Forumi Evolucion

Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Shko poshtë

Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Lilly prej Mon Apr 05, 2010 5:00 am

Ajo që dikur shërbente si kod moral dhe me te cilën mjekët betoheshin para se te fillojnë profesionin e tyre human, sot duket si nje tregim i bukur. Nëse dikur ishte “Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe” sot lirisht mund të përkthehet me “Portofoli i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe”.

Betimi i Hipokratit

''Në çastin kur futem në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor, premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia, nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë, nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore, që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal''


Kur betimi i hipokratit shndërrohet në betimin e hipokritit...... Personalisht kam shume eksperience te keqe nga sherbimi i mjekeve ne Shqiperi.Po ju c'mendoni per sherbimin shendetesor ne Shqiperi? Kujt i kushtohet me shume rendesi, shendetit te pacientit apo kuletes te tij?

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.
avatar
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Sennia prej Mon Apr 05, 2010 7:27 pm

Kushtet e sherbimit shendetesor jane vertet shume te keqija. Duket e pabesueshme por eshte e vertete qe mjeket nuk e prekin me dore pacientin pa pare familjaret me lek. Nuk e di si ka ardhur gjendja deri diku, ndoshta pagat e ulta te mjekeve apo jemi ne vet pacientet qe e kemi shkaktuar kete gjendje por eshte e domosdoshme qe gjendja te ndryshoi.
avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Eria prej Mon Apr 05, 2010 7:33 pm

Sherbimi shendetesor ne al...mos te befte Perendia per spital...

_________________
Nje dite qe bosh vjen dhe une nuk jam me ty..nje dite qe koha s kthen...dhe une te dua ty....per mua je ti.....nuk ka me tjeter veeend...jooooo
avatar
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga ely prej Tue Apr 06, 2010 3:26 pm

une studjoj per mjeksi ne itali kam kerkuar qe kete vit te bej nje muaj praktike ne shqiperi ishalla ma japin ok se dua te shoh nga brenda cndodh por di te them qe kemi mjek sh te afte por pa kushte pa page e konseguencat kush i ka pacienti ,i semuri,ai qe ka nevoje....ky zenat do te thote umanitet ,dashuri ,ndihme, te mos kete dallim...betimi qe bejme....fjalet ligj te HIPOKRATIT.....a eshte kjo ne shqiperiiiiiiiiiiiiiiiii !?(pervoje personale ne 1999 babai im eshte operuar nga apendesiti po kalonte ne peritoni e se kan bere operim per faktis se mungonte o2 por sapo dhame lek cuditerisht u gjet......kjo eshte mjeksi....ky eshte sherbimi...per mos te thene qe kemi marre cdo gje nga shtepia qerqafe,jastek ,batanije e te ngrene....edhe pastrusja donte 2000lek atehere....mjer ata qe kan nevoj per sherbimin mjekesor atje)....teme qe me vjen turp qe e kam zgjedhur por me gjith kete sa te marr dipllomen do sherbej ne shqiperi ashtu siq duhet ...uroj e lutem qe zoti te kete meshire per ata qe kane nevoje per mjeket...per kurim ne shqiperi!!

KE TE DREJTE TAMAN BETIM HIPOKRIT NE MJEKSINE SHQIPTARE !!!!
avatar
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Lilly prej Tue Apr 06, 2010 4:15 pm

ely,pamjaftueshmeria e pages te mjekeve nuk i justifikon ata t'a kethejne profesionin e tyre human ne zanat kasapesh. Po te shpjegoj pse them zanat kasapesh.Vajza ime eshte bere operacion ne Shqiperi,ne spitalin ushtarak ne Tirane ne kushte te llahtarshme.
Dritarja nuk kish xham dhe i kishin vendosur plasmas ,keshtu era qe frynte jashte ne ate dite te ftofte Janari hynte brenda ne dhomen ku vajza ime operohej.Vajza u shti ne allci dhe duhej nje drru i holle te vendosej midis kembeve ,qe te mbahej allcia edhe femija me kollaj.Spitali i pergatitur per operacion,s'kish kete pjese druri gati keshtu njeri nga ndihmes mjeket a infermieret ,gjeti nje cope derrase ,e gedhendi me sqepar, dhe e vuri tek allcia ku duhej.Me e keqja, operacioni qe ''doktor profesori''beri nuk doli me rezultat por e beri me keq gjendjen e vajzes sime duke i prere nje nga venat qe furnizonte me gjak kocken e vajzes,keshtu tani kocka e saj e kembes nuk rritej sespe nuk furnizohej me gjak.Megjithate ne fund te operacionit doktori bashke me te gjithe te tjeret qe hynin dhe dilnin kot nga dhoma e operacionit ,u rreshtuan sepse duheshin paguar per punen qe bene dhe vete doktori me ka thene''Tani likuidohu me stafin''.Problemet shendetesore te vajzes sime nuk kishin te sosur ne Shqiperi.Kur e kam vizituar vajzen ne Usa ,e para, mezi gjeta doktor qe t'a merrte persiper qe te kuronte vajzen time mbasi kam shkuar ne shume spitale dhe kam pare shume doktora,dhe kur u gjet nje doktor specialist per problemin e vajzes ne New York ,me tha se doktori ne Shqiperi vetem ka prere dhe qepur vajzen time,nuk i ka bere asgje pervecse perkeqesuar me shume gjendjen.
Tani me thuaj ti mua,c'fare emri t'i vesh kesaj???
Ai pervecse doktor nuk ka qene.
Me vjen keq per ata qe i ze halli ne Shqiperi dhe duhet te shkojne ne spital dhe sinqerisht nuk e di si do gjendet nje zgjidhje atje per permiresimin e sherbimit shendetesor.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.
avatar
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga ely prej Tue Apr 06, 2010 5:19 pm

lilly nese lexove mire ckisha shkruar thoja te njejten gjeeeeeeeeeee te njejten eksperienc ata po linin babain tim te vdiste se ne sju ofruam lek se ishim te shokuara ai po kalonte ne peritonit dmth i kishte plasur apendesiti......te thash me vjen turp per ta-dhe me vjen shume keq per historine tende!! nuk justifikon asgje kete zanat e thoja me siper si e kuptoj une si zanat human ....dashuri te ndihmosh te lehtesosh dhimbjen te sherosh semundjen te gz vetem buzeqeshja kur iken pacienti jo bakshishi o llogaria ne staf.....nuk i justifikoj per kundrazi me vjen turp per ta.gz pa mase qe ke patur mundesin te gjesh zgjidhje per vajzen tende imagjino dike tjeter qe eshte ne shqiperi...zoti paste meshire per ta!!
avatar
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Sennia prej Tue Apr 06, 2010 5:47 pm

te shkrete ne thuaj!! affraid
mire qe sme ka cuar zoti andej deri tani Smile
avatar
Sennia
Moderator
Moderator

Anzahl der Beiträge : 852
Reputation : 4
Anmeldedatum : 09/03/2010
Alter : 25

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga ely prej Tue Apr 06, 2010 6:30 pm

e vertete
do te tregoj dicka:
une kam qen e presekutuar dhe ne pallat me mua ishte nje mjek sh i afte kishte stujuar ne rusi specializuar ne se di se ku ne nje vend tjeter si perfundim edhe ai si ne ne presekutim, nje dite me babane tim ne rruge shikon nje fshatar qe po hante buk e gjize duart krejt pa lare pluhur cte te them -ai i drejtohet babait tim e i thote e shiko ate ai ska jeten e gjate shikoje crrethana e cfare ushqehet asnje vitamine ,plotmikrobe etj etj ....babai e shikon kete nderkoh ky nxjerr nje qep apo hudher dhe e ha-ky mjeku i thote babait me fal asgje se gjen ate shuajti gjithcka!!!
me kete doja te thoja qe organizmi krijon antikorpe ne baz te sjelljes tone rrethanave qe kemi ...mendo per nje cast nje te huaj me kushtet ne shqiperi kishin vdekur.....pastaj zoti egziston!!!
avatar
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Eria prej Wed Apr 07, 2010 12:02 am

Nuk doja ta shkruaja por hajt mo fundja tani ka marre fund..Une u semura kete vere ne Shqiperi,pasi me bene rezonance dyshuan per Multiple Sklerose...me dhane 3 dite rresht nje doze te caktuar kortizon,deri ketu gjithcka mire,vetem une sbehesha mire..perkundrazi...kaloj dhe nje gjendje te keqe helmimi(pasoje e semundjen kjo),por qe mjeket me dhane sh serume,me nxine nga krahet dhe sme bene gje...Pasi u bera pak me mire,shkruam familjarisht per pushime drejt Sarandes,atje u bera deri diku me mire,veja serish gjera vete,si psh ecja,krihja floket,vishesha(qe me para mi bente mami,se une nuk mundesha)...Ditet e fundit,pesoj nje krize te rende nga mushkria....nuk merrja dot me fryme..im ate shkon te marri ambulancen ne spital,se sme leviznin dot me makine private,duhej vend te shtrihesha,ne urgjence i thane,nuk ka ambulance ketu,silleni vete...Nuk e di si e gjeten ata nja ambulance dhe me shtruan ne urgjence...Gjendja ishte keq e me keq(mire qe kam njerez qe njohin dike ne Tirane,QSUT) dhe u vendos me helikopter te kaloja ne reanimacion Tr se ne Sarande ngriten duart lart...Ne tr me futen ne narkoze...Di qe kur u zgjova,dy dite nuk i kam pare prinderit,im vella u be keq kur me pa per here te pare..dhe per me teper doktori u kish thene bete mire qe e sollet se maksimumi 20 minuta jete kishte,pulsi ne minimum...Nejse pas ca ditesh ne reanimacion,kushtet mizerje,ne banje pikonin ujrat e zeza..Duhet ta them qe personeli mjekesor te rrinte ne kembe,infermieret rrinin para deres roje,kishte sh personal..kuptohet dhe ime me i kish tundur 5 mijeshet...pastaj me transferuan ne Neurologjikun e Tr...aty keq e me keq,per 5 dite nuk u duk asnje doktor,vetem kur prinderit i merrnin me detyrim...une nuk haja dot vete,dy dite me thane per uje,mbasi provuante me fusnin buke,qe une se kaperceja dot..vendosen te me vinin sonde...
Pasi nuk dinin me cte benin,u thane prinderve,mqse ka mundesi cojeni ne Gjermani,se nuk e kalon fundjaven ajo..doktoresha ime iku gjasme ne nje seminar dhe qe andej nis sms,qe gabuam me mjekimin gjendja e aj do perkeqesohet me,ka nevoje per pastrim gjaku...Brenda dites u bene dokumentat gati,u pagua nje sasi marramendese paresh,dhe erdhi nje avion sanitar i kryqit te kuq...Pas 10 ditesh spital shqiptar,pas kushedi sa pareve te harxhuara,une mberrita ne Gjermani,dhe sot jetoj,jam si me pare...per fajin e paditurise se mjekeve shqiptare kalova 2 muaj te jetes sime e lidhur pas nje karroce me rrota,humba aftesine e te folurit,nuk shihja me nuk flisja me,nuk levizja me.Fati im qe isha ne Gjermani,fati im qe me kuruan ketu...se ndryshe sdo isha me ketu mes jush...Une nuk kam besim ke mjekesia ne Shqiperi...fare

_________________
Nje dite qe bosh vjen dhe une nuk jam me ty..nje dite qe koha s kthen...dhe une te dua ty....per mua je ti.....nuk ka me tjeter veeend...jooooo
avatar
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Lilly prej Wed Apr 07, 2010 10:56 pm

Ua Eria,me vjen shume keq qe ke kaluar gjithe keto probleme shendetesore ne Shqiperi dhe gjithcka te ka erdhur nga paaftesia e mjekeve.Gjithashtu me behet shume qejfi qe ti tani je mire dhe gjithcka e keqe ka kaluar.Si historia juaj dhe imja ka shume ne ate vend dhe nuk e di edhe se sa te tjera duhet te ndodhin qe dikush te veje rregull atje. Eshte per te ardhur keq per ata hallexhinj qe duhet te shkojne ne ato vende te ashtuquajturat''spitale''.

_________________
Lumturi nuk do te thote te besh ate qe do por te duash ate qe ben.
avatar
Lilly
Global Moderator
Global Moderator

Anzahl der Beiträge : 751
Reputation : 10
Anmeldedatum : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga ely prej Thu Apr 08, 2010 12:18 am

eria shkrimi jot me rrenqethi mishin...

kiss
avatar
ely
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 239
Reputation : 6
Anmeldedatum : 31/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Eria prej Thu Apr 08, 2010 11:57 am

Mah dhe une u rrenqetha tani qe e rilexova :D...

Ju perqafoj goca kiss

Ne Shqiperi mungon humanizmi,dhe kjo eshte me e keqja,sado te zote te jene mjeket,ata shikojne vetem paret asgje tjeter..

_________________
Nje dite qe bosh vjen dhe une nuk jam me ty..nje dite qe koha s kthen...dhe une te dua ty....per mua je ti.....nuk ka me tjeter veeend...jooooo
avatar
Eria
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 430
Reputation : 4
Anmeldedatum : 14/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Vizioner prej Mon Nov 01, 2010 9:58 am

Transparencë International Albania në një raport të fundit për shëndetësinë në Shqipëri mbërrin në konkluzionin se gjendja është më keq se në komunizëm.

"Në spital mungon informacioni dhe transparenca dhe vlerëson situatën në sistemin shëndetësor "më keq se në komunizëm"- konstaton TIA, duke dhënë alarmin edhe për djegien e mbetjeve spitalore në afërsi të spitalit.

Një gjë e tillë sipas raportit vë në rrezik shëndetin e njerëzve. Ndërkaq problematike vlerësohet edhe mungesa e reformave të mirëfillta.

Sipas TIA qytetarët nuk kanë informacione për shërbimet që duhet të përfitojnë dhe as për paratë që duhet të paguajnë, duke shkaktuar kështu kaos dhe më tej edhe korrupsion mes bluzave të bardha.

_________________
avatar
Vizioner
Admin
Admin

Anzahl der Beiträge : 1298
Reputation : 16
Anmeldedatum : 21/11/2009
Ort : Frankfurt

http://www.alb-derflatv.blogspot.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sherbimi shendetesor ne Shqiperi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi