Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pitagora

Shko poshtë

Pitagora Empty Pitagora

Mesazh nga Sennia Tue Mar 09, 2010 11:25 pm

Kuriozitete rreth Pitagores...

Pitagorianet mendoni se "të gjitha gjerat qe kemi njohur posedojne një numer" Numri 1 perfaqesonte inteligjencen, numri 2 perfaqesonte opinionin (gjithmone i dyfishuar) numri 4 drejtesine,numri 5 martesen,numri 7 kohen kritike, e keshtu me rradhe.Midis numrave egzistonte aristokracia: pervec 10,tetraktys,qe për pitagorianet perfaqesonte një entitet hyjnor, 1-shi,2-shi.3-shi dhe 4-tra ishin me të njohur nga të gjithë numrat e tjere duke qene se shuma e tyre ishte e njejte me 10 dhe të gjithë bashke krijonin "trekendeshin hyjnor".Sipas pitagorianeve numrat kishin një aftesi terapie (sheruese): katroret magjik pershembull të cilet të perdorur edhe ne mesjete dhe ne rilindje,beheshin ne një laster të argjende dhe keshtu të mbronin nga mizerja,kolera dhe nga semundjet venere.


Pitagora,femija i bizhuteristit Mnesacro, lindi ne 507 p.K ne ishullin e Samo,pak km nga qyteti i Mileto.Mesimet e para i mori nga i madhi Ferecide,qe si gje të pare i mesoi të bente mrekullite.Frekuentoi prifterinjte Eliopoliti të cilet u deklaruan të padenje për një nxenes të tille.Me vone e moren pleqte dhe prifterinjte e venruar Menfi,dhe midis Diapolitit të tmerrshem të Tebes qe e priten si vellane e tyre dhe e bënë të ditur të gjitha misteret e tyre.Ishte nxenesi i Kaldei për astronomine,nxenes i Feniksit për llogjiken dhe gjeometrine, i Mageve(magjistareve) për ritet mistike.Mesoi teorine e të kunderteve nga Zarathustra.

Pitagora themeloi një shkolle nga e cila veshtroheshin një seri rregullash qe mund të dukeshin të cuditshme.Ja disa:

të mos thyesh buken
të mos trazosh zjarrin me hekur
të mos prekesh gjelin e bardhe
të mos hash zemren
të mos shihesh ne pasqyre prane drites
kur ngrihesh nga krevati të mos lesh gjurmet e trupit tend

Pitagora i ndante njerzit ne dy kategori: matematicientet,ose ndryshe ,ata qe kane të drejte ti hyjne "dijes" dhe acusmatiket qe jane ata qe mund të qendrojne vetem për të degjuar.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi