Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulla rrotulluese ne Dubai

5 posters

Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga Sennia Fri Mar 12, 2010 5:12 pm

"TURNING TOWER" NE DUBAI
ark. David Fisher

Kulla rrotulluese ne Dubai 89836041jo5

Kulla rrotulluese ne Dubai 72306774co8

EPOKA E ARKITEKTURËS DINAMIKE. Një prezantim shumë interesani i formave të ndryshme të objektit gjatë rrotullimit, si dhe simulimi i ndërtrmit të tij në krahasim me ndërtimin tradicional.

Nëse jeni të lodhur nga qytetet ku ndërtesat janë gjithmonë të fiksuara e statike dijeni se e ardhmja nuk ka për të qenë kështu. Në Dubai që tani po planfikohet ndërtimi I një qiellgërvishtësi që nuk do të duket dy herë njësoj. Kjo pasi ndonëse ka 80 kate, gratacela do të ketë dysheme të rrotullueshme dhe një formë të vëccantë. Kulla Dinamike do të përbëhet nga 80 apartamente parafabrikate që do të vërtiten secila më vete.

“Do të jetë ndërtesa e parë që rrotullohet, lëviz dhe ndryshon formë- deklaron jo pa krenari arkitekti italian David Fisher gjatë një konference për shtyp në Nju Jork. Ndërtesa nuk do të duket kurrë njësoj me 420 metra lartësi dhe lëvizje në plot 360 gradë. Rrotullimi do të realizohet përmes komandave zanore. Boshti rrotullues I ndërtesës do të jetë një kolonë qendrore dhe 79 turbina me erë të vendosura në cdo kat.

Ndërtimi do të ketë një kosto prej 700 milionë dollarësh dhe parashikohet të ngrihet deri më 2010. Një prej apartamenteve që do të kryejnë një rrethrrotullim të plotë për tri orë do të kushtojë nga 3.7 milionë deri në 36 milionë dollarë. Një plan arkitekturor I ngjashëm ekziston edhe për Moskën.


Edituar për herë të fundit nga Sennia në Tue Mar 23, 2010 9:47 pm, edituar 1 herë gjithsej
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Re: Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga Sennia Fri Mar 12, 2010 5:15 pm

Kulla rrotulluese ne Dubai Dynamic-architecture-buildings-in-dubai4

"Ndërtesa do të jetë më shumë rezistente se ndërtesat e tjera tradicionale", shpjegon David Fisher, ideatori për ndërtimin e një pallati që rrotullohet. "Duke ndërtuar një strukturë që bazohet në një element të vetëm (shtyllaqendrore), kulla do të jetë shumë fleksible, për shembull në rast të tërmeteve mund të lëkundet më shumë në krahasim me një strukturë klasike, e ndërtuar me më shumë trarë dhe lidhje që përfaqësojnë pikat kritike gjatë një lëkundjeje toke". Risitë e kësaj grataçiele, e cila do të kushtojë rreth 350 milionë dollarë (260 milionë euro) nuk kanë të bëjnë vetëm me mundësinë e ndërtesës për t'u rrotulluar apo me strukturën më rezistente. "Rotating Tower" është në të vërtetë edhe një central elektrik dhe mund të përballojë kërkesat energjetike jo vetëm të vetes, por edhe të ndërtesave të tjera afër saj (mendohet se do të jenë dhjetë të tilla), ja se si: nga një kat në tjetrin, duke nisur që nga kati i dhjetë e lart, do të ketë 48 turbina me erë. Çdo turbinë e vendosur në një pozicion të pazakontë horizontal (dhe jo vertikal) që të nisë punën do të ketë nevojë për një erë, e cila fryn të paktën me një shpejtësi prej dhjetë kilometrash në orë. Një problem që për Dubain thuajse nuk ekziston, pasi aty shpejtësia mesatare e erës është rreth 16 kilometra në orë. Po ashtu, projektuesit thonë se kanë menduar për të shmangur edhe problemin kryesor, që mund të "shkaktojë" prodhimi i energjisë me erë, zhurmën e turbinave. "Janë projektuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë rendimentin më të mirë dhe në të njëjtën kohë të reduktojnë ndjeshëm zhurmën". Secila turbinë do të prodhojë çdo orë rreth 0.3 megavat në
krahasim me 1 - 1.5 që prodhojnë turbinate klasike, ato vertikale. Por, nëse do të bënim një llogaritje të thjeshtë, do të thoshim se era e nevojshme për t'i vënë në veprim fryn përreth 4 mijë orë në vit dhe mund të arrihet një prodhim energjie rreth 1200 megavat çdo 12 muaj. Megjithatë, një familje konsumon mesatarisht rreth 24 megavat në vit, çdo
turbinë mund të furnizojë me energji 50 familje, kështu për të plotësuar të gjitha nevojat energjetike të grataçielës që do të ketë rreth 200 familje mjaftojnë vetëm katër turbina. Po 44 të tjerat? Edhe këtu është menduar për një sistem ekologjik. I gjithë elektriciteti I prodhuar nuk do të "qëndrojë" në grataçielë, por do të futet në rrjetin elektrik, duke furnizuar me energji të pastër lagjet që do të jetë afër ndërtesës. Megjithatë, jo vetëm energji me erë. Në çatitë e çdo kati do të instalohen impiante të tilla, në gjendje që ta shndërrojnë energjinë e diellit në elektricitet. "Struktura e kësaj kulle, e karakterizuar nga çdo kat i 'pavarur' dhe me një çati të vetën, rrit sipërfaqen e destinuar për panele diellore dhjetë herë në krahasim me një pallat me përmasa të tilla, por tradicional", vazhdon Fisher. Në këtë mënyrë, e gjithë energjia, ajo me erë dhe ajo diellore e prodhuar nga "Rotating Tower" do të ketë një vlerë vjetore prej 7 milionë eurosh. Për momentin, çmimet e apartamenteve nuk janë vendosur akoma. Edhe pse është e lehtë ta imagjinosh se për të jetuar në një strukturë të tillë superluksoze çmimet duhet të jenë stratosferike, Fisher nënvizon se nuk është e thënë që çmimet të jenë të tilla: "Të realizosh një ndërtesë të tillë vërtet kushton 25 për qind më shumë se mesatarja, por kjo nuk do të thotë se çmimet do të jenë të papërballueshme", përfundon ai. Por, fati i "Rotating
Tower" nuk është ai për të ngelur i "gjunjëzuar" në Emiratet Arabe. Të paktën kjo është ajo që shpreson Fisher dhe bashkëpunëtorët e tij, së bashku me shoqëritë që janë pjesë e këtij projekti: "Bosch", "Viega", "Kerakoll", "Kriston" dhe "Bovis". Arkitekti shpreson se ideja mund të shtrihet edhe në vende të tjera të botës, duke e përshtatur ndërtesën me karakteristikat e qyteteve të ndryshme. Ja përse në vitet e ardhshme ekziston një projekt për të ndërtuar rreth 12 pallate "të rrotullueshme" në dhjetë kryeqytete ekonomike. Mes këtyre qyteteve padyshim që renditen Nju-Jorku, Shangai, Berlini, Hong-Kongu dhe Milano.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Re: Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga Sennia Fri Mar 12, 2010 5:16 pm

Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Re: Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga Sennia Fri Mar 12, 2010 5:18 pm

Kulla rrotulluese ne Dubai Appartment-floor_page_21

Baza e etazheve të HOTELIT
Kulla rrotulluese ne Dubai Appartment-floor_page_07b

Baza e etazheve të APARTAMENTEVE
Kulla rrotulluese ne Dubai Appartment-floor_page_08b
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Re: Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga Sennia Fri Mar 12, 2010 5:44 pm

E papare apo jo??? dashuri Eshte vertete mahnitese

Me kete nis epoka e re e Arkitekures dinamike..
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Re: Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga esteri Tue Mar 23, 2010 8:09 pm

shume te papara. lum si ata qe i kane bere.... ne duam nji jete te tere ti imagjinojm, e jo me ti projektojm........endrra te mbyllura ne syrtar...
esteri
esteri
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 28
Reputation : 0
Anmeldedatum : 12/03/2010
Alter : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Re: Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga Vizioner Tue Mar 23, 2010 8:44 pm

esteri shkruajti:shume te papara. lum si ata qe i kane bere.... ne duam nji jete te tere ti imagjinojm, e jo me ti projektojm........endrra te mbyllura ne syrtar...

Esteri, me studim dhe pasion per Arkitekturen arrihet cdo gje dhe Imagjinatat qe per momentin te duken Utopi!!!

Por, kur e ben shkollen thjeshte per te bere-patur nje shkolle, sigurisht qe jane te pa imagjinueshme keto Vepra.....sic ndoth me te shumtet ne Shqiperi!
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Sennia, doje te thoshje ne Dubai ;-)

Mesazh nga zeshkane Tue Mar 23, 2010 9:43 pm

Sennia shkruajti:"TURNING TOWER" NE DUBAI
ark. David Fisher

Kulla rrotulluese ne Dubai 89836041jo5

Kulla rrotulluese ne Dubai 72306774co8

EPOKA E ARKITEKTURËS DINAMIKE. Një prezantim shumë interesani i formave të ndryshme të objektit gjatë rrotullimit, si dhe simulimi i ndërtrmit të tij në krahasim me ndërtimin tradicional.

Nëse jeni të lodhur nga qytetet ku ndërtesat janë gjithmonë të fiksuara e statike dijeni se e ardhmja nuk ka për të qenë kështu. Në Dubai që tani po planfikohet ndërtimi I një qiellgërvishtësi që nuk do të duket dy herë njësoj. Kjo pasi ndonëse ka 80 kate, gratacela do të ketë dysheme të rrotullueshme dhe një formë të vëccantë. Kulla Dinamike do të përbëhet nga 80 apartamente parafabrikate që do të vërtiten secila më vete.

“Do të jetë ndërtesa e parë që rrotullohet, lëviz dhe ndryshon formë- deklaron jo pa krenari arkitekti italian David Fisher gjatë një konference për shtyp në Nju Jork. Ndërtesa nuk do të duket kurrë njësoj me 420 metra lartësi dhe lëvizje në plot 360 gradë. Rrotullimi do të realizohet përmes komandave zanore. Boshti rrotullues I ndërtesës do të jetë një kolonë qendrore dhe 79 turbina me erë të vendosura në cdo kat.

Ndërtimi do të ketë një kosto prej 700 milionë dollarësh dhe parashikohet të ngrihet deri më 2010. Një prej apartamenteve që do të kryejnë një rrethrrotullim të plotë për tri orë do të kushtojë nga 3.7 milionë deri në 36 milionë dollarë. Një plan arkitekturor I ngjashëm ekziston edhe për Moskën.
zeshkane
zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Re: Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga Vizioner Tue Mar 23, 2010 10:30 pm

Turning Torso - Dubai

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Re: Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga thjeshtesi Fri Apr 30, 2010 6:59 pm

Vertet fantastike. Nuk mjafton vetem talenti ne keto raste duhet edhe nje kapital i konsiderueshem.
thjeshtesi
thjeshtesi
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 28
Reputation : 0
Anmeldedatum : 17/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kulla rrotulluese ne Dubai Empty Re: Kulla rrotulluese ne Dubai

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi