Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martesat me shkuesi

4 posters

Shko poshtë

Martesat me shkuesi Empty Martesat me shkuesi

Mesazh nga Lilly Sun Jun 06, 2010 4:39 pm

Duke marre shkas nga nje ese qe bera per keto lloj martesash vendosa te hap kete teme.Deshiroj te diskutojme per martesat me shkese ne Shqiperi.Martesat me shkuesi jane tradita e vazhduar e nje vendi.Ne kohet moderne duket sikur te rinjte nuk pelqejne qe prinderit e tyre te vendosin per burrin/gruan e tyre te ardhshem.Sipas statistikave te fundit mbi divorcet numrin me te vogel e kane martesat me shkuesi.Si e shpjegoni ju kete? Cilat jane idete tuaja pro dhe kundra marteses me shkuesi?

Diskutim te mbare.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martesat me shkuesi Empty Re: Martesat me shkuesi

Mesazh nga Sennia Wed Jun 09, 2010 10:28 am

Teme e bukur..
Ne ditet e sotme shkuesia nuk kuptohet vetem qe ta vendosin prinderit nusen/dhenderin e ardhshem. Mund te ndodhi qe kete ta bejne te afermit, shoqeria. Ndoshta eshte me mire, sepse te tjeret nuk i kane syte e verberit te dashuruar kur bejne zgjedhjen, por syte e nje realisti qe deshiron me te miren.
Mund te te shkoj mire, por ka gjasa per keq, jeta e njeriut asnjehre nuk i dihet.
Ndoshta kur ben zgjedhjen tende, pra kur je i dashuruar jeta mund te te shkoje me bukur.
Por une mendoj se nuk eshte e prere nese kjo eshte favoruese apo disfavoruese, ka pozivitet dhe negavitet ne te dyja rastet.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martesat me shkuesi Empty Re: Martesat me shkuesi

Mesazh nga Vizioner Wed Jun 09, 2010 8:45 pm

"Nevoje" apo Perceptim?!

Ne kushtet e jetes ne Shqiperi, me duket ose e klasifikoj te "nevoja"!

Keto lidhje ndodhin pak a shume kudo ne Bote. Edhe ne vendet e zhvilluara perendimore. Vetem Forma ndryshon.
Prsh. nje shok apo shoqe rekomandon tjetrit nje shok apo shoqe. organizon dhe ndonje takim "te rastesishem" per te realizuar njohjen. Sigurisht qe, ne fund jane Ato te Dy qe bejne zgjedhjen-vendosin.

Ne shqiperi por dhe ne vende te tjera, sidomos Muslimane, ku kultura shoqerore eshte e kufizuar keto fenomen jane shume te zhvilluara dhe te nje forme shume te rendomte.

Tema eshte shume e gjere dhe ka shume vend per diskutim.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martesat me shkuesi Empty Re: Martesat me shkuesi

Mesazh nga Lilly Wed Jun 09, 2010 9:26 pm

Ne nje bisede me kusheriren time me tha se ne Diber ,ne kohet e meparshme, kur familja e djalit vendsote ti kerkonte doren nje vajze duhet ne nje fare menyre t'a ''blinte '' ate duke i paguar familjes te saj nje shume te ardhurash(mendoj florinj ose lek).Cmimi vendosej nga babai i vajzes.Nga kjo ka dale dhe nje fjale e urte''kur vjen i blemi e prish te lemin'' gje qe ne fakt ka te beje me dicka tjeter por rendesia eshte se nusja quhet e blere qe i prish mendjen vendasit,djalit te shtepise.Nuk e di ne vazhdon ende kjo tradite.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martesat me shkuesi Empty Re: Martesat me shkuesi

Mesazh nga ely Sat Jun 12, 2010 9:40 pm

Lilly shkruajti:Duke marre shkas nga nje ese qe bera per keto lloj martesash vendosa te hap kete teme.Deshiroj te diskutojme per martesat me shkese ne Shqiperi.Martesat me shkuesi jane tradita e vazhduar e nje vendi.Ne kohet moderne duket sikur te rinjte nuk pelqejne qe prinderit e tyre te vendosin per burrin/gruan e tyre te ardhshem.Sipas statistikave te fundit mbi divorcet numrin me te vogel e kane martesat me shkuesi.Si e shpjegoni ju kete? Cilat jane idete tuaja pro dhe kundra marteses me shkuesi?

Diskutim te mbare.


mendoj qe divorcet me % me te vogla jane ato me shkuesi per te njejtin fakt, qe ajo femer e cila eshte rritur eduakuar dhe ka jetua ne nje ambjent ku egzistonte ,ose i kan bere kete lidhje martesore ajo femer pse jo edhe mashkulli nuk jan te lire ,nuk njohin lirin e zgjedhjes -"ato mendojne sipas meje gjithmone " qe i mire i keq ai ishte fati i saj/i tije" !

pyetjes tende te dyte i pergjigjem qe eshte jasht llogjikes qe familjaret,prinderit ,vellezerit etj etj te vendosin per jeten e dikujt tjetri dhe mendoj se jan prapambetje te tradicioneve dhe te koheve te shkuara ku gruaja ishte nje element plotesues "skllav " ( pak e forte kjo fjale) dhe pa te drejta humane deri ne mos konsiderim ne vendosjen , ose edhe thjesht ne diskutime te rendesishme per thjesht faktin se ishte femer!

edhe ketu ne itali ishte kjo tradite si ne shqiperi pra esht ne shume vende , dihet qe mbreti ahmet zogu kerkoj per nuse ( shkuesi princeshen e savoies dhe nuk e pranuan sepse ishte nje pric provincial) ;ne shume dokumente historike,dokumentare kulturore,libra romace,filma shikojme qe familjet e quajtura me gjak blu kerkonin sipas keshilles se familjes nje vajze te se njejtes klase pra dashuri e kondicionuar ..etj etj!
une mendoj dhe me vjen keq si ka mundesi qe ne 2010 egziston akoma ky fakt,por kur mendoj se si nje femij sot ne vendet si persh somalia, arabia,maroku ,afganista...(keto shembuj shtetesh i sjell nga rrefime te shoqeris qe kam ketu ,nga banues te ketyre shteteve)martohen edhe sot qe ne moshe fare te vogel!
prapambetja e nje kombi shikohet ne mentalitetin qe ka !
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martesat me shkuesi Empty Re: Martesat me shkuesi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi