.

Dhe 600 vendet e TAM në Londër - 175 stërlina një vend - u shitën menjëherë pavarësisht se prifti i madh i skeptikëve, James Randi, nuk mori pjesë për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Në vend të kësaj, Randi iu drejtua audiencës që mezi priste përmes një linku video në internet, ashtu si një gjeneral para beteje, duke u thënë delegatëve se "nuk është e lehtë të bësh që njerëzit të braktisin atë që besojnë në një botë ku dëgjon vetëm pasthirrmën uau".

Fondacioni i Randit u krijua në vitin 1996 për të ndihmuar në zbërthimin e pretendimeve paranormale dhe pseudoshkencore, por çmimi i tij "Sfidë Paranormales" ka nisur që në 1964 kur skeptiku ofroi 1000 dollarë për çdokënd që provonte se paranormalja ishte reale. Donatorët e çuan çmimin deri në një milion dollarë, por asnjë aplikant nuk e ka kaluar testin paraprak.

Energjia në ngjarje si kjo e TAM në Londër është e prekshme, por a mos skeptikët i predikojnë vetëm korit të tyre dhe a mund të matet suksesi?

Presidenti i JREF, Dr. Phil Plait përmend legjendën që një vezë e shtruar në ditën e parë të pranverës do të qëndrojë në një anë.

Plait thotë se 10 vjet më parë gjysma e studentëve të tij kishin dëgjuar për historinë - tani kjo shifër është më pak se 10%, gjë që, thotë ai, është ulur për shkak të përdorimit të internetit për shpërndarje artikujsh që vërtetojnë se ky lloj pretendimi është një marrëzi. "Legjendat vdesin vërtetë", thotë ai.

Më pas është problemi i imazhit apo i markës. Jo të gjithë delegatëve u pëlqen termi skeptik për arsye se ka konotacione negativë, pak a shumë ashtu si përcaktohen ateistët nga diçka tek e cila nuk besojnë.

Si rezultat, disa delegatë preferojnë që të quhen racionalistë, mendimtarë të lirë apo të iluminuar. "Aty në audiencë ndodhet brezi i ri i blog-erave dhe profesionistëve të medias", thotë Plait.

Por edhe teksa fjala është përhapur, a do të dëgjojnë ndonjëherë ata që besojnë në teoritë konspirative? Adam Savage, prezantues i programit televiziv Mythbusters, që përdor shkencën për të sfiduar legjendat urbane, nuk është shumë optimist. Ai thotë se nuk ka parë shumë ndërrime mendjesh pas programit të tij që ka fituar madje edhe çmim Emmy dhe që testoi edhe teoritë e mashtrimit të zbritjes në Hënë.

"Ata duan dëshpërimisht të besojnë se dikush është i ngarkuar", thotë ai. "Edhe sikur të jetë dikush që punon kundërnesh".

darwini
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 23
Reputation : 0
Anmeldedatum : 26/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi