Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Sun Sep 05, 2010 8:32 pm

Emri i Sali Berishës është shkruar me germa kapitale më të mëdha se emrin i Nënë Terezës.
Kjo Banderole e stermadhe ka zene prej ditesh tere Fasaden ballore te Muzeut Kombetar ne Tirane. Mbi ose ne te, jane shkruar keto fjale: "Nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Sali Berisha. Viti 2010, kushtuar Nënë Terezës...". Ku bie ME SHUME ne Sy emri i Diktatorit se sa qellimi ne vetvete i kesaj Banderole!
Pra, emri i Shtetarit qe ka marre persiper kujdestarine "!!!" e vitit te shenjtores eshte bere me i madh se emri i Shenjtores!

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Z_sali10

Cili eshte ky Shtetar qe flet-vepron-organizon ne emer te tij?! Me cfare llogjike Morale-Ligjore-Shteterore vetvleresohet nje Individ per nje ceshteje Kombetare e organizuar nga strukturave Shteterore te cilat skane asnje lidhje me Individin???!!!

Ka bindjen ky Kryeminister, Sali Berisha, se ja kalon ne Fame, merita e Lavdi Nene Terezes?!

Nuk e ka bere berisha, do thote dikush por, servilet e tije! Mbase, por ai e ka pare kete Banderole ne mes te Tiranes me super permasa dhe ka hesht, perderiasa qendroji aty 24 ore dhe qendron akoma!
Keto gjera ndodhin vetem ne sistemet Diktatoriale Komuniste-Fashiste ku UNI ishte mbi gjithcka!!!

Une e gjykoj kete si nje sëmundje e vjeter e politikes dhe politikaneve shqiptare te metodes autoritariste, qe kujtojne se pushteti sundon historine.
Banderola e muzeut eshte nje pllakat i kesaj te shkuare ne mes të Tiranes.

Kulti i Diktatorit nuk ngrihet per nje dite, por me gjera te vogla, kaq vulgare, saqe fillon ti injorosh duke harruar se ato ngrene kultin. Ato tregojne hapat e para ( megjithse ne Shqiperi keto hapa dhe fenomene tregues exsitoje me kohe nga Sali Berisha) te nje Diktature = Shteti Diktatorial.

Une me kete kendveshtrim dhe llogjike e shoh. Ju, keni kendveshtrimin tuaj.






Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Fri Sep 10, 2010 10:17 am

Berisha: Pa mbretërinë e Zogut, Pavarësia do ishte thjesht një akt iluziv

Me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise, kryeministri Sali Berisha ka kerkuar njeherazi edhe ridimensionimin e figures se Ahmet Zogut.
Ne fjalen e tij gjate mbledhjes se qeverise, Berisha ka vleresuar lart rolin e Ismail Qemalit ne pavaresine e vendit, por ka shtuar se pa Mbreterine e Zogut ajo do te ishte thjesht nje iluzion.

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Zogu11

"Në këtë kontekst, ridimensionimi i figurës dhe personalitetit të mbretit Zog është një kusht moral i madh për të vendosur të vërtetën historike në piedestalin që meriton. E vërteta historike është se ai erdhi në pushtet me zgjedhje. Ai erdhi me zgjedhje për të shpëtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretërive nuk mund të toleronte regjime demokratike të zgjedhura. Ndaj e minuan nga të gjitha anët, për t'u rikthyer pastaj dhe vendosur mbretërinë në këtë vend. Theksova këtë moment se pa mbretërinë mbase pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv, i paqëndrueshëm"- tha Berisha.
---------

Tani do t'na shkruaje dhe Historine sipas tekave te tij!!!

Urdheron Historianet se si ta shkrujne Historine e Shqiperise!

gabim inat



Edituar për herë të fundit nga Vizioner në Fri Sep 10, 2010 10:50 am, edituar 1 herë gjithsej
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Fri Sep 10, 2010 10:29 am

Nderimi i Zogut, historianët kundër Berishës

Historianet Pëllumb Xhufi, Sabri Godo dhe Paskal Milo reagojne pas deklarates se kreut te qeverise Sali Berisha per ridimensionin e figures se Zogut, po te cilen Pavaresia e Shqiperise do te ishte thjesht nje akt iluziv.



Xhufi: Jo vetëm Berisha, edhe Zogu e kishte nje Bollano mik

Zoti Xhufi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi gjatë punimeve të mbledhjes së qeverisë "ishte mbreti Zogu I, mbreti i parë i shqiptarëve, ai që bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj, shtetin e ri të pavarur të Shqipërisë. Theksova këtë moment se pa mbretërinë, mbase, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv, i paqëndrueshëm". Në këtë mënyrë, ai kërkoi ridimensionimin e figurës së Zogut I. Si e vlerësoni ju këtë deklaratë?

Nga këto deklarata të kryeministrit, unë kuptoj se ai ka hyrë në një fazë të re të pasionit të tij politik, që është ajo e monarkisë. Në fakt, nëse është e vërtetë që periudha e viteve 1924-1939 është periudhë e konsolidimit të shtetit shqiptar, ku ka rol të padiskutueshëm edhe Ahmet Zogu, kjo nuk do të thotë që po të mos ishte shpallur mbret, pavarësia dhe konsolidimi i shtetit shqiptar do të kishin qenë të pamundur.

Edhe si President, Zogu kishte sigurisht sjellje prej monarku, sundimi i tij karakterizohej nga autoritarizmi, shpërfillja e institucioneve, goditja e kundërshtarëve politikë. Duke u bërë mbret, në vitin 1928, Zogu, pikë së pari, kënaqi ambiciet e tij personale, krijoi kushte për të qenë sundimtari i përjetshëm i vendit, mundësoi krijimin e pasurive e të përfitimeve përrallore për veten dhe familjen e tij.

Sa për imazhin dhe autoritetin e tij brenda dhe jashtë vendit, titulli mbret nuk i dha atij ndonjë kredit më shumë. Një pjesë e shqiptarëve vazhduan ta urrejnë atë edhe pasi u bë mbret, madje tentuan edhe t'i marrin jetën me atentate brenda e jashtë Shqipërisë.

Sa për të huajt, këta nuk është se e pritën si "lajmin e ditës" shpalljen e Ahmet Zogut si mbret të Shqipërisë. Siç dihet, Qemal Ataturku u neverit nga një akt i tillë, ndërsa në kancelaritë perëndimore shumëkush e quante Zogun "mbret operetash". Kjo për sa i përket aspektit formal të çështjes. Sa i përket përmbajtjes së qeverisjes në vitet 1924-1939, padyshim në ato vite u ngjiz vërtet ideja e shtetit shqiptar, u krijuan një sërë të mirash kombëtare për t'u pasur zili edhe sot e gjithë ditën, si për shembull, një administratë profesionale, e motivuar dhe e përkushtuar ndaj shtetit e ndaj interesave të tij. U hodhën bazat e shkollës e të arsimit kombëtar, u krijua një sistem juridik modern, pavarësisht se ligji nuk zbatohej gjithnjë e për të gjithë, u bënë përpjekje për të kapërcyer ndarjet krahinore, pavarësisht se Zogu vinte nga një traditë politike partikulariste. Duke thënë këto, nuk duhet harruar që bartësit e vërtetë të gjithë këtyre reformave, që e ngjizën shtetin shqiptar si të tillë, ishin ata mijëra intelektualë shqiptarë, atdhetarë të sprovuar në betejat për liri e pavarësi, të cilët formuan shtyllën kurrizore të institucioneve të shtetit shqiptar.

Do të ishte gabim që të mendohej se ata përfaqësonin një arsenal njerëzor të Ahmet Zogut. Madje, shumë prej tyre u konfliktuan ashpër me mbretin për probleme madhore të drejtësisë, të integritetit e të interesave kombëtare. Po mjaftohem të kujtoj vetëm njërin prej tyre, Mit'hat Frashërin, i cili që në vitin 1925 i lëshoi Zogut aktin e dorëheqjes si Ministër fuqiplotë në Athinë, porsa që kryeministri i ardhur me anën e bajonetave jugosllave, i fali si shpërblim Jugosllavisë, Shën Naumin.


Në vijim të deklaratës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se e vërteta historike është se ai erdhi në pushtet me zgjedhje, erdhi me zgjedhje për të shpëtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretërive nuk mund të toleronte regjime demokratike të zgjedhura. Cila është e vërteta e ardhjes në pushtet të mbretit Zog I?

Më vjen të them që Zogu kishte me zgjedhjet e lira e demokratike të njëjtin raport që ka me to edhe z. Berisha. Por, ndërkohë, ka kaluar një shekull...

Jo, Zogu asnjëherë nuk ka ardhur me zgjedhje të lira në pushtet.

Në dhjetor të vitit 1922, ai solli në pushtet një qeveri kukull të Xhafer Ypit, pasi kishte rrëzuar me forcën e armëve qeverinë e Hasan Prishtinës, të mbështetur nga një radhë e tërë patriotësh, si Aqif pashë Elbasani, Bajram Curri, Monsinjor Bumçi etj. Në dhjetor 1924, erdhi në pushtet me mbështetjen e jugosllavëve e të grekëve, të cilët i shpërbleu duke cenuar sovranitetin e integritetin territorial të vendit. Fola më lart për çështjen e Shën Naumit, por mund të shtoj edhe lëshimet që Zogu i bëri Athinës për çështjen e Himarës. Jo vetëm z. Berisha ka sot një mik në Himarë, që quhet Bollano, edhe Zogu e kishte një të tillë, që quhej gjithashtu Bollano! Por duhet pranuar, që në një moment të caktuar, pasi u çlirua nga obligimet ndaj Beogradit e Athinës për ndihmën që i dhanë për të ardhur në pushtet, Zogu diti t'i largohej politikës së lëshimeve të paprincipta ndaj fqinjëve. Me sa duket, kishte rezistuar e nuk kishte hapur biznese të përbashkëta me ta.


Gjithashtu, kryeministri deklaroi se mbretëria shqiptare ishte një mbretëri që, pavarësisht nga problematika e oborreve, të cilat kanë qenë të përjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. A mendoni ju se ishte mbretëria ajo që konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar?

E thashë pak më parë, shpallja e mbretërisë nuk ishte një deus ex machina, nuk ishte lëvizja gjeniale që solli konsolidimin e shtetit shqiptar. Zogu do të kishte bërë të njëjtat gjëra edhe si President. Në kohën e vet, askush nuk e mori seriozisht këtë kalim të Shqipërisë nga Republika në monarki. Konsolidimi i shtetit shqiptar ishte një frymë e epokës, ishte një thirrje që vinte nga betejat e Rilindjes Kombëtare, të Lidhjes së Prizrenit e të luftërave për pavarësi.

Zogu, edhe pse nuk ishte një rilindës, edhe pse nuk ishte një atdhetar demokrat, siç ishin shumica e kundërshtarëve të tij politikë, mori diçka nga mesazhi i historisë së popullit shqiptar. Në fund të fundit, braktisi një pjesë të mirë të së shkuarës së tij si feudal turkoshak e si bajraktar krahine, dhe zgjodhi ta bëjë Shqipërinë pikërisht me ata njerëz që koha i kishte vënë në krye të betejave historike.

Sigurisht, Zogu nuk arriti të bëhej një sovran i ndriçuar, ai mbeti pre e kulturës dhe e veseve të klasës së vet. Në fund të fundit, njerëz injorantë, të dhunshëm, intrigantë e të korruptuar deri në palcë, si Lalë Krosi, përbënin entourage-in e tij të besuar.



Edituar për herë të fundit nga Vizioner në Fri Sep 10, 2010 10:55 am, edituar 1 herë gjithsej
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Fri Sep 10, 2010 10:43 am

Milo: Berisha po ecën në gjurmët e Enverit


-Zoti Milo, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi gjatë punimeve të mbledhjes së qeverisë se "ishte mbreti Zogu I, mbreti i parë i shqiptarëve, ai që bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj, shtetin e ri të pavarur të Shqipërisë. Theksova këtë moment se pa mbretërinë, mbase, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv, i paqëndrueshëm". Në këtë mënyrë, ai kërkoi ridimensionimin e figurës së Zogut I. Si e vlerësoni ju këtë deklaratë?

Jam njohur me deklaratën e zotit Berisha. Ia kam thënë në sy mendimin tim Berishës sot (dje) tek komuniteti mysliman. Berisha duhet të heqë dorë nga zakoni i vjetër i tij që t'iu diktojë edhe shqiptarëve dhe, sidomos, historianëve se si duhet ta interpretojnë dhe ta shkruajnë historinë.Është një sjellje që nuk ka të krahasuar me asnjë vend të botës, ku kryeministri arrin deri aty sa të merret edhe me orientime se si duhet shkruar historia. Ky është një model i vjetër i tipit komunist dhe në rastin konkret të Enver Hoxhës, kur diktonte se si duhej shkruar dhe interpretuar historia. Berisha ecën në gjurmët e tij. Nëse do të flasim për figurën e Ahmet Zogut, i fundit që duhet të flasë është Sali Berisha. Përpara tij duhet të flasin historianët, ata që janë specialistë të fushës dhe që e kanë studiuar figurën e tij, dhe kohën e tij mbi bazën e dokumenteve.

Nga kjo pikëpamje, ato çfarë ka deklaruar zoti Berisha janë antihistorike dhe jorealiste, sepse figura e Ahmet Zogut është komplekse, është kontradiktore, si mjaft figura të tjera të historisë shqiptare dhe se nuk ka vend për ridimensionim të tij më tepër se çfarë është bërë. Madje, në ndonjë drejtim është bërë edhe më shumë se çfarë i takon. Ahmet Zogu si figurë historike ka merita tashmë të vlerësuara, qoftë për restaurimin e integritetit territorial të Shqipërisë në vitet 1920-1921, ashtu siç ka merita se kontribuoi në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit shqiptar brenda atyre kornizave politike që ekzistonin në Shqipëri në vitet 1926-1939. Por, nuk duhet të harrojmë që Ahmet Zogu është shfaqur si një politikan dhe si një shtetar intrigant, thellësisht konservator, me tendenca të hapura diktatoriale që ka vrarë kundërshtarët e tij politik dhe që i ka luftuar ata në mënyrë të vazhdueshme, gjë që është e dokumentuar shumë saktë në histori. Ai është përgjegjësi për vrasjen e patriotëve të shquar dhe njohur nga i gjithë kombi shqiptar si, Bajram Curri, Avni Rustemi, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi dhe shumë të tjerë. Po kështu, Ahmet Zogu është e dokumentuar jo vetëm nga arkivat shqiptare, por edhe të huaja, është autori i marrëveshjes me Pashiqin, ish-kryeministrin e Serbisë në vitin 1924, ku për hir të ardhjes në pushtet fali territore të Shqipërisë dhe bënë koncesione të tjera jashtëzakonisht të dëmshme për Shqipërinë, duke ecur në gjurmët e dajës së tij, Esat Pashë Toptanit. Po kështu, arriti t'i japë Jugosllavisë Shën Naumin dhe Vermoshin. Për më tepër, ndoqi një politikë të atillë që e gjunjëzoi Shqipërinë dhe e ktheu në një protektorat italian që u kurorëzua pastaj me pushtimin fashist të Shqipërisë në 7 prill të vitit 1939, dhe ku mbreti nuk bëri as minimumin e përpjekjeve për t'u rezistuar, por u larguar fshehurazi në një kohë kur populli shqiptar kishte nevojë për udhëheqje për të rezistuar, ashtu siç bënë mbretër të tjerë ballkanas në këtë kohë.

Pra, pa dashur të mohoj vlerat e Ahmet Zogut si shtetar dhe si shqiptar në momente të vështira të tij, nuk mund të pranoj dhe është absolutisht kundër produktive sjellja e kryeministrit shqiptar për të diktuar vlerësimet për figurat historike, është jashtë logjike normale historike, por mbi të gjitha është absurditet të mendosh që kryeministri shqiptar merret me interpretimin e historisë sikur nuk ka punë tjetër për të bërë dhe sikur punët e Shqipërisë janë të gjitha në rregull, dhe ai i ka mbetur që të rregullojë historinë dhe historiografinë.

-Në vijim të deklaratës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se e vërteta historike është se ai erdhi në pushtet me zgjedhje, erdhi me zgjedhje për të shpëtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretërive nuk mund të toleronte regjime demokratike të zgjedhura. Cila është e vërteta e ardhjes në pushtet të mbretit Zog I?

Është një tjetër absurditet, sepse dua t'i tregoj zotit Berisha që Zogu për herë të parë ka ardhur me zgjedhje të manipuluara në dhjetor të vitit 1923 dhe ishin pikërisht këto zgjedhje që krijuan një situatë të nderë politike që e detyruan pastaj Zogun të largohet dhe të zëvendësohet nga vjehrri i tij i parë, Shefqet Verlaci. Pra, se çfarë zgjedhjesh demokratike dhe nëpërmjet të cilave Zogu erdhi në pushtet u ngjajnë zgjedhjeve të vitit 1996 në Shqipëri.
Prandaj, zoti Berisha të mos na flasë për këtë lloj standard zgjedhjesh, sepse ne e njohim shumë mirë.
E dyta, ai bën një gabim shumë naiv kur mendon të krahasojë Shqipërinë e viteve '20 me mbretëritë e tjera të Ballkanit, të cilat ishin shumë herë më të zhvilluara, më të konsoliduara dhe me të vërtetë ishin regjime mbretërore, por ishin mbretëri të konsoliduara dhjetëravjeçare, dhe nuk u bënë mbretëri dhe as u vetëshpallën, siç e bëri Ahmet Zogu në vitin 1928. Mund të them pa mëdyshje se në dhjetor apo në janar të vitit 1924-ës, përveçse në Bullgari, ku ishte diktatura që rrëzoi qeverinë e partisë agrare bullgare, në vendet e tjera kishte qeveri që ishin mjaftueshmërisht demokratike, siç ishte në Rumani, siç ishte edhe në Serbi, apo siç ishte edhe në Greqi. Për të mos thënë pastaj për vendet e tjera evropiane. Modeli i qeverisjes së Ahmet Zogut u bë i papranueshëm nga bota ballkanike, aq më tepër nga një vend mik siç ishte Turqia, Mustafa Qemal Ataturku, udhëheqësi historik i Turqisë moderne, ishte në konflikt të hapur në shumicën e kohës me Ahmet Zogun se nuk pranonte sjelljen e tij politike, për të mos folur pastaj për qëndrimet që mbajtën vendet e tjera. Pra, me pak fjalë, duhet ta njohësh historinë për të folur për të. Zoti Berisha flet duke u nisur nga koniunkturat politike sot në Shqipëri dhe për fat të keq kërkon të përcaktojë një lloj protokolli historik për të vënë radhën se kush është lideri i parë dhe i dytë që ka bërë epokë. Me sa duket, po përgatitet për të hyrë në histori, sepse po e shikon që po vjen gradualisht fundi i tij në jetën politike shqiptare dhe po përgatit terrenin që të vetëcaktohet në hierarkinë historike të autoriteteve politike shqiptare.

Nga çfarë dëgjova, në vend si të ridimensionojë Ahmet Zogun, të mendojë që të nderojë, sepse e meriton më shumë se kushdo tjetër, Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit të pavarur shqiptar, që me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë t'i bëjë një monument në qendër të Tiranës, sepse e meriton dhe jo të merret me njerëz, të cilët kanë një karakter kontradiktor dhe të dyshimtë në historinë shqiptare.

-Gjithashtu, kryeministri deklaroi se mbretëria shqiptare ishte një mbretëri që, pavarësisht nga problematika e oborreve, të cilat kanë qenë të përjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. A mendoni ju se ishte mbretëria, ajo që konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar?

Nëse ka diçka për të folur që u krijua si shtet shqiptar dhe eci në rrjedhjen e viteve është pikërisht koha e viteve '20-'30, se atëherë në Ballkan dhe në Evropë nuk pati luftëra.

Shqipëria u krijua në prag të luftës së parë botërore dhe nuk mund të konsolidohej gjatë luftës së parë botërore kur u pushtua nga ushtritë e gjashtë vendeve luftuese.

Rrjedhimisht, koha e paqësimit në Evropë ishte koha më e përshtatshme për këdo edhe për kohën në Shqipëri për të bërë diçka, për të bërë konsoliduar shtetin. Konsolidimi i shtetit shqiptar nuk ishte produkt dhe meritë e Ahmet Zogut se sa ishte rrjedhojë e ekuilibrave midis fuqive të mëdha Evropiane, të cilat nuk lejonin që në vitet '20-'30, që Italia dhe më pas Jugosllavia, të mund të pushtonin Shqipërinë.

-Zoti Milo, a është momenti që në prag të 100-vjetorit të pavarësisë të rishikohet historia e Shqipërisë?

Historia e Shqipërisë, si çdo proces tjetër historik, ka dinamikën e vet të interpretimit, ajo është dhe u duhet lënë historianëve dhe jo politikanëve. Këshilla ime me rastin e 100-vjetorit është që historianët të vazhdojnë të interpretojnë historinë sipas larmisë që shkenca e lejon interpretimin historik dhe janë njerëzit vetë ata pastaj që do të pëlqejnë apo do të hedhin poshtë një interpretim apo një tjetër, qoftë për historinë e Shqipërisë, qoftë edhe për individët historikë të Shqipërisë.




Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Thu Sep 30, 2010 8:41 pm

Stërkaj lë PD-në: Jemi kthyer në kartona për ligjet e hajnave

LETRA E PLOTE E DEPUTETIT TE PD - Deputeti i Partisë Demokratike, Paulin Stërkaj nëpërmjet një deklaratë për shtyp derguar mediave ka njoftuar largimin e tij nga grupi Parlamentar i PD-së dhe kalimin në opozitë.

Në një letër drejtuar zgjedhësve të tij, Stërkaj ka shpjeguar të gjtha arsyet që e kanë cuar drejt këtij vendimi, ndërkohe qe u ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të tij depuetë, që të thonë me zë të lartë atë që cdo ditë thonë me njëri-tjetrin për të zezat e këtij pushteti.


Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Sterka10

-Më poshtë mund te lexoni te plotë letrën e Paulin Stërkaj-


DEKLARATE SHTYPI E DEPUTETIT PAULIN STERKAJ

Durimi im ka mbaruar. Mbas 29 qershorit une kam njohun nje bote ku jam ndjere perdite edhe ma i huaj. Deri ne janar kam shkuar prane elektoratit tim disa dite ne jave. Aq sa njerezit filluan te me thone s'te kemi zgjedh me ndejt me ne po me na zgjidh problemet tona. Po si mund t'ja zgjidhja une problemet malesoreve te mi kur gjithçka ata donin nga une zgjidhej me leke jo me te drejte. 3500 euro kerkonin feudalet e kesaj qeverie ne malesi per te dhene nje vend pune ne arsim.

Kryeministri me jepte shprese me fjale. Kurse ne realitetin e varfer te malesise se madhe une gjeja vetem hajni e pabesi zyrash province qe per cdo problem u thoshin njerezve: Kaq lek duhen per mu e aq lek duhen per ministrin ne Tirane! Vendosa me e ngrit shqetesimin tim te madh ne grupin parlamentar. Nuk ishte e lehte. Sepse ne grupin e PD flet vetem kryeministri, kurse te tjeret heshtin. Ne nje vit mbledhje mbaj mend vetem 2 vete qe kane hap gojen. E njerit nga te dy Berisha i tha ky s'eshte vendi me diskutu po me miratu.

E verteta eshte se mbasi fola ne grup kryeministri me tha ke plotesisht te drejte. Por eshte po kaq e vertete se me mbrapa kurrgja nuk ndryshoi. Po ato praktika te mbrapshta. Po ato rrena. Po ato gjoba per njerezit e keputur qe duan vec pune me hanger nje kafshate buke dhe pune nuk gjejne dot pa dhene leke. Kjo me ka turperuar si deputet i kesaj mazhorance te korruptuar perpara malesoreve te mi, megjithese edhe ne 2005 edhe ne 2009 me kane ardhur mbrapa si Paulin e jo si partiak. Por keshtu me jane hape syte me pa se semundja e hajnise eshte e thelle dhe rrenjet i ka ne qeveri jo ne malsi.

U be kohe qe po e degjoj opoziten te nxjerri fakte te renda per ministra te korruptuar e per vjedhje ne sasira qe po e lene popullin gojehapur. Qeveria nuk po di cka me thene dhe po shmanget duke sulmuar opoziten. Plot deputete te mazhorances qe s'jane perzier apo nuk i ka perzier kush ne keto pune te pista, e thone perdite ne kafe me njeri-tjetrin se ketu ka plas hajnia. Kam pare edhe nga ata qe dalin me sha opoziten me porosi per 20%shin dhe pastaj thone qeveria vjedh kurse ne duhet te luftojme me opoziten! Kurse kryeministri rrit dozen e sukseseve ne fjalime per te balancuar rritjen e varferise e te hajnise ku mesa duket eshte i perfshire edhe vete. Me vjen keq por shpjegim tjeter nuk gjej dot kur e shoh Berishen te sjelle ne parlament ligje qe legalizojne hajnine dhe pastaj i versulet opozites sa del nje fakt korrupsioni.
Une nuk shoh me shprese per reflektim as te kjo qeveri as te ky kryeminister qe po do me fut gjithe Shqipnin ne thes me korrupsionin me te rrezikshem qe ka njohur historia e ketij vendi.

Nuk jam as i madh as i rendesishem. Po jam malesor qe me ka mbetur sahati tek mesimet e babes dhe zakonet e malsise qe nuk bashkejetojne dot me rrenen e me hajnine. Me vjen keq per gra e burra te mire dhe te zote ne grupin e PD-se qe jane kthyer ne kartona per ligjet e hajnave dhe qe nuk u thote kush as miremengjes. Une sot ju them atyre neser do jete vone neqoftese sot nuk e thoni me ze te larte ate qe e dini me mire se te tjeret dhe e thoni me njeni-tjetrin cdo dite per te zezat e ketij pushteti. Megjithate kjo eshte zgjedhja e tyre. Per mua ishin e kane me mbet miq te mire.

Une e kam bere zgjedhjen time: Larg hajnave qe po i marrin shpirtin Shqipnis!
Me besnikeri te plot ndaj malesoreve te mi qe me kane votuar edhe ne 2005 edhe ne 2009 dhe kurre nuk i kam ndare ne socialista e ne demokrat, une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe eshte e keqja e malsise dhe gjithe Shqipnis.

* * *

Nuk e njoh por, Respektin tim per kete njeri!
Edhe pse, do te jete i "humbur" me kete veprim dhe mendoj qe, Diktatori - Sali Berisha, s'ka per ta lene rehat por, ai tregoji Karakterin e tij. Tregoji qe eshte Njeri!

Uroj te jene sa me shume nga keto njerez qe kane Moral.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Wed Oct 20, 2010 9:32 pm


Rreshtat e meposhtem, jane nje deshmi e rendesishme per të rikonfirmuar çfare ka nen lekuren e personazhit qe sot eshte Kryeminister dhe qe ka dominuar skenen politike te ketyre viteve; kete skene oklokratesh te mbushur me burra te vegjel e te ndotur, qe hyjne e dalin, me damken e hajdutit te pandeshkuar ne shpine.

Qeveritari i mashtrimit publik

-nga Andrea Stefani-

Deri kur do vazhdojnë disa shqiptarë të duartrokasin dhe votojnë figura si Sali Berisha që e bazojnë suksesin te forca e mashtrimit dhe e gënjeshtrës? Dhe ka fakte pa fund që provojnë se gënjeshtra është bërë mënyrë veprimi jo vetëm për këtë qeveri por edhe për qeverisjet dhe opozitat e mëparshme të Berishës. Është gënjyer dhe gënjehet për gjithçka, për gjëra të mëdha dhe të vogla. Gënjeshtra përdoret për të fshehur të vërtetat nga publiku, për të shantazhuar apo përçarë kundërshtarët, për të përfituar avantazhe politike. Por edhe pse mund të përfitosh në një çast, dihet se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Vjen një moment kur e vërteta kundërsulmon duke ndëshkuar pa mëshirë. Veç nuk godet vetëm gënjeshtarët e mashtruesit e politikës por edhe ata që i besuan gënjeshtrës, e mbrojtën dhe e duartrokitën atë, publikun. Një gjë e tillë ka ndodhur me atë që ka mbetur në histori si tragjedia e fajdeve shqiptare përmbysja e të cilave u pasua edhe nga rrënimi i shtetit. Tashmë ish bashkëpunëtorë të afërt të Sali Berishës, dëshmitarë nga brenda zyrës së tij, sikundër gazetari Mero Baze, dëshmojnë se Sali Berisha ka qenë avokati më i madh i aktivitetit të fajdeve duke hedhur poshtë rrenën vulgare të propagandës së tij se "fajdet qenë një komplot komunist". Për vite me radhë dhe vetëm për hatër të pushtetit dhe duke injoruar paralajmërimet e ndërkombëtarëve, Berisha toleroi të vlojë në zemër të ekonomisë vullkanin e fajdeve që do të sillte më vonë shkatërrimin e shteti dhe të jetëve të jo pak shqiptarëve. Dhe po për hatër të pushteti të tij, i njëjti Berishë vendosi të vepronte kundër fajdeve kur ishte shumë vonë. Dhe përsëri me anë të gënjeshtrës dhe mashtrimit të publikut.

***


Që vite më parë janë publikuar dokumente që provojnë se FMN dhe Banka Botërore kishin nisur të paralajmëronin autoritetet shqiptare për rrezikun që paraqisnin piramidat financiare qysh në vitin 1994. Por ato u injoruan me koshiencë të plotë nga Presidenti i Republikës i asaj kohe gjithnjë me vizionin e qartë se fajdet, me parajsën e rreme ekonomike që krijonin në publik, ishin një mjet i mirë për t'i zgjatur jetën një pushteti që s'pushonte së përçuari mesazhe se me të "fitojnë të gjithë".

Një politikë që Berisha e mbrojti me këmbëngulje deri në fund të vitit 1996 pra, deri atëherë kur katastrofa ishte thuajse një fatalitet. Madje edhe kur nga qarqe të antikrimit italian nisën të bëhen publike dyshime mbi përdorimin e skemave piramidale për pastrimin e parave, Berisha, por edhe ish ministri i brendshëm Halit Shamata, nxituan të përgënjeshtrojnë dyshimet e ngritura. Vetë Berisha përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë duke deklaruar me një frazë amorfe se "paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë". Ishte një konfirmim që, i bërë në vjeshtën e vitit 1996, nxiti edhe më shumë shqiptarët të investonin kursimet e jetës të tyre në piramidat financiare. Pa deklarime të tilla sa dinake aq edhe të papërgjegjshme që mashtruan publikun, katastrofa financiare do kish qenë shumë më e vogël. Dhe meqenëse firmat fajde i depozitonin paratë në bankat e nivelit të dytë në formën e depozitave "pa afat", kjo ka qenë dhe është lehtësisht e provueshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga rreth 5 miliardë lekë deri në mes të vitit 1996, depozitat pa afat të firmave private kreshpërohen në rreth 32 miliardë lekë vetëm në 4 muajt e fundit të vitit 1996. Si shpjegohet një kreshendo e tillë e parave të fajdeve në banka? Aq më tepër kur pikërisht në këtë periudhë edhe ministri i financave Ridvan Bode deklaroi publikisht shqetësimin dhe alarmin e FMN për Piramidat? Paradoksi shpjegohet me reagimet e Berishës. Ishte ai që detyroi ministrin Bode të përgënjeshtrojë alarmin e sjellë nga Uashingtoni. Kam patur rastin ta intervistoj vetë Boden pas alarmit bombë që lëshoi për rrezikshmërinë e piramidave dhe i trullosur deklaroi: "më kanë keqkuptuar"! E kishte trullosur Berisha. Eshtë tamam ashtu sikundër rrëfen sot Mero Baze në librin e tij. Eshtë pikërisht periudha kur Berisha ka bërë deklarimet për "pastërtinë" e parave të shqiptarëve. Ishte kundërofensiva e Berishës në mbrojtje të fajdeve, ishte ky mashtrim publik i bërë për qëllime pushteti, që pengoi shtetin të vepronte më në kohë kundër se keqes, kur s'ishte aq e thellë. Një pengim që solli një katastrofë totale financiare për shqiptarët. Edhe gabim po të ishte, akti është një nga ato që Jozef Fushe i quante më të rënda se një krim. Si të gjithë vendimmarrjet e gabuara qeverisëse që ndikojnë në jetën e miliona njerëzve. Berisha nuk është përgjigjur asnjëherë për një "gabim" të tillë para ligjit. Sepse ka qëndruar dhe qëndron mbi ligjin. Por, në fakt, nuk ishte një gabim. Ishte një kalkulim cinik , një mashtrim për qëllime pushteti. Ishim ende në momentet kur Berisha, ky maniak i pushtetit, besonte se fajdet i shërbenin ende qëndrimit të tij në pushtet.

***


Por do kalonin vetëm pak muaj dhe Berisha do kuptonte se pushteti mund të shpëtohej vetëm duke dalë nga spiralja e llahtarshme e fajdeve. Po si i bëhet që të mashtronin tashmë të mashtruarit pra, publikun? Si i bëhej që njerëzit që nuk i kishin dekurajuar por që përkundrazi, i kishin inkurajuar dinakërisht të investonin në fajde, të mos ngriheshin kundër pushtetit? Si përherë zgjidhja u gjet te gënjeshtra, te mashtrimi i publikut. Dhe pikërisht këtë dëshmon edhe Mero Baze në librin e tij "Viti 97". "Më shumë se kushdo tjetër që kam njohur, ai beson te fuqia e medias dhe dezinformacioni" - shkruan Baze në librin e tij. Dhe pranon hapur se e ka vënë profesionin e tij të reporterit të "Zërit të Amerikës" në shërbim të këtij dezinformimi publik. Natyrisht, do ketë mjaft berishistë që do nxitojnë (pse nuk ka folur më përpara? ) të shprehin skepticizëm, do përpiqen ta nxjerrin Bazen gënjeshtar.

Veç fakti që gënjeu dje në shërbim të Berishës nuk do të thotë se Baze gënjen edhe sot kundër tij. Jeta ka raste pa fund kur njerëzit i kthehen të vërtetës duke denoncuar gënjeshtrat apo krimet e së shkuarës. Të tillë janë dhe të penduarit e Mafies. Mos vallë policia nuk duhet t'i besojë të vërtetat e tyre vetëm sepse në të shkuarën ata mund të kenë bërë edhe krime për llogari të Mafies? Por fatmirësisht, shumë nga të vërtetat tronditëse që Mero pohon sot mbi natyrën prej mashtruesi të Berishës, janë lehtësisht të verifikueshme dhe nga burime të dyta e të treta. Mbi të gjitha, Baze pohon në formën e një katarsisi të vërtetat mbi gënjeshtrat e Berishës që u bënë, në atë kohë, edhe gënjeshtrat e tij. Dhe ja episodi skandaloz për të cilin do flasim. Jemi në fillim të janarit 1997 kur Berisha ishte i vendosur t'i godiste piramidat . Por si? Si mund të veprohet kundër bosëve të piramidave që kishin financuar edhe fushatën e PD deri edhe libra për kultin e Berishës pa shkaktuar revoltë popullore? I kërkon mendim edhe Mero Bazes si duhet të veprojnë.

Dhe është ky i fundit që rrëfen se i sugjeroi të prodhojnë një lajm për humbje parash apo keqadministrim që njerëzit të revoltohen. "Shumë mirë....Të themi se lekët kanë ikur jashtë" - kish shtuar Presidenti i Republikës. Mekanizmi i mashtrimit publik ishte vënë përsëri në lëvizje. Nga vetë kreu i shtetit. Dhe po Baze rrëfen se të nesërmen "Berisha kish avancuar aq shumë në mënyrën si do prodhonte atë lajm, sa ishte "krim" ta ndalje. Ma thoshte disa herë se duhet ta shkruaja atë lajmin dhe unë qeshja. Pastaj u dorëzua. Bëje vetë, tha më në fund. Dëgjo, janë larguar 130 milionë dollarë nga Vlora". Dhe kur Baze i kërkon një konfirmim zyrtar për ta bërë mashtrimin më të besueshëm Berisha sugjeron: "Thuaj 'burime zyrtare'. Pastaj po pati nevojë, nxjerr Halit Shamatën unë". Shamata ishte ministri i brendshëm. Presidenti i plotfuqishëm kish mundësi të vinte gjithë shtetin në shërbim të mashtrimit publik. Monstra e gënjeshtrës ishte rritur nën emrin e demokracisë! Dhe Baze e prodhoi dhe e transmetoi në VOA lajmin mbi gjoja largimin nga Shqipëria të një motoskafi me mbi 130 milionë USD në bord. Në këtë episod skandaloz mashtrimi të publikut nga Presidenti i Republikës, gjen edhe qeverisjen me anë të gënjeshtrës dhe jo me anë të së vërtetës, gjen edhe manipulimin publik si edhe kufomën e medias së lirë, shndërrimin e saj në një gjuhë të gënjeshtrave qeveritare. Shkurt, gjen gjithçka është tipike për pushtete mashtruese dhe totalitare. Në thelb, mashtrimi i orkestruar nga Berisha në fillim të vitit 1997 i sapo rrëfyer nga Baze, është i njejtë me të themi, mashtrimin hitlerian të opinionit publik që do "justifikonte" agresionin nazist mbi Poloni. Ca ushtarë "SS" u veshën me uniforma polake dhe simuluan një agresion mbi një radiostacion gjerman duke vrarë edhe ca "viktima" që në fakt, ishin të burgosur kampesh përqendrimi. Eshtë ekzaktësisht i njëjti mekanizëm i paturpshëm, cinik dhe i tmerrshëm dezinformimi. Hitleri donte të justifikonte sulmin mbi Poloninë ndërsa Berisha sulmin mbi bosët e piramidave. Gjermanët e panë se ku i çoi një pushtet dhe një lider i tillë që e bazon fitoren te forca e mashtrimit dhe e gënjeshtrës. Shqiptarët e provuan gjithashtu me ferrin e vitit '97 se çdo të thotë ta lësh fatin në duart e liderëve mashtrues. Por disa prej tyre u mashtruan përsëri nga propagandat e ethshme dhe të gënjeshtërta se "Berisha ka ndryshuar". Dhe përsëri një lider gënjeshtar si Berisha është në pushtet duke përgatitur tragjedi të tjera. Si Gërdeci. Por ai është sot në pushtet edhe pse ka arritur që ta shndërrojë në piramidë mashtruese edhe krejt sistemin zgjedhjeve ku votat nuk numërohen por grabiten. Prandaj e pengon transparencën duke futur në lojë edhe "kushtetutën" dhe "gjykatat". Kjo piramidë elektorale është në rrënjë të gjithë korrupsioneve që po shpërthejnë këto kohë në sytë e publikut. Por në rast se shqiptarët do të ishin dakord që të qeveriseshin nga mashtrues dhe gënjeshtarë të sprovuar, atëherë duhet t'i qahen vetëm budallallëkut të tyre kur të gjenden përsëri të mashtruar.

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Mon Nov 08, 2010 4:40 pm

Sindromi serb i festimit të dështimeve

-nga Mero Baze-

8 nëntori është një datë e anatemuar në historinë e Shqipërisë, pasi ka të bëjë me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, regjimi i së cilës izoloi Shqipërinë nga Evropa për 50 vite dhe la pasoja të rënda në mentalitetin e shoqërisë shqiptare për Perëndimin.

8 Nëntori i vitit 2010, 69 vjet pas themelimit të Partisë Komuniste shqiptare, në të vërtetë ndryshon historinë e kontaktit të shqiptarëve me Perëndimin, por duket se po ripërsërit si në një film bardhë e zi patetizmin e komunistëve, me të cilin u përpoqën të mbulonin izolimin real të Shqipërisë.

E vërteta e hidhur është se më 8 nëntor shqiptarët e thjeshtë, ata që ende nuk kanë pasur mundësi të lëvizin pa viza, do të lëvizin të lirë në Evropë, por atdheu i tyre, Shqipëria, do të refuzohet një ditë më pas, që të bëhet kandidate për familjen evropiane. Nëse liberalizimi i vizave është një projekt evropian, për të cilin Shqipëria aplikoi bashkë me vendet e tjera të Ballkanit dhe i humbi të gjitha trenat, deri sa e ngarkuan me zor tek treni i fundit, projekti për integrimin e Shqipërisë në Evropë është një projekt shqiptar dhe një vendim strategjik i kombit shqiptar, për të cilin do të marrim lajmin e hidhur më 9 nëntor.

Pra, më 8 nëntor kanë të drejtë të gëzojnë qytetarët shqiptarë që ende nuk kanë viza dhe që për shkak të një politike vizionare të Bashkimit Evropian do të përfshihen në lëvizjen e lirë. Por bashkë me këtë lajm Bashkimi Evropian do të refuzojë projektin shqiptar për anëtarësim në BE, që është në të vërtetë strategjia jonë kombëtare, e dështuar prej qeverisë. Sali Berisha, i cili iku si i ndërkryer me një dosje nën sqetull në prill të vitit 2009 për të aplikuar në Pragë, me shpresë se do të gënjente shqiptarët para zgjedhjeve se po fuste vendin në Evropë, i bëri shumë dëm këtij vendi duke e ekspozuar atë si një vend të paaftë për të qenë vend perëndimor.

Së pari, duke aplikuar kundër këshillave të të gjithëve, atij iu desh të blinte shtrenjtë pranimin e aplikimit, duke nënshkruar me kryeministrin grek paktin për kufirin detar dhe më pas duke hyrë në pazare ordinere me presidentin francez, për blerje helikopterësh nga Franca, skandal që po hetohet nga qeveria amerikane. Berisha bëri ç'është e mundur ta paraqiste iniciativën e tij si historike dhe që do të pranohej nga Evropa dhe kështu do ta vlente kostoja e lartë me të cilën ai po bënte fushatë elektorale me aspiratën evropiane të shqiptarëve.

Gjithçka u shumëzua me zero. Shqipëria nuk do të jetë më 9 nëntor kandidate për anëtare në Bashkimin Evropian. Shkaku është krimi, korrupsioni dhe kultura e konfliktit politik në Shqipëri. Kaq do të mjaftonte që çdo qeveri të jepte dorëheqje, pasi është një qeveri e refuzuar nga Bashkimi Evropian dhe është nën standardin e shteteve thuajse private si Mali i Zi.

Së dyti, dështimi i Shqipërisë për të qenë një vend kandidat për Bashkimin Evropian, po përpiqet të justifikohet nën zë nga politika zyrtare si zhvillim pozitiv, pasi sipas saj, një anëtarësim në BE do rriste shumë detyrime për qeverinë dhe qytetarët, dhe se ne nuk qenkemi gati për këtë. Po të flasësh këto ditë me zyrtarë të qeverisë apo njerëz të pushtetit, që nuk dinë si ta justifikojnë dështimin, ta paraqesin si zhvillim pozitiv faktin që sot s'jemi vend i BE, pasi detyrimet qenkan shumë të mëdha. Kjo në të vërtetë rrezaton mentalitetin real anti-perëndimor të qeverisë dhe shkakun pse ne sot jemi nga vendet e pakta në rajon që po refuzohemi nga Bashkimi Evropian.

Dhe së fundmi, është cinike që më 9 mars, ditën kur qeveria duhet të jap dorëheqje për refuzimin që i bën Bashkimi Evropian, ajo të festojë. Ky është një karshillëk i rëndë ndaj Evropës, një veprim meskin, që do të rrisë perceptimin se ne jemi një vend primitiv, që po festojmë refuzimin që i bën Evropa qeverisë sonë, njësoj siç festojnë serbët betejat e humbura. Dhe duket sikur u bëhet thirrje shqiptarëve të ikin një orë e më parë në Evropë, sapo të përfundokjë numërimi mbrapsht nga spotet e qeverisë, meqë Evropa nuk na pranoi si shtet, por vetëm si turistë.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Tue Nov 09, 2010 8:23 pm

Votohet kundra nga KE-ja per Statusin e Shqiperise si Kandidate ne BE!

Fyle: Shqipëria nuk plotësoi kushtet

"I bëjmë thirrje Shiqpërisë, të vazhdojë progresin që ka arritur deri tani"

Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle bëri thirrje gjithashtu për zgjidhje të ngërçit politik në Shqipëri, dhe theksoi se nuk bën asnjë diferencim mes opozitës dhe mazhorancës, të dyja palët duhet të ndajnë përgjegjësitë.

Nëse do të ketë një kalim të ngërcit dhe plotësim të kritereve kryesore, bazuar në meritë, atëherë vitin e ardhshëm mund të pritet një raport pozitiv.
Kushtet politike dhe ekonomike jane kushte te panegociueshme tha komisioneri, duhen plotesuar.

"Asnjë vend nuk mund të anëtarësohet pa plotësuar këto kritere"- u shpreh komisioneri Fyle


- Aprovohet Kandidatura e Mailit te Zi!!!!
* * *

Ja, kjo eshte Politika e Sali Berishes. Kjo eshte pergjigjia me e mire qe i jepet nje Diktatori!



Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Sat Nov 13, 2010 8:52 pm

Festimet për heqjen vizave, qeveria nxjerr administratën në shesh

Të vish nga qyteti yt me autobus, të vendosesh në katrorin e përcaktuar enkas për ty dhe të duartrokasësh sa herë ta bëjnë me shenjë. "Të festosh me detyrim", kjo është motoja e festës së djeshme të administratës shtetërore që është detyruar të dalë në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë për të festuar liberalizimin e vizave. "Na kanë mbledhur si delet", - thotë për "Shekullin" një prej punonjësve që ka udhëtuar 150 kilometra me një "autobus të lodhur" për të ardhur deri në Tiranë. Në grupe të organizuara, nëpunësit e administratës shtetërore nga i gjithë vendi erdhën dje me autobusë, të cilët ishin të porositur më parë. Mësohet se drejtuesit rajonalë kanë marrë detyrat nga qendra që të sjellin në kryeqytet nëpunësit e tyre. Disa prej të pranishmëve konfirmojnë për "Shekullin" se para se të hipnin në autobusë, u është marrë shënim emri, ndërkohë që e njëjta gjë është bërë edhe në kthim. Punonjësit ishin nga e gjithë administrata shtetërore, duke filluar nga mësuesit, mjekët dhe pothuajse çdo institucion tjetër shtetëror. Për të mbushur sheshin "Nënë Tereza" me rastin e koncertit festiv të organizuar nga qeveria për heqjen e vizave, e gjithë administrata shtetërore dhe ajo vendore, e cila kontrollohet nga të djathtët u vu në shërbim të saj. Dhjetëra autobusë nga qytete të ndryshme të vendit bashkë me punonjës të administratës zbarkuan në Tiranë për të marrë pjesë në koncert. Autobusët që erdhën nga Veriu u ndalën tek stadiumi i lojërave me dorë, "Asllan Rusi", ndërsa ata që erdhën nga jugu zbarkuan te stadiumi "Selman Stërmasi" dhe tek ish-Ekspozita. Autobusët dhe mikrobusët që erdhën nga juglindja qëndruan para stadiumit "Qemal Stafa". Të pyetur nga "Shekulli', ata konfirmuan se janë detyruar që të shënojnë emrin për të marrë pjesë në aktivitet.

Edhe zonat në shesh ishin të ndara sipas qyteteve. Juglindja ishte vendosur pranë Rektoratit, ndërkohë që në pjesën e Bulevardit dhe atë para skenës ishte caktuar zona e veriut ku edhe urdhri për të detyruar nëpunësit e administratës shtetërore u zbatua më me korrektësi. Disa prej drejtuesve mbanin në duar edhe listat, të cilat në ditët në vazhdim do të dorëzohen në strukturat drejtuese në qendër. Prefekturat dhe njësitë vendore ishin ato që e zbatuan më shumë urdhrin, kjo edhe për shkak të numrit të vogël të punonjësve. Edhe drejtuesit e degëve arsimore apo drejtuesit e spitaleve dhe të institucioneve që janë nën varësinë e qeverisë apo të bashkive dhe komunave të drejtuara nga të djathtët kanë detyruar punonjësit e tyre që të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar nga mazhoranca. Në përfundim të aktivitetit, i cili zgjati për 90 minuta, të pranishmit u rikthyen nëpër autobusët e marrë me qira sipas listave të përgatitura më parë.

Autobusët para stadiumit "Qemal Stafa"
DV 1665 A
KO 0598 B
KO 2126 B
PG 5571 B
VL 1011 D
VL 1974 C
VL 1206 C
El 2067 C

-marre nga "Shekulli"-

* * *

Dhe ta quash, cilesosh Shqiperine vend Demokratik!!!???

Kemi vite qe jetojme jashte Shqiperise dhe, nuk kemi pare dhe degjuar nje veprim te tille, te bere nga qeverite shteteve ku jetojme!

Edhe ketej, Demokracia nuk eshte perfekte por, njeriu respektohet ne lirine e tij jo vetem te mendimit por edhe te veprimit dhe, nuk DHUNOHET duke u marre me KERCENIM te dale ne rruge per interesa te njeres parti apo tjetres!

Sali Berisha, nuk mund te dale dot nga Manteli i veshur ne Komunizem dhe i mesimeve Leniniste-Staliniste Diktatoriale te marre nga Profesori i tij Enveri!

ndyresia me e madhe eshte se dhe ate Popull shqiptar, ashtu si Enveri me luften e Klasave edhe ky e percau duke i Parti-zuar te gjithe shqiptaret e futur ne nje Lufte partiake me njeri-tjetrin!Sad

Eshte metoda me e mire per te sunduar nje vend i cili eshte i percare. I percare, jo per bindje Politike por per perfitime nepermjet Politikes, te qenit Partiak!!!

Zgjohu o popull, se nuk eshte kjo Demokracia! Demokracia jane Ligjet dhe rregullat e njejta gati per te gjithe!

Zgjohu dhe, lufto te pakten per te ardhmen e femijve tuaj, lufto qe ato te mos kene me Diktatore mbi koke por nje jete ku secili sipas aftesive te veta ta kete rrugen e lire ne veprim, pa u munduar te korruptoje qe te perfitoje!!!

Edhe pse nuk kam asnje lidhje fizike me ate vend, edhe pse nuk kam asnje perfitim material me vjen keq se kam lindur, jam rritur deri ne nje fare moshe atje dhe se jam e do ngelem me Shqiptar!

Turp per ato Shqiptare qe, per interesa te private luajne me nje popull te tere, luajne me te ardhmen e femijve te tyre!!! Sad Sad Sad
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Fri Nov 19, 2010 7:49 pm

Jemi në dorë të një bande kriminale

-nga Mustafa Nano-

Ka dy ditë që një pjesë e shtypit po flet për një bodyguard të familjes së Berishajve që ka qëlluar me armë mbi trupin e një kamerieri, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë. Fillimisht u fol që ai ishte në zgrip të jetës. "Është me orë", thanë.

Tani flitet se e ka marrë veten. Dhe ky është një lajm i mirë. Por ky lajm i mirë nuk na bën dot të harrojmë atë që ndodhi në këtë rast, dhe atë që ka ndodhur në shumë raste në Shqipërinë e këtyre kohëve. E nëse i harrojmë, do të jetë për të keqen tonë. Të të gjithëve. Edhe të bandës kriminale që ka marrë revan. Është mirë që kjo bandë ta dijë këtë gjë.

Është domethënëse kronika e ngjarjes. Vëreni hapat një e nga një! 1. Klienti i një restoranti qëllon me armë mbi kamerierin, me motivacionin se ky i fundit nuk i ndërron tavllën. Gjithkush ka pyetur: ç'është ky i marrë kështu, që vret për punë tavlle?

2. Del lajmi që klienti ishte pjesëtar i Gardës së Republikës. Gjithkush ka pyetur: ku dreqin i psonisin këta gardistë? 3. Del lajmi që ai gardisti me kobure në dorë ishte shofer a bodyguard i djalit të kryeministrit. Aha, u kuptua gjithçka.

Nuk ka më pyetje! 4. Garda, policia dhe PD-ja dalin e përgënjeshtrojnë gjithçka. 5. Të gjitha ato që u përgënjeshtruan dolën të vërteta. 6. Rezultoi që bodyguardi është dhe biznesmen. 7. Autori i plagosjes është sot në arrest shtëpie. Ky është zhvillimi i fundit i kësaj ngjarjeje. E kuptoni?

Çdo njeri tjetër që do të akuzohej për një vepër të tillë penale, do të ndalohej pa një, pa dy. Ndërsa bodyguardin e Berishajve e lënë në ngrohtësinë e shtëpisë. Në fakt, është e sigurt se vetëm në arrest shtëpie nuk mund të jetë ai njeri.

E kush do ta kontrollojë respektimin e këtij vendimi? Policia e Lul Bashës, që edhe urinën nuk guxon ta bëjë pa lejen e Berishës?

Por e keqja nuk ka lidhje vetëm me faktin, që autori i një krimi është duke i shpëtuar ndëshkimit të shtetit. Kjo ka ndodhur e do të ndodhë në këtë Shqipërinë tonë të korruptuar deri në palcë.

E keqja e madhe ka lidhje me faktin, që njerëzit e entourage-it të kryeministrit të vendit mund t'i lejojnë vetes të bëjnë ç'të duan në këtë vend. Ata gëzojnë impunitet të plotë. Ata nuk guxon askush t'i arrestojë, t'i hetojë, t'i gjykojë e t'i dënojë.

Atyre dhe tavllën duhet t'ua ndërrosh. Atyre edhe sytë nuk bën t'ua hedhësh, pasi në një moment çfarëdo vështrimi neutral mund t'u duket i vëngër, apo kanë qejf ata që t'u duket i vëngër. Dhe pastaj, dihet se çfarë ndodh. Mund ta hash në lule të ballit.

Ata janë të mbrojtur nga të gjitha anët. Djali i kryeministrit ndërtoi ditën me diell, tok me ministra, zyrtarë, biznesmenë etj., një aferë korruptive, e cila qëlloi të bëhej shkak për vdekjen e gati 30 vetëve, dhe punët ka rrezik të ecin drejt mbylljes së çështjes për yçkla procedurale apo për mosrespektim afatesh ligjore.

Hë, ka skandal më të madh se sa ky? Ka shembull më të qartë të impunitetit të plotë të një njeriu të pushtetit? Po, ka një skandal më të madh.

Është në rastin, kur babai i një djali të tillë s'e ka për gjë të bredhë nëpër Shqipëri e nëpër Europë, e të akuzojë të tjerët për korrupsion e për veprimtari mafioze; e jo vetëm kaq, por edhe të ngrefoset si paladin i ligjit e kushtetutës, deri në atë masë sa t'ia dalë të fshehë poshtërsitë e tij e të regjimit të tij pikërisht prapa kinse respektit e merakut të tij për ligjet e për kushtetutën e republikës. E në këto rrethana, historia me bodyguardin të duket edhe si një çikërrimë, edhe si gjëja më e kuptueshme.

Çfarë po ndodh? Po ndodh një gjë aspak e koklavitur, por tejet dramatike (ç'është e vërteta, të gjitha gjërat dramatike janë krejt të pakoklavitura): Jemi në rrethanat, kur njerëzit e pushtetit kanë impunitet absolut; jemi në rrethanat, kur pushteti mund t'ia lejojë vetes të jetë edhe kriminal, dhe të mos e gjejë asgjë.

Pse? Ngaqë ky pushtet kontrollon gjithçka, e në këtë kuptim ai dhe të vetët mund të bëjnë çdo krim e çdo shkelje ligjore që mund t'u kalojë nëpër mendje.

Nuk ka se çfarë t'i gjejë. Nëse s'kontrollojnë prokurorinë (në fakt, e kontrollojnë kur të duan; ndonjëherë bëjnë sikur s'e kontrollojnë, sepse duan të na japin idenë që nuk e kontrollojnë), ata kontrollojnë gjykatat; nëse s'kontrollojnë gjykatat (në fakt, i kontrollojnë kur të duan, s'ka gjë se ndonjëherë "janë të interesuar" të mos i kontrollojnë për të na dhënë idenë se nuk i kontrollojnë), ata kontrollojnë policinë; nëse s'kontrollojnë policinë (në fakt, ky supozim është për të qeshur), ata japin urdhër që krimi të fshihet. Si?

Ose duke kërcënuar viktimat, ose duke i blerë viktimat, ose duke i bërë të dyja, si në rastin konkret të kamerierit, i cili "nuk arrin të njohë autorin e krimit". Nëse krimin e nxjerrin gazetarët, këta të fundit sulmohen dhe kërcënohen; nëse s'frikësohen, blihen; nëse s'blihen, margjinalizohen.

E kështu me radhë, me të gjitha institucionet e me të gjitha strukturat e shtetit e të shoqërisë, të cilat, për të përcjellë idenë se bëjnë ndonjë lek punë, urdhërohen apo porositen të organizojnë seminare, ku të flitet për të drejtat e gay-ve në ushtrinë shqiptare.

E shihni ç'bëhet? Këtu një gay nuk di ku të fshihet, ngaqë ka frikë se mund ta linçojnë, ndërsa ca e ca duan t'u mbrojnë të drejtën për të kryer shërbim ushtarak. Hë, nuk të vjen t'u thuash këtyre të seminareve: Ptu!?

Miq, nuk është shaka. Jemi nën një regjim, i cili po kontrollon gjithçka nëpërmjet ose/edhe dhunës së egër, ose/edhe kërcënimit, ose/edhe blerjes, ose/edhe margjinalizimit të faktorëve të tjerë të jetës publike, ose/edhe të kushtëzimit të axhendës së debatit e diskutimit publik.

E sikur të mos mjaftojë kjo, ky regjim ka bërë për vete dhe ca eksponentë të diplomacisë ndërkombëtare (faktori ndërkombëtar ka qenë shpresa ime gjithë kohën, por më kot), siç janë Joseph Daul, Doris Pack etj. A e dinë këta të fundit që janë duke marrë në mbrojtje një regjim kriminal?

Apo edhe këta janë futur në thes prej banditit të Tiranës? Apo edhe këta janë ca qelbësira, dhe aq? Një dreq e merr vesh. Ajo që merret vesh është një gjë tjetër:
Shqipëria është e gjitha në dorë të një bande kriminale.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Wed Jan 19, 2011 1:40 pm

-Mbi shprehjet e ndyra-vulgare te psikopatit Sali Berisha ne Parlament, drejtuar Opozites!

Pse PD nuk e mbrojti dot Berishën

-Nga Mero Baze-

Fotografia e seancës së ditës së hënë, mes të tjerash është dhe një fotografi origjinale për raportet mes Sali Berishës dhe partisë së tij. Çdo lider në botë, që i bie fati i keq të jetë në atë pozicion që ishte ai të hënën në mbrëmje para publikut shqiptar në sallën e Kuvendit, i llogarit mirë jo vetëm gjestet dhe fjalimet, por dhe raportet e tij me bashkëpunëtorët dhe shpërndarjen e peshës së përgjegjësisë së betejës tek të gjithë.

Por fotografia e asaj seance deshifronte qartë shkretëtirën dhe hipokrizinë që ai ka prodhuar me politikën e tij personale në PD.

Në momentin më të vështirë, më degradues për të, kur dhe fyerjet dhe sharjet i mbaruan, një SMS e familjes në celularin e Lulëzim Bashës mjaftoi që ai të ndërpriste të vjellat e tij kundër opozitës.

U qetësua befas, lejoi Bashën të komunikonte me Topallin dhe të mbyllej seanca. Ishte në të vërtet gjëja e duhur që duhet të bënte minuta më parë, por që askush nuk po guxonte t'ia thoshte.

Në krahun e tij të djathtë rrinte Genc Pollo, me dy duar para fytyrës për të mbuluar kënaqësinë që i prodhonte degradimi i armikut të tij të heshtur, tashmë shef i tij. Pak më tutje Genc Ruli që bënte grimasa pafajësie. Nga ana tjetër Ridvan Bode, që herë pas here ngrihej e dilte jashtë me fytyrën e tij të vrerosur, që dukej sikur ia parandjente zemra që kjo seancë po i shkurtonte ditët e pazareve.

Gjakftohtë dhe i palexueshëm rrinte Arben Imami, njeriu që ka marrë armët kundër tij. Nervoze ishte Majlinda Bregu për shkak të batutave erotike të disa djemve të opozitës, por dhe ajo nuk kish lidhje me fjalimin e Berishës, por me hallet e veta.

Ngjitur me Berishën rrinte Lulëzim Basha, i ngrirë, pa nerva dhe gjak, me sy të zgurdulluar përfund sallës, ku piskamat e plagosura të Ilir Metës ishin përgjigjet e vetme ndaj ashpërsimit të opozitës. Edhe pse vetëm 20 centimetra larg Sali Berishës, Basha nuk guxoi asnjëherë ta ndalte apo t'i bënte ndonjë gjest.

Vetëm kur Familja i nisi SMS që të ndalte çburrërimin e mëtejshëm të Sali Berishës, ai veproi menjëherë.
Të gjithë ne që i njohim këto 20 vjet ata personazhe e dimë mirë se çfarë mendojnë në ato momente. Përveç Jozefina Topallit që e ka të ndaluar të mendojë, por vetëm të ndjejë politikisht për Sali Berishën, të tjerët ishin të ftohtë akull në distancën e tyre me kryetarin.

Seanca e djeshme dëshmoi se Berisha po paguan çmimin e dhunimit të asaj partie mbi kurriz të vet. Qeveria e PD-së, e përbërë në tërësi nga njerëz të cilëve Berisha ka dashur t'u mbyllë gojën duke i bërë ministra, shihej qartë që në shumicë përçmonte atë që bënte kryeministri, por u shijonte, dhe vazhdon tu shijojë karrigia ku janë ulur, dhe heshtnin me cinizëm.

Grupi parlamentar i PD-së, në shumicë një bashkësi e tredhur politikisht dhe e qartë në besnikërinë e vet ndaj Berishës, nuk dinte si ta mbronte. Dikush tentonte të duartrokiste, pastaj shihte nga shoku në krah dhe pushonte.

Dikush tentonte të ngrihej në këmbë të imitonte të fortët e opozitës, pastaj dekurajohej dhe ulej. Dikush tentonte të qeshte me ato që thoshte Berisha, por kur dëgjonte ato që i thoshin deputetët e opozitës, ulej prapë në vend. Pafuqia e tyre reale qëndronte tek fakti se ata nuk e dinin çfarë mendonte Berisha atë çast.

Ata nuk dinin si ta ndihmonin kryetarin e tyre, i cili në një nga gjendjet më të rënda psiqike që ka qenë ndonjë herë para publikut shqiptar, po rrezikonte realisht pushtetin e tyre. Askush prej tyre nuk reagoi, së paku t'i shkonte pranë Berishës dhe t'i thoshte "Boll se na fundose!". Në atë moment njihen miqtë e mirë, politikanët e mirë dhe njerëzit e sinqertë.

Në atë sallë dje Berisha kishte në krah hipokritë dhe përballë eunukë. Të dy i bënë keq po njësoj: e lanë të dukej i marrë. Çdo parti tjetër e madhe nuk do të kishte shkuar deri këtu. Do dilte dikush t'i mbante dorën, dikush t'i ulte zërin e mikrofonit apo t'i thoshte në një nga tre pushimet: Boll! Nuk e bëri dot askush.

Disa u gëzuan, shumica u mërzitën, por të gjithë heshtën. Të vetmit që e duan vërtet edhe kryeministër, edhe normal, janë njerëzit e familjes së tij, të cilët u alarmuan. U ikin milionat nga duart. Dhe e ndalën. Dhe ai i dëgjoi ata me të cilët ndan pushtetin.


Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Sun Feb 20, 2011 2:12 pm

20 shkurt 1991 - 20 shkurt 2011

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Busti-10

* * *

Berisha rikthen "ditën e urrejtjes kundër opozitës"

-Mero Baze, 20/02/2011-

Dy muaj më parë shtypi botoi disa foto shumë familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, me fëmijët e Enver Hoxhës. Fotot tregonin stinë të ndryshme shëtitjesh, pasi njëra ishte shëtitje me varkë në liqen dhe tjetra në një dhomë dimri me oxhak. Fotot nuk kanë nevojë për koment, dhe vetë Berisha u kufizua në komente pas botimit të tyre. Ai thjesht shpjegoi se djali i Enver Hoxhës dhe nusja e tij me të cilën ai ka pasur dhe ka miqësi, janë mbështetës të PD-së. (?!!!)

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Sali10

Edhe pse është qesharak si arsyetim, jemi të detyruar ta marrim si të mirëqenë, si të vetmin shpjegim zyrtar që ka dhënë për ato foto, por nuk duam ta vëmë në pozitë të vështirë dhe ta pyesim sot nëse i ka ftuar miqtë e tij të vjetër në mitingun festiv që do të mbajë, meqë ata i konsideroj si mbështetës të PD-së ?

Ajo që është e frikshme dhe regresive në antimitingun e sotëm të pushtetit, është se Dita simbol e rrëzimit të monumentit të një diktatori, po përdoret si një "Ditë urrejtje" kundër opozitës njësoj si në Libi, apo Iran. 20 vjet pas rrëzimit të një monumenti të diktatorit komunist, Shqipëria është në rrugë për të rrëzuar Monumentin e Korrupsionit, simbol i të cilit është Sali Berisha.

Njësoj si në vitin 1991, dhe tmerrësisht njësoj si në vendet e botës arabe këto muaj, Sali Berisha po imiton diktatorët në ikje dhe ne vdekje, në të gjitha detajet. Ai po vret për të ndalur protestat, po organizon ditët e urrejtjes kundër opozitës dhe po fyen gjakun e të vrarëve për drejtësi nga dritaret poshtë zyrës së tij. Ai po jeton njësoj si diktatorët paranojën e vrasjes së tij, eliminimin fizik me armë apo helm, dhe mbi të gjitha po dërrmohet nga ideja se ai mund të shkoj dhe para drejtësisë. I plakur në fytyrë nga tensionet, me buzë të plasur dhe të pashëruar prej disa muajsh, me një retorikë paranojake për armiqtë që e rrethojnë, ai është bërë sot më shumë se kushdo tjetër personazhi i medias botërore, që e citojnë për diktator plak, apo që e rendisin në mes të atyre udhëheqësve politikë në botë që po ikin nga betejat kundër diktaturave të korrupsionit. I rrënuar nga kjo klimë, ai po përdor ditën simbol të triumfit të opozitës në Shqipëri, për të mbjellë urrejtje kundër opozitës duke ngjallur një frymë të frikshme anti-demokratike në këtë vend.

20 vite pas rrëzimit të Monumentit të Enver Hoxhës, ne kemi një qeveri që po investohet kundër protestave me armë në dorë dhe përfaqësues fiktivë të "Lëvizjes së Dhjetorit" që kërkojnë që historia të ndalet në vitin 1990 dhe të mos ketë më protesta dhe luftë për drejtësi në këtë vend. Njësoj si në logjikën e krerëve të nazizmit në Gjermani, që mendonin se liria u arrit kur erdhi në pushtet Hitleri, dhe Berisha dhe ndjekësit e tij mendojnë se betejat për liri mbyllen aty ku ata vijnë në pushtet dhe pas kësaj çdo gjë është e ndaluar.

20 vite pas rrëzimit të Monumentit të Enver Hoxhës, unë si gazetar jam më pak i lirë se në Shkurt të vitit 1991 për të shkruar, por jam më shumë i rrezikuar nga falangat e krimit se atëherë dhe intelektualët e vendit tim janë më të frikësuar se atëherë për të folur. Në ditën simbol të opozitës në këtë vend, ne po prodhojmë 20 vite më pas një ditë urrejtje për opozitën për arsyen e vetme se ajo rrezikon pushtetin e Diktaturës së Korrupsionit në vend dhe udhëheqësit të saj, Sali Berisha.

Kjo është arsyeja, që sot shumica e shqiptareve janë nervozë, pasi Diktatura e Korrupsionit, pasi u ka vjedh paret nga xhepat e tyre, pasi u ka vjedh pronat dhe dinjitetin, pasi u ka vjedh taksat dhe të ardhurat e tyre përmes ryshfeteve, tani po u vjedh dhe ditën kur ata duhet të protestojnë kundër kësaj tiranie të re për të shembur Murin e Korrupsionit.

20 vite pas rënies së Perdes së hekurt, mbarë bota po tronditet nga shembja e mureve të tiranive të korruptuara, të cilat nuk kanë më asnjë lidhje me ideologjitë. Mubaraku nuk ishte as i majtë as i djathtë, por një diaktor hajdut, Ben Ali nuk ishte as i majtë as i djathtë por diktator hajdut. Një i tillë është dhe Sali Berisha. Ndaj ai sot është njeriu më pak i gëzuar realisht në shesh. Atij nuk i shijon koncerti, atij i shijon frikësimi i opozitës dhe zhdukja e saj. Por ai bën një gabim fatal në llogaritë me historinë. Ai duhet ta linte pa bërë pis 20 Shkurtin për të qenë dita simbol e opozitës. Por nuk ka vend për t'u shqetësuar. Jo shumë kohë më vonë, ne do të kemi përveç 20 Shkurtit dhe një datë tjetër, ku opozita e këtij vendi do të përkujtojë rënien e pushtetit të Sali Berishës.

Sot Sali Berisha nuk ka thirrur një koncert festiv për të përkujtuar atë që rrëzoi populli i Tiranës më 20 Shkurt 1991. Sot Sali Berisha po përpiqet t'i heq frikën vetes. Koncerti i tij festiv mbi një bulevard ku janë vrarë nga dora e tij katër qytetarë shqiptarë i ngjan dekretit të Ramiz Alisë në Shkurt të 1991 për mosprekjen e monumenteve.

Është e frikshme ta mendosh se për të rrëzuar bustin e diktatorit, nuk u derdh asnjë pikë gjak, edhe pse kish dekrete presidenciale që e mbronin, kurse për të protestuar para zyrës së Sali Berishës janë vrarë deri më sot katër qytetarë. Kjo është diferenca e tij e frikshme me ata që ikën nga pushteti më 20 shkurt 1991. Diktatorët mes të tjerash krahasohen dhe me gjakun që derdhin duke ikur.


Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Vizioner Sat Jul 09, 2011 1:03 pm

Përdhunimi i Ligjit

Nga Igli Totozani-

Dje duhej të ishte dita e ligjit në Shqipëri. Më saktë, prova e forcës së ligjit në këtë vend që një shpresë naive ende vazhdon ta quajë si një të tillë demokratik. Por që, në fakt, ka kohë që realiteti pulson një situatë tipike autoritariste, në të cilën shumica vendos mbi dhe për gjithçka, dhe përballë saj s’ka më asnjë strukturë që ta kontrollojë e aq më tepër ta ndalë.

Dje, dy deputetë të “nderuar” të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues së popullit, pa asnjë drojë, votuan përveçse për vete edhe për dy kolegë të tjerë, të cilët mungonin në sallën e seancave, kur votohej projektligji për regjistrimin e popullsisë. Ligji u votua dhe kështu edhe kjo çështje mund të quhet e mbyllur me “sukses”. A do të ankohet njeri? Po, u ankua një organizatë jo fitimprurëse dhe kaq. A do ta dëgjojë njeri, a do të merret ndonjë organ me të? Ndoshta! Ndoshta, Gjykata Kushtetuese… Ndoshta, por në fakt, edhe kjo ka pak mundësi të ndodhë.

Kjo, sepse një nga gjyqtarët e rinj, të sapozgjedhur me “pëlqimin” e Kuvendit, gjëja e parë që bëri kur mbërriti në kolltukun e gjyqtarit vendosi që organizatat e shoqërisë civile (precedent i pranuar më parë nga kjo gjykatë) nuk legjitimohen më si kërkues përpara këtij institucioni duke ngushtuar kështu bashkë me kategorinë e kërkuesve të legjitimuar para saj edhe një pjesë të pavarësisë së këtij institucioni.

Po qytetarët e etur për demokraci, si do të reagojnë, pasi një ligj në Kuvendin historik të Shqiptarëve votohet kështu, në këtë mënyrë? Ata do të mbeten “gojë hapur” para ekraneve të televizioneve tek do të shohin të çalltisur, dorën e një deputetit që, nën gazetë, afrohet lehtë-lehtë dhe shtyp butonin e kolegut që s’ndodhet në sallë.

Më pas, mezi ç’do të presin t’iu tregojnë shokëve të tyre, në orët e bukura të bareve, që sigurisht s’do ta besojnë dot deri sa ta shohin dhe vetë, me sytë e tyre. Nesër do të jetë harruar ndërkohë, në pritje të shtangies së radhës.

Nesër do të shtangen sërish, tek dëgjojnë një ministër të kësaj shumice ndërsa ligjëron i indinjuar: “Dua të shpreh se është për të ardhur keq me abuzimin që i është bërë këtij ligji, sidomos me këtë projektligj nga shumë persona publik, përfshirë dhe zyrtarëve faqezi që kanë dalë me votat tona përpara disa vitesh, përfshirë timen, që kërkojnë të na përbaltin”.

Por edhe më fort akoma teksa i njëjti ministër nuk do ta përmbajë marazin ndaj nënkryetarit të KLD-së për shkak të “besëprerjes” së tij ndaj kësaj shumice që e ka votuar: “Spahiu ka detyrime ndaj kësaj mazhorance që e ka ndihmuar dhe nuk mund të dalë kundër PD-së”.

Zhgënjimi duhet të jetë aq i madh sa e bën ministrin tonë të harrojë një element të thjesht në dukje, por që në thelb është kolona vertebrale e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, pra pavarësinë e gjyqësorit. Nënkryetari i KLD-së është në fakt, një nga figurat kryesore të organit garant të kësaj pavarësie dhe si i tillë, nëse ka diçka që i kërkohet dhe i shpërblehet me taksat e djersës së këtij mileti të rraskapitur është pikërisht që të jetë e sillet si “besëthyer” ndaj çdo shumice në këtë vend. Ndryshe…

…Ndryshe, ndodh ajo çka ndodhi vetëm disa orë më vonë në Kolegjin Zgjedhor, kur pa as më të voglin dyshim, iu vu vula, një prej shkeljeve më të rënda, më flagrante dhe më transparente të ligjit realizuar ndonjëherë në vendin e Shqiponjave
. Por edhe më qesharake në të njëjtën kohë kur sheh gjyqtarë që pranojnë prova nga njëra anë dhe nga ana tjetër shpallin paligjshmëri të kërkesës për “kalim afati”. (!)

Ligji e ka humbur betejën në Shqipëri. Kaq është shumë vetëm për një ditë të vetme edhe për vende që s’kanë mundur të krijojnë një shtet të vërtetë e jo më një demokraci. Ai e ka humbur betejën me vullnetin e kësaj shumice. Ky vullnet, po ecën i palëkundur drejt horizontesh të cilët, askush si ne shqiptarët i njohu dhe provoi gjatë gjithë historisë së tij.

Ai po realizon pa asnjë mëdyshje dhe pa asnjë drojë gjithçka që dëshiron dhe përballë tij, institucionet e pavarura janë shndërruar në disa noterë të rëndomtë që me vulë në dorë veç vulosin, pa guxuar as të hedhin sytë mbi vendimet e tyre. Dhe kur garancitë s’kryejnë dot më funksionet e tyre, ligji kthehet në një letër pa vlerë dhe nenet e tij veç në disa terma dhe fjali abstrakte, që recitohen gjithë nënqeshje në këtë teatër absurd, të cilin nuk e di se kush i pari, pati mungesën e njohjes dhe moralit për ta quajtur demokraci.

Ndërsa përreth, si në një amfiteatër dramash antike, një turmë e madhe “qytetarësh” vazhdon të mbetet spektatore, me gojë hapur dhe sy të zgurdulluar teksa papritmas, një nga aktorët nxjerr pistoletën dhe në vend që të qëllojë mbi kundërshtarin e tij, ua drejton atyre dhe qëllon.

Teksa ata vazhdojnë e vazhdojnë prej shekujsh të trallisur të jetojnë këtë shfaqe tmerri, duke shpresuar ndoshta nën zë, se s’është gjë tjetër veçse teatër dhe jo jeta e tyre e vërtetë.

Paç fat Shqipëri!
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori Empty Re: Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi