Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Franc Kafka

3 posters

Shko poshtë

Franc Kafka Empty Franc Kafka

Mesazh nga Sennia Sun Mar 21, 2010 2:31 pm

Franc Kafka u lind ne Pragë, me 3 korrik 1883 dhe vdiq me 3 qershor 1924 ne Vienë te Austrisë .

Ishte nje nga shkrimtaret e historive te shkurtra dhe romancieret me te medhenj te gjuhes gjermane te shekullit te XX-te, trupi i shkrimit i te cilit ishte i vetem ne llojin e tij. Shumica e shkrimeve te tij mbeten te pambaruara dhe u botuan pas vdekjes se tij, megjithse deshira e tij ishte qe ato te asgjesoheshin - jane bere ikona ne letersine e Perendimit.

Jeta
E ema vinde nga nje familje e ditur hebrejsh, ndersa i ati nga nje familje zanatcinj fshati, por qe me vone i buzeqeshi fati i u be fabrikant i vogel.
Ai shpresonte se djali i tij i vetem Franci do te behej nje trashegimtar i denje i fabrikes..Ndersa me te shqon e tre vajzat sillej ashper e shpesh i terrorizonte. Kete marredhenie djoloshi do ta paraqiste me vone ne shkrimin "Leter babait".Ne kete shkrim ai i ankohet te jatit qe i thyente vullnetin, ia vriste besimin ne forcat e tij, kurse ai vete i ndjeshem dhe seder nuk gjente force ta kundershtonte. Zgjodhi rrugen e moskundershtimit, te pajtimit, te peruljes, rruge nga e cila nuk hoqi dore deri ne fund te jetes.
Pasi mbaroi ne Prage gjimnazin gjerman. Po ketu mbaroi studimet per drejtesi e paralelisht me te ndoqi nje kurs leksionesh per artin dhe gjermanistiken.

Nuk jane te pakte shkrimtaret qe kane mbajtur ditare, ku kane shkruar per veten e per te tjeret. Ditari i Kafkes pothuajse i teri i perkushtohet takimeve dhe kuvendimeve me vetveten. Faqe te tere jane te mbushura me ankesa per shendetin e lig. ankesa kunder turtures se pamundesise.. Asnje shqetesim nuk gjen ne faqet e ditarit te tij per problemet e punes apo ato shoqerore.

Kafka ka qene deshmimtar i kaosit dhe i perendimit te pashmangshem te perandorise Astro-Hungareze. Ai gjithcka shihte, kuptonte e ndjente, por asgje nuk bente, sepse ishte teresisht nen kthetrat e vuajtjes vetjake. Bota jashte tij u shkri tek ai ne nje te pandare me boten brenda vetes.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga Sennia Sun Mar 21, 2010 2:32 pm

Absurdi i Kafkës

“Letërsinë e Kafkës e karakterizon hendeku i madh mes individit dhe shoqërisë”, sqaron Tvrdik. Gjithnjë bëhet fjalë për ballafaqimin e një njeriu të vetmuar me ambientin familjar, me një shoqëri anonime dhe një burrokraci të pamëshirshme teknokrate. Edhe punonjësja në biletarinë e muzeut të Kafkës dridhet kur kujton letërsinë e tij: “Vetë i kam lexuar tregimet e tij dhe gjithnjë me një ndjesi tmerri i kam hedhur mënjanë. Me këtë ne nuk jemi ballafaquar ende. Kam përshtypjen se absurditetin që përshkruan ai, ne e kemi përjetuar në vitet e komunizmit.”

Pse turistët e duan Kafkën?

“Në vitet 90-të, pas rrënies së Murit, Praga u rizbulua. Qyteti ishte në gjendje errësire dhe mbulohej me lidhjen me Kafkën e me veprën e tij. Me sa duket, kjo zgjoi interesin për të zbuluar sesi jetohej në këtë qytet të largët. Ky është ndoshta një shpjegim për valën e turistëve pas viteve 90-të. Dhe fenomeni “Kafka i pëlqyeshem” është një zbulim i kohëve moderne e postmoderne. Kafka vdiq në moshën 40-vjeçare nga turbekulozi i mushkrive, por sipas studiuesit Tvrdik “Kafka nuk vdes kurrë!”
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga thjeshtesi Sun Mar 21, 2010 3:47 pm

Teorikisht, ekziston mundësia e lumturisë se përkryer: të besojmë në atë që është e pathyeshme në vetvete e te mos përpiqen për ta arritur.

Franc Kafka
thjeshtesi
thjeshtesi
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 28
Reputation : 0
Anmeldedatum : 17/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga Sennia Sat Apr 10, 2010 11:06 am

thjeshtesi shkruajti:Teorikisht, ekziston mundësia e lumturisë se përkryer: të besojmë në atë që është e pathyeshme në vetvete e te mos përpiqen për ta arritur.

Franc Kafka

Kafka eshte i madh...i paska dhene nje perkufizim mjaft te mire "lumturise"
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga ely Tue Apr 20, 2010 8:06 pm

sinqerisht e njoh shume pak kur isha adoleshente kam lexuar metamorfozi te kafkes e kam kuptuar shume pak e me kujtohet qe shume fjali pyesja babin cdonte te thoshte...por nuk do ta harroj kurr menyren se si jepte nuanze disa fjaleve...percmim,dhe gjendjen e tije shpirterore....personazhi kryesor ishte gregor i cili kishte nje pune te mire dhe ishte i vetmi qe punonte ne familjen e tije e cila perbehej nga e jema i ati dhe motra greta...nje mengjes kur zgjohet shikon trupin e tij qe sishte me normal por i shte transformuar ne nje insekt te gjithe tremben,cuditen dhe e prcmojne e largojne ate vetem greta i qendron afer dhe e ndihmon te ushqehet.....gjithcka nis te shkoje keq per kete familje kriz sepse mungonte paga e tije dhe percmim per te deri ne ate pik sa i jati e qellon me molle e cila e plagos rende.....e motra nis te punoje dhe ne nje far menyre nuk kujdeset me per te.pasi nis te punoje e te kujdeset per familjen .greta martohet me nje te pasur dhe familja shperngulet ne nje shtepi me te vogel ...georg vdes nga plaga qe kishte ne kurriz si shkak i molles dhe te gjith nisin nje jete te re duke e harruar ate.

kur e km lexuar nuk e kuptoja pse ky gregor u be insekt cdonte te thoshte autori,tani e kuptoj po shume shume mire....KUR JE NDRYSHE TE TJETRET TE SHIKOJN SI TE NDRYSHEM...(nuk ju duket se kafka ne nje far menyre eshte realist sot ne 2010 per racizmin,se si percmohen njerzit nga origjina,ngjyra dhe shteti nag vine)por pse sgjedh ky personazh nga deshperimi vdekjen e avashte mos te ngrenet...te fshihet....??kondicionuar nga ambienti rrethues...!
------


----------------------
ja vlen ta lexosh
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga ely Tue Apr 20, 2010 8:24 pm

nje thenje e tije:
Chiunque sia in grado di mantenere la capacità di vedere la bellezza, non diventerà mai vecchio!
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi