Forumi Evolucion

Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Shko poshtë

Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Mesazh nga Vizioner prej Tue Dec 15, 2009 5:23 pm

A shkakton vaginoza bakteriale probleme mjekësore?

Kur vaginoza bakteriale nuk mjekohet, sigurisht, shkakton probleme. Këto probleme janë:
Probleme me shtatzëninë: Vaginoza bakteriale mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe lindje të fëmijëve me peshë të vogël (më pak se 2.5 kg).


Sëmundja inflamatore pelvike: Kjo është një infeksion që prek uterusin, ovaret dhe tubat e fallopit, që mbartin vezët nga ovari në uterus. Gratë që kanë vaginozë bakteriale, janë më të rrezikuara që të sëmuren me sëmundjen inflamatore pelvike pas operacioneve kirurgjikale gjinekologjike, siç është heqja e mitrës dhe aborti.


Janë më të rrezikuara për t'u infektuar me një sëmundje infektive seksuale tjetër. Gratë që vuajnë nga vaginoza bakteriale i kanë më të mëdha shanset të sëmurën me një SIS tjetër, siç janë gonorea, chlamidia dhe HIV. Gratë me HIV, që kanë dhe vaginozë bakteriale, i kanë më të mëdha shanset që ta kalojnë HIV-in te partneri seksual.


Si parandalohet vaginoza bakteriale?


Vaginoza bakteriale nuk njihet mirë as nga shkencëtarët, ndaj dhe mënyra më e mirë për t'u mbrojtur prej saj nuk dihet.


Ajo që dihet është se vaginoza bakteriale gjithnjë shfaqet kur zë një partner të ri seksual, ose kur gruaja ka shumë partnerë seksualë. Për t'u mbrojtur kundër vaginozës bakteriale provoni këto gjëra:

Të jesh besnike. Të bësh seks vetëm me një partner. Kjo është një nga mënyrat që ul rrezikun për t'u infektuar. Të jeni besnikë ndaj njëri-tjetrit. Kjo do të thotë të bëni seks vetëm me njëri-tjetrin, jo me njeri tjetër.


Të përdorni kondomin. Të mbroni veten me kondom çdo herë që bëni seks vaginal, anal ose oral. Kondomet duhet të përdoren për çdo tip seksi dhe me çdo partner.


Për seksin vaginal, përdorni një kondom mashkullor lateksi, ose një kondom femëror polyuretani. Për seks anal, përdorni kondom lateksi mashkullor. Për seks oral përdorni copat plastike dentare (një material gome që vendoset mbi anus ose vaginë përpara kontaktit seksual).

Mos bëni dushe të vaginës.


Dushi vaginal largon disa baktere normale që ndodhen në vaginë dhe që e mbrojnë gruan nga infeksionet. Duke e larë vaginën shumë dhe shpesh, siç thua ti, ju i rritni shanset të sëmureni me vaginozë bakteriale. Kjo rrit shanset që të sëmureni përsëri, pasi të jeni mjekuar.


Bisedo me partnerin seksual lidhur me SIS dhe përdorimin e kondomit. Varet nga ju që të siguroheni se jeni të mbrojtura.



Bisedo sinqerisht me doktorin ose maminë dhe me partnerin, ose partnerët e tu seksualë, lidhur me SIS që ti ose partneri yt ka. Bisedoni për çdo rrjedhje në organet gjenitale. Për këtë nuk duhet të ndjesh zor.


Të bësh ekzaminime gjinekologjike të rregullta. Bisedo me doktorin lidhur me shpeshtësinë e këtyre vizitave te gjinekologu. Shumë analiza dhe teste për SIS mund të bëhen gjatë vizitës te gjinekologu.


Po qe se je shtatzënë dhe ke shenjat e vaginozës bakteriale, ose ke pasur një lindje të parakohshme ose lindje me peshë të vogël në të kaluarën, bëj analizat për vaginozë bakteriale.


Bëj analizat menjëherë sa të shkon mendja për të ngelur shtatzënë.
Mbaroi ilaçet. Po qe se ke vaginozë bakteriale, përfundoi të gjitha ilaçet që të ka dhënë doktori. Edhe kur simptomat kalojnë, ju duhet ta vazhdoni, mjekimin deri sa të mbarojnë ilaçet.
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keshilla per dhembe te shendetshem.

Mesazh nga Lilly prej Wed Dec 30, 2009 12:47 am

1. Shmangni ëmbëlsirat! Shumë sheqer mund të shkaktojë dëmtimin të dhëmbëve, zverdhjen e dhëmbëve dhe probleme të tjera. Plus, më shumë se një privilegj të rastit është e keqe për ju në të gjitha mënyrat.

2.Lani dhëmbët në mëngjes dhe në darkë. Është e rëndësishme për pastrimin e gurëzave një herë në mëngjes dhe një herë para se të shkoni në shtrat.

3.Mos pini duhan! Kuptohet qe eshte shume e veshtire por është e rëndësishme për dhëmbët tuaj dhe e rëndësishme për trupin tuaj.

4.Mundohuni që të minimizoni konsumin e kafesë.Nuk po ju sugjerojmë që të mos pini kafenë e përditshme, vetëm këshillojmë që për hir të dhëmbëve tuaj të mos e tejkaloni këtë masë.

5. Pastroni dhëmbët me pe! Shpeshherë copa të vogla të ushqimit janë të bllokuar në mes dhëmbëve tuaj dhe nuk mund të menaxhohen me furçën e dhëmbëve. Mënyra më e mirë është t’i pastroni dhëmbët me pe të mirë dentare.
avatar
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Mesazh nga ely prej Wed Jun 09, 2010 9:16 pm

Ecografia-
çfare eshte: eshte nje "analize" (esame) qe sherben per te pare organet,per te diagnostikuar shume semundje dhe per te pare nese ato evulojne,por eshte edhe nje menyre veshtrimi per te pare ne eshte e mundur te behen "analiza (esami)clinike me te komplikuara si pershembull biopsia,dhe intervente kirurgjike.
-Behet me ndihmen e ultrasoni,rreze qe tejkalojne ne organizem dhe kthehen ne piken e nisjes ne formen e "echi di ritorno" rrezet e kthimit,ne sasi dhe kohe te ndryshmedhe ne baze te dentesise te strutures qe i behet.Keto ego ose rreze nje kur kthehen dhe lexohen;nga ecografi (machina qe lexon keto lloj rrezesh)trasformohen ne impulseelektrike ne fillim pastaj ne imazhe ne monitor.
---ne vitet e fundit po perhapet edhe ecografia tredimisionaleqe na lejon te shikojme strukturen qe egzaminojme ne tre dimisioni,duke na lejuar te shikojme volumin dhe jo vetem nje plan te zgjedhur,siq vjen ne ate klasiken pra ecografine tradicionale bidimisionale.

kur sherben ?-
eshte nje metode per te pare strukturen e brendshe te shume organeve si:mushkerite,temthin,zemren,mammella,tiroide,utero,ovalet,prostaten,pankreasin,ureteri,veshiken etj..
na lejon te shikojme paraqitjen e nje anomalie o rritje te nje volumi me prezenze te lengsheme dhe ato te solide.-
por eshte e perdorur ne vazhdim dhe rregullisht ne grat shtatzena per te pare rritjen dhe zhvillimin e femijes.

si zhvillohet?
pacienti komodohet ne nje krevat i shtrire dhe pozicionohet ne baz te ecos qe do zhvilloje.mjeku pasi vendos nje gjel i cili lejon te trasmentohen rrezet ultrasone te percjella nga sonda,ne zonen e interesuar ku eshte organi per tu analizuar,pozicionon sonden.
sondat mund te jene te jashtme dhe te brendeshme ( te jashtme per te pare veshkat etj etj te brendeshme nese do anlizohet utero,pankreas ,kemi edhe sonden trans ezofagea nese duhet te analizojme zemren-sondat e brendeshme jan mè me shume besdi .siq e thash edhe me lart rrezet kthehen dhe jan te menjehershme te mundeshme te shikohen ne munitor,mjeku qe ben kete esaminim vendo cilen te fotografoje...pra anomalite.

problemet ose anet dytesore te ketij esami----asnje

Pergatja perpara e pas kesaj analize

Per tu pergatitur kete esame varet se ç'pjese e trupit kontrollohet cilin organ do te esaminojme,(teroidet,zemra veshkat kan nje parapergatitje me te veqante .esht e keshilluar qe 6 oret perpara mos te hahet per te patur nje imazh me te qarte persh kur e bejme per melqine, disa mjeke keshillojne te ete me veshika e mbushur nese do analizohet utera,ovalet,tube , por kur nuk esht shtatezene pacientja.
Per trans-esofagea esht e nevoitshme te iket ne kete esaminim pa ngren te pakten ne 8 oret e fundit.
Pas ketij esami mund te kryejme cdo gje qe benim me pare(persh pacienti mund te kthehet me makine vete ,ska nevoj per shoqerues ...esht mire kur ben trans-esofagea te jet i shoqeruar .

koha qe nevoitet per kete esame:
varet nga 10 ne 20 minuta nuk behet anestezi, (vetem ne rastin e trans-esofagea perdoret nje spray anestetico ku aplikohet nje mase e vogel mbi sonde per te bere me te lehte per pacientin), as shtrim ne spital dhe nuk ka asnje lloj rreziku.
avatar
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Mesazh nga e panjohura prej Wed Jul 14, 2010 9:12 am

---Pagjumësia --------

Nuk ju zë gjumi dhe nëse zgjoheni nuk arrini të flini dot përsëri? Pagjumësia në gjuhën mjekësore quhet “insomnia”. Pagjumësia kronike shfaqet tek rreth 15% e popullsisë. Cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa dhe kohëzgjatja e tij. Tek të rinjtë shfaqen më shumë vështirësi në nisjen e gjumit kurse tek të moshuarit plus kësaj dhe zgjimi i shpeshtë natën krijon problem. Depresioni dhe problemet e jetës shtojnë problemet e gjumit. Gratë kanë më shumë probleme në këtë drejtim. Sidomos gjatë shtatëzanisë apo gjatë menopauzës. Në fakt vështirësitë në fjetje krijojnë tek njeriu idenë se përsëri nuk do ta zërë gjumi dhe kjo veçse ia shton edhe më shumë problemin. Shkaqet: Mund të keni ngrënë pak më shumë seç duhet çokollatë apo pirë pak tepër kola, çaj apo kafe. Për një person të ndjeshëm edhe një sasi e vogël kafeine mund t’ju lëjë pa gjumë. Apo ndoshta keni pirë cigare para se të flini. Edhe ilaçet për gjumë bashkë me alkolin mund tju lënë pa gjumë pasi trupi mësohet me ato dhe bën efekt të kundërt megjithëse si fillim ato ju sjellin gjumin. Ushtrimet e rënda gjimnastikore apo punët e mbingarkuara para gjumit mund të shkaktojnë probleme me gjumin tuaj.
Dhimbjet e ndryshme mund tju shkaktojnë pagjumësi sidomos tek të moshuarit që vuajnë nga dhimbjet kronike të kyçeve. Depresion dhe stresi janë të tjerë shkaktarë të pagjumësisë. Një krevat i papërshtatshëm mund të jetë problem.
Edhe problemet me prostate, apo të diabetit dhe të rrugëve urinare duke bërë që të ngriheni shpesh natën për nevojat personale mund të prishin gjumin tuaj.Gjithashtu edhe problemet me frymëmarrjen, të zemrës apo ato alergjike mund tju shkaktojnë probleme me gjumin tuaj.
Diagnoza: Gjatë diagnozës të këtij lloj problemi duhen marrë parasysh anamneza(shqetësimet), si janë krijuar dhe me se kanë lidhje, një vlerësim psikologjik i atij që vuan nga këto shqetësime dhe një vizitë mjekësore bashkë me disa teste. Vetëm pasi janë kryer të gjitha këto kërkime dhe pas tyre pacienti nuk ka gjetur zgjidhje apo këto kërkime e bëjnë të dyshoj mjekun për një problem shumë specific që ka të bëjë me gjumin atëherë mund ti drejtoheni laboratorit të gjumit.
avatar
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Mesazh nga e panjohura prej Wed Jul 14, 2010 9:13 am

Si ta pengojmë pagjumësinë?

* Së pari duhet theksuar se alkoli nuk është aspak qetësues bile pirja e tij ndikon negativisht.
* Në disa raste mund të të duhet të përdoren ilaçet por për një kohë të shkurtër.
* Mos flini as shumë të ngopur e as të uritur. Hani të paktën 3-4 orë para se të flini.
* Qëndroni larg prej kafesë,alkolit, kolës dhe pijeve me kafeinë.
* Bëni gjimnastikë të rregullt por në darkë vonë largojuni aktiviteteve të stërmunduara.
* Mos shkoni në shtrat pa ju ardhur gjumi.
* Dhomën e gjumit mos e përdorni për gjë tjetër veçse për gjumë.
* Nëse nuk ju zë gjumi ngrihuni dhe kaloheni kohën me diçka tjetër. Kur t’ju rrikthehet gjumi dhe ju kthehuni në krevat.
* Në çfarëdo ore të shtriheni mundohuni të ngriheni në të njëjtën orë.
* Mundohuni të mos flini ditën dhe ta izoloni nga zhurmat, drita dhe temperatura.
* Mund të merrni një dush para se të flini.
* Pini një gotë qumështi të ngrohtë para se të flini.
* Flini mbi çarçaf dhe këllëf të pastër.
avatar
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Mesazh nga Vizioner prej Sat Jul 31, 2010 11:19 am

Helmimet nga ushqimet, fluks pacientësh në spital

Shefi i spitalit Infektiv, pohon se në stinën e verës rritet numri i të helmuarve nga ushqimet. Ja produktet më të rrezikshme

Helmimet nga produktet ushqimore përplasin çdo ditë pacientët në spitalin Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Temperaturat e larta, pakujdesia e ruajtjes së produkteve ushqimore dhe mungesa e kontrolleve higjieno-sanitare janë shkaqet kryesore që sjellin këto probleme.

Shefi i spitalit Infektiv, pohon se këtë vit vihet re një numër disi më i lartë pacientësh me intoksikacione nga ushqimet. Të ndodhur përball stinës së nxehtë mjekët japin këshilla të jenë sa më të kujdesshëm me konsumimin e produkteve të kontrolluara ushqimore.

Pacientët

Fluks pacientësh paraqiten çdo ditë në spital për të marrë ndihmë mjekësore pikërisht nga intoksikacionet (helmimet) e shkaktuara nga produktet ushqimore. Shefi i Infektivit, Dhimitër Kraja shpjegon se për stinën e nxehtë në të cilën ndodhemi kjo situatë është e zakonshme por sipas tij vihet re një numër më i lartë pacientësh.

"Mund të them se çdo vit në këtë stinë ka fluks pacientësh të helmuar nga ushqimit, por në fakt këtë vit vihet re një shtim i pacientëve",- pohon Dhimitër Kraja duke shtuar se personeli shëndetësor është gjithmonë i gatshëm për ti pritur.

Sipas specialistëve subjekte të veçantë janë më të ndjeshëm dhe i kalojnë më rëndë këto helmime. Siç janë moshat më ekstreme, fëmijët dhe pleqtë, të sëmurët me probleme kardiake, të zemrës, tensionit, të veshkave, diabetit, stomakut. Këta persona mund t'i kalojnë më rëndë dhe me komplikacione këto situata.

Ndërsa sa i takon shenjave të një helmim ushqimor apo një infeksion i traktit tretës janë të përziera dhe të vjella me përmbajtje kryesisht ushqimore, diarre, dalje me përmbajtje të ujshme që mund të jetë e disa tipave me dalje shumë të shpeshta, mukozë gjaku, dhimbje barku e karaktereve të ndryshme, temperaturë dhe forma më e rëndë që lidhet me humbjen e lëngjeve dhe kripërave siç janë tharja e mukozave (gjuhës, ulje e sasisë së urinimit, rënie e tensionit arterial, dobësi muskulore, këputje etj).


Produktet

Çdo ushqim mund të kontaminohet nga shkaktarët mikrobik, por disa mund të jenë më të prekshme. Mund të përmendim produktet e vezës (majoneza, akullorja), bulmetrat, mishi dhe sallamrat, produktet e detit. Një produkt tjetër i rëndësishëm është uji se ne e harrojmë, kur ai është i ndotur.

Të gjitha këto produkte ushqimore që përmendëm kontaminohen përgjithësisht gjatë përdorimit të tyre nga personat me higjienë të ulët të duarve, kur nuk ruhen në kushte frigoriferike, kur ekspozohen në diell dhe kur ekspozohen ndaj insekteve, kryesisht mizave.

Studimi, sëmundjet diarreike janë në rritje

Sëmundjet diarreike në Shqipëri zënë vendin e dytë në ngarkesën e sëmundshmërisë së përgjithshme pas infeksioneve respiratore. Specialistët pohojnë se trendi i përgjithshëm i sëmundjeve diarreike është në rritje, ku intoksikacionet me origjinë ushqimore zënë përafërsisht 75% të tyre për çdo vit.

Sipas tyre, produktet ushqimore janë një nga burimet kryesore të përhapjes së patogjenëve potenciale me rëndësi në fushën e shëndetit publik. "Udhëtarët, refugjatët dhe emigrantët në ambientet e reja mund të ekspozohen ndaj rreziqeve të panjohura me natyrë ushqimore.

Gjithashtu, edhe rritja e konsumit të ushqimeve të përgatitura jashtë shtëpisë rrit rreziqet potenciale të ekspozimit ndaj higjienës së ulët në punishtet ku përgatiten ushqimet", - pohojnë specialistët, duke shtuar se salmonelozat janë infeksion/sëmundjet më të hasura, duke zënë përafërsisht 10% të totalit të sëmundjeve diarreike çdo vit në Shqipëri. Specialistët pohojnë se studimet epidemiologjike, klinike dhe sidomos mikrobiologjike evidentojnë dy prirje të rëndësishme të intoksikacioneve në vendin tonë.

Së pari, është shtimi i Toksi-Infeksioneve Ushqimore të paspecifikuar dhe atyre në subjektet me imunitet të komprometuar që duhet të kishte parasysh për ndërtimin e strategjive për organizimin më të mirë të luftës ndaj këtyre infeksioneve.

Nga ana tjetër, sipas specialistëve, vihet re pakësim i ndjeshëm dhe i qëndrueshëm i shpeshtësisë së toksi-infeksioneve ushqimore madhore si Ethes tifoide e Shigelozave që është një arritje e madhe e shëndetësisë. Ndërkohë, mjekët pohuan se kjo konferencë i përkushtohet njërit prej problemeve madhore të shëndetit publik botëror, Toksi-Infeksioneve ushqimore (TIU), të cilat janë të pranishme kudo, duke prekur çdo vit 3 miliardë vetë, me mbi 5 milionë vdekje.

Simptomat

Të vjella
Heqje barku
Temperaturë
Dobësi
Zverdhje të lëkurës
Djersë

Këshilla
Lani me ujë të pastër e të rrjedhshëm të gjitha frutat dhe zarzavatet
Ruani produktet ushqimore në vende të freskëta
Konsumoni ushqime të sapo përgatitura
Të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zemrës e të tensionit duhet të jenë të kujdesshëm e të konsultohen herë pas here me mjekun specialist


-Shekulli online-

_________________
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Mesazh nga e panjohura prej Sat Aug 14, 2010 2:15 am

PËRBALLIMI I STRESIT

Stresi është dicka që nuk e lejon trurin të mendoje apo të veprojë në lidhje me diçka.Ekzistojne njerëz që janë mesuar të jetojnë me stres.Njerëzit që jane mesuar të jetojnë me stresin zakonisht ja dalin me sukses t’a mundin atë dhe gjithashtu ja dalin të parandalojnë tensionin që shumicën e njerëzve do ta vendoste në gjendje paniku.

Stresi akut shkaktohet nga prania e nje detyrimi,kontrolli apo sfide.

Pranojeni stresin si nje sfidë dhe do t’ia dilni mbane më mire me të.

TIPET E STRESIT

Ekzistojnë dy tipe stresi: Eustresi dhe Distresi.

Jo të gjitha format e stresit janë negative.Fjala – Eustres- përdoret për të përshkruar stresin pozitiv.Eustresi vjen si rezultat i përjetimit të eksperiencave të gëzueshme të tilla si p.sh nje fitore apo nje arritje e suksesshme.

Distresi është stresi negativ.

Në gjendje stresi lloje të caktuara hormonesh angazhohen dhe e çojne trupin në gjendje alarmi si të jetë gati për beteje apo gati për të dhënë një përgjigje të shpejt. Është pikerisht kjo arsyeja përse shpesh ndjehemi të tensionuar dhe thellësisht të angeshtuar kur jemi në gjendje stresi të tepert. Stresi dobëson sistemin imunitar dhe n’a bën më të prekshëm ndaj infeksioneve.

PLANIFIKIMI I KOHËS

Përdorimi i papërshtatshem i kohës shpesh krijon elemente të rinj që shkaktojnë stres. Të mësuarit për të thënë- JO- ka qëne nje sukses për shumë njerëz. Një numër shumë i madh gjendjesh stresi kanë ardhur thjesht ngaqë është thënë- PO- dhe që më pas kanë ardhur shqëtësimet.

Sipas Lubert stresi në mjedisin e punës nuk shkaktohet nga gjëra që njerëzit mund t’i kontrollojnë por shkaktohet kryesisht nga gjëra apo fenomene që ata nuk mund t’i kontrollojnë.
Pasiguria për të mbajtur një pune mbetet shkaku kryesor i stresit. -Qëndro i lirshëm me punemarresit në menyrë që ata të kuptojnë çdo informacion që vjen dhe kështu të shmangen thashëtheniet.
Frika nga pasiguria dhe dyshimi shkaktojnë stres.-Nuk është puna që bën por ambjenti personal që ka rëndësi.
NIVELET E STRESIT VAREN NGA MENYRA SESI I PERCEPTOJME GJËRAT.
PËR ÇDO TAKIM KEMI NJË STINË.


Pranvera është një kohë e përshtatshme për takime që inkurajojne aktivitete në grupe sepse ka shume entuziazem në fillim të vitit. Dimri i ftohtë dhe i errët verior prodhon ndjesinë e mungesës së dritës dhe shkakton depresionin. Këto gjendje zevëndësojnë njera-tjetren në pranverë.Studiuesit thonë që një udhetim edhe i shkurtër rreth 4 ditë në një vend me mot të ngrohtë u sjell viktimave të depresionit një lehtësim shumë të dukshem.

Nëse të duhet të realizosh një takim në dimer, një vend i ngrohtë jugor jo vetëm që do të ngreje moralin e pjesëmarresve por do të rrisi edhe efektshmerine e tyre gjithashtu.

Sindroma e prekshmërise stinore(SAD) shkaktohet gjatë dimrit që në vetvete sjell dembelizem dhe gjendje pasiviteti. Kjo gjë mund të kurohet duke kaluar shumë orë në dritën e diellit. Gjithashtu mund të kurohet në një fare mase duke u ulur nën një llampe me dritë të fortë. Sa më e ngrohtë të jetë ngjyra dhe temperatura e dritës natyrale të diellit aq më mirë është.

Duke i mbajtur mirë në mendje gjërat e sipërpermendura përpiqu gjithashtu të organizosh takim në një vend ku njerëzit të jenë më afër me destinacionin e tyre.

Nuk humbet asgjë nël rast se pyet për diçka.

Për të shmangur stresin duhet të punosh me zgjuarsi dhe jo rëndshem. Delegoje apo nese mundesh eleminoje një detyrë burokratike që hera herës është konsumuese dhe aspak e rëndësishme. Në vend të kësaj përqëndrohu më mirë në aktivitete që kompania i vlerëson dhe ku përdoren me maksimum aftësitë e tua më të mira. Fokusohu në atë që është më e rëndësishme për ty.

Një individ i papunë vuan nga stresi po aq sa vuan edhe një individ i mbingarkuar në punë.

FITORJA MBI STRESIN.

Sipas meje ju mund të kontrolloni stresin duke u përpjekur të kuptoni shkakun që e sjell atë.
Përpiqu t’a zgjidhesh problemin në vend që të shqëtesohesh për të.Të duhet të organizosh 24 orët e çdo dite. Përdorimi i keq i kohës shpesh sjell edhe elemente të rinj që shkaktojnë stres. Dihet tashmë që të mësosh të thuash jo ka rezultuar i suksesshem për shumë njerëz pasi kanë shmangur situata të tepërta stresi si dhe shqëtesime.
Nëse je duke punuar në një firmë atëherë të duhet të ndjekësh një seminar ku të mësosh si ta përballosh stresin që mund të sjellin të gjitha rastet p.sh të shitjeve të kompanisë.

Mëso të përdoresh kohën tënde duke u përqëndruar ne fusha ku në mënyrë të arsyeshme pret që edhe rezultatet të jenë të kenaqshme|.”
Një proverb i njohur thotë se stresi mund të jete shija e jetes por mund të jetë edhe puthja e vdekjes ne kuptimin që zgjedhja të perket ty. Të duhet të mësosh sesi t’a bësh stresin të punoje për ty në menyrë që ti të jesh produktiv në vend që t’a lesh stresin të jetë vet shkatërrues. Komunikimi është një mënyrë tjetër që lehtëson stresin.

SI TË REDUKTOHET STRESI?

Duhet të dish çfarë të nevojitet.
Krijo një ambjent pune të rehatshem për veten.
Përcakto kufij në kohën tënde.
Negocio me familjen në lidhje me kohën që të duhet per t’u shlodhur.
Praktiko nje teknike shlodhëse, relaksuese.
Vendose kohën në veprim dhe perfito prej saj.
Thjeshto jetën tënde.
Jepi vetes informacione pozitive.
QESH

Humori mund të të sheroj shpejt dhe pa dhimbje.

Inteligjenca emocionale mund të të ndihmojë të reduktosh stresin dhe në të njëjtën kohë do të të ndihmojë të ecësh përpara në jetë.
Duhet të kesh largpamesinë për të kuptuar problemin që po të vjen ,duhet të kesh gjithashtu edhe kompleksin mendor që të lejon të punosh në grup dhe jo në menyrë individuale, duhet të kesh aftësinë për të komunikuar mirë duke i motivuar njerëzit të të ndihmojnë që puna të bëhet dhe kështu zhvillohet edhe miqësia.

Inteligjenca emocionale e sidomos aftesia për të njohur vetveten e kombinuar me vetkontrollin e bën çdo drejtues më të fuqishëm.

Ky studim është realizuar për të ndihmuar të gjithë ata njerez që bëhen me stres nga puna apo nga problemet e jetes së përditshme. Duhet t’u them këtyre njerëzve që stresi është një sherbetor i mirë por një mjështër i keq, mos e lejoni t’ju kontrollojë, duhet t’a përdorni stresin për përfitimet tuaja prandaj mos e lejoni as t’ju lendojë.

Rrallë ndodh që njerezit të kenë sukses në raport me dicka nëse nuk kanë dëshirën per të dalë të suksesshem. Mos harroni se mjekimi i vetëm i melankolisë është veprimi.
avatar
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Mesazh nga Vizioner prej Tue Sep 07, 2010 11:18 am

Kronikët, ja sëmundjet me të shpeshta që vuajnë shqiptarët

Në bazë të recetave të rimbursueshme, hipertensioni, diabeti, sëmundje të zemrës dhe astma janë më të shpeshta. Të pasiguruarit i blejnë

Sëmundje të mundimshme dhe bashkëshoqëruese deri në fund të jetës. Bëhet fjalë për sëmundjet kronike të cilat vitet e fundit po shtohen gjithnjë e me shumë në vendin tonë.

Na bazë të numrit të recetave të rimbursueshme që marrin këta pacient për trajtimin e sëmundjeve Instituti i Sigurime të Kujdesit Shëndetësor mund të bëj edhe një renditje se cilat janë sëmundjet kronike më të përhapura në vendin tonë.

Madje në bazë të kostove të trajtimit që kanë këto sëmundje mund të dalë edhe se cilat janë sëmundjet më të kushtueshme.

Kështu ata që e kanë më të vështirë për të përballur koston e këtyre sëmundjeve sipas specialistëve janë pikërisht ata persona që nuk janë të siguruar. Hipertensioni, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe aziatikët janë më të përhapurit dhe me kosto më të lartë në vendin tonë.


Sëmundjet

Sëmundje që të shoqërojnë deri në ditën e fundit të jetës dhe vrasin gjithnjë e më shumë njerëz. Madje, edhe sa i takon shpenzimeve këto sëmundje mbajnë vendin e parë në top-listën e zezë.

Shifra alarmante publikohen në lidhje me sëmundjet kronike, pasi numri i pacientëve që i shtohen listët së këtyre sëmundjeve është gjithnjë në rritje. Për këtë flasin profesorët e shëndetësisë por edhe numri i recetave të lëshuara për këto sëmundje e dëshmojnë këtë fenomen.

Hipertensioni është sëmundja që qëndron në krye të top-listës së zezë, pasi numri i pacientëve me këtë sëmundje është më i larti se i çdo sëmundjeje tjetër.

Madje profesorët e Mjekësisë Interne në QSUT e ka paraqitur këtë sëmundje si sëmundjen e Shekullit dhe se vetëm në vendin tonë e vuajnë këtë sëmundje rreth 700 mijë persona. Ndërsa në vendin e dytë me numrin më të madh të pacientëve qëndrojnë sëmundjet diabetike pasi numri i recetave, sipas specialistëve të ISKSH-së arrin deri në mbi 120 mijë receta për 6 muaj.

Fatkeqësisht, sëmundjet diabetike po bëhen gjithnjë e më shumë problematike jo vetëm për moshat e rritura, por edhe për fëmijët,- shpjegon shefi i shërbimit të Diabetologjisë, Petrit Hoxha, duke shtuar se faktorët janë të ndryshëm dhe se diagnostikimi në fazat e para është shumë i rëndësishëm.

Pas diabetit duket se shqiptarët goditen edhe sëmundjet e zemrës, pasi shifrat janë shumë pesimiste. "Nëse në fillim të viteve '90 kishim rreth 6000 vdekje në vit, nga sëmundjet kardiovaskulare, sot ky numër është mbi 8000",- pohojnë specialistët.

Sipas tyre, sëmundjet kardiovaskulare nuk janë një fatalitet, pra ato nuk ndodhin thjesht sepse është e shkruar në gjenet tona. Por mjekët shpjegojnë se ka një sërë faktorësh të lidhur me mënyrën e jetesës dhe me kontrollin e disa treguesve biologjike të organizmit. Ndërsa e katërta në top-listën e zezë të sëmundjeve është të astmës bronkiale pasi numri i pacientëve po vjen gjithnjë në rritje.

Kronike dhe të shtrenjta

Kronike dhe të përjetshme, çka do të thotë se pacienti duhet të mjekohet deri ditën e fundit. Kështu, specialistët theksojnë se sëmundjet më të përhapura janë edhe më të shtrenjta në rimbursim pasi për këto sëmundje shpenzohet shumë.

Por fatkeqësia qëndron tek ata persona të cilët nuk mund të përfitojnë rimbursim, pasi nuk janë të siguruar. Në këto raste pacientëve iu duhet të shpenzojnë nga xhepat e tyre, duke e pasur pothuajse të pamundur përballimin e këtyre shpenzimeve.

"Fatkeqësisht sëmundjet kronike zgjasin përjetësisht dhe të ndodhur në këto kushte pacientëve iu duhet të mjekohen gjithmonë, çka do të thotë se nëse nuk kanë mundësinë e rimbursimit, duhet t'i blejnë medikamentet nga xhepi i tyre,- pohojnë mjekët.


Sëmundjet kronike më të përhapura

Hipertension
Diabeti
Kardiake
Astma Bronkiale
Epilepsia
Psikoza Skizofrenike
Hipoplazia e Prostatës


Tumori Malinj i gjirit tek femrat
Insuficienca kronike e veshkave
Talasemia Major

Mjekët: Sëmundjet kronike duhet të trajtohen

Pjesa më e madhe e sëmundjeve, megjithëse nga ana mjekësore janë të mjekueshme, nuk janë akoma të shërueshme. Specialitet pohojnë se këto sëmundje përfaqësojnë për ata të cilët janë prekur prej tyre, një vuajtje të zgjatur kronike, ndonjë herë gjatë gjithë jetës, me acarime të herë pas hershme dhe ndërlikime të mundshme.

Por disa nga sëmundjet kronike, ndonëse afat të gjata në rast se merren përsipër dhe ndiqen mirë nga ana e mjekut dhe nga vetë pacienti, krijohen mundësi për ketë të fundit që të bëjë një jetë pothuajse normale. I tillë është për shembull, rasti i të sëmurëve me diabet, me astmë, atyre që vuajnë nga tensioni i lartë.

Për të tjerë, si ata që mjekohen me dializë, qe janë të kolostomizuar1, me laring të hequr (laringektomi)2, pacientët që vuajnë nga sëmundje neurologjike, si sëmundja e Parkinsonit apo epilepsia, pesha e sëmundjes mund të krijojë me kohë pasoja në jetën e tyre personale, familjare, profesionale dhe shoqërore.

Në disa raste, sëmundja prek deri autonominë. I bën të varur nga të tjerët. Shumica e të sëmurëve kronikë vuajnë nga humbja e ndjenjës së integritetit, pa llogaritur ndërlikimet e lidhura me prishjen e ekuilibrit të mekanizmave të brendshëm rregullues apo të acarimit të tyre.


_________________
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Mesazh nga Vizioner prej Mon Nov 01, 2010 10:54 am

"Jap mitrën time me qira për gratë që nuk lindin fëmijë..."

Për gratë që duan t'i shpëtojnë tabusë së mungesës së fëmijëve dhe që nuk duan të adoptojnë, zgjidhja e vetme është gjetja e një nëne zëvendësuese që do ta mbajë vezën e tyre deri në maturim.
Të ndaluara të paguajnë ndokënd për të bërë fëmijë për ta në vendin e tyre, gratë sterile udhëtojnë deri edhe në Ukrainë në kërkim të nënave zëvendësuese.


* * *
"Të mos pijë alkool, as duhan, të mos marrë drogë dhe të hajë shëndetshëm"... Ndërsa rendit rregullat që duhet të zbatojë nëna e saj zëvendësuese e ardhshme, zëri i Rumjana Nençevës, 34-vjeçare, dentiste nga Varna e Bullgarisë, bëhet më i hollë e më i qetë.
Nençeva ka ardhur në Ukrainë të kërkojë një nënë zëvendësuese.

E diagnostifikuar me kancer në uterus në qershor 2008, ajo nuk mund të lindë fëmijë. Nençeva bën pjesë në një dukuri gjithnjë e më të shpeshtë ku gratë nuk mund të mbesin shtatzëna dhe, ngaqë në vendin e tyre ndalohet shtatzënia zëvendësuese, udhëtojnë mijëra kilometra deri në Ukrainë të marrin me qira mitrën e një gruaje tjetër.

Viktima të stigmës së shoqërisë kundër grave pa fëmijë, veçanërisht në Ballkan, ato përballen edhe me ashpërsinë e ligjit në shumicën e vendeve në lidhje me zëvendësimin me pagesë. Ato i tërheq Ukraina për shkak të ligjeve të buta mbi zëvendësimin komercial, infrastrukturës relativisht të zhvilluar mjekësore si dhe çmimit.

Shumica e grave që i drejtohen Ukrainës vijnë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika, zakonisht vetëm ato mund t'i përballojnë pagesat. Por një numër gjithnjë e më i madh, si Nençeva, janë profesioniste të shtresës së mesme nga Ballkani për të cilat kostoja është prapëseprapë një sakrificë e madhe.

Stafi në Qendrën Ndërkombëtare të Amësisë Zëvendësuese (QNAZ) në Kharkov të Ukrainës i thotë Nençevës se ajo nuk është e vetmja grua me atë emër nga Bullgaria që ka udhëtuar më se 2.000 km deri në Kharkov. "Kemi shumë paciente nga Ballkani," thotë gruaja e Qendrës. Ndërsa është atje, Nençeva dallon një udhëtare tjetër nga Ballkani, Snezhanën, një maqedonase rrumbullake në të dyzetat.

Gruaja pas tavolinës shpjegon me etikë komerciale që Nençeva ka dy opsione për të zgjedhur një "surmama" (fjala ruse për nënë zëvendësuese). Doktorët në klinikën Feskov, ku zhvillohen procedurat e nevojshme mjekësore, mund të zgjedhin një grua që ta mbajë fëmijën, ose Nençeva vetë mund të zgjedhë nga lista e gjatë e Qendrës.

"Kemi një databazë të pasur kandidatesh," vazhdon gruaja, "bionde, brune, gra me sy blu, tipe sllavike, me lëkurë të errët, ose ato me arsim të lartë. Nëse treguesit e saj mjekësorë nuk përputhen me tuajt, përzgjedhja mund të përsëritet."

Ndalimi në Ballkan
Ndikuar nga interesi i përbashkët në integrimin evropian, vendet e Ballkanit po e ndalojnë zëvendësimin. Në Serbi, e cila aspiron të hyjë në BE, një debat i shkurtër mbi rregullimin e zëvendësimit u përmbyll me ndalimin e plotë të tij në fillim të vitit 2010.

"Kishte hamendësime që do të komercializohej", - shpjegon Mima Fazlagiç, gjinekologe nga Beogradi. Kroacia kandidate për në BE e nxori jashtë ligjit zëvendësimin sipas një ligji të ri mbi pjellorinë mjekësore më 2009.

Shtatzënia e parë zëvendësuese që drejtoi ajo rezultoi në lindjen e dy binjakëve në fillim të viteve 1990. Nëna biologjike e kishte hequr uterusin, por dhuroi vezën, thotë Tabakova. "Ishte gazetare", - shton ajo, "Megjithëse, së pari, nuk kishte ndrojtje të fliste publikisht, tani ajo refuzon ta bëjë këtë. Kam pasur bile një rast ku vjehrra mbajti fëmijën e nuses së vet."

Mungesa e legjislacionit mbi zëvendësimin në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë, nënkupton që gratë që kërkojnë nëna zëvendësuese në këto vende janë në një situatë të paqartë ligjore.

As në Rumani, e cila iu bashkua Bashkimit Evropian bashkë me Bullgarinë në 2007-ën, nuk ka ligj që rregullon zëvendësimin. Në 2005, parlamenti rumun miratoi një projektligj mbi shëndetin riprodhues që do ta kishte lejuar zëvendësimin jokomercial, por presidenti Trajan Basesku e hodhi poshtë.

Lindjet me zëvendësim nuk ishin të padëgjuara në Rumani gjatë viteve 1990. Rasti i parë i njohur i një nëne zëvendësuese rumune që lindi fëmijë ndodhi më 1998 në klinikën Bega në Timishoarë të Rumanisë perëndimore.

"Emri i tij është Daniel", - tregon Dr. Ioan Munteanu, i cili drejtoi klinikën Bega në atë kohë. Deri më 2004, Dr. Munteanu mbikqyri 15 procedura zëvendësimi. Por tani ai është shumë më plak dhe nuk ka zhvilluar procedura të tjera, ndërkohë që nuk është hapur ndonjë klinikë tjetër zyrtare zëvendësimi prej atëherë.

Disa nga klientet e Dr. Munteanus folën publikisht. Një nga të parat ishte Livia Killian, djali i të cilës, Kristiani, tani 12 vjeç, lindi prej një nëne zëvendësuese në klinikë.
Kur Kristiani ishte i vogël, Killiani pozoi për një fotografi të botuar vite më vonë në gazetën Banateanul më 2004. Por sot ajo preferon anonimitetin.

Sipas antropologut social bullgar Haralan Aleksandrov, klima e sotme më konservative mbi zëvendësimin, dhe heshtja që e rrethon këtë temë, pasqyron fuqinë e vlerave patriarkale në rajon. "Nuk duhet të flitet për vuajtjen", - thotë ai. "Nuk ka qëllim të keq këtu, thjesht kështu sillet kultura jonë."

Në Varnë, pas javësh komunikimi në internet me klinikën në Ukrainë, Rumjana Nençeva është kthyer në pikën e nisjes.

Doktorët në klinikën e Kharkovit kanë nxjerrë përfundimin që ovaret e saj edhe pse s'kanë mbaruar krejt, janë afër fundit të jetës. Të pasigurt se a ka vezë të përdorshme, klinika ka vendosur të mos e pranojë. Nençeva e ka të vështirë të vendosë se ç'do të bëjë.

Ani Dimova po mendon të shkojë në një vend ku zëvendësimi lejohet. Për ndalimin aktual të Bullgarisë, ajo thotë: "Nuk dua të mendoj se do të jetë e ndaluar përgjithmonë."

* * *
"Epidemia e sterilitetit"
Sipas Shoqërisë Evropiane të Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë, në 2010-ën një në gjashtë çifte vuan nga steriliteti. Deri në 35 për qind të rasteve, kjo është për arsye psikologjike tek gruaja. Një mesatare prej nëntë në 100 gra në botë mes moshës 20 e 44 vjeç nuk mund të lindin fëmijë.

"Steriliteti po kthehet në epidemi, pikun e së cilës nuk e kemi mbërritur ende", - thotë Georgi Stamenov, drejtuesi i një prej qendrave kryesore të shëndetit riprodhues në Sofje.

2. Mallkimi i Ballkanit
Në shoqëritë e Ballkanit, (përfshirë Shqipërinë) tabuja e mungesës së fëmijëve është veçanërisht e fortë. Paaftësia për të lindur fëmijë gjykohet si jonormale. Nëse njerëzit e marrin vesh, gruaja përjeton turp, vështrime qortuese, qëndrime negative, pëshpëritje pas shpine, izolim dhe tregim me gisht nga shoqëria.

Në kulturat tradicionalisht patriarkale, fëmija dhe prodhimi i fëmijës legjitimojnë pozitën e gruas dhe përcaktojnë statusin e saj në shoqëri. Ka vende në Ballkan, ku është e vështirë të përfytyrohet terrori që ndjen fisi kur përballet me faktin se një grua që i përket njërit prej tyre nuk mund të lindë fëmijë.

Në disa pjesë të Ballkanit, përfshi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Rumaninë Perëndimore, familjet e një gruaje pa fëmijë do të përballen me këtë dilemë duke i dhënë asaj fëmijën e një të afërmi për ta rritur si të vetin.

Ka zona ku vjehrra mundet bile edhe ta dëbojë një nuse shterpë nga shtëpia. Ose tek romët p.sh., paaftësia e një gruaje për të lindur mund të çojë në anulimin e martesës.

* Ky artikull është shkruar gjatë programit të Bursës Ballkanike të Gazetarisë, një nismë e Robert Bosch Stiftung dhe fondacionit ERSTE, në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN.

* * *

Andrea Parvu shpjegon pse donte ta jepte me qera mitrën



Tregoni për veten...
Jam 25 vjeç, e martuar, me një vajzë të vogël. Jetoj në Brasov, kam diplomuar në shkollën vokacionale të thurjes së pëlhurave dhe hyra në punë menjëherë pas diplomimit. Atëherë isha 17 vjeç. U martova 22 vjeç."

Dhe burri juaj?
Ai punon në mirëmbajtjen e instalimeve të ngrohjes në Bukuresht dhe Pitesti. Kthehet në shtëpi një herë në javë kur punon në Bukuresht dhe çdo natë kur është në Pitesti.

Si jeni financiarisht?
Gjendja financiare nuk është aq e mirë. Rroga e tim shoqi është më e mirë se e imja. Por, unë dua ta bëj këtë [të jetë nënë zëvendësuese] për të ndihmuar. Mos më keqkuptoni. Ka shumë familje që s'mund të kenë fëmijë. Gjithsesi, arsyet e mia janë të shumta.

A njihni ndonjë nga këto familje?
Jo personalisht, por kam takuar disa në internet dhe i kam parë në TV.

Kur menduat së pari të bëheshit nënë zëvendësuese?
Dhjetorin e kaluar, ose janar në 2010-ën. Lexova për një "star" të TV-së që tha se kishte probleme të lindte fëmijë dhe po kërkonte një nënë zëvendësuese. Ka disa kandidate që presin të bëhen nëna zëvendësuese në internet, jo vetëm unë.

Cila është arsyeja juaj e veçantë për t'u bërë e tillë?
Të ndihmoj dikë që s'mund të ketë fëmijë. Dhe, sigurisht, [ta bëj] për paratë.

Keni folur me ndonjë avokat për të parë a është e ligjshme?
Mësova shumë nga interneti, që është i ligjshëm [zëvendësimi]. Unë mbaj fëmijën e tyre; qelizat e tyre implantohen në mua. Fëmija merr një certifikatë nga unë dhe nga i ati, jo nga im shoq. Vijon procedura e adoptimit. Unë duhet ta dorëzoj fëmijën dhe t'ia jap nënës së tij biologjike, e cila duhet ta adoptojë.

Ç' mendon bashkëshorti juaj për këtë?
Ai pajtohet dhe më mbështet. Nuk do ta bëja pa dijeninë e tij... Jam konsultuar me të në çdo hap.

Çfarë kërkuat ju saktësisht në propozimin për t'u bërë nënë zëvendësuese?
Të më ndihmojnë, reciprokisht. Unë i ndihmoj ata të kenë fëmijë dhe ata më ndihmojnë financiarisht. Gazetat ekzagjeruan dhe thanë se doja 27.000 euro, por s'është e vërtetë. Aspak s'është kështu. Nuk jam grua me kërkesa të fryra.

Ç' përgjigje morët për propozimin tuaj?
Sapo u botua artikulli në Ziarul de Brasov dhe në TV, askush nuk më kërkoi - as për zëvendësimin, as për ndonjë informacion tjetër. Kam përshtypjen se Rumania nuk është ende gati për këtë dhe është e mundshme vetëm me të huajt.

Kur e vendosët së pari reklamën?
Në mars. Im shoq dhe unë filluam të mendonim për këtë në janar, por kaloi kohë para se të vendosnim. Isha e interesuar në aspektin ligjor.

Kur e vendosët reklamën, a morët telefonata nga Rumania?
Jo. As edhe një.

Cili ishte reagimi përreth jush?
Më kritikuan shumë. Disa kolegë e miq më mbështetën, por janë ata që thanë se nuk e kisha mirë.

Ju vjen keq pse thatë "Dua të bëhem nënë zëvendësuese"?
Jo, nuk më vjen.

-Nga Shekulli-





_________________
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla Mjeksore -Diskutime-

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi