Forumi Evolucion


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Evolucion
Forumi Evolucion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cohu Shqiptar!!!

5 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Vizioner Tue May 11, 2010 8:00 pm

"Mentaliteti antiopozitar i Berishës, më i rëndë se greva"

Faktori Plus / E plotë në Vizion Plus

Greva e urisë e opozitës shqiptare ka diferencuar thellë shoqërinë shqiptare. Si çdo ngjarje e fortë, që lë gjurmë në historinë e një shoqërie, edhe kjo protestë ekstreme e opozitës ka testuar fort shoqërinë shqiptare dhe orientimin e saj ndaj vlerave të lirisë.
Efekti i parë i saj natyrisht që shihet te pala kundërshtare.


Produkti i parë politik i grevës ishte zbulimi i mentalitetit enverist të kryeministrit Berisha, i cili si reagim të parë ndaj grevës pati antimitingjet.


Antimitingjet janë shfaqur në historinë e Shqipërisë në vitin 1991, pas grevës së urisë së studenteve të Universitetit të Tiranës, kur qindra mijëra njerëz në qytete të ndryshme të Shqipërisë marshonin me bustin e Enver Hoxhës në krahë, duke mallkuar studentët grevistë dhe duke i akuzuar ata si të shitur tek armiqtë e Shqipërisë.


Me të njëjtën gjuhë dhe sinkron, Berisha pas grevës së urisë së opozitës, mobilizoi falangat e tij, duke keqpërdorur shpeshherë dhe cingije të oborrit të PD-së për të rritur turmat me thirrje enveriste kundër opozitës.
Pasi dështoi, dhe me ta dhe me një grup grash të PD-së, së fundmi hodhi në sulm një grup rrogëtarësh të tij, kryesisht në profesionin e teatrit dhe estradës, shumica e të cilëve në asnjë moment të jetës së tyre nuk kanë mbështetur opozitën dhe zgjedhjet e lira në këtë vend.

Shumica e tyre kanë heshtur edhe kur i janë vjedhur votat Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, për të mos thënë që ndonjëri prej tyre njësoj si tani ka qenë luftëtar kundër opozitës në çdo kohë.


-Pra, efekti i parë pozitiv dhe diferencues i kësaj greve urie, është se shfaqi para shqiptarëve, gjithë ndryshkun që fsheh pushteti i kalbur i Sali Berishës, gjithë mediokritetin dhe njerëzit e përdorur të tij, emrat e të cilëve duhen shkruar me germa të mëdha në gazeta sot, që nesër të jemi të qartë kur t'i ridëgjojmë emrat e tyre të gatshëm për të mbështetur pushtetin e radhës, t'u themi me kurajë, rrini mënjanë se boll jeni përdorur.


-Së dyti, greva testoi intelektualët e rëndësishëm të Shqipërisë që në tërësi mbështetën grevën ose patën kurajën t'i thonë "Jo" Sali Berishës në përpjekjet e tij për t'u përdorur kundër opozitës.


Në një regjim represiv dhe arrogant si ky i yni, edhe të heshtësh duke i rezistuar mospërdorimit nga Sali Berisha është vlerë. Përbaltja e emrit të intelektualëve me disa estradaxhinj, natyrisht që i vë në pozitë të vështirë intelektualët e vërtetë të bëhen pjesë e debatit politik, por heshtja e tyre dhe refuzimi për t'i dhënë oksigjen Sali Berishës, është vlerë në regjime të tilla gjysmë totalitare.


Dhe, së fundmi, greva testoi dhe ndau qartë median shqiptare dhe gazetarët e saj. Për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet nga ekranet e TV, e kuptojnë qartë diferencën mes pronarëve dhe gazetarëve, shikojnë qartë mënyrën e sinqertë se si raportojnë gazetarët dhe selektivitetin editorial të pronarëve, që qeveria i ka vënë nën kontroll. Dhe kjo është një pasqyrë e vlefshme që e kemi sot falë kësaj proteste.


Bilanci i dhimbshëm i kësaj proteste nuk janë 14 grevistë në buzë të vdekjes dhe dhjetëra të tjerë në gjendje kritike, por 140 njerëz të keqpërdorur nga qeveria, shumica produkte të artit të realizmit socialist dhe mjekë si dhe ringjallja e mentalitetit enverist antiopozitar në Shqipëri, nga njerëz që s'kanë qenë kurrë në anën e lirisë, në anën e opozitës dhe medias së lirë.


Mund të mos jesh dakord me Edi Ramën, mund të mos jesh socialist apo votues i tyre, por demokracia të jep luksin të mos përdoresh kundër njerëzve që protestojnë për lirinë e votës dhe lirinë e fjalës. Vetëm njerëzit që nuk e kanë luksin të jenë të lirë, detyrohen të firmosin sërish, njësoj si dikur ata, të cilëve regjimi fatkeq i Sekretarëve të Partisë dhe Sigurimit të Shtetit ua përdorte firmat kundër njerëzve që guxonin të kërkonin liri.
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Vizioner Wed May 12, 2010 12:50 pm

Grevistët e urisë, përballë Ramës, Berishës, Ndërkombëtarëve dhe Medias



GREVISTËT DHE RAMA


"Instancë më vete" e quante pardje në artikullin e tij, Preç Zogaj, çadrën e grevistëve të urisë. Preçi është si gjithmonë i qartë dhe inteligjent, por ka diçka që ai nuk e thotë akoma. Edhe të tjerë nga opozita stepen ta thonë.


Dyshoj se do mund ta mbajnë të ndrydhur për shumë kohë, me gjasë qysh nesër ky "zbulim" mund të jetë vjetruar. Bëhet fjalë për një distancë të qartë mes lidershipit të PS-së dhe grevistëve. Distanca nuk është mbi atë që duan; ajo është e njëjtë dhe e qartë. Distanca është në mënyrën se si ajo që duan, DUHET arritur.


Disa shenja të jashtme, ndoshta të vogla të kësaj distance të rëndësishme, mund të kapen edhe në gjuhën e parullave: "Hap kutitë ose largohu" - është "parulla zyrtare" e lidershipit të PS. "Hap kutitë ose këput qafën", - shkruanin në parullat e tyre protestuesit lezhjanë e shkodranë pak ditë më parë.


Qëndrimi i grevistëve të urisë (sidomos i qytetarëve jo-deputetë) dhe i protestuesve jashtë çadrës, - mbi mënyrën si duhet vepruar dhe si duhet të sillen përballë shurdhërisë së qeverisë - është shumë më radikal se ai që kumton lidershipi i PS-së.


Mjaftojnë pak orë brenda çadrës së urisë që të kuptosh se distanca mes dy kumteve jo vetëm ka marrë formë tashmë, por po bëhet e papërballueshme edhe për vetë Ramën.
S.Berisha po e sulmon Ramën egërsisht.


Ashtu siç i ka hije, në fund të fundit. Ka ngritur kundër tij, një koalicion anti-njeri të paprecedent që i ka kaluar tashmë edhe kufijtë e absurdit. Në fakt, S.Berisha bën mirë ta falënderojë Edi Ramën.


Sepse Rama sot është moderuesi, madje frenuesi, i një energjie popullore antiqeveritare që është ku e ku më e fortë dhe më radikale se kumti i tij politik, kumt ky, i kompleksuar jo pak nga formimi i tij qytetar dhe nga qëndrimi i faktorit ndërkombëtar.


Por, është e vërtetë gjithashtu që kjo distancë mes Ramës dhe qëndresës, - deri më tash shpëtimtare për Berishën - po zvogëlohet me shpejtësi. Sa më shumë kalojnë orët, aq më shumë i afrohemi asaj pikës që një pushtet i mençur do ta shmangte: pikës ku qëndresa nuk ka më asgjë për të humbur.


GREVISTËT DHE S. BERISHA


"...Vetëm një popull shpirtmadh do t'i jepte kaq shumë mundësi këtij burri të vogël..."- thotë një varg i një përralle të vjetër arabe. Vetëm Shqipëria mund të vazhdojë të bashkëjetojë me një politikan si kryeministri i sotëm.


Do mjaftonte vetëm 1 Maji i këtij viti që marrëdhënia të thyhej përjetë. Një kryeministër që vë gjysmën e popullit të këndojë kundër gjysmës tjetër që vuan, mund të jetë çfarë të dojë, por jo kryeministër.
Ndoshta, kjo është disi "e hollë" për t'u vënë re në një CV politike si ajo e Berishës.


Ai është shndërruesi i partisë së shpresës post-diktaturë në një sekt torollakësh dhe hajdutësh; është krye-shtetari i dështuar i 97-ës së tmerrshme; opozitari i papërmbajtshëm i grushteve të shtetit, klouni i "sukseseve" ku gëlojnë fantazmat e Gërdecit.


Sot na fton t'i harrojmë këto të gjitha. Madje i kërkon popullit të tij të shkatërruar, ta trajtojë si ajatollah, duke shtuar se i dëshiron edhe 20 apo 30 vjet të tjera mundësish politike (!).


PS e sotme kërkon ndjeshmëri dhe përgjegjësi nga njeriu i kontrastit të mësipërm. Kurse grevistët e urisë e kanë të qartë që nuk kanë ç'presin prej tij.


Ai nuk ka asnjë përgjigje për ta.. Siç nuk ka përgjigje për izolimin që vazhdon ende pas 20 vitesh, për 97-ën, për 98-ën, për humbjen e dinjitetit, për kaosin me pronat, për shitjen e tregjeve dhe interesave shqiptare, për përçarjen e re klasore, për Gërdecin, përmbytjet, përdhunimin e Kushtetutës, tentativën për të prekur deri edhe integritetin territorial të vendit, mungesën e drejtësisë, të shanseve të barabarta, gjendjes së mjerë të arsimit, të shëndetësisë, konfliktit të ri të sotëm etj, etj - shkurt për një katrahurë ku fajtor, sipas personazhit grotesk që qeveris sot vendin, mund të jetë gjithkush e gjithçka, që nga komunistët, bijtë e komunistëve, nipat e komunisteve, CIA, Asfalia, eklipsi hënor, UFO-t, etj., por kurrë ai vetë. Sepse ai harron që është shtetar.


Harron që paguhet, jo për të gjetur justifikime, por për ta mbrojtur popullin e tij nga këto, edhe sikur të jenë të gjitha të vërteta. Pra, nuk ka asgje te re në shurdhërinë e tij përballë grevistëve. Ai prapë nuk do sillet si shtetar. Ai do vazhdojë të tentojë të bëjë atë që ka bërë këto 20 vjet: të mbështetet tek VESET e shoqërisë, tek ngacmimi dhe aktivizimi i tyre si themel dhe kolonë pushteti.


Shqipëria e sotme ka dy bashkautorë të njohur, dy protagonistë politikë të këtyre 15-20 viteve të fundit, ish-kryeministrin e djeshëm, mëtuesin e sotëm presidencial F. Nano dhe ish-presidentin e djeshëm, kryeministrin e sotëm S. Berisha. Në këtë thelb, të aktivizimit dhe përdorimit të VESEVE të shoqërisë për të organizuar dhe kontrolluar pushtetin dhe shoqërinë, këta të dy janë krejtësisht të njëjtë.


Janë po kaq të ngjashëm edhe në mitomaninë që shoqëron fundin e tyre. Fatos Nano ishte kryeministri turist i një populli emigrantësh, ky i sotmi është kryeministri me Ipad i një vendi ku studentët e shkëlqyer vrasin veten.


Shqipëria ndihet sot e lodhur përballë asaj që këta të dy kanë prodhuar. E lodhur prej atyre që i ngulen pushtetit si mizat në kakë e nuk të lenë rrugë tjetër për t'i hequr prej andej, veç t'i godasësh fort e të bësh mut dynjanë.


GREVISTËT DHE NDËRKOMBËTARËT


Në disa intervista në "Shekullin" e djeshëm, grevistët e urisë e artikulonin qartë atë pyetjen që e bëjmë sot të gjithë: "Si është puna me këta ndërkombëtarët ?". Vërtet si është puna me ndërkombëtarët?


Dhe për cilët ndërkombëtarë e kemi fjalën?
Bashkimi Europian sot është në ditë të këqija. Kriza e fortë ekonomike në përgjithësi dhe ajo greke në veçanti, kanë shkaktuar çarje të eurozonës, ngacmim të plagës së vjetër identitare, forcim të euroskepticizmit, etj.


Sa për parantezë, në rrethanat e sotme, qeveria jonë na nxjerr ne shqiptarëve edhe pak nastradinër në këtë trokitjen tonë të nxituar e të paduruar në derën e një shtëpie të mbytur në hallet e veta. Është njësoj si të dëgjosh zhurmë, potere dhe kambana morti në vilën e fqinjit tënd dhe ti nga kasollja jote të shkosh e të trokasësh në derë me saze e me këngë e t'i thuash: "Erdha unë, të pimë nga një lëng..."


Ka që thonë se në këto rrethana, situata në Shqipëri nuk i intereson askujt. Në fakt, jo tamam, askujt. Fqinjët tanë, i kanë kthyer sytë këtej. Shumë aktive Italia, p.sh. Të dërguarit e Berluskonit premtojnë viza, afate pas afatesh dhe flasin si zëdhënës të qeverisë së Tiranës.


Si është e vërteta? E vërteta është që deti është bërë kos. Shqipëria ka sot një kryeministër që firmos gjithçka, në këmbim të "mbeshtetjes nderkombetare". Ardian Klosi në artikullin e djeshëm në "Shekulli" për nënshkruesit e një letre të hapur kundër grevës së urisë, shkruan: "...


Nënshkruesit e kësaj letre të hapur janë të shqetësuar për shtyrjen e liberalizimit të vizave, por jo për legjitimitetin e pushtetit që kemi mbi kokë sot, të shqetësuar për shëndetin e grave në çadër, por jo për shëndetin e keq të Shqipërisë, të shqetësuar për nocione të përgjithshme si destini ose liria, por jo të shqetësuar se kryeministri i tyre u fal fqinjëve të jugut DET dhe fqinjëve të perëndimit TOKË nga të SHQIPËRISË që ta kthejnë në depozitë mbeturinash...". etj.


Po, e vërtetë! Det, fqinjëve të jugut, Tokë fqinjëve të Perëndimit. Kërkesa që fqinjët tanë kanë shekuj që i bëjnë pa i arritur dot, i firmosi kryeministri i sotëm brenda pak muajsh. Këto firma jane edhe pergjigja për disa nga qendrimet e sotme "nderkombetare". Për disa, sigurisht. Në përgjithësi qëndrimi ndërkombëtar është pro transparencës.


Se nuk ka si të jetë ndryshe. Por, mes tyre, ka nga ata që, Shqiperia u intereson vetem për aq kohë sa në pushtet është një firmosës i zellshëm si Berisha, politikani që në gjithë karrierën e vet, armikun numër 1 ka opozitën e popullit të vet.


Meqë jemi këtu, po e ndajmë me lexuesit e Shekullit, një pyetje. Kërkoj ndjesë nëse duket pak bizarre, por më duket e drejtë. Pak javë më parë patëm një vizitë qeveritare në Beograd e më pas një lajm zyrtar për një ftesë në Tiranë për kryeministrin serb. Garnitura ishte ajo e përhershmja: shumë buzëqeshje, shumë dashuri, shumë suksese, marrëdhënie të shkëlqyera etj.


Serbia është një vend që ende nuk ka kërkuar falje zyrtare për genocidin në Kosovë, spastrimin, vrasjet, përdhunimet, gjymtimet e atjeshme që tronditën botën. Pyetja është kjo: Si ka mundësi që kryeministri i Shqipërisë gjen forca të tejkalojë këtë dramë të madhe ende të freskët dhe të jetë i gatshëm të ftojë, të lusë, të presë, të falë kryeministrin e Serbisë dhe nuk e gjen këtë forcë për t'u ulur me shefin e opozitës së popullit të tij? As duke pasur 200 shqiptarë që po sakrifikohen përpara zyrës së vet.

GREVISTËT DHE MEDIA

Nëse dikush do të donte sot të ndërtonte një identikit gazetari shqiptar do ta kishte të pamundur. Por, në vend të këtij identikiti të munguar, do gjente lehtësisht një model të rremë, mjafton të kërkonte në kufijtë mes Çilit të koncerteve të majit dhe Çilit të debateve televizive. Pushtetit i duhen me aq mend sa e para ose me aq interesa biznesi sa i dyti.


Të parët sajdisen e më pas shpërdoren si fasadë torollakësh, të dytët janë të kapur për shkak të shndërrimit në biznesmenë me nevojë të pashmangshme për të pasur akses në buxhete, licenca e shërbime të tjera të administratës shtetërore.


Mes dy çilave të mësipërm, çilen turli tipash të tjerë, tregtarët e përhershëm të flamujve, aplikantë për maskë politikani, mitomanë me paga pornostaresh etj.
Për publikun janë të gjithë "gazetarë".


Në kaosin e 20 viteve të fundit, ky publik nuk pati as rastin të merrte vesh kush quhet gazetar. E jo vetëm publiku. Në këtë pikë, ka një problem të madh që nuk nisi sot. Se kush quhet gazetar në këtë vend është ende e pamundur ta thuash. Nuk ka ende një deontologji precize për të qenë "ligjërisht gazetar".


Ka plot që e kanë vjedhur përgjatë këtyre viteve emrin "gazetar" dhe ia kanë dhënë vetes pa merak. Janë pikërisht këta në krye të sulmeve ndaj opozitës së sotme, e disa prej tyre janë ç'njerëzorë, janë skandalozë dhe të turpshëm në fyerjen që u bëjnë grevistëve të urisë.


Nuk i njohëm sot, sepse këta kanë kohë që sillen vërdallë në një karnaval të madh të përnatshëm televiziv, ku secili ka zgjedhur maskën e vet dhe feston. Populli opozitar, grevistët e urisë, kritikët e këtij absurdi që po qeveris, kanë të drejtë që habiten e irritohen me ta.


Por, së paku duhet bërë e qartë që ky soj nuk ka të bëjë me gazetarinë. Edhe nëse kanë ndonjë lidhje me të, ata janë tredhur tashmë në "gazetarinë" e tyre nga i njëjti sistem i vesit, që premion maskën, abuzimin, patetizmin, urrejtjen, por kurrë të vërtetën, meritën, zotësinë, bashkëjetesën.


Kolegu B.Prifti botoi tri ditë më parë një shënim për sjelljen e mediave shqiptare këto muaj. Nuk kam çfarë të shtoj se ai i ka thënë të gjitha. Media e ka humbur edhe busullën edhe moralin. Kjo është e vërteta. Dhe ka ndodhur, sepse në media gazetarët janë racë në zhdukje.


Këtij reparti pseudo-mediatik, që i është bashkuar ushtrisë me pagesë anti-Ramë, i mbivendoset sot për fat të keq edhe paaftësia e stafit të Ramës që merret me mediat. Ky staf dështoi fatalisht të bënte pjesën e vet në fushatën elektorale të 2005-ës dhe po dështon edhe tani në menaxhimin mediatik të protestave. Nuk e gjen dot sot një kronikë televizive apo një lajm pro opozitës në median ndërkombëtare.


Nuk ka asnjë kundërveprim ndaj propagandës së absurdit qeverisës, që sajon përditë "letra" e "deklarata". Dhe është e pashpjegueshme gjithashtu sjellja e tyre në disa raste edhe ndaj mediave që kanë qenë historikisht mike të opozitës në këtë vend, si "Shekulli". Aftësia e tyre duhet ritestuar.

-Adrian Thano-
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Vizioner Sun May 16, 2010 1:58 pm

Berisha nuk pranon zgjidhjen e krizës: Bosch trillon, nuk ka asnjë draft

Kryeministri Berisha ka refuzuar dje ofertën e bërë nga komuniteti ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës. Ai ka pohuar se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje të tillë që parashikon hapjen e kutive, qoftë edhe ato të materialeve zgjedhore. Madje, kryeministri Berisha ka nisur sulme personale drejt ambasadorit të OSEB-së, Robert Bosch, duke e cilësuar si gënjeshtar dhe duke thënë për ofertën e tij: Është gënjeshtër e bazuar mbi mashtrimin dhe trillimin.


Në mënyrë absolute është gënjeshtër që ka në bazë mashtrimin. Këtë e them për të hequr çdo lloj aludimi.
Ai ka shpjeguar se në asnjë rast nuk do të pranojë Komisionin e Venecias si organ këshillimor për këtë çështje.


Sipas tij, kjo gjë është ofruar edhe më parë, por është kundërshtuar nga presidenti Topi dhe ai vetë. Kryeministri i ka bërë thirrje kreut të opozitës që të zbatojë ofertat e bëra nga Byroja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe Komiteti Presidencial.

gomari
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga ely Sat May 22, 2010 5:12 am

hajde gomari hajde......
aman vizioner mos na i ngri shqiptaret se ne jemi gjumash te medhenje kur zgjohemi ne ne vend te bejm ndonje pune prishim ato qe ishin bere dje (si perfundim jemi nje populli i mallkuar te udhehiqet nga ekstremist injorante dhe egoist prpanjake dhe kryenece.... ooooh
ely
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Vizioner Tue Aug 10, 2010 8:06 pm

Notojmë në korrupsion

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Berish10

Në këtë vapë gushti shqiptarët kanë shpresuar të pushojnë të qetë, larg zhurmës së
përditshme të politikës ose së paku larg fytyrave të politikanëve që u dalin përditë në ekran apo gazeta. Mirëpo kjo nuk qenka e thënë për kreun e qeverisë, të cilit, me sa duket, dalja katër ose pesë herë në ditë në TV, me gjasë i duket mënyra më e mirë për të mbyllur ditën e tij të punës. Ndoshta Kryeministri e përjeton si ankth mungesën e daljes së përditshme në publik, ndryshe nuk shpjegohet kjo nevojë për propagandë bajate edhe gjatë ditëve të tij të pushimit.

Zëdhënësja e tij na dha lajmin se "Kryeministri ka thyer rekordin në not duke notuar për rreth 127 minuta në det ose 4 minuta më shumë se sa vjet" (!!), kurse vetë "notari" qeveritar nën ritmin e sazeve popullore dhe me gërshërët në dorë, njëlloj si dikur Enveri, duke prerë shiritin e një rruge fshati në Himarë, u deklaroi shqiptarëve se "përsa kohë do ta votonin, motoja e tij do ishte zero tolerancë ndaj korrupsionit".

Fjalët e tij ka kohë që i merr jo era, po flladi, ndërkohë që rekordet reale në Shqipëri po i vendos korrupsioni që e ka kthyer këtë vend në një parajsë hajdutësh me imunitet politik. Ajo që publiku mëson përditë është që Kryeministri peshqit e mëdhenj të korrupsionit, nëse do që ti luftojë vërtet, i ka afër vetes dhe në të gjitha nivelet e pushtetit. Fjalët janë larg veprave dhe me sa duket janë e vetmja gjë që i ka mbetur tashmë një kryeministri, motoja antikorrupsion e të cilit është thjesht fasadë dhe e dështuar.

Por bashkë me vapën e gushtit, Berishës i duhet të mendojë edhe për të "ftohtin e madh" që e pret në vjeshtë me krizën e thellë ekonomike të vendit dhe me paralajmërimin se proceset integruese të vendit janë bllokuar. Në rast se Evropa nuk bindet as kësaj here për të hequr vizat për shqiptarët, ai nuk mundet më as të akuzojë opozitën e vendit, pasi kushtet e fundit që janë vënë për të plotësuar lidhen kësaj here ekskluzivisht vetëm me punën e qeverisë dhe hallkave të tjera të shtetit, të cilave BE-ja u kërkon rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe ngrirjes së pasurive të vëna në rrugë kriminale.

Është kjo arsyeja e kërcënimeve të tij publike me "Ligj e Maliq", ndërsa nën rrogoz i porosit oborrtarët e tij të rrinë urtë derisa BE-ja të marrë vendim për vizat e më pas të hidhen në sulm për t'u përgatitur për fushatën e zgjedhjeve që vijnë.
Ndërkombëtarëve disa gjëra u duhen thënë troç dhe qartë: E para, "korrupsionistët" që BE-ja kërkon të luftojmë, kanë kohë që lëvizin pa viza nëpër Evropë e botë, ndaj "kërcënimi" me vizat vlen vetëm për shqiptarët e ndershëm. E dyta, betimet e radhës të Kryeministrit për "tolerancë zero" ndaj korrupsionit dhe krimit në vend, nuk di nëse këta ndërkombëtarë i marrin seriozisht, në kushtet kur këto betime nuk i besojnë më as shqiptarët. Edhe shqiptarët që kanë votuar Kryeministrin e kanë tashmë të qartë se shteti ligjor në Shqipëri është përulur përpara njerëzve që notojnë në ujin e parave të korrupsionit dhe ky i fundit sponsorizohet në një masë të dukshme nga mungesa e demokracisë në vend.

Ndaj kësaj here perëndimi nuk duhet të na kërkojë sigurinë e kufijve dhe as teknologjinë moderne për ruajtjen e tyre, sepse dihet që ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe siguria vetëkuptohet, por duhet ti kërkojë në mënyrë konsekuente Kryeministrit të vendit
transparencën e zgjedhjeve dhe bërjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme pasi kjo do ti hapte rrugë rrotacionit normal të pushtetit dhe do t'u priste rrugën njëherë e përgjithmonë lobeve të errëta të krimit dhe biznesit drejt politikës.

Ekuacioni ynë është i thjeshtë: Nëse Kryeministri bindet të respektojë me vepra standardet demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atëherë ai apo kushdo tjetër që do të vijë në pushtet do ta ketë më të lehtë për të marrë notën 10 në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Por me ç'duken punët Kryeministrit tonë i rroftë rekordi në not se e vetmja "luftë" kundër korrupsionit që di të bëjë është të na ngopë nga televizori me
përralla dimri.

Shpresojmë që vizat të hiqen për të përfituar të vetmit shqiptarë që deri tani pengohen: qytetarët e ndershëm dhe të varfër të këtij vendi. Por bëjmë mirë ta dimë se heqja e vizave nuk është bonus për punën e mirë të pushtetit dhe qeverisjes. Po të ishte kështu, nuk do ishim të fundit. Qytetarët e nëpërkëmbur të këtij vendi, e meritojnë një shpërblim të vuajtjeve dhe sakrificave shekullore të tyre për t'ju bashkangjitur perëndimit, të dashurisë së tyre pa kushte ndaj jetesës dhe lirisë perëndimore. Dhe është e qartë se në kushtet kur jemi të fundit në listë, askush nuk ka të drejtë të bëjë politikë me një procedurë si vizat. Askush, e aq më pak këta qeveritarë të përçmuar që kemi sot.


-Shekulli-


Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Vizioner Sat Nov 13, 2010 7:55 pm

Tryeza e opozitës: Nga nesër rifillojnë protestat në të gjitha qarqet



Opozita e bashkuar do të rifillojë protestat duke filluar që nga dita e nesërme. Kështu u shpreh kreu i PLD Spartak Ngjela menjëherë pas mbylljes së takimit të aleatëve të PS.


"Opozita do mbështesë frymën e popullit. Frymën që patë në Dukat për të mbrojtur të drejtat dhe i bënë thirrje të gjithë njerëzve që janë të prekur në të drejta, në dinjitet, në pronë, në gjithçka që shikojnë të bëhen pjesë e kësaj lëvizje e cila që nesër fillon e merr formë në të gjithë Shqipërinë. Derisa të vijnë në një ditë të caktuar për të ardhur në Tiranë, ashtu siç kemi vendosur dhe kemi bërë herët e tjera"- tha Ngjela

Ndër të tjera tryeza ka vendosur mbështetje për mocionet e mosbesimit, të propozura nga opozita për kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
Ngjela tha se kërkohet hapja e kutive të materialeve zgjedhore dhe jo e kutive të tjera.

* * *

Cohu Shqiptar, cohu dhe tregoji vendin Diktatorit!



Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Vizioner Fri Jan 14, 2011 8:28 pm

Rama: Berisha presion drejtësisë. Më 21 janar në demonstrata

Kreu socialist Edi Rama tha se kryeministri Berisha po ben presion ndaj Prokurorise duke e cilesuar videon si montazh.

"Edhe sot ai vazhdoi avazin fyes të një populli të tërë duke mohuar atë që shqiptarët panë me zë dhe fytyrë, atë që ndodhë çdo ditë. Është një dalje për të vënë në presion Prokurorinë, duke përsëritur disa herë se gjoja videoja na qenka montazh"- tha lideri socialist


Lideri i opozitës u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që me 21 janar të dalin në demostrata.


"21 janari është dita e demonstratës kundër varfërisë, që prodhon çdo ditë korrupsioni dhe keqqeverisja e Saliut"- tha Rama


"I ftojmë pa flamuj, pa asnjë paragjykim që ndan këdo qoftë dhe pa asnjë ceremoni që të bashkohen secili me veten e tij me të afërmin e të dashurin e tij në mënyrë që ky vend të shpëtojë nga kusarët"




Cohu Shqiptar per te ardhmen tende



Shporre Diktaturen e Sali Berishes!
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty O moj e bukur Shqiperi

Mesazh nga Eria Thu Jan 20, 2011 8:54 pm

Sa kemi mall,s'ka deti vale Smile






Eria
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Vizioner Sat Jul 09, 2011 12:26 pm

Kush fitoi e kush humbi?

-Nga Mero Baze-


Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Inw3fc10


Dy muaj pas zgjedhjeve të 8 Majit, Kolegji Zgjedhor refuzoi të hetojë mospërputhjen e rezultatit me numrin e votuesve në Tiranë, duke i hapur rrugën drejt administrimit të Bashkisë Lulëzim Bashës, dhe duke varrosur përfundimisht shpresat për një fitues të zgjedhjeve në Tiranë.

Vendimi, i cili ishte një gjest cinik që konsolidonte “shpëtimin” e Lulëzim Bashës me afate dhe procedurë, nuk ka cenuar politikisht aspak dinjitetin e opozitës dhe as bilancin politik të Edi Ramës. Përkundrazi, frika për t’u përballur me faktet dhe për t’i gjykuar ato duke u fshehur tek afatet e diskutueshme, kanë çimentuar në shoqërinë shqiptare psikozën e grabitjes së mandatit të Tiranës nga Sali Berisha.

Opozita, e cila do të qeverisë pas 8 Majit thuajse gjithë qytetet e vendit, u zbua me dhunë nga qeverisja e Tiranës. Procesi i dhunimit, i cili zgjati plot dy muaj, nguliti në mendjen e shqiptarëve dy fakte të rënda. E para që vota e qytetarëve është e parëndësishme përballë vullnetit të pushtetit për ta deformuar atë, dhe e dyta që drejtësia është e pafuqishme për të ndalur një krim politik siç ishte grabitja e këtij mandati.

Këto dy leksione të egra që dhanë zgjedhjet e 8 Majit dhe vendimi i 8 Korrikut do të rëndojnë për një kohë të gjatë në kujtesën e këtij vendi si përdhunim i shpresës për zgjedhje të lira dhe ndërrim të pushtetit me votë. Si çdo përdhunim, ai do të lërë pasoja mbi shoqërinë tonë, por mbi të gjitha ai do të ndjekë si mallkim përdhunuesin e këtij procesi, Lulëzim Bashën. Pikësëpari ky “fitues” ka probleme me procedurën e vjedhjes.

Profili i tij i njohur si njeri i paaftë dhe artificial e ndoqi dhe në këtë proces të grabitjes së votës. Ai nuk mundi dot të manipulonte. Ai nuk u bë dot një hajdut i padukshëm manipulativ që shpallet fitues për shkak të hileve. Ai ashtu siç u kap para 8 majit duke manipuluar fushatën, duke blerë vota, duke përdorur karta fallco dhe duke pwrdorur të dhënat tona personale, po ashtu u kap pas 14 majit duke grabitur mandatin.

Ai nuk ja doli dot të vidhte këto zgjedhje pa u kapur, dhe kjo është një fitore e madhe e opozitës. I dorëzuar para fakteve dhe i kapur me presh në dorë, ai thjesht na tha: më falni, unë vodha por ju s’keni të drejtë të ma merrni mallin e vjedhur se ka kaluar afati.

Kështu na tha edhe kur u akuzua për vjedhjen e 220 milionë eurove në rrugën Rrëshen- Kalimash. Prokuroria e kapi duke vjedhur dhe ja faktoi, por ai u mbrojt se dosja shkoi një ditë më vonë në dyert e mbyllura të gjykatës. Kjo është në një farë mënyre alibia e jetës së tij si hajdut.

Ai nuk e ka mbështetur jetën tek zotësia, por tek hilet, nuk e ka mbështetur pafajësinë tek drejtësia, por tek marifetet, nuk e ka mbështetur karrierën politike tek vetvetja, por tek babi i Argitës. Ai nuk na vodhi dot, thjesht na rrëmbeu mandatin me forcën e pushtetit dhe nuk pranon të gjykohet.

Një arsye e dytë përse ky njeri ka humbur nga kjo grabitje, është vetë karriera e tij politike në PD. Ai është aty jo si vlerë, por si hipotekë fallco e familjes Berisha. Dhe si çdo njeri që përdoret për mbulesë fallco në pushtet, në biografinë e tij duhej doemos një peng. Ai është tani sinonimi i një pirgu akuzash të pagjykuara ende për procedurë, të cilat do të hapen sapo ky njeri të tentojë ta quajë të vetën hipotekën fallco që familja Berisha ka vënë për të në politikë.

Lulëzim Basha e ka gati dosjen në prokurori për vjedhjen e rrugës Durrës- Kukës. Mjafton një fakt i ri të riçohet në prokurori dhe çështja aktivizohet, për më tepër që tani është dhe pa imunitet parlamentar. Lulëzim Basha e ka gati dosjen e vrasjeve të 21 Janarit.

Mjafton një pasthirrmë e Ndrea Prendit, njeri i brendshëm i familjes Berisha, që ky njeri të çohet para drejtësisë për vrasje, nëse tenton ta përdorë për vete hipotekën që i ka dhënë familja Berisha në politikë. Por mbi të gjitha ky njeri është i pambrojtur në grabitjen e mandatit të Tiranës. Dosja me provat e manipulimit është publike dhe qytetarët shqiptarë panë me sytë e tyre fituesin më 14 Maj dhe përdhunuesin e procesit më 8 Korrik.

Lulëzim Basha ka vetëm një shans pas kësaj të bëjë karrierë në PD, të jetë hija e Familjes së Sali Berishës si trashëgimtar i pushtetit. Pasi ka kompletuar figurën e tij si peng i përsosur politik falë krimeve politike, financiare dhe elektorale, Sali Berisha po planifikon dhe pastrimin e selisë nga rivalë të tij të bezdisshëm duke i hequr qafe me ngritje në detyrë.

Ridvan Bode po përpiqet t’i lërë vendin si Sekretar i Përgjithshëm duke tentuar të bëhet Guvernator Banke, ndërsa Topalli duke kërkuar hapur presidencën në Korrik të vitit 2012. Pas kësaj ne do të kemi në PD një kone me zinxhirë floriri, fundin e të cilit e mban në dorë Familja. Lulëzim Basha, ky peng i kompletuar i Familjes, do të jetë aty, i lirë vetëm për tu dukur i lumtur, i lirë për tu dukur fitues, i lirë për tu dukur i ri, por realisht do të jetë gjithë jetën një njeri i inkriminuar për të mos qenë i lirë, për të mos qenë fitues, për të mos qenë i qetë.

Duke ju rikthyer opozitës duhet të them se ajo sot nuk ka arsye të jetë e dëshpëruar. E dëshpëruar është një opozitë që humbet, jo një opozitë që grabitet. Vetëm një logjikë përdhunuesi mund të konsiderojë opozitën fajtore pse pushteti e ka përdhunuar.

Vetëm një mendje e rritur me ndjesinë e incestit siç është mendja e Sali Berishës, mund të tentojë të quajë të humbur viktimën që ka përdhunuar. Opozita shqiptare duhet të jetë krenare që nuk e mundën dot në Tiranë, që nuk e vodhën dot në Tiranë, dhe që nuk arritën ta merrnin duke e gjykuar procesin e zgjedhjeve në Tiranë.

Ata e përdhunuan mandatin e fituesit në Tiranë, pa qenë në gjendje të bindnin gjykatën që të hetonte provat e përdhunimit. Gjykatësja mjerane me emër sovjetik që shqiptoi vendimin, është në të vërtetë shëmbëlltyra reale se kush e ka mundur opozitën dhe me çfarë. Gjithë gjyqtarët e akuzuar nga Berisha për krime kundër njerëzimit se i kanë shërbyer komunizmit, janë dhe gjyqtarët apo prokurorët që kanë shpëtuar Lulëzim Bashën me procedurë nga hetimi penal apo nga ndëshkimi elektoral. E tillë ishte dhe sovjetikja e fundit.

Lulëzim Bashës iu bënë krah në këtë proces komunistët e Hysni Milloshit dhe gjyqtarët fanatikë të komunizmit si Ndreca apo Sashenka. Është e tepërt ta quajmë “fitore” këtë rrënim. Mbi të gjitha kryetari i opozitës shqiptare, Edi Rama, jo vetëm që ka dalë i pamundur nga kjo garë, por mbi të gjitha ka dalë më bindës se kurrë si diskretitues i portretit stalinist të Sali Berishës ky njeri që urren përfundimisht zgjedhjet e lira dhe ndryshimin e pushtetit më votë në Shqipëri.

Shqiptarët prej sot e tutje do të kenë alternativë pushtetin e vjedhur të Sali Berishës dhe opozitën e Edi Ramës. Askush të mos mendojë se duke marrë gjithçka ka fituar gjithçka. Askush nuk mund të ndjehet dot fitimtar pa fituar, dhe humbës pa humbur. Opozita ja ka dalë të dalë e fituar duke “humbur” administrimin e Tiranës përballë një përdhunuesi, ndërsa Sali Berisha dhe Lulëzim Basha janë përfundimisht të humbur duke u futur me dhunë në shtëpinë e opozitës në Tiranë pasi Shqipëria i zboi nga Konispoli deri në Has nga çdo bashki.



p.s. Respekt Mero Baze!

Nje dite, do te behet dhe Shqiperia JONE Demokratike!

Edhe Diktaturat qe kane "lindur" kudo ne Bote, ne fillim kane pasur perkrahesit e tyre, kane pasur SAHANLEPIRESIT e tyre, kane "lindur" disi edhe pa u kuptuar nga Masa e cila verberisht i ka perkrahur=i ka shkuar mbrapa ketyre Individeve por, te gjitha Diktaturat kane rene dhe Diktatoret kane perfunduar atje-aty, ku te gjithe NE e dime tashme nga Historite boterore (shikoni Gaddafin qe spo gjen vend-shtet ku te futet) si dhe te Shqiperise.

Edhe te verberit e sotem, dikur do ndricohen por, ne shpirt do te mbajne TURPIN e kohes, turpin e paskrupllit qe mendonin per perfitimet vetjake te castit dhe jo lumturine e pergjithshme!

TURPIN, qe ishin direkt apo indirekt perkrahes te nje Diktatori=Diktature!!!

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 115110
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Vizioner Sat Aug 13, 2011 9:42 am

Një milion malësorë naivë me një malok të djallëzuar mbi krye


1.Fukarallëk & maskarallëk në Bulqizën blu

18 ditë e net nën tokë 1400 metra, një grusht burrash të mbetur grusht nga e pangrëna dhe të pafuqishëm për të folur a reaguar kërkojnë disa të drejta elementare që çdo minator evropian do ti përfitonte edhe pa grevë urie. Specialistët thonë se situata brenda në minierë, në nivelin e 14-të nën tokë, është alarmante dhe grevistët rrezikojnë seriozisht të vdesin brenda në galeri. Për më tepër se dy javë, ata mezi mbushen me frymë në thellësitë e nëntokës. Është konstatuar se në minierë është shtuar lagështira, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të argjinaturave, çka rrit rrezikun për 13 minatorët grevistë. Janë një grusht burrash me origjinë nga rrethinat e Bulqizës, të cilët duket se lumturinë dhe mirëqenien e tyre modeste e kanë lidhur me punën në minierë pavarësisht se koncesionari herë është një italian mik i socialistëve apo herë një austriak mik i demokratëve. Minatorët duan që kësaj herë të kenë një rrogë më të lartë për të përballuar çmimet e ushqimeve që fluturojnë të hallakatura nga Konispoli në Bulqizë, të rritet siguria nëpër zgavrat e minierës që të mos vdesë çdo gjashtë muaj një nga ata dhe të ulet paksa mosha e pensionit e këta të kenë pak më shumë vite jetë sa për të përfunduar të qetë një lojë domino. Ndërkohë që këtyre mjeranëve u janë hidratuar në trup edhe lëngjet e fundit, qeveria në Tiranë as po e rruan se çfarë ndodh nën dhe mbi tokën e Bulqizës.

Bulqiza është një qytezë e shëmtuar tip sovjetike me nëntokë të pasur dhe gjindje të varfër. Bashki e Prefekturës së Qarkut të Dibrës,një nga ish zonat elektorale ekstremisht të majta, e cila këto dhjetë vitet e fundit ka rënë në dashuri pa kushte me Partinë Demokratike të Sali Berishës. E shtrirë në verilindje të vendit gjithë zona e Dibrës ende mbetet një oaz varfërie ekstreme.

Duke parë pamjet rrënqethëse të minatorëve që dridhen të drobitur nën tokë, mu kujtua kur kam marrë në dorë para 3 muajsh një raport konfidencial të përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik pas një studimi të bërë ku klithej alarmi se në zonat e banuara të veriut shqiptar kequshqyerja e fëmijëve kishte sjellë edhe probleme apo mutacione me rritjen e tyre. Në këto zona fëmijët ishin më të dobët e më të shkurtër në raport me moshatarët e tyre diku tjetër. Kjo zonë, kjo sipërfaqe e madhe banimi ku jetojnë edhe minatorët është pjesë e Shqipërisë blu, e cila voton pa pikën e përgjegjësisë një parti të djathtë politike, një parti e cila supozohet se i afrohet konservatorizmit tipik dhe është për një ekonomi tregu të ashpër, por përkrahet nga një elektorat pa brekë në bythë.

Zgjedhjet e fundit lokale pavarësisht vjedhjeve shfaqën më së miri tkurrjen e Partisë demokratike. Me bastione të forta militantësh vetëm në veri, loja politike në këtë vend tregoi se ndryshe nga oksidenti, këtu ne votojmë jo programin dhe reformat por tribunë, liderin dhe jemi të shqetësuar më shumë për origjinën e tij sesa për uljen e taksave.



2.Kanceri i Gazidedes dhe mosmirënjohja organike

Këto dy historitë e mësipërme si dhe përmbytjet e ripërmbytjet e Shkodrës më vizatojnë në tru një lloj mosmirënjohje, e cila buron nga mendja dhe shpirti i kryeministrit e madje këto vitet e fundit është institucionalizuar edhe nga vetë qeverisjet e PD-së.

Vetë Sali Berisha e paska alkimi të tij mosmirënjohjen duke filluar me sagën e largimit të dhjetoristit Azem Hajdari deri sa ia vranë poshtë dritares së zyrës e vazhdoi më tej me Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnorin, Aleksandër Meksin, Eduard Selamin,Safet Zhulalin e qindra emra të tjerë miqsh të vjetër. Duket paksa qesharake por është e vërtetë, ujku i vjetër i politikës Berisha sa herë ka qenë në opozitë ka anatemuar emra udhëheqësish a burra shteti e si kompensim ua ka shtypur kokën kur ka ardhur në pushtet.

Po me popullsinë besnike të veriut çfarë ka që sillet kaq egër dhe poshtërsisht?

Pas marrjes së presidencës më 1992 stimuloi paturpësisht pa respektuar rregulla e ligje demografike zbarkimin masiv të veriorëve drejt Tiranës dhe rrethinave. I joshi me kredi të buta nga Banka Bujqësore e kohës për blerje zetorësh e lopësh por indirekt i mësoi tu qepen periferive boshe të kryeqytetit ku ndërtuan getot e tyre pa ujë e pa llagëme halesh.

Ndërtoi me miliarda euro taksa shqiptare autostradën e kombit duke u premtuar veriorëve pllakosje lumturie dhe mirëqenie, por deri tani të vetmet të ardhura që i vinë asaj zone janë eurot që u grabisin kuksianët kushurinjve të tyre kosovarë. Lëndoi dhe tmerroi një krahinë të tërë duke mos gjetur dot vogëlushen e humbur Bleona Mata ndërkohë që policia e Berishës brenda 24 orësh gjen dhe arreston këdo që në mënyrë anonime çel një profil në Facebook dhe ia shan qeverinë.

Me mijëra intelektualë veriorë i ka lenë pa punë ose nuk i stimulon në karrierën dhe sipërmarrjet e tyre por ka mbushur Kesh-in dhe Ujësjellës Kanalizimet me militantë nordikë horra e laco lagjesh. Ndryshe nga Ismail Qemali, Mbreti Zog, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Bamir Topi turpi dhe njolla e historisë do i mbetet përjetësisht Prof.Sali Berishës si ideatori dhe themeluesi i përçarjes më të madhe Veri-Jug. Berisha ka institucionalizuar me dhunën politike emërtimin “malokë dhe çeçenë” që u janë epitetuar banorëve me origjinë a banim në zonën veriore të vendit. Gjithmonë ka ditur të grumbullojë rreth vetes llumin e zonës nga vjen vetë e pasi i përdor si krah i armatosur, i konsumon keqas e i flak pa siklet duke menduar se flak në këtë mënyrë edhe mëkatet që i kurdis vetë. E ktheu vendlindjen e tij Tropojën në varrezë masive nga 1996 e në vazhdim duke hasmëruar me dhjetëra familje e duke lenë plagë të hapura përjetësisht. Rekruton e punëson të fortë fisesh si vrasës të Gardës Republikane e pasi ia djegin të gjallë si në Cërrik a Vlorë më 1997, apo ia burgosin si ata të 21 janarit i harron dhe i abandonon menjëherë duke bërë rekrutimin e radhës. Suporton individë të veçantë që drejtojnë pushtetin lokal në zonat veriore, por në asnjë mënyrë qeverisjet e tij nuk kanë stimuluar zbehjen e varfërisë, analfabetizmin apo duke riparuar paksa cilësinë e jetës në veriun e gjorë të këtij vendi.

E si për çudi malësorët e urtë vazhdojnë ta duan dhe ta votojnë. Krenohen e betohen për Berishën më shpesh sesa për Dervish Luzhën a Kishën e Laçit, gjejnë të mishëruar tek Ai liderin që u mungonte prej vitesh, u duket sikur bashkë me të vjedhin e vrasin këtë vend. Lexoni me kujdes raportet dhe analizat e Bankës Botërore a UNICEF-it për standardin e jetesës, sistemin arsimor a shëndetësor në veri të Shqipërisë dhe atëherë do ta kuptoni se sa e dashuron Doktori vendlindjen. Unë mendoj se kështu hakmerret në mënyrë të poshtër duke kujtuar se fshin nga memoria njollat që i prodhon origjina, vendlindja apo defiçensat genetike të ADN-së. Ai tallet ndërsa ju të nderuar bashkëkombasit e mi vazhdoni ta doni dhe ta votoni verbërisht.
Berisha tallet me ju duke mos ua paguar as 30 lekëshin e furgonave nga periferitë e Tiranës drejt sheshit Nënë Tereza për mitingun e radhës, tallet dhe nuk ua mban premtimet. Zgjedhjet e ardhshme nëse nuk ua sjell Çiljetën për koncert në Paskuqan a Bathore mos ia jepni votat as PD-së, as LSI.


-Nga Bledar Mane-
Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Vizioner Sun Jan 22, 2012 1:08 pm

21 JANARI

-Nga Koloreto Cukali-


Nuk kam asgjë për të thënë për 21 janarin. Kisha në plan të dilja në bulevard e të sillja ca mbresa. Dola në bulevard, bëmë një rrotullim antiorar me muzikë filmash dhe ikëm pimë kafe. Pra, asnjë mbresë. Si me thënë, bëmë qokën e rastit sa për të mos na thënë që “ja, s’bëtë asgjë për 21 Janarin” dhe kaq.
21 Janari, nuk duhej të ishte kështu. Sepse, 21 Janari ka vendosur para 1 viti një piketë në memorien tonë kombëtare, dhe padyshim (lexohet padyshiiiiim) ka krijuar një standard të ri politik, demokratik e mbi të gjitha qytetar. Pas 21 Janarit, asgjë nuk mund të jetë ashtu siç ka qenë.


21 Janari i protestës

Mënyra se si ne protestojmë, nuk do të jetë më njësoj pas 21 Janarit. Kjo u pa dhe në xhiron në Bulevard, një vit më pas.
Na kanë bërë të besojmë që protestat paqësore na qenkan protesta me lule!! Në fakt protestat paqësore janë ato ku nuk thyhen xhamat. Por, protestat NUK mund të jenë me lule. Aq më tepër, siç thuhet në filma, kur “në këtë vend lulet i hanë gomerët”.
Indinjata, protesta, e drejta për të shprehur një pakënaqësi ka pankarta e parulla, ka britma e brohoritma, ka fjalime që ndezin turmën dhe njerëz që ngrenë grushtet përpjetë. Ka një kor të madh pakënaqësie që duhet të ngrihet deri në qiell. Askush, nuk mund të na e heqë të drejtën për të bërtitur të vërtetën tonë në rrugët e qytetit tonë. Por, 21 Janari na bëri të kuptojmë që edhe me duar në xhepa mund të të vrasin.
Të drejtën e protestës, realisht, jo vetëm na e kanë hequr, por, po na detyrojnë të dalim me muzikë filmash e me lule. Ngrijini lulet lart! sepse dhe standardi i ri i protestës, nuk është garantues. Edhe me lule, mund të të vrasin.

21 Janari i së vërtetës

Problemi im më i madh një vit pas 21 Janarit, është standardi që u krijua në marrëdhënie me të vërtetën. Ne si popull kemi shumë probleme në marrëdhënie me të vërtetën. Na pëlqen ajo e vërtetë që na vë ndërgjegjen në gjumë.
Mungesa e standardeve ndaj së vërtetës nis që nga metodologjia kriminal e raportimit në media, tek ai i bombardimit konstant me fabrikime mediatike në mënyrë konstante, tek zhdukja e dëshmitarëve e përkthimi sipas qejfit i çfarëdo raporti, e më pas tek mungesa e institucioneve të besueshme e me integritet, qofshin këto akademi shkencore a gjykata, e deri tek krijimi i dogmave popullore.
Sigurisht që nuk kemi shumë faj për këtë. 45 vitet e komunizmit me Ministritë e veta të së Vërtetës, e kanë bërë punën e vet.
Dhe ja ku jemi, më 21 Janar.
Dita e abuzimit më të madh me të vërtetën, nuk është as 2 Prilli, as gjyqi i Nanos, as Sudja, as Gërdeci as shitja e detit. Është kjo.
Në një vend ku e vërteta funksionon me stilin “rëndësi ka ajo që them unë në televizor, jo ajo që di ti”, 21 Janari është apoteoza. Simboli. Totemi.
Nuk do qe keq që 1 Prillin ta zhvendosim më 21 Janar.

21 Janari qytetar

Mënyra se si ne jetojmë si qytetarë, nuk do të jetë më njësoj pas 21 Janarit.
21 Janari ishte shëmtia jonë kombëtare. Ishte si të dilnim në pasqyrë e të shihnim se kush jemi. Ata që mbështetën pa ekuivok, madje me cinizëm vrasjen, ata që thanë “mirë ua bënë, se shkulën pllakat e bulevardit” nuk janë njerëz të huaj. Jemi ne. Në çdo familje tonën, jemi ndarë një matanë e një më kët’ anë. Secila familje shqiptare, ka njërin që thotë “na vranë” dhe tjetrin që thotë “mirë jua bënë”.

Prandaj jam i prirur ta besoj teorinë që qarkullon se po të kishin vazhduar protestat mund të kishim përfunduar në luftë civile. Sepse, gjysma jonë, do i binte gjysmës tjetër. E nuk e kam fjalën për gjysmat e Shqipërisë, por për çdo gjysmë, familjet, pallatet, shkollat, institucionet.
21 Janari na tregoi se në këtë vend disa janë qytetarë të gatshëm për të duartrokitur vrasësit. Edhe për ti votuar.

21 Janari i politikës

Një lider që pohon “më çuan sms që do të më vrisnin” dhe një tjetër që thotë “më bënë puç” nuk do të mund të jenë kurrë si më parë, as njëri e as tjetri.
Secili, do të jetë më keq, në stilin e tij. Dhe kurrë më bashkë, qoftë dhe për arsye madhore kombëtare.
Sigurisht, ne kemi raste kur viktima e xhelati janë bashkuar për interesa të ngushta përfitimi më vonë, por, kjo nuk ka të bëjë me politikën por me pazaret.
Nuk jam unë, s’më përket mua, e as që dua t’i tregoj opozitës se çfarë duhet të bëjë. Unë, nuk jam opozita.
Opozita e ka bërë të qartë që nuk ka në plan më të ndjekë rrugën e protestave. Secili e bën luftën sipas mjeteve që ka.
Por, unë mund të pretendoj që secili të zërë vendin që i takon. Secili, në karrigen dhe tavolinën që i takon. Ata që nuk janë për në rrugë, le të rrinë në zyrë. Meqë ishte e dielë, le të rrinë në kafe. Qokat nuk kanë kuptim!
Të paktën, shyqyr që nuk kishin stërmunduar njerëz nga rrethet. Ç’kuptim do të kishte të sillnim njerëz me autobusë, vetëm për të bërë një xhiro në këmbë?
Ç’kuptim ka ti sjellësh deri në Tiranë me kosto kohe e parash, vetëm që të dukemi shumë? Kujt i bëhet vonë në këtë vend se sa shumë je?
Pas 21 Janarit, politika nuk ka për të qenë më njësoj.

21 Janari i Shqipërisë

Pas 21 Janarit, Shqipëria nuk është më njësoj.
Më 28 janar, një vit më parë, lumi i mbi 100 mijë njerëzve i reduktuar në 6 mijë nga burizanët e pushtetit dhe në 300 mijë nga burizanët kundër pushtetit deshi të na thoshte diçka. Që, ka një Shqipëri të ndjeshme. Ka ca njerëz që nuk mund ta lënë të kalojë si pa të keq një ekzekutim në mes të bulevardit. Ka njerëz që akoma besojnë se jemi të barabartë, në të mirë e në të keq, në këtë vend.

Ata njerëz nuk kishin asnjë arsye për të dalë më 21 të këtij viti për qokë. E bënë qokën një herë, më 28 janar, para një viti.

Ka akoma një ‘Shqipëri të mirë’, edhe pse ata që e thonin dikur, e harruan shumë shpejt.
21 Janari na bëri të kuptojmë që ky atdhe nuk është i të tërëve ne. KY ATDHE, ËSHTË I ATYRE TË TJERËVE.

21 Janari im

Pas 21 Janarit, kalendari nuk mund të jetë më ai që ishte.
Unë nuk e mbaja mend se kur paska qenë Kongresi i Lushnjës, a me 21 a me 28. Ndjesë atyre që mund të jenë lidhur personalisht me atë ngjarje, por mua nuk bëhet vonë për Kongresin e Lushnjës.
Mua nuk më kanë prekur as ri-inskenimi i Konferencës së Pezës me festa tekno, festë që u harrua sapo u ndërrua kreu i Bashkisë.

Kam mundur të vë re që të vetmet data të rëndësishme për ne janë Viti i Ri – festa e të ngrënit e të pirit, Shën Valentini – festa e seksit, 28 Nëntori – festa më e vjetër e festuar.
Festat e tjera, kanë vlerë për sa kohë mund të bëjmë pushim apo parti në pub.
21 Janarin e shkruaj me të madhe si të ishte një datë e veçantë, sepse unë, nuk jam më i njëjti pas 21 Janarit.

Çdo vend ka revolucionin e vet, thotë një tekst i Jovanottit. Për të shmangur keqkuptimet, kur kaq shumë njerëz mezi presin rastin, revolucioni im nuk është me gijotina mbretërish e as me djegie Rajshtagu.
Revolucioni im, është i brendshëm.

21 Janari, besoj se do të mbahet mend gjatë. Ai vuri një standard të shëmtuar për qytetarinë, të vërtetën, politikën dhe lirinë, por pas 21 Janarit, asnjë prej nesh nuk do jetë më njësoj.
Pavarësisht se politika do të mundohet ta përdorë si datë, opozita si kapital, pushteti si kërcënim, 21 Janari ka hyrë tashmë në kalendarin tonë kombëtar.
Prandaj, më vjen turp ta ‘festoj’ me një xhiro në bulevard.

Pak Gërdec, sa për finale

I kam thënë vetes dhe e përsëris herë pas here, se unë nuk e harroj Gërdecin. Nuk e harroj, se po ta harroj do ishte sikur çifutët të harronin kampet e përqendrimit. Sot, pas vetëm 4 vitesh, vetë gërdecarët e kanë harruar Gërdecin. E shitën si pa të keq për të blerë fuoristrada me paratë e ndihmave. Dhe, në një vend kaq të pasigurt, ku e vërteta vlen më ka se asgjë, dhe ku kushdo blihet, pse duhet t’u vë faj?
Gjasat që 21 Janari të përfundojë i harruar e i deformuar si Gërdeci, nuk janë të vogla.
Megjithatë, një ngjarje vdes realisht kur vdes dhe dëshmitari i fundit i saj. Siç thotë Borghes, ishte një çast që vdiq njeriu i fundit që kishte parë me sytë e vet pushtimin e Romës nga Barbarët.
Unë nuk kam për ta harruar 21 Janarin. Derisa të vdes, do e ruaj një fije të së vërtetës, aq sa nxë memoria ime, brenda meje.
Unë, nuk e harroj 21 Janarin!
Dhe – kush ka mundësi, le t’ua thotë këtë gërdecarëve analfabetë e me fuoristrada – nuk prish punë që kanë pranuar të harrojnë.

Unë, nuk e harroj as Gërdecin.


Vizioner
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1299
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cohu Shqiptar!!! - Faqe 2 Empty Re: Cohu Shqiptar!!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi