Forumi Evolucion

Lajme prekese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lajme prekese

Mesazh nga Lilly prej Fri May 14, 2010 7:48 pm

Itali, adoleshentja vret veten nga frika se kthehej në Shqipëri

VERCELLI-Një 16 vjeçare shqiptare ka vrarë veten në Itali, nga frika se mos e rikthenin në Shqiperi.
Siç raporton e përditshmja “La Stampa”, viktima Edlira Gjeci, nga Kavaja u gjet e vetëvarur mbi shtratin e prindërve, ne shtepinë e tyre në Verçeli, qytet i vogel mes Milanos dhe Torinos, në veri të Italisë.
Sipas gazetes, i ati ishte kthyer vetëm pak kohë me parë në Shqipëri dhe vajza kishte frike se i njëjti fat e priste edhe atë.

Nxënëse model, në liceun e Gjuhëve të Huaja, Edlira prej kohësh shprehej ne rrjetin social Facebook, se nuk donte të kthehej në Shqiperi dhe ti thoshte lamtumire të ardhmes së saj në Itali. Sipas shokëve te saj, vajza kishte shume deshirë të mësonte anglishten, të studionte dhe të shëtiste boten. Dhe per te realizuar endrrat e saj, ajo ishte shndërruar ne nje nga nxeneset me te mira te shkolles.
Por, frika e rikthimit në Shqiperi bëri që ajo ti jepte fund jetes duke u vetevarur me kabllon e televizorit, ndërsa e ema kishte shkuar te bente pazarin ndersa e motra kishte dalë të luante me shokët. Sipas “La Stampa” trupi i pajetë i vajzës do të dërgohet brenda pak ditësh në Kavaje, sapo prokuroria të ketë përfunduar procedurat e nevojshme.

Vajzën e vrau frika e kthimit në Shqipëri

Gjeci kishte katër vjet që e kishte lënë vendlindjen me synimin që të studionte në Itali. Të udhëtonte nëpër botë të fliste anglisht me të panjohurit, ishin ëndrrat e saj që i kishte shprehur dhe në faqen e rrjetit social Facebook.
“La Stampa” thekson faktin se 16 vjecaren e vrau frika. “Frika se mos e kthenin në Shqipëri, dhe në rast se ndodhte kjo, vajza do tu thoshte lamtumirë, ëndrrave të saj”.
E megjithatë tani që ajo ka vdekur, të afërmit po e kthejnë trupin me urgjencë drejt vendlindjes, vazhdon lajmin La Stampa.
"Presim vetëm një leje pasi shtëpia e saj është atje”, shprehen të afërmit e Gjecit. Cështje ditësh, orësh edhe pse trupit nuk i është bërë autopsia.

"Shpresonim shumë për një ceremony mortore këtu që të mund ti thoshim lamtumirë”, shprehen nga shkolla e vajzës. Shokët e shoqet e vajzës shprehen se e vetmja mundësi është ti lënë një trëndafil në bankë.
Edlira nuk la ndonjë shënim. Mendimet e saj ishin hedhur në kompjuterin e saj, tashmë të konfiskuar nga policia. “Prindërit e saj bënin cmos që asaj të mos i mungonte asgjë, pro ajo gjithmonë kishte frikë se mos një ditë nuk realizonte ëndrrat e saj”.
Babai i Edlirës, Qerimi u kthye në Shqipëri 3 muaj më parë pasi duhet të kujdesej për pronat e familjes atje. Vajza e tij e cila studionte gjithë ditën dhe nuk dilte gati kurrë nga shtëpia ka dyshuar se nuk do e kishin të gjatë qëndriminsi familje në Itali.
“Edhe ditën e tragjedisë ishte shumë e lumtur sepse kishte marrë notën maksimale në një provim, si mund ta mendonim se do vriste veten”, thonë shokët e klasës.
Fqinjët thonë se trupin e gjeti nëna e sapokthyer nga pazari, Adriana që vuri ulërimën sapo hyri në dhomën e gjumit. “Shkova ta ndihmoja, se mbase arrinim ta gjenim gjallë, por tepër vonë”, shprehet fqinja lidhur me ngjarjen e rëndë që la në mes ëndrrat e 16 vjecares që vetëm pak ditë dhe mbushte 17 vjec.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pogradec, bebja gjendet e vdekur jashtë maternitetit

Mesazh nga Lilly prej Tue May 18, 2010 5:32 pm

POGRADEC-Një foshnjë e sapolindur është gjetur e pajetë sot paradite poshtë dritares së reanimacionit në maternitetin e Pogradecit.
Burime konfirmuan për TVNews24 se foshnja e sapolindur u gjet nga personeli. Trupi i pajetë i foshnjës gjendej ekzaktësisht në tarracën dytësore të spitalit, poshtë sallës së reanimacionit. Personeli mohon se foshnja ka lindur në maternitet.
Nga kyqrja e parë që mjekët i bënë trupit, dyshohet se foshnja mund të ketë lindur në ambientet e shtëpisë dhe më pas është braktisur në vendin ku u gjet sot.
Nuk dihet nëse foshnja ka lindur e vdekur, me probleme shëndetësore, apo është sjellë e gjallë jashtë maternitetit me shpresën se mund ta gjente kush.
Policia po heton të gjitha këto pista si dhe po punon për identifikimin e prindërve gjenetikë të foshnjës.

Mjekët nga ana e tyre do bëjnë autopsinë për të gjetur dhe shkaqet e vdekjes së foshnjëS.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greqi, shqiptarja mbyt fëmijën, vetëvritet.

Mesazh nga Lilly prej Thu May 20, 2010 4:26 pm

SELANIK- Tragjedi në një familje shqiptare në qytetin verior të Selanikut në Greqi. Mediat greke shkruajnë se emigrantja shqiptare Miana Vincani ka mbytur me kravatë djalin e saj 7 vjecar dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me thikë.
Policia e Selanikut bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në apartamentin ku banonte emigrantja në rrugën “Kofitsa” në zonën e “Agjiu Dhimitriu” në Selanik. Sipas të dhënave të policisë, 44 vjecarja, është gjetur e mbuluar me gjak nga bashkëshorti i saj dhe nga djali i saj i madh, të cilët u kthyen në shtëpi pasi, ndodhi ngjarja e rëndë. Gruaja është transportuar menjëherë në spital, por ndërroi jetë pas mbërritjes aty. Mjeku ligjor tha se fëmija ishte mbytur me kravatë, ndërsa plagët e gruas janë shkaktuar nga prerja me thikë. Mësohet se 44 vjecarja vuante nga crregullime mendore.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga zeshkane prej Fri May 21, 2010 10:18 am

SELANIK- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Selanikut. Një grua shqiptare ka vrarë fëmijën e vet e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së vet.


Ngjarja raportohet sot dhe policia greke që thotë se bëhet fjalë për 44-vjecaren shqiptare M.Vincani, që banonte në rrugën "Kofitsa" në zonën e "Agjiu Dhimitriu" në Selanik.


Sipas të dhënave të para gruaja ka mbytur fëmijën e saj të moshës 7 vjeç me një kravatë, kur djali kishte ardhur nga shkolla. Pas kësaj është vetëvrarë me thikë. Ka qenë bashkëshorti i saj sebashku me djalin me te madh 20 vjeç që e ka gjetur të mbytur në një pellg gjaku ndërkohë që fëmijën e kanë gjetur të vdekur. Gruaja është transportuar në spital dhe gjendet ende në gjendje kome.


Flitet se ajo ka pasur probleme mendore, por policia është duke hetuar për zbardhjen e rrethanave të tragjedisë.

zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga zeshkane prej Fri May 21, 2010 10:19 am

U Lilly tani sa e pashe qe e kishe vene edhe ti kete lajm makaber ...

zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga ely prej Sun May 23, 2010 5:20 pm

sa gjynah..me vjen shume keq shpirt i vogel femija... sa gjynah babai dhe velai qe jane gjalle imagjinoni cpeshe mbajne..

ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga ely prej Sun May 23, 2010 5:43 pm

KORCE- Ka mohuar vrasjen e djalit të saj 18 muajsh, madje është shprehur se foshnjën e kishte gjetur të vdekur kur kishte hyrë në dhomë. Sonila Lumi, gruaja 23 vjecare nga fshati Zëmblak i Korcës është paraqitur sot para gjykatës së shkallës së parë të Korcëc për të marrë vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria akuzon të renë për vrasjenë rrethana cilësuese, dhë në gjendje depresice të nënës 23 vjecare. Gjykata i dha masën e sigurisë arrest me burg. Ndryshe nga sa deklaroi sot në gjykatë, gjatë marrjes në pyetje nga policia e reja kishte pranuar se kishte rrahur djalin e saj dhe më pas i kishte vënë dhe duart në fyt. Mediat shkruajnë se fillimisht gruaja kishte sajuar një alibi për shkakun e vdekjes së të birit. Rreth mesditës së 21 majit, në momentin që Sonila ka konstatuar se fëmija ishte i pajetë, e ka marrë atë në krah dhe duke qarë u ka thënë fqinjëve se i biri i kishte rënë nga krevati në tokë. "E zeza unë, po më vdes djali. Ra nga krevati dhe është dëmtuar shumë në kokë", - ka thënë 23-vjeçarja, citon GSH. Të njëjtat i fjalë, Lumani i ka thënë dhe burrit të saj, Eduartit. Bashkëshortët kanë shkuar në spitalin rajonal të Korçës, por mjekët kanë deklaruar se fëmija kishte mbërritur i vdekur. Vetëm pas ekspertizës mjeko-ligjore, Sonila Lumani ka pranuar se të birin e kishte rrahur dhe më pas i kishte futur dhe thonjtë në fyt.

ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Vizioner prej Fri Jul 16, 2010 12:04 am

Tjetër vetëvrasje, pi helm nëna e dy fëmijëve. Familja: Shkak, varfëria

ELBASAN-15.07.2010- Një grua e re, nënë e dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës me fostoksinë, në kushtet e dëshpërimit për gjendjen e vështirë ekonomike.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku 30-vjeçarja Greta Berdufi ka ndërruar jetë, sapo ka mbërritur në spital. Sipas mjekëve gjendja e gruas ka qenë shumë e rëndë kur ka
mberritur ne spital dhe nuk ka patur mundesi shpetimi.

Familjarët i kanë deklaruar policise se gruaja është vetëhelmuar për shkak të varfërisë së familjes. Nga të dhënat e para mësohet se gruaja i ka kerkuar burrit te bleje helm per brejtesit dhe me pas e ka gëlltitur vetë.

Numri i vrasjeve dhe vetevrasjeve eshte ne rritje te ndjeshme javet e fundit.

Sleep





_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Autobusi bie në greminë 14 të vdekur, Hetimet: Shoferi humbi kontrollin.

Mesazh nga Lilly prej Sun Jul 18, 2010 4:05 pm

FUSHE ARREZ -Nje autobus me pasagjerë doli nga rruga, pasditen e të shtunës në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, dhe ra në greminë. 14 persona mes tyre 4 fëmijë humbën jetën. Në Spitalin Ushtarak nga 10 të plagosurit, Eriksoni 9 vjecar në gjëndje kritike për jetën. Rende dhe vajza e familjes Mustafa. Kryeministri, e deputetët e opozitës homazhe në familjet e viktimave. Shqipëria sot në zi kombëtare. Grupi hetimor nxjerr konkluzionet e aksidentit: Shoferi humbi kontrollin.

AKSIDENTI
Policia informoi dje se autobusi me targa PU 1330 A, që drejtohej nga 48-vjeçari Zef Gjergji, ishte duke udhëtuar nga Durrësi për në drejtim të qytetit verior. Në afërsi të fshatit Dom të Komunës së Gjegjanit, mjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ka rënë në greminë. Pasagjerët, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, përjetuan ferrin. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot duke iu referuar burimeve nga policia lokale pohojnë se disa nga viktimat kanë dalë nga dritaret e autobusit që është rrokullisur, për të përfunduar në ujërat e lumit Fan i Madh. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policore nga Shkodra, Puka dhe Tirana, forcat e RENEA-s, të FNSH-së, repartit të Zjarrfikësve, si dhe autoambulanca. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha u ngrit një shtab emergjence, ndërsa helikopterë të kësaj ministrie dhe asaj të Shëndetësisë fluturuan me shpejtësi për në vendngjarje për të transportuar të mbijetuarit e tragjedisë. Pas nxjerrjes nga gremina, të plagosurit, mes të cilëve dhe shoferi 47-vjeçar, u dërguan me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Disa të plagosur dhe të vdekur u transportuan në spitalin e Pukës ndërsa dy të tjetër në Shkodër.

VIKTIMAT
Policia konfirmoi zyrtarisht se viktimat janë Alma Marku, 33 vjece, Arsen Marku, 8 vjec, Paulin Gjoni, 28 vjec, Mimoza Dyzeni, 29 vjece, Adem Mustafa, 52 vjec, Marte Lleshi, 31 vjece, Marie Prenga, 60 vjeçe, Elona Mustafa, 12 vjeçe, Zef Gjergji (shoferi) 47 vjeç, Fran Paloka, 22 vjeç, Gjovalin Pera, 15 vjeç, Prengë Dyzeni, 38 vjeç, Adela Prenga, 14 vjeç, Lavdie Mustafa, 41 vjeç.

TE PLAGOSURIT
Të plagosurit në Spitalin Ushtarak janë Mirsad Mustafa 4 vjec, Mirlinda Mustafa 15 vjec, Raisa Mustafa 12 vjec, Armando Mustafa 8 vjec, Erikson Peraj 9 vjec, Flora Peraj 36 vjec, Desaro Preng Dyseli 7 vjec, Pjerin Kola 43 vjec, Gjon Marku 46 vjec, Alvida Marku 12 vjec.

DITE ZIE
Qeveria shpalli ditë zie kombëtare, ditën e sotme, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik. Qeveria informoi dje se do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për familjet që humbën të afërmit e tyre në aksident. Dita e zisë do të shoqërohet me një minutë heshtje dhe me vendosjen e flamurit kombëtar në gjysmë shtize, në të gjitha institucionet shtetërore.

Marre nga Balkanweb.


_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Sennia prej Sun Jul 18, 2010 6:54 pm

Nje tjeter fatkeqesi e dhimbshme...ngushullime per familjaret dhe sherim te shpejt te plagosurve....

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga zeshkane prej Mon Jul 19, 2010 9:06 am

Ngushellime Sad

zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga e panjohura prej Mon Jul 19, 2010 9:35 am

Ngushllime familjarve per te humbjen tragjike,dhe gjithashtu sherim te sukseseshem per te lenduarit!Lutem qe kjo te mbetet tragjedia e fundit !Kujdes shofer,nuk kemi shum jetera!!

e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Vizioner prej Sat Jul 24, 2010 1:43 pm

Konfliktet dhe varfëria, vetëvaret nëna e 3 fëmijëve

KORCË- Një grua 43-vjecare, nënë e tre fëmijëve është vetëvarur pas konflikteve me bashkëshortin dhe kushtet e këqija ekonomike të familjes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas të rrethit të Kolonjës dhe viktimë është gruaja E.M.

* * *


Shkodër, vret me armë gruan dhe vajzën, arrestohet kryefamiljari

Kryefamiljari ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten dhe vajzën e tij, në rrethana ende të paqarta. Marije e Kristiana Pjolli, nënë e bijë, përkatësisht 46 dhe 18 vjeçe kanë gjetur vdekjen ndësa janë vrarë nga kryefamiljari Pjetër Pjolli 46 vjeç.

* * *


Sherr me armë, vritet 25-vjecari në Rrëshen

RRËSHEN- Një djalë 25 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Mirditës pas një sherri banal. Leon Gjoka u qëllua me armë në afërsi të komisariatit të policisë Mirditë. Burimet policore saktësuan se vrasja ka ndodhur rreth orës 21.00. Ngjarja ndodhi në një lokal në afërsi të spitalit, ku sipas policisë, 27- vjeçari Sokol Shytani ka qëlluar me pistoletë mbi 25- vjeçarin duke e lënë të plagosur rëndë. Ndonëse Leon Gjoka u dërgua në urgjencën e spitalit të Lezhës, gjeti vdekjen rrugës.

* * *


Shkodër, familjet konflikt për ujin e pijshëm

SHKODËR - Konflikti për ujin e pijshëm mes lagjeve të fshatit Brojë në komunën e Këlmendit në Malësi të Madhe ka shkaktuar konflikt mes familjeve që jetojnë aty. Për zgjidhjen e këtij konflikti që rrezikonte të kishte pasoja të rënda, kanë ndërhyrë strukturat e pushtetit vendor dhe të policisë që pas disa takimeve kanë mundur të arrijnë në një marrëveshje mes palëve.
Konflikti është ashpërsuar dhe ndërhyrjet disa herë të policisë nuk kanë sjellë rezultat.
Pas disa takimeve edhe me kryetarin e fshatit Brojë dhe me përfaqësues të komunës dhe të policies, është mundur të gjendet një kompromis dhe të shuhet konflikti që rrezikonte të shoqërohej me pasoja të rënda.

inat inat inat Hajde Shqiperi hajde!!!! wacko

_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Vizioner prej Sun Aug 22, 2010 12:28 pm

Humbin jetën në një aksident 5 emigrantë shqiptarë në Greqi

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 5 shtetasve shqiptar emigrantë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kufirit me Shqipërinë në aksin Janinë-Kakavijë rreth orë 07:15 sipas mediave vendase. Nga të dhënat e para u mësua vdekja e 4 shtetasve shqiptar

* * *


Tri makina aksidentohen, 8 të plagosur

Tetë të plagosur është bilanci I një aksidenti të rëndë, në të cilin janë përfshirë tri automjete. Mësohet se ngjarja ndodhi në aksin kombëtar Tepelenë- Gjirokastër, në vendin e quajtur "Mulliri I Babait". Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se katër prej të plagosurve janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Janinës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

* * *


Ngjarje e rëndë në Librazhd, ekzekutohet me pistoletë 28 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak pas mesnate qytetin e Librazhdit. Një 28 vjecar është qëlluar për vdekje. Ndërsa policia ka bërë me dije se ekzekutori është identifikuar dhe se vrasja ka ardhur si pasojë e një grindjeje banale.

inat



_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga zeshkane prej Mon Aug 23, 2010 9:29 pm

Igumenicë, 22 Gusht 2010 NOA - Gjendje shoku dhe neveri ka provokuar një ngjarje e rëndë e ndodhur në Igumenicë, ku një vajzë e vogël shqiptare është abuzuar seksualisht nga një plak grek që shfrytëzoi miqësinë e krijuar me të atin e vogëlushes.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Super Market “Ksenos” dhe autor i dyshuar i saj, është 70-vjeçari K.S, lindur në Paramithia dhe banues në Igumenicë, që ju dalloni në këtë foto të sotmen pas arrestimit.

Burime zyrtare nga Zyra e Krimit kundër Personit dhe Krimeve Seksuale të Igumenicës i thanë agjencisë NOA se vajza 6-vjeçare e abuzuar, është aktualisht nën kujdesin e punonjësve socialë dhe të atit që ka ngritur padi penale ndaj shtetasit grek, në bashkëpunim me prokurorinë e Shtetit.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në këndin e lojërave të Igumenicës. 70-vjeçari K.S., ka shkuar në shtëpinë e mikut të tij dhe i ka ofruar që të marrë vogëlushen dhe ta çojë në parkun e lodrave dhe meqë aty afër ishte supermarketi, do t’i blinte dhe një akullore.

Babai i të voglës, duke mos pasur dyshimin më të vogël se plaku grek ishte pervers, jo vetëm që e ka lejuar por edhe e ka falënderuar të moshuarin për xhestin e tij dashamirës.

Pasi e ka çuar te lodrat, disa minuta më vonë, duke i premtuar se do t’i blinte akullore, 70-vjeçari e afron vogëlushen deri te pjesa e prapme e supermarketit “Ksenos”, që në ato momente ishte pa lëvizje njerëzish.

Atje, duke përdorur dhunë fizike, plaku maniak, i ka hequr fustanin vajzës së vogël të shokut të tij dhe më tej të brendshmet.

Nën britmat e fëmijës që i vuri njërën dorë në gojë që të mos dëgjohej, plaku pervers arriti të depërtonte në organet gjenitale të të voglës duke përdorur gishtat e dorës tjetër.

Pasi ka shfryrë epshet seksuale, plaku e ka lëshuar vajzën nga kthetrat e tij. Vogëlushja e terrorizuar, ka vrapuar duke qarë me dënese dhe arriti në banesë, vetëm disa qindra metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

Me të hyrë në shtëpi, i ka treguar të atit për ngjarjen e ndodhur, duke identifikuar si autor, pikërisht fqinjin e tyre që ishte dhe mik i babait prej një muaji.

I tmerruar nga ajo që dëgjoi dhe duke parë fustanin e shqyer të së bijës dhe shenjat e dhunës në fytyrë dhe trup, emigranti 38-vjeçar ka marrë të bijën përdore dhe ndërsa vraponte për te rajoni policor, ka njoftuar paraprakisht në numrin telefonik të policisë, mbërritjen për denoncim.

Në orën 01.00 të ditës së sotme (E Diel), Policia e Igumenicës konfirmoi zyrtarisht arrestimin e të dyshuarit: “Shtetasi K.S., 70 vjeç, lindur në Paramithia dhe banues në Igumenicë, u arrestua në kushtet e flagrancës pas denoncimit të një shtetasi shqiptar, emigrant i ligjshëm në Greqi, se ka kryer vepra të turpshme me vajzën e tij gjashtë vjeçe. Nga ekspertiza mjekësore e kryer, u dalluan shenja të qarta të abuzimi seksual”.

Policia pohoi se “70-vjeçari i dyshuar, e pranoi se kishte kryer vepra të turpshme me të miturën. Ai iu dërgua për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Thesprotisë, për akuzat e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të mitur”.

zeshkane
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 108
Reputation : 3
Anmeldedatum : 17/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Vizioner prej Tue Oct 26, 2010 2:41 pm

Vdiq Oktapodi - Paul

Naten e te Martes vdiq Oktapodi-Paul, parashikuesi i ndeshjeve te kapionatit Boteror te Futbollit 2010.
Vdekja ishte natyrale.



Ciao

_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Vizioner prej Tue Nov 09, 2010 12:21 am

Përmbyset autobusi, Policia: Gjashtë të vdekur, 20 të plagosur

20:30
Një autobus pasagjerësh që udhëtonte drejt Greqisë mësohet se është rrëzuar ne fshatin Fratar të Ballshit. Autobusi ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë prej dhjetra metrash. Lajmi është konfirmuar nga burime të policisë së shtetit. Mësohet se në vendngjarje janë nisur autoambulanca, dhe automjete të policisë së qarkut Fier. Shkak për aksidentin e rëndë mendohet të ketë qenë koha e keqe, ndërsa ende nuk ka informacione të sakta për viktima apo të lënduar.



20:50
Sipas njoftimeve te fundit raportohet per te pakten 3 te vdekur dhe shume të plagosur. Numri i viktimave eshte ende i pasakte pasi ka njoftime kontradiktore mbi numrin e viktimave.

21:36
Gjatë një deklarate per shtyp policia zyrtarizoi 6 te vdekur dhe 20 të plagosur, ndërsa tha se forca të shumta policie janë duke punuar për nxjerrjen e të mbijetuarve të tjerë. Autobusi me targe INB 9900 është nisur nga Tiranë, dhe udhëtonte drejt Athinës. Shoferi i autobusit ishte nje shtetas grek i identifikuar si Tomas Gegas. Ende nuk behet i ditur identiteti i viktimave dhe të plagosurve.






_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Vizioner prej Tue Nov 09, 2010 1:45 pm

Aksidenti, 9 të vdekur. Dëshmia e pasagjerëve: Shoferi grek, i dehur.

Ka shkuar ne 9 numri i viktimave te aksidentit tragjik te Ballshit, kur autobusi i linjes Tirane-Athine perfundoi ne humnere. Sipas burimeve te policise, jane identifikuar te gjitha viktmat, nderkohe qe ndodhen ne gjendje kritike per jeten 5 te tjere.

Mes viktimave janë shënuar të rinj, si dhe fëmijë, ndërkohë që shumë prej të plagosurve kanë përfunduar në sallat e operacionit në Gjirokastër, Tepelenë, Fier e Tiranë. Mes viktimave, shumë kanë qenë familjarë. Shoferi i autobusit të linjës Tiranë-Athinë me targa greke INB 9900, i kompanisë "Alba Trans" ishte shtetasi grek Tomas Cogas (Tomas Tsogas), ndërkohë që dëshmitarë të aksidentit bëjnë të ditur se në momentin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ishte duke folur në telefon dhe ishte i dehur. Ndryshe nga ç'mendohej, aksidenti ka ndodhur në pjesë të drejtë të rrugës, pak metra pa hyrë në një kthesë


Deshmia: Shoferi fliste me nje femer ne sediljen e pare
Todi Prifti, një nga personat që ndodhej në autobusin e tragjedisë së mbrëmshme të ndodhur pranë fshatit Ziaj të komunës së Fratarit tha dje për "Shekullin" se kishte parë një femër të ulej pranë sediljes së shoferit grek Tomas Cogas, disa minuta përpara se të ndodhte tragjedia. Pikërisht veprimi i kësaj femre të cilën Prifti pohoi se nuk e njihte, mendohet të jetë sipas tij edhe shkaku i aksidentit me pasoja tragjike. 53-vjeçari i cili udhëtonte në drejtim të Athinës, ishte nisur nga Fieri, rrëfeu për "Shekullin", se vajza duhej të ishte jo më tepër se 30 vjeçe, ndërsa e përshkruan drejtuesin e autobusit, si një burrë të shëndoshë, i cili sipas tij i kalonte të 55 vitet. Ai tregon se nuk mban mend se si kishte ndodhur aksidenti, ndërsa pohon se kishte kuptuar vetëm momentin kur ata kishin prekur humnerën, më pas asgjë. "Mbaj mend vetëm se vajza kishte pak kohë që ishte ulur pranë sediljes së shoferit, ndërsa ata bisedonin me njëri- tjetrin. Nuk e kuptova momentin se si autobusi iu drejtua humnerës, por më pas kuptova që ishim duke rënë në greminë. Ishim në lumë", rrëfeu Prifti. Ai tregoi se kishte ndier disa persona që i hidhnin ujë në fytyrë, pasi i kishte rënë të fikët. Që andej, sipas pasagjerit të plagosur, atë e kishin nxjerrë nga gremina në rrugën kryesore, disa persona që duhej të ishin shoferë mjetesh të tjera që kishin ndaluar aty.

Të njëjtin fakt se shoferi mund të jetë shpërqendruar nga një femër që ishte ulur në sediljen pranë shoferit pak përpara aksidentit e konfirmon edhe një i plagosur tjetër i cili ndodhet në spitalin e Fierit për të marrë mjekimin pas plagëve të marra në aksidentin tragjik. Mes të mbijetuarve ka qenë edhe shoferi i autobusit, i cili është grek dhe gjendja e tij e rëndë shëndetësore ka bërë që të mos japë shumë detaje për policinë.




_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Vizioner prej Thu Nov 11, 2010 4:09 pm

Gjenden të vdekur 4 fëmijët në banesë.



Tragjedi në një familje në Durrës. Katër fëmijët e familjes Xheka, dy motra e dy vellezër janë gjetur të vdekur ne banesë nga nëna e tyre n orët e para te mëngjesit.

Fëmijët e kanë kaluar natën vetëm, pasi nëna punonte si këngëtare në një lokal nate në Tiranë, ndërkohë babai nuk jetonte me ta për shkak të problemeve bashkëshortore.

Sipas të dhënave të para të policisë shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë asfiksia nga gazrat e shkaktuar nga një zjarr i rënë në një nga qoshet e dhomës ku ndodheshin fëmijët. Vatra e zjarrit paraprakisht mendohet të jetë një qiri i ndezur për ndriçim si rezultat i mungesës së energjisë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30, në një banesë të ndodhur në afërsi të Kantinës së Verës në Sukth.



_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga e panjohura prej Thu Nov 11, 2010 4:26 pm

Cfar te thuhet ketu?Kjo eshte nje tragjedi per Nenen e shkret,athua edhe sa do jetojm ne keto kushte?E dikush luan me lek!Tmerr Sad

e panjohura
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 383
Reputation : 0
Anmeldedatum : 22/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Lilly prej Thu Nov 11, 2010 9:23 pm

Oh Zot i madh.c'fare tragjedie.
Ju prehte shpirti ne paqe ketyre engjejve te pafajshem.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme prekese

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:58 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi