Forumi Evolucion

Intuita, shqisa e 7.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Intuita, shqisa e 7.

Mesazh nga Sennia prej Tue May 11, 2010 9:39 pm

Kur biem në dashuri në shikim të parë thjesht e dimë që "ajo" apo "ai" është personi i duhur, poashtu kur presim një top e dimë se si. Kjo diçka të cilën nuk e kuptojmë se nga vjen ka shumë emërtime si zëri i brendshëm, ndjenjë e brendshme, intuitë.

Intuita ka pasur me qindra vjet nam të keq. Edhe sot edukohen njerëzit të maten mirë para se të vendosin. Intuitës nuk i kanë besim.

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Intuita, shqisa e 7.

Mesazh nga Sennia prej Tue May 11, 2010 9:39 pm

Intuitën e lidhin më së shumti me të menduarin femëror. Ose me një shqisë të shtatë. Kështu ajo vihet në pikëpyetje. Në të vërtetë intuita është një formë inteligjence. Një inteligjencë e pavetëdijshme, të cilën e zotërojnë si meshkujt ashtu edhe femrat.

Vendimet ku ne dëgjojmë zërin e brendshëm na shoqërojnë përditë - dhe ndodhin kryesisht pa e vënë ne re. Kështu në rrugën e njohur për në punë ne kthehemi intuitivisht djathtas, rrisim shpejtësinë e ecjes dhe parandjejmë situatat e rrezikshme. Këtë të fundit pa parë në të ardhmen. Më tepër janë përvojat ato që na kanë mësuar.

Pikërisht këtu bazohet intuita: në përvojë. Sa më tepër të kemi dijeni mbi një fushë aq më tepër mund t´i besojmë intuitës sonë në të. Ekspertët janë të mendimit se, për shembull dhjetë vjet përvojë në një punë mjaftojnë që në mënyrë intuitive të marrim vendimin e duhur.

Gjithçka që përjetohet dhe shikohet, merret vesh dhe mësohet që nga lindja, hyn brenda tek dituria jonë. Kësaj, sipas ekspertëve, i shtohen dijet që njeriu ka mbledhur përgjatë evolucionit - pak a shumë impulsi të mos i besohet një të huaji që e hasim në pyll.

Kohët e fundit intuita ka filluar të zërë vendin e vet.

Deri në 95 përqind të vendimeve që ne marrim janë intuitive. As blerjet që ne bëjmë nuk janë vendime racionale ku kemi peshuar mirë anët e mira dhe këqija të një produkti.

Në kokën tonë kemi një autopilot shumë të fuqishëm që vendos për ne. Kështu ne nuk na duhet të mendojmë gjatë, por vendosim në mënyrë impulsive.

Ajo që na bën të dyshojmë tek ky autopilot: ne e ndjejmë atë por nuk mundemi as ta drejtojmë e as ta kuptojmë. Shkaku për këtë gjendet në atë që intuita jonë vepron përnjëherë në mënyrë të pavetëdijshme. Ndërkohë që ne me vetëdije mund të përpunojmë 50 njësi të dhënash në sekondë - që i përgjigjet katër deri në pesë vetive - autopiloti ynë ia del mbanë të përpunojë njëmbëdhjetë milionë njësi të dhënash në sekondë.

Nëse do të përpiqeshim që këtë efikasitet të kujtesës sonë të pavetëdijshme të punës ta arrinim edhe në gjendje të vetëdijshme atëherë do të ishim të mbingarkuar. Ne pothuajse do të gjendeshim të burgosur në një rretheqark të pafundmë duke peshuar midis po-së dhe jo-së. Nuk do të arrinim të merrnim as vendimet më të thjeshta; do të ishim praktikisht të paaftë për të lëvizur.

Shkencëtarët kanë zbuluar shumë kohët e fundit mbi intuitën. Por nuk e dinë akoma me hollësi se si ajo funksionon.

Ata kanë gjetur se intuita, ndodhet njëkohësisht në shumë rajone të trurit tonë. Por ata nuk e dinë me saktësi se si truri na tregon se ç´drejtim të marrim. Kështu intuita mbetet një fushë e gjerë për t´u hulumtuar.

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Intuita, shqisa e 7.

Mesazh nga Eria prej Wed May 12, 2010 2:26 pm

Ehh te mburrem cik si femer qe jam..intuiten e kam goxha mire...nuk para me ka genjyer...dhe nuk para kam gabuar ndonjehere...mgjthse sh here kam dashur te jem gabim..

_________________
Nje dite qe bosh vjen dhe une nuk jam me ty..nje dite qe koha s kthen...dhe une te dua ty....per mua je ti.....nuk ka me tjeter veeend...jooooo

Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Intuita, shqisa e 7.

Mesazh nga Sennia prej Wed May 12, 2010 10:30 pm

edhe une eria, i parandjej shume gjerat

Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Intuita, shqisa e 7.

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:01 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi