Forumi Evolucion

MISTERI I FUNDIT I MONA LIZES

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

MISTERI I FUNDIT I MONA LIZES

Mesazh nga Dilaver prej Sat Jan 01, 2011 9:05 pm

MISTERI I FUNDIT I MONA LIZES

Kohet e fundit ne shtypin italian eshte folur per nje mister te ri ne
syte e Mona Lizes (GIOCONDA), portretit te famshem te vizatuar nga Leonardo da
Vinçi. Nje enigme e re ne pafundesine e enigmave qe mbeshtjellin kuadrin e
shkelqyer, qe prej 500 vjetesh hipnotizon me persosmerine e sekretet e veta,
studiuesit e artit, kerkuesit dhe adhuruesit e thjeshte te piktures. Po per
çfare behet fjale ne kete qe quhet misteri i fundit i portretit te famshem?

Behet fjale per 4 shkronja (dy nga te cilat duhet akoma te deshifrohen),
te cilat Leonardo i ka pikturuar me nje penel aq te holle ne syte e Mona Lizes,
aq sa nuk duken me sy te zhveshur, por vetem me mjete te sofistikuara. Ato
perbejne nje mesazh simbolik te Leonardos, qe mbase do ta spostojne vemendjen e
identifikimit te modeles nga ajo qe njihet deri tani, drejt nje femre tjeter.
Ky zbulim eshte bere kohet e fundit nga Komiteti Kombetar per Vleresimin e
Pasurive Historike e Ambientale, qe drejtohet nga Prof. Silvano Vinceti. Ky
komitet eshte i njohur per seriozitetin e punes se tij, çka u tregua kohet e
fundit edhe me zbulimin e studimin e eshtrave te nje piktori tjeter te madh
italian, Karavaxhio.

Pikerisht Profesor Vincetit i eshte marre nje interviste lidhur me kete
mister te fundit te Mona Lizes. Po e sjell ketu, me mendimin se mbase paraqet
interes per miqte e koleget e Lidhjes sone.

-Profesor, si ka dale ne drite kjo historia e fundit, e shenjave ne
syte e Mona Lizes?

-Krejt rastesisht, ne menyre gati paradoksale. Nje anetar i shoqates
sone kishte gjetur ne merkaton e librave te vjeter e te perdorur nje vellim
ikonografik mbi Gioconden, te shkruar nga nje studiues i artit ne vitet '60. Me
kujtohet qe nje nate me mori ne telefon e me tha qe do ma linte kete liber per
ta pare dhe me lutej qe te vezhgoja me kujdes diçka te çuditshme e te panjohur
ne syte e portretit. Gjithçka filloi ketu. Pastaj kerkime pas kerkimesh, foto
me difinicion te larte, krijimi i grupit te punes, bashkepunimi me Parisin e me
laboratorin e specializuar qe na kishte ndihmuar edhe ne rastin e Karavaxhios.

-E çfare keni zbuluar?

-Sipas mendimeve qe kemi deri tani eshte se Leonardo ka vizatuar ne
secilin sy te Mona Lizes dy simbole ne forme germash.Praktikisht ato nuk
dallohen me sy te zhveshur, edhe per shkak te permasave te vogla te vete
portretit. Ka mundesi qe per t'i vizatuar keto simbole e njekohesisht per t'i
fshehur ato, piktori ka perdorur lente zmadhimi dhe penel jashtezakonisht te
holle. Dhe eshte hera e pare qe Mjeshtri ka lejuar kete "pakujdesi" ne nje nga
kuadrot e tij. Kjo do te thote qe kemi te bejme me nje mesazh preçiz qe
Leonardo ka dashur te na transmetoje. Nuk eshte rastesi edhe fakti qe Mona Liza
eshte vizatimi qe ai nuk e ka braktisur kurre dhe e ka mbajtur gjithnje me
vete, deri ne Amboise, ku ka vdekur.

-Per cilat germa behet fjale?

-Ne syrin e djathte, jemi gati te bindur qe jane germat L e V, qe
mendojme se mund te perbenin firmen e tij (inicialet). Ne syrin e majte
lexohen nje B o S dhe nje D. Por keto te syrit te majte jemi duke i qartesuar
pikerisht ne keto dite e nuk mund te themi definitivisht se cilat jane
saktesisht ... E keto germa do te perbenin edhe mesazhin ezoterik qe do te
transmetoje piktori.

-Nje deshifrim i pamundur, neqoftese nuk ke ne duar portretin.

-Po, por laboratori i Parisit, qe punon me makineri te sofistikuara e me
definicion te larte, dora-dores qe ecen perpara ne studim, konfirmon hiptezat
tona. Nga ana tjeter duhet patur parasysh qe peneli i perdorur ishte teper i
holle dhe ngjyra e perdorur ka mundesi te jete e bardha si ajo e qendisjes ne
gryken e veshjes se Mona Lizes. Dhe siç dihet ngjyra e bardhe eshte e para qe
dobesohet me kalimin e kohes, pa llogaritur edhe faktin se portreti i famshem,
perpara se te perfundonte ne Luver, eshte ekspozuar edhe ne menyra te
pakujdesshme.

-Profesor, cila eshte rendesia e ketij zbulimi?

-E para, askush deri tani nuk ka gjetur "firmen" e Leonardos ne ndonje nga
kuadrot e tij. E dyta, duke analizuar Gioconden me rreze X, kemi gjetur simbole
te tjera. Keshtu, poshte harqeve te ures,qe perben sfondin e portretit, eshte i
dukshem nje " 72 ". Por, neqoftese e rrotullojme portretin numurat qe permendem
u ngjajle germave L e G. Dhe keto iniciale do te rikonfirmonin tezen e
deritanishme qe modelja e portretit ka qene Liza Gerardini, e shoqja e
Francesco Giocondes, e cila eshte varrosur ne Firenze. Por ne analiza shpesh
grema G duket si B. Nese vertetohet perfundimisht kjo e fundit, atehere merr
force teza tjeter qe gruaja e modelit nuk ishte Liza Gerardini, por nje grua e
re milanese, qe ishte shume e lidhur me Mjeshtrin nga vitet 1482 deri ne 1499
kur ai punonte ne Milano. Kjo do ta bente me te hershme edhe daten e krijimit
te portretit.

-Por, duhen prova te pakundershtueshme dokumentare per te konfirmuar kete
teze. Ju i keni keto prova?.

-Puna eshte ne vazhdim e nuk mund t'ju jap paradhenie asgje me shume nga
keto qe ju thashe e qe deri tani mbeten vetem hipoteza.Por çka po del nga
perpunimet e provave, duket se do te çoje perfundimisht ne dhenien e emrit te
sakte te asaj grua-modele, qe ne gjithe studimet e deritanishme vetem eshte
supozuar. Gioconda mbante vel e ne vitet '500 veli mbahej o ne rastet kur femra
mbante zi, o kur ishte shtatzene. Modelja qe supozohet te jete Gioconda, ne ate
periudhe ishte ne zi per vdekjen e nje mikes se saj e per me shume ishte edhe
shtatzene.

-Profesor, perse Gioconda ben gjithmone per te diskutuar e misteret rreth
saj lindin si kerpudhat?

-Sepse per Leonardon ishte nje vizatim jetik, i vetmi punim per te cilin
nuk ka lene qofte edhe nje gjurme neper epistolaret. E dime qe per te gjitha
punimet e tjera te tij ekzistojne shenime te shkruara, vetem per kete jo.
Pastaj,edhe vete buzeqeshja e saj, kaq shume e studiuar e gjithnje kaq shume
enigmatike, vazhdon te shtroje pyetjen: Kush ishte ne te vertete Mona Liza?

Pergatiti: NDUE LAZRI



_________________

Dilaver
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 17
Reputation : 0
Anmeldedatum : 26/11/2009

http://www.dbaxhaku.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi