Forumi Evolucion

Mrekullia dhe Misteri i persosmerise se llojeve...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mrekullia dhe Misteri i persosmerise se llojeve...

Mesazh nga darwini prej Sat Mar 27, 2010 5:30 pm

Si dhe pse ndodh persosmeria e llojeve ne natyre..?

Një ilustrim biologjik i vetorganizimit është palosja e proteinave.
Një varg i gjatë aminoacidesh përkulet, përdridhet dhe paloset në një
proteinë tredimensionale, forma e të cilës përcakton funksionin e
proteinës.

Një proteinë e përbërë nga vetëm 100 aminoacide mund të marrë
një numër të pafundëm (miliarda e miliarda) formash. Ndërkohë që në
natyrë ky ndryshim formash ndodh brenda disa sekondave apo minutave, sot
për sot edhe kompjuterët më të shpejtë nuk e kanë aftësinë të
realizojnë një gjë të tillë.

Motori i evolucionit

Që nga njollat e çuditshme të fluturave, deri tek hardhucat me ngjyra
ylberi e tek përshtatjet që lejojnë ketrat e madje edhe gjarpërinjtë që
të "fluturojnë", risitë fizike në botën natyrore, mund të jenë gjëra
mahnitëse për mendjen e nejriut.

Përzgjedhja natyrore pranohet nga shkencëtarët si motori kryesor që çon përpara shumëllojshmërinë e organizmave dhe tiparet e tyre kompleksë. Por, a është evolucioni përmes
përzgjedhjes natyrore i vetmi shpjegim për organzimat kompleksë?

"Mendoj që një prej mistereve më të mëdhenj në biologji për momentin,
është nëse përzgjedhja natyrore është i vetmi proces në gjendje të
gjenerojë kompleksitetin e organizmave", thotë Masimo Piliuci, i
Departamentit të Ekologjisë dhe Evolucionit të Universitetin Sotni Bruk
në Nju Jork, "apo nëse ka tipare të tjerë të materies që gjithashtu
luajnë një rol. Them se kjo e dyta do të rezultojë e vërtetë".

Gjene
fleksibël


Disa shkencëtarë propozojnë shtesa në listën e
forcave evolucionare. "Gjatë dy dekadave të fundit, shkencëtarët kanë
nisur të dyshojnë që ka tipare të tjerë të sistemeve kompleksë (si
organizmat e gjallë) që mund të ndihmojnë, së bashku me përzgjedhjen
natyrore, për të shpjeguar se si gjëra të tilla si sytë, bakteria
flagela, krahët dhe guaska e breshkës evoluojnë", thotë Piliuci.

Një ide është që organizmat janë të pajisur me fleksibilitetin për të ndryshuar
tiparet e tyre fizike dhe tiparet e tjerë gjatë zhvillimit, me qëllim
që të përshtaten me ndryshimet e mjedisit, një fenomen që quhet
plasticitet fenotipik. Ndryshimi zakonisht nuk shfaqet në gjene. Për
shembull, tek bletët, si punëtoret ashtu edhe rojet kanë të njëjtin
gjenom, por gjene të ndryshëm që aktivizohen për t'u dhënë atyre sjellje
të ndryshme si dhe shfaqje të ndryshme.

Faktorët mjedisorë, si temperatura dhe dieta embrionike, nxitin aktivitetin gjenetik që
përfundon duke përcaktuar që një bletë do të jetë punëtore dhe një
tjetër roje. Nëse është dobiprurës, ky lloj fleksibiliteti mund të
përcillet tek trashëgimtarët dhe kështu mund të sjellë evolucionin e
tipareve të reja në një specie. "Ky plasticitet është i trashëgueshëm
dhe përzgjedhja natyrore mund të favorizojë lloje të ndryshëm
plasticiteti, në varësi të gamës së kushteve mjedisore që ndeshin
organizmat", thotë Piliuci.

Bërë për të urdhëruar

Vetorganizimi është një tjetër forcë evolucionare që disa ekspertë thonë se përcakton
tiparet kompleksë të sjelljes në materien e gjallë dhe jo të gjallë,
dhe këto tipare përcillen tek pasardhësit përmes brezave. "Një shembull
klasik jashtë biologjisë janë uraganët: Këta nuk janë aspak lëvizje të
zakonshme të ajrit, por struktura atmosferike me një organizim të lartë
që shkaktohen spontanisht nëse ekzistojnë kushtet e duhura mjdisore",
thotë Piliuci. "Ka gjithnjë e më shumë prova se organizmat e gjallë
gjenerojnë një pjesë të kompleksitetit të tyre gjatë zhvillimit në një
mënyrë analoge".

Një ilustrim biologjik i vetorganizimit është palosja e
proteinave. Një varg i gjatë aminoacidesh përkulet, përdridhet dhe
paloset në një proteinë tredimensionale, forma e të cilës përcakton
funksionin e proteinës. Një proteinë e përbërë nga vetëm 100 aminoacide
mund të marrë një numër të pafundëm (miliarda e miliarda) formash.

Ndërkohë që në natyrë ky ndryshim formash ndodh brenda disa sekondave
apo minutave, sot për sot edhe kompjuterët më të shpejtë nuk e kanë
aftësinë të realizojnë një gjë të tillë. Mekanizmi që shkakton formën
përfundimtare mund të jetë një sinjal kimik, për shembull.

Risi
në natyrë


Edhe mjedisi mund të shkaktojë ndryshime në
aparencën apo fenotipin e kafshëve, një fenomen ky që intrigon shumë
biologë. Për shembull, Sean Carroll, një biolog molekular në
Universitetin e Uiskonsinit ka zbuluar se fluturat në Afrikën Lindore
kanë ngjyra të ndryshme, në varësi të kohës kur çelin vezë. Ato që e
bëjnë gjatë stinës së lagësht dalin me ngjyra të çelëta, ndërsa të
tjerat kanë ngjyra më të errëta.

Biologjia ka një arsyetim shumë të mirë
se si kafshët zhvillohen nga një vezë e fertilizuar në një organizëm të
formuar plotësisht. "Ne vetëm nuk kuptojmë se si mjedisi dhe gjurmët
gjenetike ndërveprojnë gajtë zhvillimit", thotë Teunis Piersma i Qendrës
për Studime Ekologjike dhe Evolucionare në Universitetin e Groningenit
në Holandë.

Studimi i zogjve të bregut të quajtur nyja të kuqe nga
Piersma ka zbuluar se zogjtë mund të përshtasin fenotipet në varësi të
rrugëve të migrimit. Kur kapen dhe vendosen në vende me temperatura më
të ulëta, këta zogj humbasin muskuj dhe organet tkurren për të reduktuar
humbjen e nxehtësisë. Zogjtë ua kalojnë pasardhësve aftësinë për të
bërë këto ndryshime. Kështu që, ka nisur tashmë të qartësohet misteri se
si specie të ndryshme me një shumëllojshmëri tiparesh evluojnë.

Kjo fushë, që më parë mbështetej vetëm tek të dhënat e të kaluarës, mori një
shtytje të madhe me zhvillimin e teknikave gjenetike dhe integrimin e
sektorëve të ndryshëm të shkencës, që lidhin gjenetikën, biologjinë,
ekologjinë dhe shkencat kompjuterike.

Ndërkohë që shkencëtarët po
hedhin dritë mbi mekanizmat natyrorë që punojnë për t'u dhënë formë
specieve, shumë pyetje në këtë fushë mbeten mbi tryezat e laboratorëve.
Dhe pyetja fillestare e ekzaminuar nga Carles Darvin - cili është
mekanizmi që bën speciet e reja të evoluojnë - ende nuk është shpjeguar
tërësisht.

Në këtë mënyrë, një tjetër pyetje e rëndësishme nxjerr krye:
Sa të rëndësishme janë ngjarjet rastësore, kundrejt përzgjedhjes
natyrore, në formësimin e organizmave?

darwini
Anëtar
Anëtar

Anzahl der Beiträge : 23
Reputation : 0
Anmeldedatum : 26/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi