Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Levizja e lire ne "Shengen"

3 posters

Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Sat Dec 26, 2009 3:05 pm

Lëvizja pa viza në BE, jo më shumë se 90 ditë, ndryshe sanksione

Levizja e lire ne "Shengen" Shenge10

Qytetarët që hyjnë në vendet e BE-së, dhe qëndrojnë më shumë se 90 ditë, do të ballafaqohen me ndalesë për hyrje, prej një viti deri për gjithë jetën.

Diplomatët evropian thonë se personat që do të dënohen për një shkelje të tillë gjithmonë do të jenë në "shënjestër" të autoriteteve kufitare gjatë hyrjes në ndonjë vend të BE-së. Kjo do të ndodhë për faktin se të dhënat e tyre regjistrohen në rrjetin kompjuterik të doganave i cili është i përbashkët për gjithë zonën shengen.


Kërkesat specifike financiare që sugjerojnë ambasadat perëndimore si dhe dokumentet e nevojshme që mund të kërkohen në kufi, kanë ngjallur paqartësi.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka bërë sqarime shtesë se si mund të udhëtohet në zonën Shengen. Një qytetar fillimisht duhet të ketë pasaportë biometrike, më pas nga autoritetet kufitare mund të pyetet për qëllimin e udhëtimit. Nëse është për turizëm mund të kërkohet rezervim nga hoteli ose garanci nga personi ku do të qëndrojë.

Nëse udhëtojnë tek familjarë të afërt që kanë të rregulluar qëndrimin e tyre në ndonjë vend evropian, atëherë nuk është e nevojshme letra e garancisë, por vetëm të dhënat e mikpritësit. Sigurisht që udhëtarët duhet të kenë edhe dëshmi të mjeteve financiare. Risi është se vende të ndryshme evropiane kanë përcaktuar se sa para do të duhet të ketë një person për një ditë qëndrimi në një vend. Shuma është rreth 50 euro në ditë, por mund të ketë edhe ndryshime, sepse për shembull Sllovenia kërkon 70 kurse Holanda 34 euro në ditë.

Qytetarët kanë të drejtë për qëndrim në afat të shkurtër prej 90 ditësh në afat prej gjashtë muajsh,gjithësisht deri 180 ditë në afat prej një viti. Nëse përmbushen këto kushte nuk duhet të ketë probleme edhe pse nuk përjashtohet mundësia që autoritetet kufitare, nëse kanë dyshime, mund të mos lënë ndonjë udhëtar të hyjë në vendin e tyre.


Edituar për herë të fundit nga Vizioner në Fri Oct 08, 2010 5:27 pm, edituar 1 herë gjithsej
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Thu Jul 22, 2010 1:21 pm

Kthimi i trishtuar i shqiptarëve

Levizja e lire ne "Shengen" Familj10

Në muaj dhjetor të vitit të kaluar, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi ishin vendet, të cilave iu dha mundësia të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian. Që prej asaj kohe, Belgjika dhe Suedia kanë parë një rritje të madhe të aplikimeve për azil, kryesisht nga shqiptarët nga Serbia dhe Maqedonia. Vetëm në Belgjikë ka pasur mbi 900 aplikantë që prej fillimit të vitit. Por ata janë refuzuar, pasi deprivimi ekonomik nuk pranohet si bazë legjitime për të kërkuar azil.

Autobusë plot me aplikantë kanë filluar të kthehen në qytetet e tyre. Në qytetin e Serbisë jugore, Preshevë, pranë kufirit me Maqedoninë, një autobus i bardhë me targa belge, parkon në një stacion të ngarkuar, i shoqëruar nga policia.

Ai ka sjellë shqiptarët e parë nga 900 syresh që u përpoqën të fitojnë azil në Belgjikë që prej fillimit të vitit, duke e bërë Europën që të shqetësohet nga një eksod i dukshëm nga Maqedonia dhe Serbia. Pasagjerët priten nga një turmë e madhe gazetarësh.

Agron Zejnullahu, një prej të kthyerve tregon se si ndihet. "Nuk shkova për t'u kthyer", tregon ai. Dhe me këto fjalë ai edhe të tjerët që nuk duan të jenë në qendër të mediave, largohen.

Agroni më vonë tregon më shumë për historinë e tij nga komoditeti i shtëpisë. Agron shpjegon se si e kishte humbur punën si teknik veteriner katër vjet më parë. Ai mori borxh rreth 800 dollarë për të paguar për gruan dhe tre fëmijët e tij që të shkonin në Belgjikë në kërkim të një jete më të mirë. Agroni thotë se varfëria do ta shtynte ta provonte përsëri largimin nga vendi.

Kur iu mbaruan paratë dhe kur e kuptoi që aplikimi i tij nuk do të pranohej, vendosi të kthehej në shtëpi "Dëgjuam që Belgjika ka një qasje liberale ndaj azilkërkuesve. Njerëz nga fshati im ka shumë vite atje."

"Mendova se do të merrja strehim nga shërbimet sociale dhe mundësi për të punuar, sepse kushtet në Europën Perëndimore janë më të mira, ndërsa këtu shumica e njerëzve nuk kanë perspektivë," tregon Agroni. Ai tregon se sa i dëshpëruar ishte për t'u larguar nga vendi i tij "Është shumë e vështirë, të lësh gjithçka prapa, por kur nuk ke para, duhet t'i kthesh shpinën të shkuarës dhe të ecësh përpara." "Mendoja se qendra e Europës, Brukseli, do të na gjente një zgjidhje. Ndaj jam i trishtuar.

Doja që të qëndroja për të paktën pesë vjet, dhe dështova." "Por do të largohesha përsëri qysh nesër, për në Kanada, Shtetet e Bashkuara, apo kudo ku ka një jetë më të mirë se këtu, sepse për momentin nuk kam të ardhme", thotë Agron Zejnullahu. Ai rrëfen se biletën e kishte blerë përmes një agjencie udhëtimi me emrin Mimoza, që siguron udhëtime direkte me autobus për në Bruksel.

Besohet se shumica e agjencive ai ajo operojnë në mënyrë të paligjshme, duke u premtuar klientëve si Agroni se do të jetë e lehtë që ata të ndërtojnë një jetë të re në Belgjikë.

Por drejtori i kësaj agjencie, Kadria Nexhati e mohon këtë dhe thotë se nuk ka autobus për në Belgjikë, por vetëm për në Gjermani dhe Zvicër dhe shton se prej andej njerëzit shkojnë për në Bruksel. Lugina e Preshevës, është një prej rajoneve më të varfra në Serbi, që vuan nga mungesa e investimeve dhe një papunësi mbi 50 për qind.

Kudo që të hedhësh sytë shikon varfëri. Ka shumë njerëz që lypin në rrugë, këto të fundit vijëzohen nga mbeturinat dhe shumë njerëz përdorin traktorë si mjet udhëtimi.

Ky rajon është në kufi me Kosovën dhe armiqësia e vazhdueshme mes shqiptarëve dhe serbëve bën që tensioni politik në Preshevë t'u shtohet vështirësive ekonomike. "Ata vijnë me pretendime false, ata thonë se duan azil politik, por në fakt duan azil ekonomik," thotë, Denise de Hauwwere ambasadorja belge në Serbi.

Ajo thotë se Belgjika po i përballon me vështirësi ata qindra emigrantë ekonomikë që abuzojnë me lëvizjen e lirë pa viza nga Serbia dhe Maqedonia. Ambasadorja thekson se eksodi i vazhdueshëm nga këto vende mund të dëmtojnë shpresat për anëtarësim të tyre. "Mendoj se autoritetet serbe janë të shqetësuara po aq sa ne. Ky nuk ishte qëllimi i liberalizimit të vizave dhe është shumë keq për hyrjen në Bashkimin Europian." "Si mund të bëhesh anëtar i BE-së, kur ke kaq shumë njerëz që largohen nga vendi", pyet ambasadorja belge.

Në mënyrë publike qeveria serbe nuk dëshiron ta zmadhojë problemin. Bozidar Djelic është zëvendëskryeministër. "Ky është një episod që për ne përbën një paralajmërim. Një paralajmërim për të ndëshkuar keqbërësit, një paralajmërim për t'u zhvilluar më tej". "Flasim për disa qindra-mijëra njerëz që kanë udhëtuar pa viza dhe kemi pasur vetëm 1000 probleme. Nuk ka turma të mëdha njerëzish që përpiqen të pushtojnë prej këtej Europën," thotë zv.kryeministri serb.

Presheva është një rajon shumë larg Beogradit të zhvilluar, por një rajon për të cilën qeveria është vënë nën presion për t'i kushtuar më shumë vëmendje. Ky episod ka theksuar varfërinë në këtë rajon dhe përpjekjet që shtetasit e saj bëjnë me shpresën për një jetë më të mirë.

*Korrespondent i BBC-së për Ballkanin
Mark Lowen

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Tue Sep 07, 2010 11:32 am

Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinion për Shqipërinë e Bosnjen

Komisioni i Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian ka miratuar me 43 vota pro, 3 abstenime, dhe 2 kundër, opinionin e Këshillit të Evropës për heqjen e vizave për Shqipërinë. Ky projekt raport pritet të votohet më 15 shtator në Parlamentin Europian.

Levizja e lire ne "Shengen" Keshil10

Gjatë seancës ky kaloi edhe provimi i pare per vizat, nuk pati diskutime.

Vendimi erdhi pas mendimit qe i kerkohej Komitetit të Jashtëm lidhur me propozimin legjislativ të Komisionit Europian për kalimin e dy vendeve të rajonit në të ashtuquajturën listë e bardhë Shengen.

Prova e radhes do te jete ne komitetin pergjegjes, për Çështjet e Brendshme, Lirisë dhe Drejtësisë, e më pas miratimi i draftit në seancë plenare të fund shtatorit ose tetorit.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Tue Sep 28, 2010 8:42 pm

Komisioni i Brendshëm i PE miraton vizat

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Europian miratoi sot rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Votën pro raportit e kanë dhënë 49 eurodeputetë, ndërkohë që dy eurodeputetë holandezë kanë votuar kundër. Votimi konsiderohet një moment i rëndësishëm, pasi ai i hap rrugën marrjes së vendimit nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

Vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave megjithatë merret në 9 nëntor, kur ministrat e Brendshëm të BE-së ta miratojnë vendimin e Parlamentit Evropian. Pas miratimit të ministrave të Brendshëm do të duhen edhe 20 ditë të tjera që vendimi të hyjë në fuqi.

GeZuAr

fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim

makina makina makina makina makina makina
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Thu Oct 07, 2010 2:39 pm

PE-ja miraton raportin e Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë

Levizja e lire ne "Shengen" Fajon10
Tanja Fajon

08.10.2010: Parlamenti Europian ka miratuar SOT me shumicë votash raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.


Në senacën e paradites, PE kaloi në votim këtë raport, pas një diskutimi të gjatë të mbledhjes së një nate më parë. Me 538 vota pro dhe 47 kundër, ka gjetur miratim raporti për heqjen e vizave me vendin tonë dhe Bosnjen.


Gezuar

Bravo Bravo Bravo Bravo Bravo


* * *


07.10.2010: Në seancën e djeshme plenare të Parlamentit Evropian u diskutua për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Në fjalën e saj eurodeputetja, Tanja Fajon tha se të dyja vendet kanë përmbushur të gjitha kriteret, dhe në rast se do të liberalizohen vizat, do të jetë një mesazh politik pozitiv.

Ndërsa Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE, Sesilia Mallmstrom, u shpreh se procesi ka qenë një përpjekje e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ajo tha se mbështet heqjen e regjimit të vizave, jo vetëm si një mesazh politik por edhe si një mundësi që u jepet vendeve të Ballkanit për të njohur Bashkimin Evropian.

Mellmstrom, shtoi se të gjitha kushtet janë përmbushur me përjashtim të disa gjërave të vogla. Qeveritë e këtyre vendeve duhet tu tregojnë qyetarëve të tyre se cfarë do të thotë liberalizim i vizave.

Në diskutimin e tij eurodeputeti holandez Van der Stoe tha se nesër do të votojë kundër heqjes së regjimit të vizave për Shqipërinë. Shqipëria është pjesë e Konferencës Islamike, si dhe është një ndër vendet më të korruptuara në Evropë, atëherë pse duhet t'I liberalizojmë vizat një vendi tërësisht të korruptuar.

Në diskutim deklaroi votën kundër edhe eurodeputeti italian Mario Borghezio

Eurodeputeti belg Claeys, u shpreh gjithashtu kundër heqjes së vizave. Ai tha se Shqipëria ka lidhje me krimin e organizuar, nuk mund të fusim krimin në Evropë, tha ai.

Ndërkaq europdeputeti tjetër, Viktor Bostinaru vuri theksin tek kriza politike në Shqipëri, e cila ende nuk është zgjidhur.


fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim



Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga e panjohura Thu Oct 07, 2010 4:47 pm

Cfar te theme tjeter,perveq Urime Shqiperi! Feste makina
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Fri Oct 08, 2010 12:54 pm

PSE: Pro anëtarësimit në BE më 2014-n. Vizat sukses i shqiptarëve

Partia Socialiste Evropiane duke përshëndetur votimin në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave me Shqipërinë e ka quajtur vendimin, një sukses tw qytetarëve dhe jo qeverisë aktuale.

Levizja e lire ne "Shengen" Pe10

"Jemi të gëzuar që shqiptarët më në fund po bashkohen me Evropën. Vota e djeshme ishte përgjigje pozitive për Shqipërinë dhe negative për qeverinë", thuhet në deklaratën lëshuar nga PSE, ku shtohet se ajo mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2014.

PSE vlerëson rolin e Partisë Socialiste në procesin e heqjes së vizave dhe lëvizjen e lirë për shqiptarët.

p.s. Eshte per t'u theksuar qe, 47 Votat kunder Liberalizimit te Vizave per Shqiperine, erdhen nga PERFAQESUESE te krahut te DJATHTE ne PE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Dhe, Sali Protopapa derdellit duke i quajtur, arritje te qeverisjes se tij!!!!!!!!
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Fri Oct 08, 2010 5:22 pm

Ku mund të udhëtojnë Shqiptaret pa viza?

Me heqien e Vizave, shqiptarët mund të udhëtojmë pa te në hapësirën Schengen, e cila përfshin "shtetet anëtare" dhe "shtete të asociuar që zbatojnë plotësisht Acqui-në Schengen".

Kjo hapësirë përbëhet nga këto vende: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra. (nga ky grup vendesh, Islanda dhe Norvegjia kanë ende një "pjesëmarrje të limituar" në Shengen).

Këtij grupi i shtohen edhe tri shtete të tjerë Qipro, Rumania dhe Bullgaria, të cilat, megjithëse të përfshirë në zonën Shengen, kanë ende kontrolle në kufi. Dy vende të tjerë, Anglia dhe Irlanda, nuk e njohin marrëveshjen Shengen.
Aty nuk mund të shkohet edhe nëse vizat hiqen.

Siç është theksuar disa herë, heqja e vizave është mundësi për udhëtim të lirë dhe qëndrim maksimum prej 90 ditësh në vendet e BE-së në afat prej gjashtë muajsh, por jo dhe mundësi për qëndrim të përhershëm ose më të gjatë apo për punë.

Pas votimit të djeshëm në PE, heqja e vizave për Shqipërinë pret një vendim të Këshillit të Ministrave të BE-së, ku përfaqësohen 27 vende anëtare të organizatës.

Nëse dy të tretat votojnë pro, vizat pritet të hiqen në dhjetor 2010 ose në janar të 2011.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Mon Nov 08, 2010 4:15 pm

Shqipëria, pa viza në BE

Levizja e lire ne "Shengen" Vizat10

Sot Bashkimi Europian zyrtarizoi vendimin per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Sipas te dhenave nga mbledhja e Kёshilli i Bashkimit Evropian pёr Drejtёsinё dhe Çёshtjet e Brendshme, vendimi per levizjen e lire ka marre vote unanime.

Nën rregulla të forta shqiptarët do të mund të lëvizin lirisht dhe pa viza në vendet e hapësirës Shengen. Diplomatë të Bashkimit Europian bëjnë të ditur për mediat ndërkombëtare se lëvizja e liria pritet të hyjë në fuqi pak përpara Krishtlindjeve dhe kjo mund të konsiderohet si një dhuratë e BE-së për festat e fundvitit.

Lëvizja për në vendet e hapësirës Shengen do të duket të jenë sipas rregullave, në të kundërt do të ketë dënime individuale që mund të shkojë me pezullim deri në 5 vjet për të hyrë në vendet Shengen. Çdo qytetar shqiptarë mund të qëndrojë në një vend të Bashkimit Europian 90 ditë nga 180. Nëse nuk zbatohen këto udhëzime atëherë do të hyjnë në fuqi sanksionet.

Bravo Bravo Bravo Bravo Bravo Bravo

fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim fluturim
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Fri Nov 19, 2010 7:05 pm

Pa viza, por nën kontroll dhe xhepin plot

Agjensitë e huaja të lajmeve kanë shkruar dje sërish mbi liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe shqetësimin që egziston për mbarëvajtjen e këtij procesi. Sipas tyre, qeveria shqiptare duhet t'i informojë qytetarët shqiptarë mbi rregullat e kalimit në vendet e listës Schengen dhe fondet minimale që kërkohen në postat kufitare të çdo shteti.
Në qoftë se qytetarët nuk kanë fondet e duhura, atyre mund t'u refuzohet kalimi në këto vende, siç qe rasti i një çifti shqiptar nga Maqedonia, të cilëve ju refuzua hyrja në Belgjikë, sepse kishin 52 Euro më pak se minimumi i lejuar.



Qytetarët shqiptarë sërish do të jenë në mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet kufitare dhe të emigracionit, për shembull:
- Biletat e avionit duhet të jenë me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja në vendet Schengen.

- Atyre që shkelin afatet e qëndrimit, ose kërkojnë azil, do t'iu refuzohet hyrja në vendet Schengen nga 3 deri në 5 vjet.

- Atyre që kryejnë vepra penale do t'iu mohohet hyrja përgjithnjë.

Këtu janë lista e vendeve të Schengenit dhe fondet minimale që do t'iu kërkohen qytetarëve tanë:

* Austria - Prova e fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
* Belgjika - 38 euro në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel
* Republika Çeke - 0. 5 herë minimumin jetik në ditë, nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik, nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18 vjeç
* Danimarkë - 350 DKK (50 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Estoni - 600 ËK (38.5 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Finlandë - 30 euro për çdo ditë të qëndrimit
* Francë - 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
* Gjermani - 45 euro për çdo ditë qëndrimi
* Greqi - 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
* Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hyrje
* Itali - 1 deri në 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
* Letonia - 10 LVL (14 euro) në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) për ata që prenotojnë hotel
* Lituania - 40 euro për çdo ditë qëndrimi
* Luksemburg - Prova të fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
* Maltë - 37 euro për çdo ditë të qëndrimit
* Poloni - PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Norvegji - 500 NOK (62 euro) për çdo ditë të qëndrimit me miq apo familjarë
* Sllovaki - 3450 SKK (114.51 euro) për çdo ditë të qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nën 16 vjeç
* Slloveni - 70 euro për çdo ditë qëndrimi, shuma ulët 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtare të familjes së udhëtimit
* Spanjë - 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
* Suedi - 360 SEK (38.67 euro) për çdo ditë të qëndrimit.

Që herët vendet e BE-së kanë shprehur shqetësim lidhur me fluksin e qyetatarëve drejt vedneve të Europës që mund të pasojë lëvizjen e lirë dhe kërkesat për azil, që sipas vendimit janë të palejueshme.




Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Wed Nov 24, 2010 11:55 am

Vizat, fushatë raciste në Zvicër. Foto fyese për gratë e vajzat shqiptare

Një parti me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative, duke ofenduar shqiptarët dhe duke vlerësuar se heqja e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të sjellë pasoja negative për këtë vend.

Është Partia Popullore SVP e Zvicrës, ajo që ka vendosur të kërkojë një referendum mbi emigracionin dhe këtë e ka bërë duke prezantuar në publik, dy fotografi që kanë si synim të vendosin në dilemë zviceranët lidhur me dy vendet të cilave iu liberalizuan vizat së fundmi, Bosnjes dhe Shqipërisë.

Levizja e lire ne "Shengen" Zvicer10

Fotot janë fare të pavenda dhe fyese. Fotot synojnë të bindin zviceranët që të triumfojë kërkesa e kësaj partie për të bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe boshnjakë në Zvicër, ngaqë ata më së shumti janë të fesë myslimane, - njoftoi agjensia e lajmeve NOA
Fushata ka për qëllim të paralajmërojnë zviceranët në atë që mund të ndodhë në vend, në qoftë se lejohet hyrja e shtetasve të huaj në mënyrë të mëtejshme.

Fushata vjen në një kohë kur zviceranët janë duke u përgatitur për të kaluar një ligj, sipas të cilit emigrantët që kryejnë krime të rënda duhet të deportohen automatikisht. Fushata online është prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, forcë e madhe politike në vend dhe ndër kryesoret në Parlament.

Në një foto, tregohet bregu i liqenit të Zyrihut, ku gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj sjelljes së përkundërt të myslimanëve me gratë.
Për këtë parti të djathtë zvicerane, "shqiptarë e boshnjakë" identifikohen në një "kategori" të vetme: myslimanë me sjellje të përçmuara sipas kuptimit të kësaj partie.
Në foton e dytë-lart, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë. Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se në atë foto, janë gra shqiptare dhe gra nga Bosnjë-Hercegovina dhe paralajmëron në mënyrë fyese se "edhe ne do të përfundojmë si këta". (!)
Prodhimi i kësaj fushate provokative me vajzat lakuriq është bërë sipas organizatorëve, për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve dhe sjelljes së tyre të mbyllur me femrat.

Linku: http://www.telegraph.co.uk/news/worldneës/europe/italy/8146696/Anti-immigrant-political-party-issues-image-of-naked-models.html)

affraid lol!

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Vizioner Wed Dec 15, 2010 11:48 am

Vizat hiqen, stresi mbetet. Kthimet e para mbrapsht nga Kakavija

Vendimi përfundimtar për hyrjen e qytetarëve në zonën Shengen mbetet gjithmonë në kompetencat e Policisë së Kufirit, e cila mund ta kthejë mbrapsht qytetarin që nuk është në gjendje të plotësojë pikat e përshkruara më poshtë


Në një broshurë të titulluar "Informacione të rëndësishme për qytetarët shqiptarë", gjenden 8 pyetje dhe 8 përgjigje për situatën e pritshme pas liberalizimit të vizave. Nga ajo që kuptohet lehtë prej kësaj broshure të cilën e kanë shpërndarë ditët e fundit, ambasadat e Italisë, Greqisë etj, del se kalimi i kufirit nuk do jetë i lehtë për të gjithë. Veçanërisht probleme mund të kenë grupe të rinjsh ose çifte të moshuarish për shkak të mungesës së parave ose siguracionit shëndetësor.


Çështja e kërkesës për një shumë parash, megjithëse e pohuar apo e mohuar disa herë nga zyrtarë europianë është vërtet diskriminuese. 'Shekulli' pyeti gjatë këtyre ditëve një numër të huajsh që kalojnë kufjtë me shkak punën ose turizmin disa herë në vit dhe asnjë prej tyre nuka rrinte të konceptonte si kërkse normale, kërkesën që mund tu drejtohet shqiptarëve në kufi për të vërtetuar destinacionin e udhëtimit dhe posedimin e parave të nevojshme.

Më poshtë 8 sqarimet e ambasadës italiane dhënë për Shekullin pas interesimit tonë lidhur me historinë e Angelës që mund ta lexoni në këto faqe.
Duke gjykuar nga keto ndalime, mund te thuhet se vizat vertet hiqen, por stresi i kalimit te kufirit, lirshem, do egzistoje ende tek ne shqiptaret. Ndoshta per nje kohe te gjate.

1. Kur do të hyjë në fuqi liberalizimi?

-Regjimi i ri i liberalizimit të vizave Shengen do të hyjë në fuqi ditën pas botimit të vendimit të Këshillit të Ministrave në fletoren zyrtare. Përpara këtij momenti, rregullat për lëshimin e vizave do të mbeten të pandryshuara si më parë.

2. Cilat do të jenë të drejtat e qytetarëve shqiptarë?

-Qytetarët shqiptarë, pas mesit të dhjetorit do të kenë të drejtë të qarkullojnë lirisht në hapësirën Shengen, për cilindo motiv, për një periudhë kohore të plotë jo më shumë se 90 ditë në një gjashtëmujor, duke hyrë e duke dalë nga territori Shengen sa herë të dëshirojnë (90 ditë në gjashtëmujor do të llogariten duke mbledhur gjithë ditët e qëndrimit në territorin Shengen, edhe ato jo në vazhdimësi; gjashtë muajt do të fillojnë nga momenti i hyrjes së parë në territorin Shengen).

3. Cilat do të jenë rregullat për t'u respektuar?

-Rregulla kryesore është ajo e periudhës së qëndrimit: në fakt liberalizimi i vizave i përket vetëm vizave afatshkurtra (deri në 90 ditë në 6 muaj), ndërsa mbetet e pandryshueshme rregullorja e vizave afatgjata (vizat kombëtare të tipit D; shiko pika 6). Qytetari shqiptar mund të qëndrojë në territorin Shengen 90 ditë në 6 muaj pa kërkuar vizë. Në rast se keni për qëllim të qëndroni gjatë, duhet të kërkojnë vizë pranë Zyrës konsullore përkatëse. KUJDES: kush do ta kalonte këtë periudhë, duke qëndruar në territorin e Vendeve Shengen më gjatë se periudha e lejuar, mund të përjashtohet (për pasojë ndalimin për të rihyrë).

4. Cilët janë dokumentet e nevojshëm për hyrjen në zonën Shengen?

-I vetmi dokument i nevojshëm për hyrjen në territorin Shengen është pasaporta biometrike. Duke konsideruar tarifat e larta të sistemit shëndetësor të Vendeve Shengen, gjithsesi është shumë e rekomandueshme prerja e një siguracioni shëndetësor përpara nisjes. Qytetarit, nëse i kërkohet, duhet të demonstrojë qëllimin, kushtet e mjetet e udhëtimit.

5. A do të jetë e detyrueshme marrja me vete e kartës së kreditit ose e lekëve kesh, e një bilete kthimi apo e një figuracioni shëndetësor?

-Siç e përmendëm, hyrja në zonën Shengen, do të jetë e mundur për qytetarët shqiptarë vetëm me paraqitjen e pashaportës biometrike të vlefshme.
Megjithatë Autoritetet e Policisë kanë gjithmonë të drejtën e kryerjes së kontrollove dhe çdo qytetar duhet të demonstrojë, nëse i kërkohet, qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të tij (p.sh. nëpërmjet prenotimit të hotelit dhe/ose biletës së kthimit) dhe të disponojë mjete financiare të mjaftueshme në lidhje me llojin, kohëzgjatjen e parashikuar të qëndrimit dhe shpenzimet për kthim në vendin nga i cili ka ardhur. Pra vendimi përfundimtar për hyrjen e qytetarëve në zonën Shengen mbetet gjithmonë në kompetencat e Policisë së Kufirit, e cila mund ta kthejë mbrapsht qytetarin që nuk është në gjendje të paraqesë sa më sipër.

6. Në cilat raste vazhdon të nevojitet kërkesa për vizë?

-Lëshimi i vizës vazhdon të nevojitet në të gjitha ato raste në të cilat qytetari shqiptar ka për qëllim të qëndrojë në territorin Shengen për më shumë se 90 ditë në një gjashtëmujor dhe mendon të kërkojë leje qëndrimi. Tipologjitë më të shpeshta janë: vizë për studime, vizë për punë të varur, vizë për bashkim familjar. Pra për të studiuar ose për të punuar në Vendet Shengen është e domosdoshme, në çdo rast kërkesa për vizë.

7. Po në procedurën për kërkesën e vizave kombëtare do të ketë ndryshime?

-Jo, procedura për vizat kombëtare afatgjata ( si studim, punë e bashkim familjar) do të mbetet e pandryshuar ekzaktësisht si më parë.

8. A mundet që pas liberalizimit, të hyjnë në shtetet Shengen edhe ata qytetarë shqiptarë që kanë pasur një urdhër largimi, ose ata të cilëve për një motiv tjetër u është ndaluar hyrja në zonën shenjen për një farë periudhe?

-Absolutisht jo. Sigurisht që ndalimi i hyrjes në Vendet Shengen ruan të njëjtën vlefshmëri edhe pas liberalizimit të vizave. Personave, të cilët rezultojnë në Sistemin Informativ të vendeve Shengen, do t'iu refuzohet hyrja në kufi.





Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Sennia Fri Dec 24, 2010 12:43 pm

Nje hap i madhe per Shqiperine !!
megjithese kjo duhet te kishte ndodhur me pare. Gjithashtu nuk kuptoj perse duhet te vendoset bileta vajtje-ardhje , njerez jemi, ndodhin gjera qe duhet te pershpejtojne ose vonojne kthimin...eshte i teper ky rregull, edhe ai qe te kesh para ne banke...sikur po marrim leje nga burgu :P
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Levizja e lire ne "Shengen" Empty Re: Levizja e lire ne "Shengen"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi