Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitrovica(Kosovë)

2 posters

Shko poshtë

Mitrovica(Kosovë) Empty Mitrovica(Kosovë)

Mesazh nga e panjohura Thu Jun 24, 2010 9:41 am


Sa e njohim si qytet?

Perpos atyre qe jetojne apo jane nga Mitrovica , athua sa dine per kete qytet perpos qe per momentin eshte ( te mos them i ndare se me duket shume fjale e rende) qytet gjysme i paralizuar ? Po i sjelle disa informacione te shkurtera per ata qe duan te dijne diqka me shume per kete qytet.

P.s Qe do te ndahet , hiqeni nga mendja , e qe do te zgjas "sherimi " kjo eshte e ditur



Komuna e Mitrovicës është njësi administrative në pjesën veriore të Kosovës. Komuna e Mitrovicës shtrihet në fushën në mes të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë si dhe në shpatijet e kodrave që e rrethojnë.

Pozita e mirë gjeografike në mes të tre lumenjve Ibrit, Sitnicës dhe Lushtes kane ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponentë e rëndësishme në ngritjen e në një qendër të rëndësishme të vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurit e tija që nga koha antike e deri më sot ketë qendër e kanë bërë joshës për qëllime ekonomike. Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin dardanët te cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit te bujqësisë. Me ardhjen e romakëve shendohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nënë sundimin e Carit bullgar Simeonit (879-927) i cili sundim me vonë zëvendësohet nga familja e Njemanjve. Gjate sundimit të kësaj familje ky territore mbushët me ardhacakë sllave. Me ardhjen në fuqi të Car Dushanit vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin orthodokës. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shëndrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin, prodhoheshin gurë mulliri "kosovar".


Pozita gjeografike është e volitshme për shkak të relievit. Korridori veri – jug përmes luginave Ibër – Sitnicë ka rëndësi ekonomike kulturore pasi e lidh atë me shumë vende të ndryshme. Qyteti kufizohet nga shpatet e Kreshbardhës (Kopaonikut), Rogoznës, Moknës dhe Qyqavicës. Territori i kësaj komune kufizohet me komunën e Zveçanit (në pjesën veriore), me komunën e Besianës (në pjesën lindore), me komunën e Vushtrrisë (në pjesën jugore), me komunën e Skënderajt (në pjesën perëndimore) dhe me komunën e Zubin Potokut (në pjesën veriperëndimore). Në drejtim të Sitnicës lidhet me Rrafshin e Kosovës. Qytetin, nga ana jugore e ndan prej bazenit të Kosovës kodrina tufoide e Bajrit (520 m).



Nga niveli i zhvillimit, që evidentohet përmes treguesve të ndryshëm ekonomikë-socialë, Mitrovica, ndonëse vendi me rezerva më të mëdha të plumbit e zinkut, gjatë periudhës 1913-1999 ka qenë rajoni më i prapambetur. Shkaqet e kësaj prapambetjeje nuk kanë qenë vetëm niveli fillestar i zhvillimit ekonomik-social, niveli profesional i prodhuesve kosovarë, por ndikimi negativ i faktorëve politikë dhe ekonomikë jugosllavë e besa edhe ndërkombëtarë, politika shtetërore e ndjekur ndaj Kosovës në përgjithësi dhe ndaj regjionit të Mitrovicës në veçanti. Qarqet drejtuese të Beogradit edhe në këtë mjedis kanë bërë trysni të madhe për shkombëtarizim, për shpërnguljen masive të shqiptarëve dhe zëvendësimin me kolonë sllavë.

Nga niveli i zhvillimit, që evidentohet përmes treguesve të ndryshëm ekonomikë-socialë, Mitrovica, ndonëse vendi me rezerva më të mëdha të plumbit e zinkut, gjatë periudhës 1913-1999 ka qenë rajoni më i prapambetur. Shkaqet e kësaj prapambetjeje nuk kanë qenë vetëm niveli fillestar i zhvillimit ekonomik-social, niveli profesional i prodhuesve kosovarë, por ndikimi negativ i faktorëve politikë dhe ekonomikë jugosllavë e besa edhe ndërkombëtarë, politika shtetërore e ndjekur ndaj Kosovës në përgjithësi dhe ndaj regjionit të Mitrovicës në veçanti. Qarqet drejtuese të Beogradit edhe në këtë mjedis kanë bërë trysni të madhe për shkombëtarizim, për shpërnguljen masive të shqiptarëve dhe zëvendësimin me kolonë sllavë.

Pas Luftës së Dytë Botërore është hetuar një rritje e zhvillimit ekonomik dhe industrial në këtë mjedis. Në aspektin e punësimit industria përfshinte 40 % të sektorit shoqëror, apo gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në komunë. Mitrovica mori epitetin e qutetit të minatorëve në saje të numrit më të madh të të punësuarve në “Trepçë”. Tradita shekullore e ripërtërirë me krijimin e ndërmarrjes xehetare metalurgjike “Trepça” nga fundi i viteve ’30, u finalizua në dekadat e fundit me krijimin e Kombinatit Xehetar-Metalurgjik-Kimik me qendër në Zveçan pranë Mitrovicës. Qysh në fillim të viteve ’80 prodhimi vjetor i xehes së plumb-zinkut kishte arritur në rreth 2 milion ton. Mbi këtë bazë Kombinati ka prodhuar dhjetëra mijë ton plumb të rafinuar, zink, elekrtrolitik, argjend të rafinuar, ar, bismut elektrolitik, klorid zinku, koncentrat piriti, kadmium, akumulatorë plumbi etj. Sidoqoftë, gjysma e prodhimit të plumbit dhe pjesa më e madhe e metaleve të tjera kanë sjhkuar për përpunim të mëtejshëm në njësitë e tjera të Federatës, sepse degët e industrisë finalizuese kosovare gjithnjë mbetën me zhvillim të pamjaftueshëm. Kombinati “Trepça” deri në fillim të viteve ’90 ka qenë prodhuesi më i madh i plumbit e zinkut dhe i akumulatorëve në ish Jugosllavi. Kombinati “Trepça” merrte pjesë me 50-60 % në prodhimtarinë e tërësishme të Pb në ish-Jugosllavi. Bruto prodhimi i këtij sistemi ekonomik para vitit 1989 kapte vlerën prej afro 50.000.000 dollarë amerikanë, kurse neto fitimi arrinte në 80.000.000 dollarë (paga, konsumi, akumulimi). Gjatë viteve 1990-1992 nga kombinati janë larguar me dhunë 12.000 punëtorë shqiptarë.

Meqë Mitrovica ishte qytet industrial, ka qenë një nga mjediset më të ndotura.

Pas përfundimit të luftës (1999) në Trepçë nuk është bërë eksploatimi i xehes. Deri tash janë punësuar një numër simbolik i punëtorëve për ta mirëmbajtur. Nuk punon më as Fabrika e Akumulatorëve, as Fabrika e Plehërave artificiale.

Në Mitrovicë vazhdon të punojë Fabrika e Betonit, Fabrika e Bukës, si dhe ndërmarrje të vogla private ku jaanë punësuar një numër simbolik i punëtorëve.






Emri "Trepçë"


Ky emër i lashtë ka prejardhje nga gjuha shqipe. Fillimisht ajo ne kohën e lashtë kishte tri furra për shkrirje, po nga kjo arsye rrjedh edhe pjesa e parë emrit, pra TRE. Kurse pjesa e dytë PÇA rrjedh nga "poça" (me pjekë), d.m.th "Tri pjekëset" apo "Tri furrat".

Sot thuhet: Trepça




Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa gjurmë ndërtesash, një nekropol ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag, figura e Terpsikorës (Muzës së vallëzimit) etj

e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovica(Kosovë) Empty Re: Mitrovica(Kosovë)

Mesazh nga e panjohura Thu Jun 24, 2010 9:44 am

MITROVICE!!

Mbrem u ula pran ures se lumit Iber dhe veshtroja qytetin tim!Mu duk qe qante qe kishte mbet i okupuar por qaja edhe une,mendoja feminin time qe e kisha kalua atje e tani na eshte bere molle e ndaluar.Athua pyes veten a do te kam mundesi te dale edhe njeher ne maje te kalas dhe te frymoj Shqip.
Padashje syt me shkuan ne kishen ortodokse qe kishin ndertua atje ku kurr nuk kishte pas kish dhe aq shum reflektor kishte sa qe me ate ndriqim do kishte rrym te mjaftuar per tere qytetin ani qe ajo rrym eshte nga pjesa jugore e ne ishim ne terr te plot...Sa te padrejtat po na behen e ne thuase jemi verbua as nuk shofim me larg se hunda,merremi me gjerat qe fare nuk qojn pesh mendoja dhe nga vetevetja kerkoja pergjigjeje sepse nuk ke kend ta pyetesh asgje te gjithe thon qe Mitrovica nuk do ndahet por ajo ne fakt eshte ndar....Shiqoj panderprer pullazin e shtepis sime qe verehet nga ketu dhe me duket qe zemra po me del nga vendi qe nuk mund ti ofrohem...Ah sikur te mundem edhe njeher te hyj lirshem ne ate vend ku linda dhe u rrita ku qava dhe qesha....Ndoshta dikush kujtohet per kete
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovica(Kosovë) Empty Re: Mitrovica(Kosovë)

Mesazh nga e panjohura Thu Jun 24, 2010 9:46 am



M-a ndan qytetin tim
I-dhan varferi e mjerim
T-repca u tret pa fund
R-inija mbeti ne rruge
O-h sa me mallengjim
V-eshtroj qytetin tim
I-ndar e i coptuar
C-ili eshte ai qe pajtohet
A-thua me trup e pa koke jetohet?

Ti qe do nenshkruash
Nuk ke gjak Shqiptari
Per ndarje nuk luftuan
ADEM E HAMEZ JASHARI!

e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovica(Kosovë) Empty Re: Mitrovica(Kosovë)

Mesazh nga e panjohura Thu Jun 24, 2010 9:48 am



Nje perditshmeri ne veri dhe jug te Mitrovices!
Dola ne pjesen veriore te qytetit tim nje dite dhe ja si u prita:
Hyra ne nje dyqan ku punonte bashkeshorti i nje koleges sime,me pershendeti per cudi,pasi herave tjera kthente koken ne tjeter ane,por sot ishte ndryshe.Me pyeti per shendetin dhe me tregoj per kolegen si ishte, papritmas hyri nje person dhe bashkbiseduesi im mu drejtua mua me nje emer serb.Une mbeta e shtangur por nuk fola asgje.Tipi vetem shiqoj dhe doli.Pasi doli ai ky mu drejtua: I shef kta te serbis si na percjellin?Ne cdo skut i ke keshtu!Ruaju me tha!Une mora ca gjera qe mos te bij ne sy qe jam nga jugu dhe ja mbatha por jo drejt ures kryesore,por kah lagja e Boshnjakve.
Erdha ne nje dyqan ne jug.Hyra me qellim atu se kisha degjua qe ktu vijn serb nga veriu,dhe brenda ishin dy bashkeshort te cilve u kishin servu edhe kaffe,askujt nuk i interesonte se ata flisnin ne gjuhen e tyre,dhe u vertetova qe ne jemi njimend popull qe tolerojm shum te huajin e tonin nuk e durojm.

e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovica(Kosovë) Empty Re: Mitrovica(Kosovë)

Mesazh nga e panjohura Thu Jun 24, 2010 9:54 am

Mitrovice!
-----------------------------------------
Cka me te shkrua moj e shkret
Ne goje te kujt na paske mbet
Ti ke mbet perhere e huaj
Mos t'mendojm se do bijm n'gjunj!

Nuk te lan pse te harruan
Por ke mbet se te tradhetuan
Here nga vllau e here nga shkau
Po e fort te lutem mbau!

Nuk te leshova asnje dite
Ketu kam lind ketu jame rrite
Ketu do mplakem e ketu do vdes
Shkaut token nuk ja shes!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovica(Kosovë) Empty Re: Mitrovica(Kosovë)

Mesazh nga e panjohura Fri Jul 02, 2010 3:51 pm

Mitrovica(Kosovë) Attachment
Sot ne Mitrovice!Ja dhe kriminelet serb duke brohoritur sot ne Mitrovicen shqipetare!

Dy viktima nga shpërthimi në Mitrovicë

Nga Jeton Musliu më 02.07.2010 në ora 11:40

Pas shpërthimit të ditës së sotme në veri të Mitrovicës, ku tashmë është konfirmuar për një të vrarë dhe dyshohet për një tjetër, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se Beogradi nuk do të reagojë për ngjarjen e sotme.

Ai ka nënvizuar se incidenti ishte “ një provokim ndaj paqes dhe Serbisë”.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve B92, Tadiq ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare të reagojnë fuqishëm ndaj këtij incidenti duke thirrur në të njëjtën kohë, Këshillin për Siguri Kombëtare për një mbledhje urgjente sot në Beograd.

Ndërkohë, drejtori i spitalit në Veri të Mitrovicës, Milan Jakovljeviq, ka konfirmuar viktimën e parë nga ky shpërthim, që është kolegu i tij, pediatri Mensur Gjekoviq.
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovica(Kosovë) Empty Re: Mitrovica(Kosovë)

Mesazh nga Vizioner Fri Jul 02, 2010 9:15 pm

Kosovë: Thirrje për qetësi pas shpërthimit në Mitrovicë

Mitrovica(Kosovë) Mitrov10

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë thirrje për përmbajtje nga veprimet e dhunshme pasi shpërthimi i një granade gjatë një proteste serbe në Kosovën veriore la një person të vrarë dhe shumë të plagosur.

"Qeveria e Republikës së Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, të rrinë të qetë dhe pakënaqësitë eventuale t'i shprehin në mënyrë paqësore dhe demokratike," thuhet në një deklaratë të kryeministrit të Kosovës.

Ai shprehu vendosmërinë se nuk do të ketë kthim prapa në vendimin për hapjen e zyrës së gjendjes civile në veriun e Mitrovicës, megjithë incidentin fatal.

Sipas policisë së Kosovës, një granadë shpërtheu në mes të turmës së rreth 1000 serbëve që po protestonin kundër hapjes së një zyre të gjendjes civile të qeverisë së Kosovës në pjesë e Mitrovicës të dominuar nga serbët.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi fajësoi për shpërthimin "protestues serbë të armatosur të pakujdesshëm", duke sugjeruar se granada ka shpërthyer në mënyrë aksidentale, por tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga planet për hapjen e kësaj zyre megjithë kundërshtimin e serbëve.

Kjo zyrë mendohet të lëshojë çertifikate lindjeje dhe dokumenta të tjerë.
"Ne duhet të këmbëngulim që kjo zyrë të mbetet e hapur," tha zoti Rexhepi në një takim të kabinetit duke shtuar se mbyllja e saj "do të dërgonte një sinjal të keq" lidhur me përpjekjet e Prishtinës për të vendosur kontrollin në veri.

Njoftohet se udhëheqës serbë në veri të Kosovës kanë fajësuar policinë e EULEX-it për përshkallëzimin e gjendjes duke garantuar sigurinë e zyrtarëve kosovarë, por zyrtarë të BE-së në Kosovë i hodhën poshtë këto pretendime duke thënë se ata u dislokuan për të mbështetur policinë vendore gjatë protestës.

"Ne u thirrëm për të siguruar rajonin," tha zëdhënësja e EULEX-it.
"Ne nuk kishim asnjë lidhje me veprimet e qeverisë së Kosovës atje".

Serbia ka shprehur shqetësimin e saj për incidentin në Mitrovicën e veriut dhe presidenti Boris Tadiq ka mbledhur me urgjencë Këshillin për Sigurinë Kombëtare.
"Ky është provokim i paqës, provokim i Serbisë dhe Serbia nuk do të reagojë në këto provokime," tha presidenti Tadiq.
Ai kërkoi "reagim më të ashpër nga të gjitha institucionet ndërkombëtare" dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovica(Kosovë) Empty Re: Mitrovica(Kosovë)

Mesazh nga e panjohura Thu Jul 22, 2010 5:36 pm


Sapo u shpalle ne gjykaten e hages,pavarsia e kosoves ka qene e ligjshme!Degjohen te shtena gezimi,por njekohesisht ne veri protestojn serbet!
e panjohura
e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovica(Kosovë) Empty Re: Mitrovica(Kosovë)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi