Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Homoseksualizmi

4 posters

Shko poshtë

Homoseksualizmi Empty Homoseksualizmi

Mesazh nga Sennia Sat Mar 13, 2010 12:07 pm

Eshte nje fenomen qe ka ekzistuar gjithnje, tashme eshte mbeshtetur ligjerisht ne vendin tone dhe kohet e fundit eshte bere objekti kryesor i bisedave.

Mendoni se eshte shpejt qe shoqeria jone ta pranoje kete fenomen?
Cili eshte qendrimi juaj personal ndaj homoseksualve? A i mbeshtesni ju keta njerez apo i denoni?
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Homoseksualizmi Empty Re: Homoseksualizmi

Mesazh nga Eria Sat Mar 13, 2010 1:35 pm

Homoseksualizmi nuk eshte fenomen,dmth dicka me aq rendesi..eshte njesoj si heteroseksualizmi,vetem partneret jane te njejte :p...
Jetoj ne nje vend ku lejohen martesat mes sekseve te njejte,po une kam ende mendjen e shqiptarit...jo se kam ndonje gje kundra jo fundja se cili dashuron ke i ndjen zemra...dhe jo nje tjeter se shoqeeria nuk ua lejon apo edhe feja...thjeshte me vijne zorret te gryka,kur shoh dy burra apo dy gra duke u puthur ne publik...Dhe me thene te drejten me ka ndodhur shpesh te shoh pamje te tilla...Tani jam mesuar deri diku..por prape..
Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Homoseksualizmi Empty Re: Homoseksualizmi

Mesazh nga Lilly Sat Mar 13, 2010 6:42 pm

Nuk i mbeshtes por as edhe i gjykoj.Nuk e kuptoj si ne Shqiperi ngrihen njerezit ne protesta sepse dikush shfaqi hapur preferencat e tij seksuale,kur ne te vertete ata kane shume probleme te tjera ne shoqeri qe duhet te ngrihen ne protesta dhe preken ne seder per preferencen e tjetrit.Shoqeria qe i gjykon keta njeres,duhet te shikoje me mire brenda vetes se vet ,edhe cdo individ qe i gjykon keta duhet me mire te shofi brenda vetes se vet,para se te flase per tjetrin.Me kane thene nje shprehje''kur e tregon tjetrin me gishtin tregues,shiko mire se tre gishta te tjere jane drejtuar per nga ty''.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Homoseksualizmi Empty Re: Homoseksualizmi

Mesazh nga Sennia Sat Mar 13, 2010 7:17 pm

Lilly shkruajti:Nuk i mbeshtes por as edhe i gjykoj.Nuk e kuptoj si ne Shqiperi ngrihen njerezit ne protesta sepse dikush shfaqi hapur preferencat e tij seksuale,kur ne te vertete ata kane shume probleme te tjera ne shoqeri qe duhet te ngrihen ne protesta dhe preken ne seder per preferencen e tjetrit.Shoqeria qe i gjykon keta njeres,duhet te shikoje me mire brenda vetes se vet ,edhe cdo individ qe i gjykon keta duhet me mire te shofi brenda vetes se vet,para se te flase per tjetrin.Me kane thene nje shprehje''kur e tregon tjetrin me gishtin tregues,shiko mire se tre gishta te tjere jane drejtuar per nga ty''.

Lilly jo gjithcka qe sheh ne tv eshte e vertet.Ato protesta jam e bindur se jan false te paguara per te rritur audiencen...nejse keto jane gjera me pak rendesi.

Une nuk i gjykoj njerezit, mund te arrija qe njerez te tille edhe ti mund ti respektoja deri ne nje fare mase, fundja jane njerez dhe une skam te drejte te gjykoj askend. Por kete fenomen, ne fakt nuk eshte fenomen por nuk dija cemer ti vija..une per vete nuk e pranoj dot.
Mendoj se shoqeria jone eshte shpejt qe te amjetohet, jemi pak prapa ne, duhet te ngjiten shkallet nje e nga nje...Nuk them se pranimi i tyre eshte emancipim , absolutisht..per mendimin tim eshte degradim, por ashtu sikunder e lejon ligji, edhe vendet e juaja nuk e shohin me si te cuditshme, edhe ne drejt kesaj po shkojme.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Homoseksualizmi Empty Re: Homoseksualizmi

Mesazh nga Vizioner Fri Aug 13, 2010 5:25 pm

Letër, kryeministrit: Mbroni familjen time

Në këtë letër të hapur për kryeministrin e vendit, Klodi, djali që trazoi median, publikun, politikën, me deklaratat e tij mbi homoseksualitetin dhe diskriminimin, kërkon ndihmë.
Ky apel njerëzor i përsëritur duhet të bjerë më në fund në veshë që dinë të dëgjojnë dhe në mendje të hapura që e njohin ndjesinë e solidaritetit human dhe nevojën e shanseve të barabarta në një shoqëri. Qoftë kjo, edhe kaq problematike sa e jona. Më poshtë, letra e Klodit, dërguar dje gazetës Shekulli.


Homoseksualizmi Klodib10

Nga Klodian Çela

Në radhë të parë doja të theksoja pozicionin tim përpara publikut. Doja të ngrija dhe njëherë zërin që dikush të më dëgjojë. Ju zgjodha juve si një gazetë serioze për të botuar këtë letër të hapur për kryeministrin e vendit, z.Berisha

I nderuar z.kryeministër!
Kurajoja që kam treguar si Klodi deri tani, do doja t'i shërbente kthimit tim përfundimtar në Shqipëri. Është koha që të kuptohet që unë duhet të qëndroj këtu si shqiptar i denjë, pavarsisht nga orientimi im seksual. Me deklaratat e mia nuk dua të marrë atë që s'më takon. Kërkoj denjësisht një vend në këtë shoqëri. Dhe kjo dihet që fitohet vetëm nëpërmjet punës së ndershme. Ja këtë kërkoj unë si Klodi:
E para, një punë për të filluar jetën time këtu. Është shumë më e thjeshtë ndoshta që unë të largohesha nga ky vend, por do ndihesha gjithmonë një dështak nëse e bëj.
E dyta, me familjen time vallë çfarë do të ndodhë? Ata po vuajnë një fat që nuk e meritojnë. A do të ishte e drejtë që për fajin tim, ata të mos kthehen dot më aty ku kanë lindur e jetuar deri më sot? Unë nuk kërkoj për ta mëshirë por, mbrojtje morale dhe një stabilizim konkret. Nuk dua t'i vras më tepër.

Nuk do të desha që, - pasi këtë rast e ka përmendur deri edhe zonja më e nderuar, sekretaria e shtetit e SH.B.A., Hillari Klinton, - "Klodi" të mbetej thjesht një shou publik. Mendoj që ka ardhur koha që edhe Shqipëria me shoqërinë e saj, të na pranojë. Jo vetëm mua, por edhe ata që ende nuk e kanë kurajën time.

I nderuar z.kryeministër!
Natyrisht mbas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane, zonjës Klinton etj, kam pasur edhe premtime por, konkretisht akoma nuk me kane thirrur askund qoftë edhe për të më dëgjuar. Dua ta theksoj edhe njëherë që në asnjë rrethanë nuk do desha të përfitoja por, me gjendjen që më është krijuar kërkoj ndihmë për vete dhe për familjaret e mi.
Nëna ime ka qarë mjaftueshëm për dhimbjen që unë si krijesa e saj i kam shkaktuar. Do doja që ajo të mos derdhë më lot për dhimbjen që tani po ia krijojnë të tjerët me diskreditimin që po na bëhet.
E bëra këtë letër të hapur, sepse shpresoj që mesazhin tim ta lexojnë, edhe njerëzit me botë dhe shpirt të madh; vetëm ata janë të denjë për ta çuar këtë shoqëri drejt një demokracie të plotë dhe reale.
----------------------------------------------------

Po c'pune ka Kryeministri tani, se te kruhet byca ty?!

Po kur fillove ta kruje, a e pyete nje here Kryeministrin, qe ta kruje apo jo, dhe a me ndihmon mbasi ta kem kruar?!

Eshte e drejta jote dhe e cilitdo ta kruje e te kruhet ku te doje e me cilindo, ashtu sic eshte dhe e drejta e secilit, te te pranoje ne shoqerine e tij apo ne rrethin e tij apo jo.

Megjithate, mbase ta krun Pango dhe te gjen nje vend pune, prandaj, mendoj, e ke adresuar gabim leter-kerkesen.








Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Homoseksualizmi Empty Re: Homoseksualizmi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi