Forumi Evolucion

Divorci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Divorci

Mesazh nga Lilly prej Fri Apr 30, 2010 6:46 pm

Numri i divorceve eshte shtuar me ritme te medha dhe te frikshme,jo vetem ne bote por edhe ne Shqiperi.
Sipas mendimit tuaj cilat jane shkaqe kryesore dhe si reagon shoqeria jone ndaj ketij fenomeni?

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.

Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Divorci

Mesazh nga thjeshtesi prej Fri Apr 30, 2010 6:53 pm

Shume e vertet Lilly. Arsyjet mund te jene nga me te shumta. Jetojme ne nje shoqeri me te stresueshme, me e egoiste, ku i behet propagante vetem te bukures te mires, ose siperfaqes, dhe jo vlerave te verteta.

thjeshtesi
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 28
Reputation : 0
Anmeldedatum : 17/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Divorci

Mesazh nga Vizioner prej Mon Nov 01, 2010 10:23 am

Kur gratë shqiptare 'mbyllin njërin sy..'

Shqiptaret gjithnjë e më shumë po i tolerojnë burrat që divorcojnë gratë e tyre për t'u martuar përkohësisht me të huaja që të marrin status rezident në Perëndim.



Sa herë që shkon të flejë, Valbona 35-vjeçare sheh foton e saj të martesës marrë 13 vjet më parë. Përbri vetes sheh burrin e buzëqeshur. Sot, ai moment i përket historisë. Dy vjet më parë i shoqi u martua me një grua gjermane. Jo vetëm që Valbona, nëna e katër fëmijëve të tij me moshë nga 4 në 11 vjeç, e dinte planin e tij, por edhe e miratoi.
Kjo sepse Valbona nuk është e ndarë me të vërtetë në sytë e familjes së saj apo bashkësisë së gjerë. Shumë shqiptarë të Kosovës i ndajnë gratë e para me pajtim të përbashkët, duke u larguar për në Evropën Perëndimore ku gjejnë nuse të reja që ua mundësojnë marrjen e letrave rezidenciale.
Ata i lënë fëmijët në Kosovë që të hiqen si beqarë dhe të martohen shpejt. Sapo të kenë rezidencë të përhershme në Gjermani apo shtetet tjera të BE-së, ata i ndajnë gratë e dyta, kthehen tek e para dhe e marrin familjen me vete në Perëndim.
Gjermania është destinacion popullor për kosovarët që kërkojnë gra të huaja dhe me gjasë një pasaportë evropiane, sepse aty jeton një popullsi e madhe shqiptare.
Gratë, me të cilat martohen këta shqiptarë të Kosovës besojnë se kanë gjetur bashkëshortin ideal e besnik. Gjithsesi, sapo fitojnë rezidencë të përhershme në vendin pritës, pas pesë vjetësh martesë me një qytetare gjermane, ata shpesh kërkojnë divorcin.
Valbona ka besim se i shoqi do të bëjë të njëjtën gjë: ta braktisë gruan e re mbas tre vitesh dhe të kthehet në Kosovë që ta marrë atë dhe fëmijët për t'i çuar në Perëndimin e pasur.
"Ishte i vështirë 'divorci', por ngaqë të dy e dinim qëllimin e tij, u bë disi më i lehtë", - shpjegon Valbona, e cila jeton te dera ngjitur me vëllezërit e të shoqit bashkë me fëmijët. "Është sakrificë e madhe por po e bëj për hatër të një të ardhme më të mirë për mua e fëmijët", - shton ajo.
Pa dijeninë e gruas gjermane, Valbona ka kaluar një pushim veror me ish të shoqin në Kosovë.

Përfitimet mposhtin tabunë
Në të kaluarën, familjet shqiptare nuk e pranonin divorcin kaq lehtë. Por tabuja është harruar tashti që shqiptarët e Kosovës kanë zbuluar dobinë e divorcit dhe martesës me të huaja për të marrë letrat që të jetojnë në Evropën Perëndimore.
Sigurisht që jo të gjitha bashkëshortet e huaja janë njëlloj të pranueshme. Një martesë e dytë me një jo-shqiptare shihet e pavlerë në mos pastë nusja e re shtetësi të Bashkimit Evropian. Por, nëse burrat i ndajnë gratë kosovare për atë arsye, shoqëria mbyll njërin sy.
Sidomos, në një vend të varfër si Kosova, ku 40 për qind e popullsisë është e papunë dhe paga mesatare mujore e atyre që punojnë është rreth 200 euro.

Në sfondin e vështirësive të tilla ekonomike, shumë njerëz kërkojnë me dëshpërim të kenë të drejtën të jetojnë e të punojnë në Evropën Perëndimore. Por marrja e një vize për të hyrë në BE është e vështirë. Ndryshe nga fqinjët e tyre ballkanikë, kosovarët nuk gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza brenda zonës Shengen të BE-së. Nuk shihet në horizont ndonjë zbutje e afërt e regjimit të vizave. Është pothuajse e pamundur që kosovarët të marrin shtetësi gjermane në mos të kenë lindur aty apo të kenë hyrë të vegjël dhe të kenë ndjekur shkollën aty. Por, kosovarët e rritur, si të huajt e tjerë në BE, mund të kërkojnë status rezident në Gjermani, apo Niederlassungserlaubnis, nëse kanë qëndruar legalisht në Gjermani për më se pesë vjet, arsyet për të cilën normalisht janë ose studimet e arsimit të lartë apo martesa me një shtetas gjerman.

Gra të vetmuara perëndimore
Sonja, gjermane nga Stuttgarti, ishte cak i një shqiptari të Kosovës që kërkonte rezidencë të përhershme në Gjermani. Tashti në moshë të hershme tridhjetëvjeçare, ajo u martua me një shqiptar nga Mitrovica e veriut të Kosovës 13 vjet më parë. E papunë dhe paksa e vetmuar në atë kohë, ajo u mrekullua kur një burrë i pashëm, zijosh, pak vjet më i madh se ajo, iu afrua në një kafene në Shtutgart dhe i tha: "tung". Ajo nuk ia kishte idenë që ky burrë me gjasë beqar, në fakt, ishte martuar në moshën 18-vjeçare në Kosovë dhe ishte divorcuar para se të vinte në Shtutgart. Ajo, gjithashtu, nuk e dinte se ai kishte dalë në kërkim të një gruaje gjermane për arsye që pak kishin të bënin me dashurinë. Ata së shpejti bënë martesën, pas së cilës Sonja u zhyt në mësimin e shqipes dhe në përvetësimin e mënyrës modeste të jetesës së një shtëpiakeje kosovare, duke mos dalë më nga banesa për të takuar shoqet për kafe.
"U bëra më shqiptare se një grua shqiptare", - kujton ajo.
Në mënyrë të pazakontë, burri i Sonjës nuk kërkoi divorc pas pesë vitesh. Me sa duket për arsye se atëherë kishin një djalë të vogël, i cili i ndërlikonte punët. Burri i Sonjës donte të sigurohej që ai do të gëzonte kujdestarinë e plotë të të birit para se të largohej.
Ata më në fund u ndanë dy vjet më parë, mbasi Sonja u pajtua t'ia linte djalin, atëherë dy vjeç të shoqit. Ai u rimartua shpejt me të shoqen e parë dhe tashti jeton jashtë Shtutgartit me të dhe djalin që ka bërë me Sonjën. Sonja nuk e di krejt historinë e martesës së saj, por disa shqiptarë të Kosovës që jetojnë në lagje i dinë mirë sekretet e ish-të shoqit të saj.
Ajo di vetëm që ish-bashkëshorti i saj u martua me "një grua shqiptare që nuk kishte letra". Ajo ende beson se ajo grua u martua për dashuri dhe nuk e kupton se çka shkoi gabim.

-Nga Jeton Musliu-

* * *

Ky fenomen nuk existon vetem ne Kosove por, edhe ne Shqiperi, por jo vetem. Ky fenomen eshte i theksuar dhe i perhapur gati ne te gjithe vendet e Europes Lindore te cilat i perkisnin ish-kampit Komunist deri ne vitin 1990!


_________________

Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1304
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Divorci

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:58 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi