Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kinomatografi:Lajme te dites

Shko poshtë

Kinomatografi:Lajme te dites Empty Kinomatografi:Lajme te dites

Mesazh nga Vizioner Tue Oct 05, 2010 4:01 pm

Vdes Pitkini, aktori i huaj më popullor, jo vetem ne Shqiperi

Kinomatografi:Lajme te dites Norman10
Norman Wisdom

Komediani britanik Norman Wisdom, aktori shumë popullor në Shqipëri ka ndërruar jetë në një shtëpi pleqsh në moshën 95 vjeçare.

Familja e tij thotë se ai ka qenë me shëndet të dobët prej disa muajsh. I lindur në një familje të varfër, Wisdom u bë një nja aktorët më të dashur të filmave komik në Britani në vitet 1950 dhe 1960.

Roli që ai luante me veshjen tradicionale me kapele beze dhe xhaketë që ishte shumë e vogël për të, u bë shumë i dashur për publikun. Në mendjen e tifozëve kanë mbetur rastet kur ai binte në puseta, bllokohej në dyert që silleshin apo kur rrëzonte tabakatë me pjata.

Britaniku Norman Wisdon ishte tejet popullor në Shqipëri, ku arriti të bëhej një figurë kulti. Filmat e tij ishin të vetmet komedi nga perëndimi të lejuara nën diktaturën e egër komuniste të Enver Hoxhës.

Wisdom më pas u bë një portret i televizionit britanik. Ai luajti role dramatike dhe nuk i mungoi as skenës në Broadway por as Hollywood-it.

Ai ka vizituar dy herë vendin tonë, ku është pritur si një hero dhe është përshëndetur nga shumë fansë.

Në vizitën e fundit, gjatë ndeshjes së Anglisë në stadiumin "Qemal Stafa", Pitkini eklipsoi edhe David Beckhamin, pjesë e skuadrës në atë kohë.

Pjesë e karrierës së tij kanë qenë edhe albume me këngë, mes të cilave një këngë kushtuar Shqipërisë me titull "Big in Albania" (I madh në Shqipëri).

Rose

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinomatografi:Lajme te dites Empty Re: Kinomatografi:Lajme te dites

Mesazh nga Vizioner Wed Aug 10, 2011 8:30 pm

Keshtu do "vdesi" Charlie Sheen

Charlie nuk do beje pjese me ne serialin "Two and a Half Men".
Pjeset e tjera, te reja, te "Two and a Half Men" do te shfaqen ne Shtator 2011, ne fillim ne USA.

Kinomatografi:Lajme te dites De_tv-10

Per Charlie Harper eshte menduar vdekja e tije per ta nxjerre nga roli.

Ai do te udhetoje per ne Paris me komshijen e tije Rose (Melanie Lynskey). Atje, ne Paris ate do ta perplasi nje tranvaje ku dhe ai do gjeje "vdekjen".

Charlie eshte i kenaqur me kete zgjedhje-zgjidhje te regjizorit.

Vendin e Charlie-t ne seri, do ta zeje Ashton Kutcher, i cili do te vazhdoje rolin duke u shfaqur si Internet Miliardere ku do te "bleje" shtepine e Charlie-t.
Ashton Kutcher ne kete rol do te quhet Walden Schmidt

Kinomatografi:Lajme te dites De_tv-11


p.s. Nuk e di si do jete ky i riu por, me Charlie-n kishte kenaqesi ta shikoje Sad
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinomatografi:Lajme te dites Empty Re: Kinomatografi:Lajme te dites

Mesazh nga Vizioner Wed Sep 28, 2011 11:44 am

Ndahet nga jeta aktori i njohur Vasillaq Vangjeli

Kinomatografi:Lajme te dites Vasill10


Është ndarë mbrëmë nga jeta aktori i njohur i skenës dhe ekranit Vasillaq Vangjeli. 63-vjecari ishte shtruar një ditë më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Vangjeli ka luajtur mbi 100 role në skenën dhe ekranin shqiptar.

Nga viti 1976 deri në vitin 2005, ai ka qenë aktor dhe regjisor në estradën e Tiranës, ku ka spikatur me rolet si në komedi ashtu edhe në parodi të shumta.

Vasillaq Vangjeli spikati gjithashtu si nje aktor i kompletuar edhe në mjaft filma artistikë. Përmendim këtu, ‘Zonja nga qyteti’, ‘Shoku ynë Tili’. Ne Teatrin Kombetar ka marre pjese ne shfaqje qe shkojne nga klasiket si “Nata e dymbedhjete”, deri tek ato kontemporanet. Ne televizionin shteteror ka marre pjese ne te gjitha koncertet e Vitit te Ri nga viti 1975-2008-en, por edhe ne nje sere filmash e komedish.

Nje artist i kompletuar me vlera edhe ne drame, megjithe drejtimin e tij kryesisht tek komedia dhe humori. Ne fakt miqte e koleget e tij e tregojne nje person me sens humori te spikatur edhe ne jeten e tij private.
Vasillaq Vangjeli u lind ne shkurt te 1948-es. Pas diplomimit ne Institutin e Larte te Arteve ne 1975-en, nisi punen po ate vit ne Teatrin e Varietese se Tiranes, deri ne 2005-en. Nje karriere e gjate e ketij artisti dhe e mbushur me personazhe, batutat e te cileve citohen edhe nga me te rinjte ne jeten e perditshme, duke e renditur keshtu Vasillaq Vangjelin si nje nga emrat me ne ze te skenes shqiptare dhe nder aktoret me popullor per publikun.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinomatografi:Lajme te dites Empty Re: Kinomatografi:Lajme te dites

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi