Forumi Evolucion

Familia shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Familia shqiptare

Mesazh nga Vizioner prej Sat Jul 31, 2010 10:21 am

Dhuna në familje,shtohen denoncimet,801 raste në 6 muaj

Dhuna na familjet shqiptare është ulur këmbëkryq, por për fat të mirë denoncimet ndaj këtij fenomeni kanë ardhur duke u rritur. Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 801 raste të dhunës në familje. Po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm konstatojmë se ka rritje me 255 raste të evidentuara dhe trajtuara nga strukturat e policisë. Të ndodhur përballë këtij realiteti, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka rekomanduar njësitë vendore të marrin masat për ngritjen e qendrave të rehabilitimet për viktimat e dhunës në të gjithë vendin.


Dhuna
Dhuna po godet familjare shqiptare deri në krime të rënda ndaj dhe shifrat që raportohen janë alarmante. Drejtoresha e Barazisë Gjinore dhe e Familjes në Ministrinë e Punës, Alma Marku, theksoi se vihet re që ndryshe nga vitet e kaluara, ku rastet më të shumta të denoncimit i përkisnin rrethit të Tiranës, rritja e sensibilitetit dhe ndërgjegjësimit ka sjellë edhe shtrirjen gjeografike të denoncimeve në të gjitha rajonet e vendit. "Nga të dhënat statistikore të 6-mujorit të parë 2010 evidentohet se dhuna në familje është një fenomen që ushtrohet kryesisht ndaj bashkëshorteve (femra). Kështu, gjatë kësaj periudhe, rezultojnë të dëmtuara nga dhuna e bashkëshortëve/ish bashkëshortëve/partnerëve 473 femra, ose 59% e numrit të përgjithshëm të personave të dëmtuar. Të dëmtuara femra, janë gjithsej 682 raste, ose 85.1% dhe meshkuj 56 raste, ose 14.9%", pohon ajo duke shtuar se po gjatë 6-mujorit të parë 2010 janë evidentuar 10 raste të vrasjes në persona me lidhje familjare, ku në 2 raste viktima është nëna, në 3 raste është bashkëshortja, në 1 rast viktimë është bashkëshorti, në 2 raste viktimë është vëllai, në 1 rast viktimë është prindi, në 1 rast viktimë është fëmija.

Qendra
Tani, Shqipëria ka edhe një Qendër Kombëtare për Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës në Familje, nisma e parë shtetërore kjo për nga lloji i shërbimeve që i ofrohet kësaj kategorie, pas plotësimit të bazës ligjore, ngritjes së strukturave, trajnimin e tyre ndaj fenomenit të dhunës në familje dhe ofrimit të asistencës për viktimat. Qendra është parashikuar të ofrojë për viktimat në marrëdhëniet familjare shërbime këshillimi, psiko-sociale, programe rehabilitimi, asistencë mjekësore e juridike, në përputhje me standardet e Këshillit të Europës, si dhe do të shërbejë si qendër kombëtare e trajnimit të specializuar për punonjësit që veprojnë në këtë fushë.

Raporti: Shqipëria mund të ketë ligje të mira, por ato nuk zbatohen

Shumë prej grave dhe vajzave akoma e konsiderojnë dhunën brenda familjes si një çështje private, për të cilën nuk kërkojnë ndihmë nga autoritetet dhe u duket shumë e vështirë që për zgjidhjen e këtij problemi të përfshijnë strukturat e policisë, ndonëse shoqëria civile ka hartuar dhe ka lobuar për miratimin e Ligjit kundër Dhunës në Familje.
Në këtë raport hije të shoqërisë, e cila u raportua pranë OKB-së nga përfaqësuesja e shoqërisë civile, Meri Pone, theksohet se Shqipëria në aspektin legjislativ ka përmbushur disa prej rekomandimeve të Konventës, por, megjithatë, paragrafët në lidhje me barazinë gjinore në shumicën e rasteve mbeten thjesht deklarata të thjeshta dhe ligjet shqiptare në këtë fushë, por çalojnë në zbatim. Në aspektin ekonomik gratë dhe vajzat shqiptare përballen ende me vështirësi të panumërta, sidomos për sa i përket punësimit, ndërkohë që një prej problemeve më të mëdha për to mbetet ende dhuna.



_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Familia shqiptare

Mesazh nga Vizioner prej Mon Aug 23, 2010 8:34 pm

'Boom' divorcesh, 3 ndarje në ditë

Të jetosh si i martuar në Tiranë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Xhelozia, problemet seksuale dhe kushtet ekonomike, janë ndër arsyet kryesore që po sjellin ndarje mes çifteve të reja të cilët përfundojnë në dyert e gjykatës për zgjidhjen e martesës. Vetëm shtatë mujorin e parë të këtij viti (1 janar - 31 korrik 2010) në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet janë regjistruar 1120 kërkesa për shkurorëzim. Por numri i çifteve që po i japin fund martesës po rritet me shpejtësi për çdo ditë.

Nga 1120 kërkesat për divorce, janë shqyrtuar 632 prej tyre dhe 488 të tjera janë në proces. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, rezulton se nga 632 dosjet e shqyrtuara për zgjidhje martese gjykata ka vendosur prishjen e martesës në 432 raste. Sipas përllogaritjeve të thjeshta të ditëve të punës së gjyqtarëve,nga janari deri në korrik të këtij viti, gjykata ka vendosur prishjen e tri martesave në ditë.

Divorcet sipas arsyetimit të gjykatës, kanë pasur motive xhelozie, tradhtisë bashkëshortore, gjendjen ekonomike, mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijët, emigrimi dhe dhuna fizike. Numri më i madh i ndarjeve, sipas vendimeve ka pasur shkak xhelozinë në çift, që kanë shkuar deri në konflikte fizike mes bashkëshortëve.
Vend të veçantë në statistikat e ndarjeve, zë kategoria e emigrantëve, lidhja e të cilëve dëmtohet për shkak të qëndrimit larg njëri-tjetrit të bashkëshortëve. Veç këtyre shtresave, një numër relativisht jo të vogël zënë edhe të martuarit për shkak të përfitimit të dokumenteve të shteteve perëndimore. Ata shfrytëzojnë martesën me të huaj për përfitimin e dokumenteve të qëndrimit në vendet përkatëse.

Mes kërkuesve për divorc dhe atyre që janë ndare, ka edhe persona të njohur në publik.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 632 dosjet e shqyrtuara, 200 prej dosjeve janë pushuar për shkaqe dhe arsye të ndryshme. Ndërkohë, kanë mbetur për shqyrtim në ditët në vazhdim edhe 488 kërkesa të tjera, të cilat mendohet se do të shtohen gjatë muajt shtator të paraqitjes së padive të reja në gjykaktë.

1120 kërkesa për divorc, janë depozituar në gjykatë nga 1 janari e deri më 31 korrik 2010
632 nga kërkesat e dorëzuara janë shqyrtuar nga gjykata e Tiranës
432 kërkesa të depozituara në gjykatë, janë vendosur nga kjo e fundit me zgjidhje të martesës
200 kërkesa të depozituara në gjykatë janë pushuar ose kthimi i akteve për plotësim

SHKAQET E NDARJEVE
Xhelozia
Tradhtia bashkëshortore
Gjendja e rënduar ekonomike
Mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijë
Emigrimi
Dhuna fizike

inat fiuuu inat fiuuu


_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi