Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Videoja e Korrupsionit

Shko poshtë

Videoja e Korrupsionit Empty Videoja e Korrupsionit

Mesazh nga Vizioner Wed Jan 12, 2011 9:08 pm





Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Videoja e Korrupsionit Empty Re: Videoja e Korrupsionit

Mesazh nga Vizioner Wed Jan 12, 2011 9:10 pm

Biseda është realizuar më datë 1 mars të vitit 2010. Meta ka shkuar në zyrën e Priftit për të biseduar, ose e thënë më mirë, për të dhënë direktiva.

Në fillim të bisedës Meta nxjerr një bllok, ku mban të shënuar të gjitha llogaritë që duhet të kërkojë nga Prifti. Biseda është e tensionuar. Duket që marrëdhëniet mes dy zyrtarëve të LSI janë të acaruara. Meta komunikon me Priftin si një batakçi. Ky i fundit vetëm sa pohon.

Meta i kërkon në fillim të bisedës zgjidhjen e një çështje për llogari të një personi që quhet Tur Hajdari. Meta e kritikon madje ashpër Priftin se përse nuk u jep drejtim çështjeve. Me ton të prerë ai kërkon nga Prifti që të zgjidhë problemin e Turit.

Më poshtë Prifti ankohet se bëhet fjalë për një rast ku personi nuk ka as diplomë, por Meta i thotë se përse nuk kishte diplomë, ndaj ia kishte çuar atij.

Më pas zv/kryeministri shqiptar i kërkon Metës që të punësojë një mik të fakultetit si inspektor. Edhe kjo çështje mbyllet menjëherë pasi Prifti thotë se do e bëjë inspektor.

Meta i kërkon që të zgjidhë një çështje që lidhet me Albpetrolin dhe një person që quhet Bekim. Prifti thotë se mund të anullojë një marrëveshje dhe Meta e urdhëron që ta anullojë.

Muhabeti tensionohet dhe Meta i kërkon Priftit që të zgjidhë çështjen e një hidrocentrali për një person që quhet Gimi. Ky është dhe kulmi i bisedës. Priftit i kërkohet që të japë tenderin pa u zgjidhur disa probleme ligjore të kompanisë që do tenderin e hidrocentralit. Madje Meta angazhohet publikisht se do zgjidhë problemet ligjore, pasi thotë se e ka mirë muhabetin me kryetaren e Gjykatës së Lartë, të cilës i ka rregulluar vajzën në ambasadë. Meta thotë se Gimi ka premtuar edhe përqindje për marrjen e këtij tenderi. Meta përmend shifrën 700 mijë. Nisur nga niveli i lartë i korruptimit e tenderit, kuptohet që flitet për 700 mijë euro.

Në mes të bisedës, Meta e detyron Priftin që të flasë me Gimin dhe t'i garantojë atij që do zgjidhet gjithçka. Në bisedë del emri i doktorit, d.m.th kryeministrit, që brenda një jave, sipas Metës e Priftit, ka garantuar se do e kalojë dhënien e këtij hidrocentrali. Po ashtu në bisedë shfaqet frika e Metës nga prokuroria dhe mospërdorimi i emrit të tij.

Biseda mbyllet ftohtë ashtu siç nisi. Meta urdhëron me tone ushtarake që të mbyllet çështja e hidrocentralit. Prifti deklaron: Që sot.

Biseda e regjistruar mes Metës e Priftit

Meta - Çfarë thotë puna?

Prifti - Mirë.

Meta - Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, nr. e telefonit.

Prifti - Po jo mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je.

Meta - Të mos ...

Meta - Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t'u bësh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë.

Prifti - ... Ishte tek unë një ditë më përpara.

Meta - Ai tha ca gjëra që qëndrojnë. Ka ndonjë problem?

Prifti - Po jo, çfarë problemi të ketë?

Meta - Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit... çfarë të keqe ka?

Prifti - S'ka të keqe mor burrë. Ç'të keqe ka?!

Meta - Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.

Prifti - Nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër...

Meta - Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari k...

Prifti - Po varja

Meta - Çfarë të keqe ka?

Prifti - Jo, të keqe nuk ka.

(Vjen sekretarja, shërben ujin)

Meta - I gjen një zgjidhje?

Prifti - Për kë?

Meta - Tur Hajdarin.

Prifti - Turin, ëhë.

Meta - Turi Hajdarin, e para.

Meta - E dyta, me Lushnjen, unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë...

Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë.

Meta - E treta...

Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë?

Meta - Me letra.

Meta - E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh? Për Bekimin si do ta zgjidhësh?

Prifti - Do ta zgjidh, mos ki merak.

Meta - Zgjidhe pra.

Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me ARMO-n, do ta anulloj të parën ...

Meta - Po mirë, anulloje, pse s'e bën? Anulloje!

Meta - Gjeje!

Prifti - Po të flas dhe një herë me ARMO-n.

Meta - Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra.

Meta - Tani për punën e hidrocentralit të Gimit.

Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti, o ku e di unë etj, etj

Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%, nuk e di se çfarë bëre me atë të...

Prifti - Nëse ju mendoni...

Prifti - Këtu ka një problem.

Meta - Këtu nuk ka problem sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata.

Meta - Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.

Prifti - T'ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?

Meta - Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata të tjerët më vonë, le ta marrin ata.

Meta - Këtë problem e kam analizuar, e kam të...

Prifti - Unë di që në apel e kanë fituar apo jo?

Meta - E kanë fituar në apel.

Prifti - Këta e kanë humbur në shkallë të parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë.

Meta - Absolutisht po, apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë.

Prifti - Po u them çunave këtu.

Meta - Gimi më tha mua, nga ana ime 700.

Prifti - Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë Zoti Prifti, ne e kemi e fituar apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.

Meta - Alo, Gimi, si kalove, mirë? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit).

Prifti - Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua një letër, një letër, jo ti, po ata që janë firmat, po nuk e kanë sjellë me protokoll.

Meta - Po le ta bëjnë prapë.

Prifti - Ta bëjnë prapë dhe t'i bashkëngjisin vendimin e apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot. Po dërgoje me protokoll duke mu drejtuar mua si ministër.

Meta - Jo, jo, është ... Probleme të ndryshme, por emri im dhe ... prandaj them që duhet bërë.

Prifti - E mbyllëm atë muhabet.

Meta - Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.

Meta - Bisedova edhe me doktorin edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?

Prifti - Këtë e di.

Meta - Duhet me pas shume kujdes...se Prokuroria e hap ... me pas në dy, tre veta pjesa tjetër, sa më pak.

Meta - Për këtë (hidrocentralin) mbaroje sot qe të jenë gati.

Prifti - Sot ...

Meta - Janë gati.

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Videoja e Korrupsionit Empty Re: Videoja e Korrupsionit

Mesazh nga Vizioner Thu Jan 13, 2011 12:37 pm

Skandali 'Meta', cilët janë personat që përmenden në video


Legjenda

Data 01.03.2010

Ambienti
Zyra e ish-ministrit të Energjisë Dritan Prifti


Personazhet kryesore

Dritan Prifti, ish-ministër i Energjetikës, zv.kryetar i LSI-së
Ilir Meta, ish-ministër i Jashtëm (tani minister i Ekonomise), zv.kryeministër, kryetar i LSI-së


Personat që përmenden në bisedë
Tur Hajdari, - një njeri që i ka dërguar SMS Metës dhe kërkon zgjidhje

Koli - Sokol Dervishi, sekretar i përgjithshëm i Metës në Ministrinë e Jashtme

Bekimi - Bekim H. Biznesmen i fushës së karburanteve. Jeton në Greqi

Gimi - Agim Rrapaj. Ish-funksionar i Ministrisë së Bujqësisë. I arrestuar dhe dënuar për korrupsion me projektin "2KR". Sot biznesmen që kërkon të ndërtojë një hidrocentral në bashkëpunim me shtetasin Fatmir M.

Shpresa - Shpresa Beçaj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë. Ilir Meta thotë që e ka në dorë se i ka emëruar vajzën në Austri, në Ambasadën Shumëkombëshe në OSBE

Doktori, kryeministri Sali Berisha


-Kërcënohet Dritan Prifti-

Në kohën kur emisioni "Fiks Fare" transmetonte videon ku Ilir Meta i kërkonte Dritan Priftit që të miratonte afera korruptive, në telefonin e Priftit kanë mbërritur disa mesazhe kërcënuese. i kontaktuar nga "Shekulli", Dritan Prifti ka konfirmuar vërtetësinë e videos. Ndërkohë Prifti ka pohuar se menjëherë i kanë mbërritur edhe kërcënimet e para. Bëhet fjalë për sharje dhe kërcënime familjare.


Kush është personazhi Agim Rrapaj

Agim Rrapaj, personazhi, i cili i ka premtuar Ilir Metës 7% të investimit në një hidrocentral dhe 700 mijë euro të thata në dorë është një personazh i njohur për drejtësinë dhe publikun shqiptar. Ai është bërë i njohur për skandalin e grantit japonez ku ka shpërdorur fondet duke u ndërruar destinacionin.


Në atë kohë ministri i Bujqësisë Jemi Gjana u shpreh: "Mbrojtja e turpshme e Agim Rrapajt, se gjoja u sakrifikua duke mbrojtur interesat e fermerëve për furnizimin me naftë pa akcizë, është një mashtrim i paskrupullt".


Ish-drejtori i zbatimit të projektit të financuar nga qeveria japoneze, "Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR", Agim Rrapaj, është shkarkuar nga puna së bashku me 25 drejtorë të tjerë në strukturat qendrore e lokale të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, për abuzime të rënda miliona dollarëshe dhe arbitraritet në zbatimin e ligjit.


Agim Rrapaj, që ishte njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, është akuzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vjedhjen e 1 milion dollarëve të grantit japonez, duke i xhiruar ato për OJQ-në e vet private.


"Me një vendim plotësues të datës 6 maj 2005, qeveria 'Nano' ka lëshuar në dorë të Agim Rrapajt, përveç fondeve të '2KR', edhe 280 milionë lekë kosto lokale për gjoja furnizimin me naftë të fermerëve. Në të vërtetë, fondet janë përdorur gjatë muajve maj, qershor e korrik në rrugë tërësisht abuzive dhe për qëllime elektorale", - deklaronte në atë kohë ministri Jemin Gjana.





Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Videoja e Korrupsionit Empty Re: Videoja e Korrupsionit

Mesazh nga Vizioner Fri Jan 14, 2011 7:56 pm

LAJMI ME I FUNDIT

Ilir Meta jep dorëheqjen nga postet e zv/Kryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise

Berisha pranon dorëheqjen e Metës: Postet i mbeten LSI-së

Gezuar Gezuar Gezuar Gezuar
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Videoja e Korrupsionit Empty Re: Videoja e Korrupsionit

Mesazh nga Vizioner Mon Feb 14, 2011 12:24 pm

Kabineti 'Berisha', i mbytur në skandale

Videoja e Korrupsionit Kabine10

Sali Berisha
Emri i tij dhe i djalit, është përmendur në përgjimet e Gërdecit, publikimi i të cilave u pasua nga vdekja e dyshimtë e dëshmitarit kryesor, denoncuesit Kosta Trebicka. Bilanci i shpërthimit ishte 26 jetë të humbura, 300 të plagosur dhe rreth 28 milionë euro dëme. Në 21 janar 2011 ishte në zyrë ndërkohë që forca të Gardës qëlluan në turmën e protestuesve anti-qeveritarë me pasojë 4 të vdekur dhe së paku 6 të plagosur. Begraundi i tij politik është traghik. Në vitin 1997 shteti i tij ra dhe nga kaosi Shqipëri pësoi dëme të pariparueshme, 4000 njerëz u vranë dhe ekonomia falimentoi. Në 14 shtator 1998 organizoi grusht shteti. Parlamenti i hoqi imunitetin në 18 shtator, por nuk u arrestua pas marrëveshjeve politike me kundërshtarët e tij.


Ilir Meta
Në nëntor 2010 ishte përgjegjësi kryesor për përmbytjen e pestë të Shkodrës dhe fshatrave përreth. Një video e marsit 2010 e implikon ndërkohë në një favorizim korrupsioni prej 700 mijë eurosh. Në 28 qershor "trafikoi" 80 mijë vota të majta për të prishur barazimin që doli nga kutitë e votimit dhe për të mbajtur në pushtet Sali Berishën.
Si kryeministër në vitet 1999-2001 është përgjegjës për privatizimet, ku asete dhe ndërmarrje të ekonomisë shtetërore u shitën fare lirë. Në dimrat 2000-2001 futi vendin në kolaps nga mosmenaxhimi i krizës energjetike,


Dritan Prifti
Në vitin 2002 ishte akuzuar nga ish-kryeministri Nano se ishte përfshirë në një aferë korruptive me importimin e energjisë elektrike, dosje që u mbyll nga prokuroria.
Si ministër i Energjetikës në dhjetor 2009 - janar 2010 ishte përgjegjësi kryesor për përmbytjen e parë në zonën e Nënshkodrës. Pas Zgjedhjeve të 2009-s, ishte i pari që deklaroi publikisht se mandati i tij i përkiste Sali Berishës, deklaratë e cila u pasua nga nënshkrimi i aleancës Berisha-Meta për një qeveri, që rezultoi më pas e goditur nga skandale të njëpasnjëshme korrupsioni.


Lulzim Basha
I akuzuar prej vitit 2007 për zhdukjen masive të fondeve të buxhetit të shtetit me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Rruga nga rreth 400 milionë dollarë mendohet të kushtojë tani katër herë më shumë, fonde që janë marrë nga buxheti i shtetit dhe në formë kredish bankare me interesa të lartë tregtarë. I shpëtoi gjykimit në saj të një loje me afatet dhe procedurat, ndërkohë që vjedhja ishte faktuar nga KLSH dhe Prokuroria.
Pas 21 janarit 2010 akuzohet se në postin e Ministrit të Brendëshëm ka qenë pjesë e urdhër-dhënësve të ushtarëve dhe oficerëve të Gardës së Republikës për të qëlluar mbi turmën e demonstruesve, duke vrarë katër dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.


Majlinda Bregu
E përfshirë në histori korruptive, duke shfrytëzuar postin shtetëror për të favorizuar familjarët për biznese me fondet publike dhe lidhje të të të afërmve të saj me një drejtues të lartë të Sacra Corona Unita (Itali), arrestuar në Vlorë pak muaj më parë. Sipas të dhënave Bregu kishte ndërhyrë për të përfituar për bashkëshortin dhe kunatin liccensa koncesionare për HEC-e vendore. Kunati i saj ishte bashkortak me Albino Prudentinon, mafiozin e ekstraduar tashmë në Itali, që akuzohet për trafik dhe kontrabandë. E përfshirë edhe në incidente ordinere, bashkë me të shoqin në ambjente private kundër deputetëve rivalë.


Arben Imami
Në mars 1997 ishte drejtues i komitetit të Shpëtimit në Sarandë, duke kërkuar rrëzimin e qeverisjes së Sali Berishës. Në tetor 2009 ishte në krye të grupit negociator për nënshkrimin e paktit Shqipëri-Greqi, që i falte vendit fqinj një hapësirë të madhe detare.
Mbrëmjen e 21 janarit 2011 bashkë me Sokol Olldashin, mjekun Sami Koceku dhe kreun e Ekzekutivit, Sali Berisha dha dëshmi të rreme në media, kur deklaroi se protestuesit ishin vrarë me armë të lehta, nga afër dhe pas veshit, ndërsa ekspertiza nxorri se ishin vrarë me armë automatike nga ato që përdor garda.


Genc Ruli
Ish-ministër i METE-s, aktualisht ministër i Bujqësisë, është përgjegjës për dhjetra leje koncesionare të dështuara në industri dhe energjetikë, apo në leje privatizimesh si ai i ish-Ekspozitës "Shqipëria Sot". Sipas dokumenteve të prokurorisë në korrik 2009 favorizoi një kompani që operonte në Bulqizë, duke i falur borxhet, me anë të një vendimi që suprimonte Kuvendin dhe Ministrinë e Financave.


Fatmir Mediu
Ish-ministër i Mbrojtjes, përgjegjësi kryesor bashkë me kryeministrin Berisha për hartimin e legjislacionit mbi demontimin e municioneve, që i hapi rrugë ndërtimit dhe operimit të Gërdecit. Dha dorëheqjen katër ditë pas tragjedisë së 15 marsit 2008, por iu shmang drejtësisë, duke përdorur imunitetin parlamentar. Si ministër i Ambjentit, ka përgjegjësinë ekzekutive për përgatitjen e ligjit të ri për plehrat, duke përgatitur legjislacionin dhe kushtet për importimin e tyre.

-Shekulli, 14.02.2011-

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Videoja e Korrupsionit Empty Re: Videoja e Korrupsionit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi