Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter.

3 posters

Shko poshtë

Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter. Empty Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter.

Mesazh nga Sennia Sun May 09, 2010 7:29 pm

Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter. Vale10

Disa valë të çuditshme radioje janë kapur përpara pak ditësh nga një grup shkencëtarësh. Ende nuk dihet origjina e tyre...

Ka diçka të çuditshme nga komshinjtë tanë kozmikë. Një objekt i panjohur në galaksinë pranë nesh, me emrin “M82”, ka nisur të dërgojë valë radioje dhe dërgimi i tyre nuk i ngjan asnjë fenomeni të parë më parë në univers. “Ne nuk e dimë se çfarë është ajo”, – thotë njëri prej zbuluesve, Tom Mukslou i Qendrës për Astrofizikë të Jordell Bank, pranë Maklesfilldit në Mbretërinë e Bashkuar.

Fenomeni u shfaq majin e kaluar, ndërkohë që Mukslou dhe kolegët e tij po monitoronin një shpërthim të palidhur yjor në “M82”, duke përdorur rrjetin MERLIN të teleskopëve radiofonikë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një sasi valësh radiofonike u shpërndanë vetëm për disa ditë, diçka shumë e shpejtë për termat astronomikë. Ajo qartësisht nuk është një shpërndarje valësh radiofonike të një supernove: ato zakonisht bëhen të dukshme përgjatë disa javëve dhe pastaj humbasin përgjatë muajve, me një spektër radiacioni që ndryshon vazhdimisht.

Burimi i ri nuk duket se ka ndryshuar vezullimin përgjatë vitit dhe spektri i tij është statik. Megjithatë, ajo duket se lëviz dhe madje shpejt: shpejtësia e saj duket se është katër herë më e madhe se shpejtësia e dritës.

Një shpejtësi e tillë marramendësi dhe deri diku “superluminale” është parë edhe më parë nga materiale që përthithen nga vrimat e zeza. Përmbajtja e këtyre lëndëve lëviz drejt nesh me një kënd të vogël dhe udhëtimi sjell që efekti i relativitetit prodhon një farë iluzioni optik që bën këtë sasi të duket si superluminale.

“A mund që ky objekt të jetë një vrimë e zezë?”, ajo nuk është dhe aq në qendër të “M82”, aty ku astronomët mund të mendonin se do të gjenin një vrimë të zezë supermasive qendrore siç ndodh në shumicën e galaksive të tjera.

Kjo na lë në mundësinë që ajo të jetë një mikrokuazar. Një mikrokuazar formohet pasi një yll i madh shpërthen, duke lënë pas një vrimë të zezë 10 deri në 20 herë në madhësinë e diellit, që nis të ushqehet me gaz nga një yll tjetër që është ende gjallë.

Mikrokuazarët prodhojnë gjithashtu një sasi të madhe rezesh X, por asnjë rreze X nuk është parë nga objekti misterioz. “Pra as kjo nuk është e vërtetë”, – tha Mukslou për revistën “Shkencëtari i Ri” (New Scientist-Nju Sajëntist).

Hamendësimi i tij më i mirë është që burimi i radiovalëve është një objekt kompakt, i cili hedh materiale përtej, ndoshta një vrimë e madhe e zezë ose një vrimë e zezë në një mjedis të pazakontë.

Ndoshta fenomeni ndodh disa herë edhe në galaksinë tonë, por është më e përhapur në “M82”, për shkak të sasisë shumë të madhe të yjeve që ka kjo galaksi dhe që shpërthejnë shumë më shpesh sesa në “Rrugën e Qumështit”, duke krijuar një sërë vrimash të reja të zeza.

Mukslou do të raportojë zbulimin në Takimin Kombëtar të Shoqërisë Mbretërore Astronomike në Gllasgou të Skocisë, në Mbretërinë e Bashkuar.
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter. Empty Re: Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter.

Mesazh nga Sennia Sun May 09, 2010 7:34 pm

Edhe pse keto shpesh ekzagjerohen, une mbetem e mendimit se ka jete tjeter ne Univers
Sennia
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter. Empty Re: Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter.

Mesazh nga Lilly Sun May 09, 2010 11:42 pm

Jam shume dakort me ty Sennia,ska se si ne gjithe kete univers mos kete jete tjeter.
Lilly
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter. Empty Re: Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter.

Mesazh nga Vizioner Mon May 10, 2010 8:19 am

Kete e lexova para ca javes ne nje nga Gazetat gjermane!

Qe exitojne dhe sisteme te tjera Planetare eshte vertetuar dhe zbuluar por, existenca e Jetes ne to, nuk eshte akoma e mundur te zbulohet, me tekniken qe kemi ne perdorim sot.
Kurse per Qenie "jashttoksore" nuk eshte me enigme, sepse Toka eshte vizituar nga to! Shume te dhena tregojne se, FBI dhe CIA kane material sekret per viziten e e Qenieve te tjera ne Toke. rreth viteve '70, dy nga keto Qenie jane kapur dhe qendrojne(nuk jetojne me) ne qendren Ushtarake 55 ne Amerike!
Keto te dhena jane te para ne Dokumentare te ndryshem Televizive, ku flasin dhe ish-punonjes te kesaj qendre Ushtarake. Sa jane te verteta, eshte gje tjeter!
Por llogjika ime nuk e lejon te MOHOJ existencen e Planeteve te tjera me Qenie qe jetone por, mbase ne nje forme-ndertim tjeter Biologjik nga kjo e jona!
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter. Empty Re: Kapen valë radioje nga një galaksi tjeter.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi