Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekullitë e natyrës

4 posters

Shko poshtë

Mrekullitë e natyrës  Empty Mrekullitë e natyrës

Mesazh nga e panjohura Sat Jul 03, 2010 11:30 pm

Studimet në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin, përmendin faktin
se forma e çdo peme, bime apo perimeje, tregon pjesën e trupit për të
cilën është e dobishme… Ja disa shembuj:
Mrekullitë e natyrës  Attachment
Mrekullitë e natyrës  Attachment
Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij!
Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë
qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit.
Mrekullitë e natyrës  Attachment
Avokado, patëlxhani dhe dardha, janë të domosdoshme për shëndetin e
mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado
për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të
mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së
mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9
muaj që të piqet plotësisht.
Mrekullitë e natyrës  Attachment
Kjo është një shtresë domatje e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse
zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet
bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.
Mrekullitë e natyrës  Attachment
Fasulja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre… ajo u përngjan formës së tyre.

Mrekullitë e natyrës  Attachment
Fiku.. është pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi
i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve
si dhe pakëson gjasat e sterilitetit


Mrekullitë e natyrës  Attachment
Kjo është karrotë e prerë për së gjëri; I përngjan bebzës së syrit dhe
me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e
dobishme për shikimin.


Mrekullitë e natyrës  Attachment
Portokalli, limoni dhe agrumet tjera, u përngjajnë gjëndrave të cilat
tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për
shëndetin e gjirit


Mrekullitë e natyrës  Attachment
Patatja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.


Mrekullitë e natyrës  Attachment
Qepa… u përngjan qelizave të trupit. Studimet tregojnë se qepa ndihmon
në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me
ç’rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.


Mrekullitë e natyrës  Attachment
Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr
rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se
rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.


Mrekullitë e natyrës  Attachment
Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to.
Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në
eshtra.




Edituar për herë të fundit nga e panjohura në Fri Jul 09, 2010 9:28 am, edituar 1 herë gjithsej
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë e natyrës  Empty Re: Mrekullitë e natyrës

Mesazh nga Sennia Mon Jul 05, 2010 1:58 pm

Shume interesante , bravo per pergjedhjen e panjohur Smile
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë e natyrës  Empty Re: Mrekullitë e natyrës

Mesazh nga e panjohura Mon Jul 05, 2010 7:57 pm

Sennia shkruajti:Shume interesante , bravo per pergjedhjen e panjohur Smile
Flm.Po t'i shqyrtojm nje nga nje vertet perputhja eshte e 100%
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë e natyrës  Empty Re: Mrekullitë e natyrës

Mesazh nga e panjohura Fri Jul 09, 2010 9:32 am



Të luftosh stresin është e mundur duke ngrënë një thelë pjepri, fruti i stinës i njohur kryesisht për përmbajtjen e lartë të betakarotenit.

Kështu përveçse është mik i nxirrjes, mund të jetë i vlefshëm edhe për të kaluar tensionet e jetës së përditshme.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i Institutit francez të kërkimit agrikulturor, sipas të cilit një konsumim i përditshëm i antioksiduesve si ai që gjendet tek pjepri mund të ulë nivelin e proteinave të stresit.Mrekullitë e natyrës  Attachment
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë e natyrës  Empty Re: Mrekullitë e natyrës

Mesazh nga Lilly Fri Jul 09, 2010 7:16 pm

e panjohura me pelqen shume materiali qe ke perzgjedhur per te postuar ,urimet e mia Smile
Rose
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë e natyrës  Empty Papaya me veti të rëndësishme antikanceroze

Mesazh nga e panjohura Thu Jul 15, 2010 7:56 pm

Sipas studiuesëve, ekstrakti i gjetheve të papajës dhe lëngu i saj kanë veti të rëndësishme antikanceroze ndaj disa llojeve të ndryshme të kancerit. Hulumtuesi Nam Dang, nga Universiteti i Floridës shënon në revistën
Sipas studiuesëve, ekstrakti i gjetheve të papajës dhe lëngu i saj kanë veti të rëndësishme antikanceroze ndaj disa llojeve të ndryshme të kancerit. Hulumtuesi Nam Dang, nga Universiteti i Floridës shënon në revistën “Journal of Ethnopharmacology” vetitë antikanceroze të papajës:
Mrekullitë e natyrës  Attachment
ndaj kancerit të qafës së mitrës
ndaj kancerit të gjirit
ndaj kancerit të mëlçisë
ndaj kancerit të mushkrive dhe
ndaj kancerit të pankreasit
Hulumtuesit përdorën ekstraktin e bërë nga gjethet e thata të papajës dhe vërenë se rezultatet ishin më të forta kur qelizat u dozuan nga lëngu i gjetheve. Dang, tregoi se ekstrakti i gjetheve të papajës përforcon prodhimin e molekulave të rëndësishme që quhen citokine tip Th1 të cilat ndihmojnë në rregullimin e sistemit imunitar. Kjo do mund të drejtonte në ato trajtime që përdorin sistemin e imunitetit për të luftuar kancerin. Papaja përdoret si ilaç tradicional për sëmundje të shumëllojshme në shumë vende të planetit, si në Azi. Dang, deklaroi se rezultatet përputhen plotësisht me referenca të nënshtetasve Australianë dhe Vietnamezë. Hulumtuesit theksuan se ekstrakti i papajës nuk kishte efekt toksik tek qelizat normale, duke shmangur kështu një efekt anësor të shumë trajtimeve kundër kancerit. Hulumtuesit ekspozuan 10 lloje të ndryshme qelizash kanceri të kultivuara në katër lloje ekstrakte gjethesh (papaje) dhe matën rezultatin pas 24 orëve. Papaja përkufizoi zhvillimin e tumorëve tek të gjitha kultivimet.
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë e natyrës  Empty Manaferrat parandalojnë sëmundjen e Alzhheimer-it

Mesazh nga e panjohura Fri Jul 16, 2010 3:28 pm

Mrekullitë e natyrës  Attachment
Një gotë me lëng manaferrash në ditë përforcon kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjes Alzheimer. Shkencëtarët e universitetit spitalor të Cincinnatit analizuan efektin që kishte lëngu i manaferrave tek 9 të rritur, mbi 70 vjeç, të cilët kishin probleme me kujtesën. Vullnetarët pinë për 12 javë, 2.5 gota më lëng manaferrash të egra. Në të njëjtën kohë studiuesit
u jepnin një grupi tjetër të rriturish me probleme kujtese, 2.5 gota limonade (që nuk përmbante lëng manaferrash). Në fillim dhe në fund të hulumtimit, studiuesit kryen test kujtese, siç u konstatua, të rriturit që kishin konsumuar lëng manaferrash kishin përmirësuar ndjeshëm kujtesën e tyre. Ndërsa grupi tjetër, i cili pinte pije tjetër (pa përmbajtje manaferrash), nuk tregoi asnjë
përmirësim..
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë e natyrës  Empty Re: Mrekullitë e natyrës

Mesazh nga Vizioner Sun Jul 25, 2010 10:40 am

Brokoli është aktiv kundër kancerit

Mrekullitë e natyrës  25317610

Shkencëtarët kanë zbuluar se Brokoli përmban elemente anti-kancer, dhe ky perim, konsiderohet si një ushqim mrekulli.
Tani një studim ka zbuluar se cila substancë është përgjegjëse për mosefektin-anti-kancer.
Ajo është Sulforaphane antioxidant qe gjendet te Brokoli dhe ka treguar efikasitet në luftën kundër kancerit. Sulforaphane, e njohur edhe si Vaj Mustrde.

Në mënyrë të veçantë, eshte nje Gen me emrin; PTEN pengon në zhvillimin e Kancerit. Kur PTEN mungon ose qelizat ne te ciliat ndodhet ky janë dëmtuar, mund të çojë në shpërthimin e sëmundjes.

Por Sulforaphane vepron-ndikon te qelizat e dobësuara, të prekura dhe në këtë mënyrë pengon tumoret e kancerit të përhapet më tej.

Studimi u krye nga një grup pune i Institutit të Kërkimeve të Ushqimit,"Institute of Food Research" ne Britani, Norwich Research Park . Për studim u moren prova e indeve prostatë te meshkujt, dhe qelizat e kancerit të minj.

Gjetjet janë botuar në revistën "BioMed Central, Molecular Cancer" dhe mund të çojë në trajtime të reja në luftën kundër kancerit të prostatës.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë e natyrës  Empty Re: Mrekullitë e natyrës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi